Manastirliu publikon apelin e pacientëve tek Infektivi: Vaksinohuni, mos hezitoni

11 Gusht 2021, 10:03Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelet e dy pacientëve të spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.

Një grua e cila është e shtruar në spital thotë se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën. Ajo tregon se burri i saj që u vaksinua nuk u sëmur, kurse gruaja vetë përfundoi e sëmurë rëndë.

”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- tha pacientja.

Një tjetër pacient, nga shtrati i Infektivit i kërkon qytetarëve shqiptarë mos të hezitojnë, por të vaksinohen.

”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”- thotë pacienti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje