Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm edhe pse ka ende vatra aktive zjarri në malin e Rrunjës.
“Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, shkruan Meta, ndërsa mësohet se ai është nisur mëngjesin e sotëm drejt Kalimashit për të parë nga afër situatën atje.
Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe Lulzim Basha, kreu demokrat, i cili falënderon forcat nga Kosova që po punojnë me ato shqiptare për të vënën nën kontroll zjarret.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, shkruan Basha.
U nis balozi i skraparit per te krijuar ndonje tjeter vater zjarri.
Keta plehra kane 30 vjet qe po djegin Shqiperin dhe bejne sikur ju vjen keq.
Nga njera ane djegin e vjedhin dhe nga ana tjeter na hiqen si engjej.
I thoni qe nuk ka gje per te vjedhur atje se e ka rrujt familja berishovic me cecenet.
Mos harro te marresh moniken me nacen sasha.
Kosova nuk ju le asnjeher edhe Pse na urreni na paragjykoni na ofendoni na prap vijm ne shqiperi se shqiperia eshte e jona as Serb e as grek ska per ta marr kurr, deshten apo jo tradhetaret. Shqiptaret po forcohen perdit e me shume
Une po shtrengohem fort ne banjo kur na thua qe po na mbron nga Serb e Grek..
Ne ia dime per nder gjithkujt qe vjen e iken si njeri i mire ne dite te keqe e qe mbi gjithçka nuk i bije gjksit duke thene se “shikoni, ju ndihmova une”.
Pse jeni kaq te neveritshem! Si nuk the nje fjale te mire per forcat tona qe kane dy-tre jave qe luftojne me zjarret tuaja me ato kushte qe kane ,por sa erdhen mbreme 20-30 veta nga kosova na nxoren nga situata dhe na shpetuan dhe ju te dy me liken si zagare vrap ti falenderoni se mos ju humbet patriotizmi.Kur Shqiptaret bene ate qe se ben njeri ne bote per kosovaret s ke faj se ti nuk e di se ishe i zene me perkthimet dhe me kasetat ne kosove,qe ti ka ne xhep babi sala.
O tirona qenke gdhire me mendje Te keqe kosova eshte veriu i shqiperisë Pse nuk te behet qefi qe vjen kosova Por e banalizon ndihmen?
Po pse pikerisht drejt Kalimashit kur po digjet gjithe Shqiperia..Ky president qesharak mendon se mund ta shpetoje patriotizmi i shtirur nga llumi ku eshte zhytur. Beji sh… meqe shkove. Ndoshta e fik zjarin .