Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një komunikim nga Thirra në Kukës foli për situatën e zjarreve në vend. Peleshi tha se është i bindur se kundër shtetit po punon edhe një dorë kriminale e cila ndez zjarre qëllimisht dhe për këtë përmend rastin e Llogarasë.
”Pushteti vendos patjetër është në krye të punëve, siç e keni ndjekur, ka patur 10-20 zjarrfikës në gfatishmëri, dy në hyrjen, në daljen tjetër të tunelit, kanë qenë zjarrfikësit, sepse ishte e pamundur të ndërhyhej nga toka. 60 e ca trupa janë vetëm nga policia ushtarake, kishte nga zonat e mbrojtura, pushteti vendos, zjarrfikës.
Gatishmëria është e lartë, kjo bëri që të shmangej rreziku, tuneli të vijonte pa asnjë minutë. Sot situata është më e qetë, flakët janë larg tunelit. Ka shumë trupa, po punohet dhe nga toka.
Profesionalizmi i prefektit të Kukësit dhe Lezhës, të cilat janë në krye të punës dhe kanë rol të pazëvcendësueshëm. Kjo ka qenë nata e djeshme në Kalimash.
Vazhdon prej disa ditësh në majën e Runës, kemi marrë dhe një kontribut shtesë nga Kosova. Dua ta falenderoj ministrin Mehaj që ka qenë vazhdimisht në komunikim me mua. Janë 66 trupa dhe 11 zjarrfikës, besoj sot vendosim në kontroll të plotë zjarrin në majën e Rulës.
Pas komunikimit me kryetarin e Bashkisë, helikopteri punon që në orët e para të mëngjesit. Besoj se këtë vatër shumë shpejt do e izolojmë.
Nuk duhet spektuluar, nuk ju akuzoj. Do të ketë shumë informacione, nëse e njeh situatën e zjarreve. Llogaranë po e ndjekim prej ditësh, me shumë trupa, me shumë këmbëngulje. 250 trupa qëndruan gjithë ditën aty. Kur ishim gati të shpallnim triumfin në Llogara, identifikuan dy elektrikë dore dhe pas gjysmë ore doli.
Tani jam i bindur, shto dhe dorën grupet kriminale, ne shuaj ata ndiz. Ne bëjmë maksimumin. Minitria e Mbrojtjes, FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile, kam këty drejtorin, ka qenë kudo. Nuk jemi perfektë. Këtu ka fluturime ajrore. Kemi dy helikopterë, një holandez në Llogara dhe një tjetër këtu.
Nuk ka munguar gatishmëria, ne bëjmë punën tonë. Të gjithë jemi në alert. Falenderoj Kosovën, ministrin, PResidenten. Janë krahas nesh, filluan operacionin. Do na japin një dorë. ”- tha Peleshi.
Mos beni nje rruge por blini avion me uje….cdo vit me keq do jete..parashikueshmeria 0 me xhufke.
Akoma se keni kuptuar?
Rreziku me i madh per Shqiperine eshte “non grata” e lexhendes Sali Ram Berisha dhe jo zjarret te cilet, si tritolin ndaj shtyllave metalike te transmetimit te tensionit 400 kilovolt qe e vendosnim ne, ashtu edhe zjarret, jane specialiteti yne shkaterrues si shpellare bio e aktiv qe jemi.