Entuziasmi i "talebanëve" të Ballkanit, në kërkim një tjetër fatkeqësie si në Afganistan!

16 Gusht 2021, 18:30Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Triumfi i fundit i talebanëve të Afganistanit ka entuziazmuar çdo taleban tjetër kudo në botë, sidoemos ata ballkanas, në mes të Europës.

Rënia e Kabulit në duart e talebanëve – 20 vjet pasi ata u dëbua nga pushteti me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s – do t’i japë fund ndikimit amerikan në Afganistan, ndoshta për disa dekada. Rikthimi i talebanëve është gati i krahasueshëm me përmbysjen e Shah të Iranit në 1979, rënien e Saigon në  Vietnam, 1975, ose revolucionin Kuban të 1959.

Mediat shtetërore kineze dhe ato ruse, por edhe disa nga ato të Perëndimit e kanë konsideruar operacionin Amerikan në Afganistan, një dështim. SHBA në fakt nuk ka pasur për qëllim të civilizojë talebanët e Afganistanit.

Gjatë pranisë 20 vjeçare, SHBA nuk ia doli dot të ulte ndikimin e talebanëve, për të ngritur atje një shtet normal demokratik. Kur e kuptoi që afganët nuk mund të civilizoheshin, por në vend të kësaj admironin kulturën dhe zakonet e tyre bashkë me radikalizmi taleban, SHBA vendosi të tërhiqej.

SHBA nuk mund të investonte me shekuj për të civilizuar dhe demokratizuar një komb, prandaj u detyrua të bënte marrëveshje me talebanët para se të largohej nga Kabuli. Nëse nuk do të kishte pasur marrëveshje, para se talebanët të uzurponin institucionet, do të kishte me siguri me mijëra të vrarë.

Operacioni i talebanëve nuk u konsiderua nga Perëndimi as si ‘grusht shteti’, sepse atje nuk u ngrit dhe nuk u krijua kurrë një shtet normal. Tashmë i mbetet Kinës dhe Rusisë të merren vesh me talebanët.

Ky lloj përfundimi i projektit Amerikan në Lindjen e Mesme mund të jetë pritur me gëzim në Ballkan nga nacionalistët e shumtë serbë, që po shpresojnë se, po ashtu si talebanët në Afganistan, ashtu edhe ata mund të rikthehen sërish me armë për të rimarrë Kosovën.

Edhe “talebanët” shqiptarë që nuk pranojnë të ndërtojnë kurrë shtet kanë rigjetur shpresë. Termi “talebanë” për një pjesë të shqiptarëve që nuk njohin institucione dhe as shtet qarkullon gjerësisht prej vitesh edhe në vendin tonë, që kur talebanët e vërtetë u bënë të njohur me ndërhyrjen smerikane në Afganistan.

Të korruptuarit, politikanë që i pret burgu, njerëz të drejtësisë që i largoi Vetingu, bashkë me përkrahësit e tyre, të gjithë po shpresojnë më shumë se kurrë për “dështimin” Amerikan në Shqipëri, që në vend të largimit dhe ndëshkimit që i pret, të mund të rikthehen një ditë po aq triumfatorë, njësoj si talebanët.

Megjithëse krahasimi dhe ndryshimi i Prishtinës dhe Tiranës me Kabulin është i madh, aq sa mundësia zero që nacionalistët serbë dhe “talebanët” shqiptarë të kenë të njëjtin fat me talebanët e vërtetë afganë.

Nga emergjenca e krijuar ndoshta SHBA nuk ishte e përgatitur për të përcaktuar fatin e mijëra afganëve, të cilët bashkëpunuan me forcat aleate. Kuptohet se sa i përgatitur është populli shqiptar sot, për të kuptuar situatën, sikurse dihet edhe mundësia që kanë Shqipëria dhe Kosova për të mirëpritur refugjatë afganë.

Ky duket se është edhe meraku më i madh që kanë shumica dërrmuese e shqiptarëve të thjeshtë pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve. Prandaj, është e nevojshme që të bindet populli më proamerikan në botë, përjetësisht mirënjohës ndaj luftës për çlirimin e Kosovës, se pse duhet që pikërisht ai të presë i pari refugjatët afganë dhe jo një komb tjetër aleat me mundësi shumë të mëdha.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të qetësonte disi shqiptarët, nëse do të shprehej publikisht mbi projektin e nisur, në betejën e përbashkët kundër çdo talebani.

Do t’i jepej ndoshta një herë e mirë fund entuziazmit të “talebanëve” serbë dhe atyre shqiptarë, nëse SHBA me largimin nga Lindja e Mesme, do të fokusohej për të përshpejtuar disa nga çështjet e mbetura pezull në Ballkan.

14 komente në “Entuziasmi i “talebanëve” të Ballkanit, në kërkim një tjetër fatkeqësie si në Afganistan!”

  1. Albana says:

    Talebanet Shqiptare mos te shpresojne kot sepse ne Shqiperi eshte tjeter gje. Shqiptaret kane orientim European perendimor dhe mezi presin qe korrupsioni me ne fund te ndeshkohet. ?? ??

    1. anticensurë says:

      “shqiptarët mezi presin që korrupsioni më në fund të ndëshkohet”??
      atëherë “prit,se do mbijë bari” o albana!!
      dhe shumica e afganëve që nuk janë talibanë dhe nuk e duan regjimin e tyre,”pritën”20 vjet, dhe përfunduan atje ku ishin!!
      kështu do të jetë dhe për ne nëse “presim”!!
      fatet e tua nuk duhet ti presësh nga të tjerët,duhet ti krijosh vetë!!

  2. Ylli says:

    Amerika i lau duart me Afganistanin,nuk kthehet me aty. Tani Amerika i ka duart e lira per tu fokusuar me shume ne Ballkan.
    Le te rojne me endra talibanet e Ballkanit.

  3. Myslimani. says:

    Takimi i dy presidenteve e vulosi pazarin. Ballkanin per Afganistanin. Ballkanin e mori Amerika. Afganistanin ruset. Kaq e thjeshte eshte. Kot shpresojne te korruptuarit.

  4. Gj.A says:

    Maraçi , qenke koqe fare ??

  5. BUSHI says:

    KUSH JUA KERKOJ AMERIKANEVE TE CIVILIZOJNE AFGANET
    E SA PER LARGIMIN NUK JANE BUDALLENJ POPUJT E BOTES TE MOS E DIJNE SHKAKUN E VERTETE TE DESHTIMIT

  6. pretorian. says:

    1. Nuk e ka Maraçi. E ka Muraçi.
    2. Eshte idiotesi, qe kudo qe ndodh diçka, diçka, e cila eshte dhe pasqyre ku osmanet, turkoshaket dhe talebanet e rinj shqiptare shikojne vehtveten, po aty rreken te fusin dhe fqinjet.
    Te krahasosh serbet me talebanet, eshte kulmi i injorances dhe urrejtjes, kulmi i ndjenjes se inferioritetit dhe fajit, qe shkruesi dhe ata qe ai pershkruan ndjehen dhe jane.
    Serbet nuk jane talebane ne asnje aspekt. As ne ADN,as ne moral, as ne kulture, as ne zhvillim dhe perparim, as ne jeten shoqerore te perditshme, as ne sport, dhe as ne kontributin real qe ata kane dhene dhe japin dhe sot kudo ne bote.
    Talebanet dhe asqeret u vendosen dhe u depozituan ne Kosove nga Perandoria Turke. Serbia ka luftuar kunder tyre. Nese kosovaret e kane shprehur pak talebanizmin e tyre, nese ne Kosove nuk pati per shume kohe agresion talebanesh, nese ne Kosove pati perparim dhe zhvillim ne kundershtim me filozofine e talebanizmit, duhet me i thene faleminderit dhe Titos dhe serbeve.
    Sharlatanizmi i Muraçit, idiotesia e tij, qe quan talebane serbet, serbet , te cilet kane dhene nje kontribut masiv per mbrojtjen e kultures perendimore dhe te kristianizmit, te çon ne perfundimin, se taleban eshte vete artikullshkruesi dhe çfare ai perfaqson.
    3. Talebanizmi mbizoteroi ne Shqiperi ne pasvitet 90, ne kohen e qeverisjes se Mulahut, talebanit Salih.
    Tirana ishte Kandahari i Europes, turpi i saj. Shqiperia nga Mullahu u katapultua ne Lidhjen Islamike. Wahabizmi, otomanizmi, gulenizmi, xhonturqit e rinj e mbushen Shqiperine me plehra islamike me talebane ne çdo aspekt.
    Talebanet u bene qytetare shqiptare nga Mullahu. Talebanet luftuan ne Kosove. Kosova, e cila kishte talebanet e vjeter, u mbush me talebane te rinj kudo, deri dhe ne pushtet sot. Veprat e tyre i kemi pare dhe i shohim dhe sot dukshem kunder shqiptarizmit te vertete, kunder historise, kunder besimit kristian, kunder perkatesise dhe vlerave morale, shoqerore dhe historike te popullit shqiptar.
    A ka pasur me taleban se kryetalebani Mullah Salihu i Shqiperise?
    Talebanet mos i kerkoni ne Serbi. Talebanet krimba gelojne kudo sot ne Kosove dhe Shqiperi dhe neser, neser kane per tu kthyer ne kancer kombetar dhe vdekje kombetare.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Turac turk eshte ai e mund te shkruaj cte doj,por fatale eshte kur keto karlliqe i shkruan i tredhuri (atheos)Ngjela,me gjoja talebane serb,grek,skopjane etj!!
      Turkoshqipfolesit kane nje fytyre qofshin keta gazetare,politikane apo dhe komentues ketu ne Tema…..
      Armiku i tyre i perjetshem eshte serbi,greku apo dhe ortho/xi shqiptar….!

    2. katarakti says:

      Ti për vete je një fondamentalist inkuzicioni. Për çfarë talebanësh flet ti mor pusht në Kosovë?! TI e quan UCK-në ushtri talebanësh?! Fute në bythë fenë tënde bashkë me 300 evrot që merr nga greku dhe dije se feja e shiptarit ështê shqiptaria. Shqiptarët nuk e rruajnë as për fenë tënde, as për fetë e tjera. Janë 100 herë më të hapur se ju fondamentalistat fetarë grekë dhe serbë.

      1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh talibanin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

        Javash javash qafiri mou,feja e shqiptarit ka qene, eshte e do te jete perhere Kristianizmi,ok!
        Si ne gjitha shtetet evropiane a me gjere.Nuk mund te thuhet feja e gjermonit eshte “gjermania”!!! italionit “italia”!!!, Greqise “greqia”!!!,rusise “rusia”!!
        Ashtu si nuk mund te thuhet se feja e turqise eshte “turqia”!!!,iranit “irania”!!! , Albanistanit “albanistania”!!
        Ato te tjerat futi ne bithe i tregoja gyzeleve te tu ne shtepine tende qe ti zere gjumi ne darke…….. gezuar ramazonin!

  7. suprem lider . says:

    usa le te heqe keta plerat qe kemi 30 qe po i durojme boll(sali,fatos ,ilir rama ,basha)pa varua se vijne ketu per pak kohe ca afgane qe do rrine neper kampe.tek e fundit usa do i mbaje se ne skemi buke per vete.ujin ndoshta po do e kemi se tha lideri suprem .usa te sjelle nje afgan me shume se sa ka programuar se do loze me zahon.e ka merak vete edi kete.

  8. Pader Gjergji

    Pse Shqipnia dhe Kosova I ngjajne Afganistanit ??? “Muslimanet nuk e kane idene e ATDHEUT,te ekonomise politike,apo te punes si baze jetese per shoqnine civile.Per ma teper per hir te parimeve te tyne dogmatike e morale,jane anmiq te betuem te çdo perparimi intelektual e moral dhe jane ksenofobe te terbuem. Prandej muslimanet e te gjitha vendeve dhe te gjitha kohnave ngjajne me njeni tjetrin si pika uji, dhe vendet qi kane fatkeqesine te jene nen sundimin e tyne nuk permiresohen kurre prej dores se njeriut. E tash shtete si Shqipnia dhe Kosova ,ku shumica asht e plogesht dhe apatike,fataliste,anmike e cdo progresi moral,intelektual dhe ekonomik,anmike e cdo qytetnimi e kulture,dhe qi nuk din se cka asht Atdheu,nuk mund te rueje gjate pavarsine ekonomike, e patjeter dhe domosdoshmenisht kane per te humbe edhe pamvarsine politike”. Viti 1997-1998 pe Shqipnine dhe gjendja jo stabile sot ne Kosove e tregojne ma se miri kte.

    1. Ali dems says:

      Futja kot daku, shqiptarët se rruajn për asnji fe.
      Te gjitha jan fe te pushtuesit. Te gjith jan fe beduinësh.
      Shqiptari akoma feston ditën e verës, feja pagane qe kemi pasur.
      Shif si flet ai talibani orthodox, edhe talebanet mysliman nga tetova, po tw shtojm edhe ty si taleban katolik.
      Ikni te gjith ne jerusalem e na lëni ne shqiptarët te mbajm shqiprin

  9. Dulla says:

    Muslimonet Shqiptarë e kthyen Tiranën mbrapsh në kohe. Sheshi mbushet plot me të rinjtë dhe pleq kur falen në kohë festash. Turp me te madh ska mo ku të shkojë. Dhe është më se e vërtetë që këta nuk bëjnë përpara kurrë.Falen të martuar po kanë dhe dashnore, Po e dune dhe pijen e rakine, edhe vrasin e vjedhin. Hajde merre vesh se çfarë besimtarësh jane. Akane ndonjë ndryshim nga Talibanet. Me thoni ndryshimin me të vogël nga në dhe ata kur Sali Tropojani ishte në pushtet dhe automatike I mbanim tamam si ata. Ju vini dhe nga një callme dhe bëhemi binjake me ata. Mos kujtojmë se dhe ne jemi larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje