Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gjashtëmujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.
Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.
Sipas indeksit, çmimet reale të shitjes së apartamenteve u rritën me shpejtësi deri në 2009-n, duke u shtrenjtuar me rreth 50%, në raport me vitin e parë të marrë në konsideratë. Më pas, tregu shënoi maturim dhe çmimet shënuan tendencë rënëse deri në 2015-n dhe mbetën të qëndrueshme deri në vitin 2017. Pas kësaj periudhe nisi një tjetër valë e rritjes së çmimeve, që kulmoi në vitin 2019, me një shtrenjtim rreth 20% në një vit. Në pjesën e parë të 2020-n, kur vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, u shënua një rënie e lehtë vetëm në tremujorin e dytë, por që zgjati fare dhe më pas çmimet shënuan një tendencë të lehtë rritëse.
Sipas raportit, që shoqëron publikimin e indeksit, në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021* me frekuencë vjetore për periudhën 2005-2019 dhe frekuencë tremujore për vitin 2020 dhe 2021. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.
Grafiku 1. Indeksi i çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021*[1], (2005=100)
[1] 2021* nënkupton tremujorët, ndryshe nga periudha 2005-2019, e cila është me frekuencë vjetore.
Çmimet mesatare u rritën me 4.2% në 6 mujorin e parë 2021
Çmimi mesatar[1] real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën 2005-2021*, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) ka lëvizur brenda intervalit 662 euro/m2 – 1,102 euro/m2, sipas Keydata.
Ndërsa çmimet mediane[2] (vlera e mesit), përgjatë kësaj periudhe kohore, janë luhatur brenda intervalit 630 në 1,016 euro/m2.
[1] Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.
[2] Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje.
Në tremujorin e parë dhe të dytë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,095 euro/m2 dhe 991 euro/m2 dhe 1,102 euro/m2 dhe 1,016euro/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e katërt 2020, në gjashtëmujorin e parë, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.22%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 1.95%.
Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.
Në tremujorin e parë 2021, indeksi me frekuencë tremujore i shitjes së apartamenteve në Tiranë përllogaritet në 170.29, ndërsa në tremujorin e dytë indeksi përlogaritet në 171.45 i cili krahasuar me tremujorin e parë 2021 është rritur me 0.69 %. Gjashtëmujori i parë 2021 krahasuar me tremujorin e katërt 2020 ka shënuar një rritje me 0.75%. Një rritje në këtë vlerë lidhet me situatën aktuale të pandemisë në të cilën është duke kaluar vendi, gjë e cila tregon një farë rimëkëmbje edhe pse të ngadaltë të tregut të tregut të pasurive të paluajtshme dhe në veçanti të shitjes së apartamenteve në Tiranë.(Monitor)
Pastrimi i parave te pista me porosi te narkomanit sh edvin,lali fikun e mesoi edvini,te mashtroje,te vjedhe e si te pastroje parat e pista me ndertimet me cmime skandaloze.
Dhe thote Erjona veliaj qe s’ka fut paret e Ndraghetes pasrtaj ne tirane… si u rritkan cmimet kur te ardhurat b8ien? ju dhjefsha mu ne SPAK e GJKKO se ujku i ka be melcite e zorret kukurrec
Sara: nuk ka asnje lidhje rritja e cmimit shtepijave me uljen e te ardhurave.Kjo teza yte vlen per cmimin nobel qe duhet e eshte e nevojshme tu jepet budallejve specialist ekonomik.
Trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri zotërojnë dikush pallate ,dikush dhjetra apartamente toka, dhe biznese të ndryshme si hotele , kafene, call centres madje dhe biznese nga më të rëndomtat në zonën Tiranë -Durrës dhe fshihen pas emrave të tjerëve , që nga biznesmenët e mëdhenj , të afërmve të tyre, deputetëve etj.
Po të investigonte SPAKU të paktën 15% pasurive të paluajtshme të zonës Tiranë -Durrës janë pronë e trafikantëve dhe kriminelëve. Për mos të folur pastaj për një 10% tjetër që është pasuri e politikanëve.
15 %?!?!?! Shume pak me duken
LWS 28 ( Lancia, Wartburg, Seat 28 -Vjecare )……
► Trafikantet ne te gjithe Boten zoterojne shume me teper se shqipetaret qe kane vetem 30-Vjet ne Kapitalizem….
► Drogen shqipetaret nuk e shpiken vete, por e gjeten ne mesin e Shoqerive Perendimore…..ata vetem ishin imituesit e tyre…
► Trafikantet/ Shitesit e Armeve jane Miljonere / Miljardere qe i sherbejne Shteteve te tyre per Kapitalet qe ato me pas investojne ne Ekonomne e nje Vendi, apo ne Taksat ( Gati 50%) qe u merren nga Shteti perkates…..
► Po te numerohen te gjitha Trasaksionet qe Bota ben ne menyre Legale dhe Ilegale, me ate qe kane bere Shqipetaret e vazhdojne ta bejne eshte si te krahasosh Elefantin dhe Milingonen…prandaj ju keshilloj qe perpara se te analizoni gjeokrafikisht permasat e trafikimit dhe kriminalizimit te Vendit, hapini Syte dhe shikojeni Realitetin ashtu sic eshte……..ne mund te behemi serisht si Korea e Veriut….atje nuk ka Droge……..► Sa Kohe do te kete bleres dhe konsumues te Droges ne Boten e madhe , per aq kohe do te kete edhe Shites te saj………mua vete nuk me pelqen aspak, qe Njerez nga Shoqeria jone jane trafikante e konsumues te Drogerave…per kete te siguroj….por Fenomeni nuk eshte aspak shqipetar…..ky Fenomen nuk ka per tu eleminuar kurre nga shqipetaret…ai mund te dobesohet dhe ndoshta pezullohet per Periudha te caktuara……..por fatkeqesisht do e shoqeroje gjithmone Boten deri sa ajo te ekzistoje……….
► Dicka tjeter edhe per Perendimin….medoni se atje Kapitali u shumfishua vetem nepermjet Punes ??????
Kolonializmi ishte faktori vendimtar i fillimeve te Kapitalizmit….Lufterat dhe Kapitalet e perfituara nga to sidhe zhvatja e Pasurive te Vendeve te Kolonizuara ishin Tapeti jeshil i fillimit te nje Rendi Boteror, qe sot per sot eshte identifikuar si me EFEKTIVI……..Paraja dhe Kapitali i zhvatur, shfrytezimi i Burimeve nentokesore, shfrytezimi i Krahut te lire te Punes jane edhe Sot Velloja e bukur e Europes , qe pa to nuk do te vezullonte sic duket sot……….Lerini Teorite dhe lerini investigimet e SPAK-ut………Elefanti eshte shume me i madh se Milingona…kurre mos e harroni kete Fakt…..ne nuk jetojme ne nje Ishull te Robinson Kruzos, as ne Korene e Veriut te larget…….jemi ne Jug te Europes dhe gati ne Qender te Mesdheut…..le te bejme ate qe kemi mundesi ta bejme te gjithe individualisht…..tiu flasim te aferme e te njohurve tane per Problemet qe sjell marrja e Drogave…..kaq sikur te bente cdo kush, do te ishte shume me e ndershme sesa Analizat gjeografike te Trafikanteve…….TUNG
Ju kemi thane argat ne vendin tuaj do beheni: bosset e droges nga serbia do blejne pallate sa per me shperlla paret e do i shitin pastaj shqipeve! Hajt ky eshte open balkani i Edi Rames ku do beheni sklever ne vendin tuaj !
I ke hanger Pasult or lum Miku ???????
Une kam blere nja 5 Apartamente ne Gjermani…….me kan thene ca si puna jote se po i skllaveron gjermant duke ju blere Shtepiat dhe Apartamentet……..i thashe besa shume te drejte keni…..u detyrova tjua fal disa gjermaneve te tjere se shume ngushte u gjeta………
Europen e doni por mendjen e kini per Kore t`Veriut………Pi edhe nje Caj mas Pasulit or Mik nga shqipetaret e Kosoves…une prap e gjithmone do ju respektoj sepse mosdija nuk eshte Krim…….mbetsh me shendet Dn…..TUNG
Shteti shqiptar ekziston vetem në funskion të pastrimit të parave të drogës.
Nëse zhduket droga,shteti shqiptar shkoqet si bora në diell.
E gjithë struktura shtetërore,juridike,financiare etj,eshtë një farsë që imiton aparencën e shteteve tjerë.
Sipas asaj qe thua i bie qe Shqipetaret nuk paguajne as nje Kokerr Leku Takse……atehere cjane ata Shoket e tu Z. K-aravidhe, qe ankohen per Taksat e larta ne Vend ?????????
Mblidhni Mend dhe lerini Kahasimet me Boren e Diellin……..ndihmo Familjen tende duke punuar dhe fillozofoni sesi ta beni Punen te nesermen me efektive se Sot……….Provoje se si eshte Jeta pa shkuar cdo Dite tek Kafja e Mhalles………Pijeni Rakine per Datlidje e Festa e jo ne vend te Ujit…….Hudhjuni nje Sy vetvetes e Njerezve qe shoqeroheni…….keni pak Kurajo ti thoni Derrit Derr e Dajes Daj…pastaj analizoni Shtetin dhe Administraten e tij…….edhe ata nga ajo Shoqeri kan dale, por vetem se jane te krahut kundershtare dhe prandaj duhen sulmuar e asgjesuar……Kritiko kur duhet , por mos kritiko Shtetin kur Apartamentet jane te shtrenjta sepse duhet te rikthehemi edhe njehere ne Socializem qe te kete Barazi…………e kishim para 30-Viteve…nuk e di ? Kerkon prape ta besh Salen prape Sekretar Partie ??? OK – shko thuaja…ndoshta ne ate Pozicion do e kishte Sot shume me te thjeshte ti akuzonte si Imperialiste e Kapitaliste e ti debonte nga Shqiperia……..TUNG
Pse cuditeni? Sa eshte metri katror ne Paris?
ju ha thyba qe komentoni.mos blini
Manuela: bande injorantash qe nuk dine e nuk njohin asgje,vecse lehin e lehin pa pushim.Te gjithe “specialista” qofte te ndertimit ,qofte specialista ne ekonomi e ne vecanti specialista te gjetjes burimeve te parave thjeshte 007 te droges.I dine me saktesi gjerat(95% genjejne e mashtrojne per cdo gje e gjithecka).Meshire per kto mashtruesa llafazan.
Pse ka akoma njerez qe duan te bejne shtepia ne Kabul?