Shkolla e Magjistraturës vë kusht për studentët: Vërtetim të vaksinimit ndaj COVID-19 për të qenë në auditor

13 Gusht 2021, 10:15Sociale TEMA

Shkolla e Magjistraturës ka vënë kusht vaksinimin për studentët në këtë vit të ri akademik.

Sipas njoftimin zyrtar, studentët që duan ndjekin apo duan të ndjekin këtë shkollë që të marrin masat e të vaksinohen.

NJOFTIMI

“NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR MAGJISTRATË QË STUDIOJNË NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.

Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.

Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje