Njeriu që "tradhtoi" afganët

16 Gusht 2021, 09:32Politika TEMA

Ashraf Ghani, presidenti ende në detyrë i Afganistanit, është një ish-teknokrat i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij jashtë vendit, para se të kthehej për të ndihmuar në rindërtimin e vendit pas viteve të luftës.

Ai ka marrë pushtetin në vitin 2014, dhe shihej si një lider i pakorruptueshëm dhe me mendësi të re për të ndërtuar shtetin. Por edhe pse shihej si një njeri ndryshe, pesë vjet më vonë u akuza për mashtrim dhe reputacioni i tij tashmë nuk është më si në vitet e para.

Koha në detyrë e Ghanit është shënuar nga një aleancë e pakëndshme me shefin e tij ekzekutiv dhe rivalin kryesor, Abdullah Abdullah.

Por edhe pse Ghani ka qenë në pushtet talebanët kanë zgjeruar praninë e tyre, duke pasur shumë pushtet, pasi forcat e huaja kishin nisur të largoheshin nga vendi.

Ghani ka qenë një nga pjesëmarrësit në bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, për këtë gjë shumë militantët e konsiderojnë qeverinë e tij si kukulla amerikane.

Ghani gjatë viteve të tij në detyrë ka prezantuar disa politika kundër korrupsionit, por reformat e tij nuk janë zbatuar si duhet.

Tahmë Presidenti i Afganistanit është larguar nga vendit duke lënë Kabulin në duart e talebanëve. Shumë institucione shtetërore janë në duart e tyre dhe shumë shpejt dhe Pallati Presidencial do të jenë nën zotërimin e talebanëve.

1 komente në “Njeriu që “tradhtoi” afganët”

  1. Kalabria says:

    kur e keni shikrujt kete? para 1 jave? se pallati presidencial ka dy dite ne duart e talibaneve, ju thoni shume shpejt… o zotttt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje