Në Ballkan, pasi kanë pirë gjithë natën

13 Gusht 2021, 16:03Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Pasi kanë pirë fshehurazi nëpër klube të errëta, në mëngjes mallkojnë ‘haram!’…

Më kanë treguar disa herë se si burrat pinë natën në Shkup, në Tetovë a në Prishtinë. Ajo e Shkupit është pamja më filmike: Sa bie nata, shqiptarët nga përtej Urës së Gurit nisin të lëvizin, një nga një, drejt anës tjetër; por si hije, pak të përkulur që të mos njihen… Shkojnë atje dhe mblidhen në klubet ‘sllave’ ku pihet alkool. Të nesërmen të gjithë lëshojnë parulla kundër alkoolit, asnjë shkupjan shqiptar ‘nuk pi alkool’. Është interesante, vërtet.

Jo vetëm në Ballkan, por edhe në kombe e shtete të tjerë ku ndalohet alkooli, aty pihet alkool gjithë natën. Në Malajzi, gjatë një kongresi botëror të gazetarëve, nuk na la njeri të provonim qoftë edhe një gotë verë, por gazetarët malajzianë na vinin në kongres që në mëngjes të dehur. Në Tunizi, gjithashtu e ndoshta kudo.

Kjo është interesante, vërtet, sidomos për tregime mes burrash.

Por vërtet interesante bëhet ‘sjellja me alkoolin’, sikur ta nxjerrim prej ‘shishes’ dhe ta shikojmë në sjelljen humane, politike, sociale të njerëzve në ‘zonat e vështira’. Ballkani, për të cilën po thuhet që ta bëjmë ‘të hapur’, në fakt është një zonë e vështirë. Këtu po luftohet ‘me këmbë të kalit’ kundër ‘hapjes’, dhe ndërkohë të gjitha punët (edhe punët e këqija) bëhen fshehurazi, nëpër klube të errëta si të ishte mesi i ditës.

Jam i sigurt se kjo është arsyeja pse liderët e shtetit të Kosovës po luftojnë heroikisht kundër projektit për hapjen e Ballkanit. Këta janë gati të bien shahitë në fushën e betejës politike, veç të mos u hapet klubi i errët ku i gatuajnë punët e fshehta. Janë disa njerëz që edhe kafen duan ta pinë fshehurazi…

Nëse Ballkani do të bëhej i hapur, atëherë ku do të qëndronte fuqia e këtyre liderëve?! Këta nuk do të kishin më asnjë pikë force që t’i suleshin Serbisë, asnjë pikë force që t’i suleshin Shqipërisë, asnjë kapacitet që të mashtronin gjithë ditën e të bënin plane natën.

Gjithçka që kërkohet në projektin e Ballkanit të Hapur, shumica e këtyre punëve në fakt realizohen përditë: 70 për qind e mallrave të konsumit në Kosovë vijnë nga Serbia, një pjesë e burrave i kanë gratë serbe, një pjesë e fëmijëve janë me dy kombësi; shumica shqiptare vaksinohen në Beograd; shumica bëjnë biznes me serbët….

Kjo bëhet ‘natën’. Ndërsa ditën qeveria e Kosovës i sulet Serbisë dhe Shqipërisë; me Serbinë shkel syrin sepse i di edhe gjuhën, ndërsa me Shqipërinë e ka seriozisht.

Gjatë gjithë jetës, natë e ditë, shqiptarët kanë bashkëpunuar ‘gjatë natës’ me serbët; por në mëngjes kanë dalë të larë. Me Serbinë janë bërë punë të fshehta, të fshehta edhe para gjithë botës. A ju kujtohet viti 1994? Atëherë Amerika dhe OKB morën vendim që të ‘fiket’ makina e hekurt e Milloshevicit që po copëtonte shqiptarët e Kosovës e madje edhe vetë serbët. Po e dini çfarë bënë shqiptarët? Shqiptarët e nivelit më të lartë u takuan natën; presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk  besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetat e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e  armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë psillëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore.

Ishte natë, errësirë, në mëngjes vetëm binte era naftë e gjak njeriu, por nuk kishte fajtorë.

Natën, për gjithë natën, u ekzekutuan edhe dëshmitarët që fatkeqësisht i pikasën në takime liderët shqiptarë me ‘kriminelin’ Arkan dhe me të tjerë. Gjatë gjithë natës së historisë, mes Beogradit dhe Tiranës, ishin shkëmbyer misione spiunazhi, kasapë për njëri tjetrin, disa prej të cilëve u bënë liderë… Po kush i pa? Ishte natë.

Të gjitha janë bërë, por fshehurazi, në errësirë. Ballkani i hapur do të thotë që këta monstra të mos e kenë fuqinë e lakuriqit të natës. Por edhe një mrekulli tjetër sjell mëngjesi i Ballkanit të Hapur. Të fshehtat që u kryen natën në Urën (jo mbi gurë) por në Urën mbi jetë njerëzish, tani të dalin hapur… Sa frikë kanë, o zot.

Njësoj si tua kesh zbuluar klubin e errët ku kanë pirë gjithë natën.

17 komente në “Në Ballkan, pasi kanë pirë gjithë natën”

  1. Arberor Epiroti says:

    Po. kjo është mëse e vërtetë. Ju z. Çupi e njihni mirë pilitikat e ballkanit. por mundohuni të jeni gjithmonë keshtu i drejtë për drejtë. Ndryshe do i bëni shumë dëm të së vertetave. Respekte për deri tani
    Arbëror Epiroti.

    1. shelegura says:

      Gjithmon i respektuar.
      z.Froku

  2. Pajtohem me z Çupi për pasinqeritetin politik që ekziston tek kastat tona politike,pajtohem me z Çupi edhe për intrigat që i kanë luajtur dhe vazhdojn t’i luajnë kastat tona politike,pajtohem me z Çupi edhe për tradhëtitë dhe krimet që janë kryer në errësirë nga protagonistë të kastave tona politike,por nuk pajtohem me z Çupi se ballkan open është receta për shprishjen e intrigave të pista të errësirave politike.Ballkan open është lehtësim i qarkullimit të kapitalit e njerëzve,open ballkan nuk ka se si të ndikoj në shprishjen e ligësive politike përveqëse do të rritë mundësitë që ekonomia që është më e fortë të përfitoj nga kjo hapje por gjithësesi edhe ekonomitë e vendeve tjera përfitojnë nga lehtësimi i qarkullimit të kapitaleve.Ekonomia e Shqipërisë dhe e Kosovës përfiton vetëm atëherë kur i krijohen kushte dhe tëriqen investime direkte të investitorëve të jashtëm në ekonomonë prodhuese,duhet që qeveritë tona të i bashkojnë të gjitha potencialet për thithjen e investimeve të jashtme në fabrika prodhuese.Nêse ndodh kjo atëhere kombit shqiptarë do të i hapen perspektivat e sigurta zhvillimore,kurse ballkan open ose cilido open qoftë edhe nëse do të sjellte përfitime ato do të ishin shumë të kufizuara.

  3. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Pafytyresi sunitesh shqipfoles……
    Frrok,mos i cito si shqiptare kur de facto keta te paftyre e te pabese jane njethundrake arabe….!

    1. Taulant says:

      Terrorizuar prej Suniteve kafshe.
      Shko cliro Qipron e Anatolian te cilen Sunitet kane 1000 vjet qe e drejtojn.
      Po te ishin kafshe nuk krijonin perandorin 600 vjecare qe per pak shkoi deri ne Vjen.
      Papaqet ju lanin kembet Sulltaneve o debi.
      100 here me mire Sulltanet sesa Roma keshtu thonin papaqet.
      E ke te shkruajtur.

      1. Iliri says:

        Nuk ja mban bitha me shkele ne NIKOZIA… I mbushin breket plot.. ‘sunitet’ i kane ne enderr..si friken me te tmerrshme..i ka ushqyer e ema…’ erdhen ata……sheeeeet se sunitet…’ cfare zvarranikesh. ! V 1974”” lufta me e shkurter ne historine e konflikteve boterore ! I moren para si bariu dhite………………

      2. Gjoni.Shkoder. says:

        Taullaogllo. Shko ne Qipro e shih prapambetjen mesjetare te suniteve e fukaralllekun Te udhetosh nga pjesa turke ne ate greke eshte si te dalesh nga eresia ne dite.

    2. shqiptar tirone says:

      Shoh shpesh komentet tuaja kunder muslimaneve sunite dhe me çudit nje fakt: ke nje urrejtje patologjike per sunitet. Me sa duket ti duhet te jesh ndonje i krishtere qe ose e njeh mire historine e krishterimit dhe e ndjen veten inferior, ose duhet te jesh ndonje kokra e injorantit. Po te rrjeshtoj disa fakte historike qe i njohin te gjithe, por jo ti:
      1) Jezui ishte çifut dhe u kryqezua nga romaket, te cilet me vone u bene te krishtere (puthin Krishtin e kryqezuar);
      2) Arabet kane qene nga popujt me te kulturuar dhe jo injorante si shumica e atyre qe u bene te krishtere. Mos harro se shifrat qe perdoren sot jane shpikur nga arabet; piramidat nuk u ndertuan nga te krishteret; etj.
      3) Kryqezata u nisen nga vendet europiane dhe shkuan te mbronin varrin e shenjte, ku ishte Jezui i vrare nga ata qe u bene te krishtere me vone.
      4) Arabet pelqeheshin shume nga femrat europiane te mesdheut. Po munde degjoje kengen italiane “O saraçenë!” Shumica e banoreve te viseve te jugut italiane, atyre te Spanjes jane esmere te theksuart, si baballaret e tyre me origjine arabe,
      5) Ne vitet 2002-2003 gazeta “Koha jone “ botoi nje artikull per nje albanolog austriak, qe kishte dale ne konkluzion (rreth viteve ’20 te shekullit te kaluar) se greket e sotem (te krishtere si puna jote) ishin kryqezime ndermjet sllaveve dhe egjyptianeve. Po deshe pyete Nikoll Lesin per kete artikull; me siguri duhet ta kete ne arkivat e tia.
      6) Ne biblioteken kombetare duhet te ekzistoje nje liber mne titull “Pirati behet PAPE”. Flitet per Baltazar Kosa (Papa Joani XXIII). Thuhet qe sot kisha katolike nuk e permend. Perfaqesues i “shkelqyeshem” i te krishtereve si puna jote.
      7) Kriminelet me te medhenj te kohrave moderne kane qene: Lenin, Stalin, Musolini, Hitleri, Milosheviç, etj. Qe te gjithe te krishtere.

      Pra mos u gerric me sunitet etj. Shkurt, po qe ndonje çike burre (nqs je i tille fiziologjikisht) mbylle HALEN dhe leri njerezit te qete.

      Post Scriptum per Gazeten TEMA: Po ju desh qejfi. lutem botojeni kete koment, se me sa duket te tjerat kane prekur dike ne plage.

  4. CUBI says:

    KAFSHON SI GJARPERI KY CUBI I MIRDITES SI CDO MIRDITOR
    ME THUAJ O QYP A KA NDONJE PRODUKT VENDAS WE KONSUMOJME NENE SHQIPERI DUKE FILLU NGA BUKA DERI TEK KRIPA O QYP ME M

    1. Pilo Lala says:

      Shqiperia nuk e mohon qe konsumon mallra te cdo lloj shteti, Italjan, Grek Turk, Maqedonas, Serb, as nuk sillet e virgjer, sic ben Kosova, qe ka vetem nje import, Serbine.
      Kur dikush kerkon nje te drejte, futet ne greve urije qe ta fitoje.
      Kosova mund te futet ne greve urije, qe te mos konsumoje mallra Serbe…, a e ben dot?

  5. Lili says:

    Idioti nuk i shkon deri ne fund argumentit sepse mbasi qenkemi qysh tash te ´hapur’ pse na duhet kjo hapjetjeter?!!! Mal’rat po levizin Valet s’po pengohen njerezet po kalojne kufiret andej e kendej! Pra pse ky open Balkan?!
    Vetem me pastruar paret e korruption ju atje ata ketu siç po duket !
    Shikoni mire projektet e ardhshme te ketij open balkan…

  6. Alex says:

    bravo eshte e tepert ta komentosh !

  7. Artan says:

    Vazhdo betejen me forcat e erresires i madhi Frrok Çupi

  8. Pyka says:

    ???????…thjeshtë JE I MADH,MIRDITOR …

  9. Taulanti says:

    Mese te verteta keto qe thote zoti Frok Cupi. Neper tavolina e biseda mes shqiptaresh, edhe sapo kishte mbaruar lufta dhe clirimi i kosoves, te flisnin per patriotizem e per masakrat qe kishte bere shjau, kur cte shikoje, vecse kur lidheshin me partneret e tyre tregetar serb dhe vazhdonin te benin tregeti per shtate pale qejfe. Dhe pastaj te nesermen pa piken e turpit, more pa turp fare, te benin moral se kush nga teregetaret e kosoven ben tregeti me serbet eshte tradhetar!!! Jane skuthe te lindur. Mbase i ka bere keshtu jeta dhe regjimi nen terorin jugosllav. uroj qe brezi i ri kosovar te mos marre “virtytet’ e prinderve te tyre, kuptohet te nje pjese prej tyre.

  10. Malesia e Gjakoves says:

    Nje njeri ne moshen e zoteri Cupit kur te shkruaj ose te flet duhet te thot veq te verteten.Si S. Berisha qe ka thy embargon per te fituar lek,as F.Nanos nuk ishte me i mire sepse ne Greqi ne Kongresin e internacional te socialistve ka thene citat * Kosova asht problem i mbrendshem iSerbis*ne takimin dypalesh me S.Milosheviqin.Nje fjale e vjeter thot *rri shtembur por fol drejt*.Dhe per fund per perdorimin e alkoholit nuk e di per Shkup por ne Gjakve dhe rrafshin e Dugagjinit ne mjes kur te porosit nje kafe zakonisht pihet nje gote raki (raki rrushi zakonisht) keshtu qe mos ja fut kot .Ps heren e fundit kur isha ne Gjakove ne nje shitore me ra ne sy shume flamura te vendosur ne produkte dhe pyeta pse gjithe keta flamura shitesja me tha konsumatori te bej zgjedhjen se nga cili shtet do blej produtin.

  11. Vlonjati says:

    Kjo e pirjes se alkoolit eshte mese e vertet. Por e forta ishte se shqiptaret nga Maqedonia dhe Kosova nuk e pinin ne sy te arabeve, benin si burra te mire., te pakten aty ku jetoje une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje