Strehimi i afganëve në Shqipëri, Basha: Kemi të drejta dhe detyrime si anëtarë të NATO-s

15 Gusht 2021, 12:03Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ardhjen e afganëve në vendin tonë.

Basha shkruan se Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime, e si pasojë lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë SHBA-së.

Postimi i plotë:

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.

Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.

Siç është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në Shqipëri.

 

10 komente në “Strehimi i afganëve në Shqipëri, Basha: Kemi të drejta dhe detyrime si anëtarë të NATO-s”

  1. Lex1 says:

    Po ty kush tpyti mo loqe??

    Gamor ti, gamor kush tvuni, sot e neser valo druni!

    1. Jon says:

      ska rendesi kush e pyeti, ai eshte i lumtur qe po vijne afganet ne shqiperi. babai i tij ndyresire politik, na futi ne aleancen islamike sapo erdhi ne pushtet. eshte linja serbo-ruse qe me cdo kusht do qe ti lidhi shqiptaret me radikalet islamike. edhe per ne siri kane bere nje sponsorizim te jashte zakonshem per te cuar shqiptaret.

  2. Ani says:

    O Lulush nuk do te sjellin amerikanet ne pushtet por Shqiptaret po u mbushe mendhen…po te ishe politikan do flisje si mendon90% e Shqiptareve…por ti sot prape factove se Shqiperia nuk ka opozite….o zot

  3. eli-tiv says:

    ..po mire mo…per cfare dinjiteti na flet…?? kur mbi koke ke saliun kriminel ?? Luli te ka bere saliu gazin e botes..

  4. Dauti says:

    Bravo ore shalngjitur, te paskan ardhur mend. Apo ke ndonje si ankth nga shtatori………….

  5. Tironsi says:

    O budalla,bej nje deklarate normale pa e share njehere te vetme qeverine Ne fillim te deklarates thash se Basha ju kthye politikes konstruktive por ne fund kuptohet komleksi i tij ndaj Rames

  6. Plaku says:

    Po ik o Lul trapi,merru me PD _ n qe e shkaterove dhe e bere kashte e koqe. Qeveria ka zot dhe di te jete ne lartesine e detyres e nuk ka nevoje per budallalliqet qe nxjerr nga goja. Shiko çfar do besh ne keto dite me Salihin…..????????

  7. Po ky Luli nga doli? Ore, shif mos bëj trazira në shtator se do i hapin proces gjyqësor edhe Saliut pastaj, dhe do detyrohet të shkojë në azil. O Lul, tani dhe bufi e ka kuptuar pse bëje protesta teatrale në bulevard dhe i lështuat të gjitha si tradhëtarë kauzash! Unë nuk e kuptoj si do shtyni 4 vite në opozitë? Protesta masive nuk bëni dot, se ju kërcënojnë me dosje, plus që nuk ju vjen njeri se s’ju beson më njeri përveç ca militantëve të paguar. Ça do bëni? Do prisni t’ju hedhë Rama ndonjë kockë? T’ju japë ndonjë bashki? E kupton o Lul se ç’pasoja ka të bësh teatër me gënjeshtra kur e vërteta është sheshit dhe dinë të gjithë tashmë. S’ka më as deus ex machina! Problem i madh! Po filluat të bëni flirte ma Ramën, pastaj do ju gjejë belaja më keq se ç’ju ka gjetur, se do dukeni më keq se parlamenti i deritanishëm i Jenisherit dhe Kërpëratave!

  8. Me Ameriken says:

    Ereee….pordhac, po ta ndjen bytha lageshtiren. Prosmerikan i madh ti mor skuthe. Ti edhe ne kete moment po shfrytezon per te goditur Ramen pikerisht se si proamerikan i vertete, bio, e ben se je antiamerikan ne gene por nuk ke çgsr ben dhe na prrallis broçkulla qe nuk i ha kush. Zvarritu gjsrper zbarritu. Kete pune e ka mbyllur Rama me kohe dhe nuk te mbeti gje ty o hipokrit impotent.
    Do ta shohe DASH me 9 Shtator sa proamerikan je ti.
    Rrofte Amerika dhe poshte antiamerikanet e qelbur te ketij vendi aleat i sinqerte i SHBA kumerita te veçanta ka edhe Rama

  9. Hysniu says:

    Rama po shlakton zemerim te madh popullor. Te rinjte do ngrihen ne protesta si armet kimike dhe ai legeni do terhiqet si frikacak qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje