Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje rreth situatës aktuale të zjarreve në Pukë dhe rrethinat e saj.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Peleshi shkruan se dy helikopterë holandezë, 25 efektivë të FA dhe 35 forca të tjera të shërbimit pyjor dhe zjarrfikësve po vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në malin e Tërbunit në Pukë.
“Dy helikopterë hollandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forcave të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative po vijon me intensitet punën për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit, në Pukë.
Flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë sipërfaqe pyjore në lartësinë 1476 m.
Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për vënien në kontroll të situates”, shkruan Peleshi.
Ore prej leshi, ju dogjen pyjet nje nga nje ore tru thare! Nuk keni kaq tru te kuptoni se kur vjen radha nje pylli te paprekur qe ta mbroni. Po 20 pyje keni gjithsej ore tru thare. Vini roje ne ato 20 pyje dite e nate dhe ndaloni zjarret. Kaq e thjeshte eshte!
Hahaaaa, helikopterë hollandez! Me siguri qe duan të shpëtojnë nga zjarri parcelat e kërpit (hashashit)!
Si erdhi koha, me pare nuk lejonim te na shkelej nje pellembe toke. Tani bejne xhiro ne gjithe Shqiperin helikoptere te huaj.