Deputeti socialist: Ta shpëtojmë PS-në nga duart e “maliqëve” të administratës

13 Gusht 2021, 20:17Politika TEMA

Deputeti i PS, Petro Koçi ka bërë një postim në rrjete sociale ku kërkon që të bëhen pastrime në administratë, të cilën e konsideron si një nga sfidat e mandatit të tretë.

Postimi i plotë

Jemi në prag të investimit të tretë të energjisë politike dhe njerëzore të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Një përgjegjësi madhore kombëtare, shtetërore dhe morale qeverisëse.

Nje nga sfidat e këtij mandati të ri është performanca e administratës dhe bashkë me të lufta ndaj korrupsionit.

Para më pak se një muaj i dhashë zë politik një fenomeni prepotent në Fier, zgjatjes së duarve të botës së krimit në financat publike. Bera nje deklaratë të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha në publik një britmë të vetë publikut.

U munduan të ma kompromentonin. Disa u vërsulën ta përkthenin në larje hesapesh, të tjerë në çështje personale, të tjerë si përpjekje për kompromis të pisët. U fut në loje dhe Saliu duke më përzier me standartin e tij që me 200 mijë euro fshin prapanicën e vet.

U përshfaqën disa palë politiko-mediatike me interesa të caktuara financiare në treg. Sigurisht po ti përkisja ndonjë interesi të tillë do isha një gojëmbyllur i rëndomtë. Por si ja kam thënë edhe Sali mavrisë kam vendosur të vdes qytetar e njëri e jo i pasur.

Palët nga nxitimi nxorën në shesh një sërë aferash me interes për agjensite e zbatimit te ligjit. Edhe per vete SPAK un me te cilin pata nderin te kontaktoj.

Cuditerisht administrata e shume agjesive shteterore qe veprojne ne Fier reagoi politikisht kunder ketij denoncimi. U bene perpjekje qe te futej ne krize marredhenia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize.

Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite.

Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kunder. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrine e administrates kunder. Prisja shume me pak vota.

Por kjo i dha shprese njerezve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i sherbimeve do vinte ne lartesine e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit.

Kjo ishte nje nga arsyet qe rezultati ne Fier ishte me i miri ne gjithe qarkun.

Tani qe ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administrates dhe partive, apo mes administrates dhe pushtetit te zgjedhur. Per kete mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta.

Te shpetosh nga ky konflikt interesi eshte njera nga rruget per te luftuar korrupsionin ne jeten publike.

PS eshte instrument politik ne krah te qytetareve.

Mandati i trete i energjise Rama po afron!

10 komente në “Deputeti socialist: Ta shpëtojmë PS-në nga duart e “maliqëve” të administratës”

  1. azbiu says:

    petro ka pisa me shumice.duhet eskavatori.qilizem petro.tepashkollurit si salarjon totaj kreshnik ternova djali igramoz rucit duan qeruar.

  2. Dy NOBELISTET says:

    PS KA NGORDHUR
    KA VETEM AUTOKRACI NEN SIGLEN E SAJ⁰

  3. Rebus says:

    Nuk e shpeton dot per deri sa nuk e kupton se “maliqi” kryesor ne PS eshte Edi Rama!
    Nuk e shpeton dot nga Rama sepse ate e mbron TEMA dhe Mero Baze moderatori i te cilit do ta censuroje kete koment duke vertetuar se eshte gazete e nenshtruar dhe ne sherbim te Rames!

    1. Ilirjan says:

      Ja qe e paskerke gabim or mik! Eshte keq, shuuume keq kur njerezit kujtojne se kane te drejte, pa u thelluar dhe analizuar.

  4. Kovac says:

    Jemi me ju Petro.Nuk zgjidh dot nje problem.Kam 7 vjet qe kam dorezuar dokumentat ne Fier per marrje Certifikate pronesie dhe po na sorollasin.
    Kjo administrate , jo vetem qe paguhet nga taksat tona, por na ka hipur dhe ne qafe e na tund kembet.

  5. ice says:

    Po bejeni spastrimin kush u ndalon, populli ju votoi dhe per 4 vjet se kjo administrate e korruptuar ne 30 vjet po e bluan kete vend.

  6. Zigur Qarri says:

    Mos ndertoni godina te reja per institucionet, i keni mjaft ato qe keni. Nje gje shume e thjeshte per tu bere psh: te gjithe punonjesit ne zyrat e shtetit duhet te kene nje carte identiteti varur ne nje vend te dukshem qe ta lexoje dhe qytetari. Shkon neper zyra dhe nuk e di me ke flet. I pyet per emrin nuk ta tregojne sikur do ti pushkatosh. Nese duam te behemi si BOTA ti marrim njehere ato te mirat BOTES. Nepre bote edhe kamarieri kur vjen te sherben te thote emrin.

  7. "belulkulla" says:

    Nje administrate “Letyre” Nje polic i thjeshte lejon ndertime pa leje duke u mare para ,administrata hesht, Te tjeret me leje si lejon.Plazhet te korruptuar nenepunesa bashkiake _Pronar ,Polici rrugor te gjobit pa fature leket ne xhep . E kerkon parane ashiqare do te te cojme ne komisjon te te heqin lejen e drejtimit per dy vjet apo te paguash 10.000leke te reja gjobe…ne dore zgjidh e mer…. Sa keq Edi Rama duhet tu shtypi koken ketyre qelbanikeve Ai punon persembari por esht nje,Ku te shikoje me pare. “Beji nenen” te te thote baba thote populli.

  8. Alfred says:

    S’ke cfare I ben gomarit,I bie samarit!
    Ky I tredhuri nga trute,saken se gjen ndonje mekat te “udheheqesia”! Sistemi eshte problemi-kembengulte Rama dikur. Madje ai thoshte se edhe nepunesi me shembullor gjerman,ketu korruptohet! Cfare eshte bere keto 8 vjet per te ndryshuar kete sistem qe vetem korrupton?!…Nese nuk kane mjaftuar 8 vjet,kjo kaste qe sundon nuk do beje asgje vecse bla,bla,bla…..

  9. salarjon totaj xhepisti buri i elisa spiropalit says:

    vellai i armando subashit punon ne qark.eshte injorant .ne fier i thone surat mullaqja .n6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje