Varianti Delta në Shqipëri, rritet numri i të shtruarve në Infektiv, regjistrohen 274 raste të reja

12 Gusht 2021, 17:20Sociale TEMA

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me Covid në vend, për shkak të përhapjes së variantit ‘Delta’. Ministria e Shëndetësisë raporton se 274 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid, ndërsa nuk ka humbur jetën asnjë i infektuar.

Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen 37 të shtruar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 46 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,799 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 274

Të shëruar në 24 orë 46

Të shtruar në spitale 37

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4799

Testime totale 947,527

Raste pozitive 134,761

Raste të shëruara 130,549

Raste Aktive 1,752

Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 645

Shkodër 249

Vlorë 163

Elbasan 148

Fier 172

Lezhë 95

Durrës 90

Berat 44

Kukës 38

Gjirokastër 56

Korçë 37

Dibër 15

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje