“Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, ambasadorja Kim takim me Kadarenë

14 Gusht 2021, 16:55Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin Ismail Kadare.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me shkrimtarin, teksa shkruan se kanë  diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”.

Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është mendimtari më i madh i Europës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.

5 komente në ““Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, ambasadorja Kim takim me Kadarenë”

  1. patrioti says:

    Faleminderit , ambasadore .

  2. Ceni says:

    Kadare eshte burre i mencur, palce shqiptare. Identiteti i shqiptarve vjen nga e kaluara jone. Prandaj e duam perendimin, kemi vuajtur shume. E tashmja eshte nje rikthim ne identitet. Na shkulen e na cuan drejte lindjes per shekuj.

  3. Daniel says:

    Ne foto duket qe eshte musliman tek ri i shtrire. Perse kjo foto.

  4. neri says:

    Faleminderit i madhi Kadare, dhe faleminderit e nderuara Ambasadore!

  5. veprimi says:

    Edhe mua, qendrimi i Kadarese me duke pak si teperuar per kulturen qe ka, por karakteri mbizoteron mbi fuguren. Tregon se mbivlerson veten ne fushen e tij dhe i duket se mbulon dhe fushat e tjera jetesore qe s’ka asnje kontribut. Megjithate eshte i vleresuar per aq sa ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje