Nga Kimete Berisha
Kryt’ ta then-qejfin s’ta prish!
Është i destinuar të dështojë secili njeri që provon t’i rehatojë njerëzit e t’i bëjë të lumtur!
Sepse rehati s’ka, edhe nëse ka, rehatia vjen vonë, vjen a s’vjen hiç a (ku ta di unë), e sigurt është veç rehatia që vjen me kacinë, dhe sepse lumturia është si barku, sa më shumë e ‘konsumon’, aq më shumë rritet nevoja për më shumë lumturi!
Kryeministri Kurti flet, vepron dhe ekziston thjesht sikur të ishte Kryeministëd i shqiptarëve të diasporës!
Sillet sikur e ardhmja e tij varet nga diaspora dhe se përderisa e ka diasporën nuk i duhet askush në botë!
Kjo lidhje i pëlqen, sepse është lidhje në distancë.
Është zor të prishen “këta”- sepse për t’u prishur duhet të jenë afër!
Lidhja platonike që ka me diasporën, se këtij i pëlqejnë lidhjet platonike (sa më larg, aq më larg), duhet të mirëmbahet disi!
Meqenëse nuk ka çfarë të jap nga vetja (e vetmja dhuratë e pranuar nga Perendia, është ajo dhuratë që e jep nga vetja, që kur e jep e lë veten keq)…
Sepse Xhibrani më duket më ka mësuar se kur jep ‘nga teprica’, nuk ngjehet vepër humane, sepse ke boll;
Kur jep për të blerë, dhe sidomos kur e paguan polisën e sigurimeve për bashkëatdhetarët tanë, me paret e shtetit…nuk ngjehet te Perendia!
S’di a ju kujtohet, ju kam thënë:
Qeveria Bukoshi e kishte popullin në Kosovë, e vet ‘vuante’ në ekzil, kurse qeveria Kurti popullin e ka në diasporë e vet rrnon në Kosovë!
Çka i duhet diasporës kryeministri Kurti?
Për jetë të përditshme nuk u duhet, por u duhet një herë në vit, verës e për Bajram, pra për diasporën kryeministri Kurti është festiv, nuk kanë nevojë për të, prandaj nuk ia shohin asnjë gabim, sepse gabimet nuk i ndjejnë në lëkurën e tyre.
Dhe ky, për t’ua marrë votat për zgjedhjet lolake, s’ka pasur çfarë t’u jap tjetër përveç liri absolute, nga e cila supozohet se vjen lumturia…, si në feudalizëm, ama votën-të jap lumturi.
Të bëj të ndjehesh dikushi!
Dhe kështu, kur erdhi vera, Kosova (e vetmja në botë), e pavaksinuar dhe e varfër, i hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë (policët u porositën të sillen si ‘majmuni i mençur japonez’- a pave-s’pava; a nive-s’niva; a fole-s’fola!
Për ta bërë lumtur diasporën, në shkëmbim votash, qeveria Kurti i rrezikoi krejt shqiptarët.
Pa maska, pa distancë, dasma e diskoteka, tubime faqe për qafe….liria absolute ndodhte vetëm në Kosovë!
Pra, askund tjetër në botë!
Dhe këtë liri ua dhuroi Albin Kurti. Ama, liri pa vdekje nuk ka…dhe ju jeni ata ushtarët që e rrezikuat jetën për të qenë të lumtur dhe për të vallëzuar në dasma!
Motiv i fort!
Tash që po shkojnë bashkëatdhetarët, po rriten rastet me Covid-19 dhe po kthehen masat kundër lirisë…
Të keqpërdorësh buxhetin e shtetit – nuk është lajm, ama ta keqpërdorësh pandeminë, të rrezikosh të luash me shëndetin e shqiptarëve për hatër të tyre…hey!
Të guxosh të manipulosh me nevojat e shqiptarëve të tretur, të mërzitur për dasma dhe për argëtim- kjo quhet korruptim i lirisë dhe keqpërdorim i vetmisë shqiptare!
Kjo është taktikë manipuluese që quhet: Bombardim me dashuri!
P.S. Me kokëfortësinë, me mendjemadhësinë, me refuzimin e marrëveshjes së Washingtonit, me izolimin e Kosovës nga Shqipëria dhe me kolonizimin ekonomik të Kosovës nga Serbia, kryeministrin Kurti e pret fati i Sali Berishës!
Kështu, të përbuzur përfundojnë të gjithë ata që s’u lë përshtypje askush, përveç vetja.
E kur mbesin pastaj vetëm me vete e tyre (siç ka mbetur Sali Berisha) e kuptojnë se para se të nisen t’i udhëheqin të tjerët, është dashur t’i pushtojnë epshet e tyre.
Shkrimet e tua me pelqejne shume.Kane ironine shume te mprehte,dhe je shume Reale dhe e Besueshme.Do te doja sikur ne politiken Shqiptare,te kishte sa me shume djem dhe vajza si ty ,ZJ Kimete.Pac fat ne jete,Urime.
e ka qare, shkurt paster bukur!
Po i del boja shume shpejti ketij Kurtit… peme pa kokrra duket.
Shume e sakte . Asnje presje nuk i heq artikullit. Por naltmadhnia e tij Albin kundrapedali i zbritur ne Kosove nga alienet ( ufot) se ashtu sillet sikur ka zbritur nga qielli, se vetem ai duhet te jape mendime per rajonin e te tjeret te marin lapsin e te shenojne porosite e naltmadhnise. Jo mor Albin , duket qarte se je i trullosur ne mendime se ske cfare ti japesh me popullit te kosoves pervec shashkave dhe tymueseve te parlamentit me te cilat ke lene nam. Tash je konsumuar , flet mrroklla si Nafije dybeku i leshtlikes ketu ne shqiperi qe u be gruaja me e urryer e planetit dhe populli me 25 pril me urrejtje mbarepopullore e hodhi ne koshin e plehrave . E di se i dhimbset Nafije Albinit se u mundua ta ndihmoje dhe me militantet e Bojken musteqemiut kur bllokonte unazen . Tash Albini po qan per diasporen dhe Luigj Gurakuqin , neser do merret me genociden serb te 1878 e keshtu me radhe dhe kosova ne vend numero pa miq e mbeshtetje nderkombetare.
Je gjigande e letres
Je nje kokrra e kares! Nga ato grate e frustruara qe mastzrbohen ne ekstazen e sindromes se stokholmit.
Zari I vetvarrosjes.
Veçse nje vrejtje dashamirese, zonja Kimete; sikur atij mbiemrit ti ndryshosh ndonje germe te pakten se poshte nga Jugu eshte nje hero populli me emrin Sali dhe une gjithmone e lexoj me pseudonimin e tij, se tani nuk mund ti ndryshohet emri atij, po te ishte gjalle , po. Ndersa per shkrimin te pergezoj, por shpesh ndonje fjale e marr me nenkuptim se ç’ti besh: s’i kuptoj te gjitha fjalet ne dialektin tend sado qe me pelqen. Une e ndiej qe ato tingellojne shume me forte ne ambjentin e atyre qe i flasin dhe kuptojne; respekt!
Bravo KIMETE analize perfekte
TASH UDBASHI I SERBISE SHKON DREJT FUNDIT
Koli i ka thene te gjitha … ka shkruar edhe per mua.
Pena jote Kimete – arme e ndriteshme per njerzit e mire.
Kjo baxhella eshte shume konfuze.
Nje debile qe e kenaqi Temen me shkrime anti-Albin.
Boll me me Kurtin o gazetare! Na tregoni edhe ndonje lajm te mire per Kosoven qe nderton, prodhon, shkollohet, qe arrin ngadale te heqe vizat per qytetaret e fshataret e saj qe duan te udhetojne ne BE, që njihet nga popujt e tjere ne Bote. Keto lajme na sjellin edhe ne humor te mire keto dite te nxehta trishtimi vere.
Të barazosh Albinin me Sali Berishën (edhe pse Albini po na zhgënjen me dritësinë e shkurtër politike) do të thotë t’ia futësh kot fare. Berisha është i skanuar përpos gjithshkaje edhe i përfshirë në vrasje mafioze. Tjetër është Albini.
Moj Kimete !
Te paste baba me kimet !
Ato fjalet e tua me kane hy ne shpirt.
Ku i gjete ato shprehje e mendime te qarta , te pasterta si kristali e te sinqerta ?
Ke nxjerre nga goja mjalte Dhembeli .
Me eshte duk’ si profeci …!
Shume faleminderit !
Ne te sjellte rasti ketej nga rreza e Dhembelit, do te te gostis me ” Liko arre”.
Shum sakt dhe shum bukur….!
Mos u konsumo shum zonjush Kimete.
Leri te tjeret te lehin pretdite…
Alternim i shkelqyer i shqipes standarte me dialektin….
Urime..!
Edhe nje tjeter artikull I persosur Kimete. Te lumte pena!
Je nder te paktat gazetare qe te lexoj me endje!E hapun e çilter efikase se si e ku godet e qarte per ç’ka thu e trasmenton tek lexuesi!Me pak fjale lum kush te kupton se lexuari !
Sa per personazhin ne fjale nuk ia vlen te prish esencen ma çka Ju e mvishni ose e zhvishni lakuriq ku pas kostumit te tij qeverise dalin plot rrudha pre nje trupi e truri te rudhosun qe fshihet pas ketij kostumi!Faatkeqesi e popullit te kosoves dhe te kombit Shqipetar qe mentaliteti Kurti don me çdo kusht me e kalue ne vitin 1912 ,ku pa kalue ne 1912 nuk duhet te ekzistoje shtet tjeter i pavarur shqipetar.Ai akoma nuk e ka lexue ose nuk ka dijtun me e lexue thenien e mikut me te shtrenjte te ketij kombi Bill Klinton qe pat deklarue:Une fitova lufetn e ju fitoni paqen!
Ndoshta Al Bini ka lexue mbrapsh me mndjen e tij te “hollueme” ku vepron sikur don te na thote qe “Na(kosova) fituem luften e na kena me fitue edhe paqen !
Respekt Kimete .
veshtire se mendesia kosovare mund te dalloje nje armik kaq te kamufluar sac eshte Kurti. Njesoj si shqipot ketej iu deshen 30 vjet te njohin Berishen, po aq do i duhen dhe kosovareve te njohin Kurtin. Pra kjo qe thote Kimetja qendron por do behet realitet ne Kosove ne vitin 2051. Dhe nja 30 vite te mira do votojne Kurtin serisht
Berisha është si i mbyturi që terheq poshtë kush i rri afer. Di not ky kurti?
Tung !
Çfare do me thene “kryt’ ta thene ” , dhe “kacine “
kryt’ ta thene = ” kryet ti thyen”
Bravo Kimete.Shkrim brilant. Vetem komentuesi Taulanti nuk e ka perlqyer se eshte i trash dhe i kupton gjerat me vones si gomari.
Albin Kurti do pesoi fatin e Sali Berishes se eshte budalla.Ai mban per mik te ngusht nje kriminel si Sali Berisha dhe mere keshilla nga aiqe po e fundos Kurtin dhe Kosoven bashk.Hajt ruge e mbar i qoft.
Kimete as vet nuk e di cfar shkruan e keqja sot eshte se cdo lloj budallai eshte ber gazetar
Kimete je e papare, shembull i gazetarise reale, thjesht e shkelqyer.
Gazetaria Kimete Berisha , aktualisht eshte gazetaria me llogjike ne Kosove dhe ndoshta me gjere . Kjo gazetare u ve festen sic kane koken politikanet . Matet kur pret dhe qep , sic eshte sot rrasti i Albin Kurtit . Krahasimi me Bukoshin eshte risia e ketij shkrimi ” Bukoshi jetonte ne Diaspore dhe punonte , per Kosoven , Kurti jeton ne Kosove dhe punon , per diasporen “.Nje krahasim shume i goditur dhe analitik . Kurti po cfaq ca karakteristika te Saliut , pavaresisht se ka marre dy here votat . Kjo mbetet e pa spjegushme . I vetmi spjegim eshte se Kosova nuk eshte shtet normal , deri sa ka KFOR . Fillimisht e kam simpatizuar Kurtin . Ishte populist , por populisti , nuk mund te jete drejtus i sukseshem , sepse drejtimi eshte pragmatik . Kete shkence Albini , nuk e njef . Njef vetem qendrim te prere revolucionar .Jam dakort me Kimeten : Albini eshte problemi sot , per sot Po nuk eshte fare vetem . Kosovaret spiunuan te tere trimat , qe drejtuan luften dhe sot ndodhen te burgosur ne Hage . Spiunet jane kosovaret , ku u mbeshtet Dik Marti , qe shkroi librin , kunder UCK . Gjithsesi Albini eshte person i votuar dhe s’dihet sa . Zgalem
Kosova e medaljeve te arta ne Tokio,Kosova e gazetares brilante (e arte) Kimete Berisha, Kosova e mendjeve te mykura Kurti-Haradinaj,pra Kosova e kntraditave. Flm Kimete,do vuani me Albinin sic vuajtem ne me Saliun,po megjithate e ka nje ndryshim,Saliu e ka mare dhe e ka mbajt pushtetin me dhune,Albini e ka mare dhe po e mban pushtetin nga trushplaret, sepse shoqeria kosovare eshte me e prapambetur.
Eshte e sigurte qe Albini do perfundoj si Saliu,se nuk qeveriset me genjeshtra, genjeshtra i ka kembet e shkurtra thuhet ketej nga ne.Saliu mbreteroj gjate se kombinioj genjeshtren me dhunen, por shpresoj qe Kosova te mos shkoj ne ate rruge.
Albin Kurti eshte politikani me i mire ( i plotesuar ne te gjitha drejtimet – figure e paster e me integritet, i pakorruptuar, mendje brilante e patriot idealist ) qe ka njohur hapesira shqiptare deri me sot.
Pse Berisha eshte dakort me Kurtin per kete problem, nuk e barazon Berishen me te.
Pra duke dashur te ulni figuren e Kurtit me keto shkrime pa baze, po ngrini Berishen.
Paska bere namin Albini se ka hapur kufirin gjate veres, po Rama per te cilin pergjeroheni a nuk ka bere te njejten gje.
Po te kishte mbyllur kufijte qeveria Kurti, kjo llapaqene dhe kori i qenve te sponsorizuar nga Beogradi me siguri do te ulerinte se ja Albini pasi u mori voten emigranteve i mbylli deren per ne vendlindje.
Albini sulmohet sot nga ata qe mbajne anen e Serbise per mosnjohjen e krimeve nga ana e saj , ndryshimin e kufijve, mosnjohjen e Kosoves e berjen e Kosoves nje shtet jofunksional nepermjet statusit te vecante te komunave serbe e kishes serbe.
Nuk kam c’i shtoj komentit te “emigrantit”.
Emigrantet qe punojne pune te ndershme jane pjesa me e paster dhe me me dinjitet e shoqerise shqiptare.
“Eshte e sigurt qe Albini do te perfundoje si Saliu”
Ne qofte se ka nje te vertete qe buron nga histori mijera-vjecare e bote eshte se histori eshte e paparashikueshme. Profetet Jezu Krisht dhe Muamet Ali e dinin mire kete te vertete prandaj ne librat e shenjte nuk ka asnje. Karl Marksi i ushqyer me filozofine hebraike nga xhaxhai i tij mendoi te behej (ne shekullin19) i pari profet qe parashikoi se e ardhmja e njerezimit ishte komunizmi.
Por kjo profeci deshtoi me turp.
Edhe kjo profecia e shekullit 21 qe “edhe Albini do te perfundoje si Saliu” tregon cektesi te cuditshme historike.
Nuk kam c’i shtoj komentit te “emigrantit”.
Eshte per te ardhur keq qe uniteti popullit shqiptar te mbetet peng i marredhnieve armiqesore midis dy udheheqesve.
U lutem ketyre zoterinjve qe, per hir te atdheut tone te perbashket. ta mbyllin kete konflikt qe po demton unitetin tone kombetar.
Respekte Kimete! ma merr mendja se do te perfundoj ma Keq se Sali Kerma .pasi eshte ende i Ri dhe do ta ndjeje ma thelle dhe ma gjate Hurin me Gunga ne Prapanice.