Iniciativa e “Open Balkan” po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një mollë sherri rajonale, veçanërisht në perspektivën e vendeve që nuk duan të aderojnë, dhe në mënyrë direkte apo indirekte po ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve të Prishtinës me Beogradin zyrtar, por edhe me Tiranën.
Avokati Spartak Ngjela ka një vizion të tijin, që ka të bej me ekonominë globale.
” E dimë që tani ka hyrë Gjermania në lojë, dhe duhet të kuptojmë që është edhe çështje tregu. Kapitalizmi do treg, dhe Berlini do treg në Ballkanin Perëndimor, dhe ka investime të mëdha në Serbi. Është një treg rajonal me gati 30 milionë banore. Politika amerikane nuk ka folur, se nuk do t’i dalë ndesh politikës gjermane, në krizë me Uashingtonin gjatë administratës Trump.”
Sipas Ngjelës, iniciativa e Open Balkan gjithsesi nuk mund të ketë sukses pa Kosovën.
“Këto duan të bëjnë një Open Ballkan, por pa Kosovën nuk e bëjnë dot. Çështja është pse i duhet Kosova, apo e kane kundër saj, sepse Kosova nuk e përballon dot Open Balkan nga momenti që Serbia, që është shteti kryesor i asaj iniciative, është armiku i saj më i madh”.
Po a është ky projekt disfavorizues për Prishtinën? “Tregu nuk pyet je brenda apo jashtë institutit ekonomik. Do vazhdojë. Pse e duan Kosovën? Ka prodhim mallrash, apo industrial? Në momentin që nuk ke prodhim industrial, nuk vë dot dogane, nuk ke tarifa. Kur i vuri tarifa Haradinaj, Serbia humbi 1 miliard euro në gjashtë muaj”, thotë Ngjela.
Shpesh është analizuar Open Balkan si një tentativë i krijimit të një versioni të moderuar i botës serbe, por Ngjela është skeptik. “Titoja merrte 2 miliardë dollarë në vit nën tavolinë nga SHBA në kohën e Jugosllavisë për vetë administrimin e vendit , në funksion anti rus.
Por serbët nuk janë thjesht antiamerikan, janë pro rus. Sot është konceptuar, e ka thënë dhe Vucic, që në Ballkan vetëm bota shqiptare është tërësisht pro amerikane, ndërkohë që Gjermania nuk e ka problem këtë pjesë, Berlini thjesht do që t’i hapet treg Serbisë dhe që t’i rikthehen investimet me miliarda euro që ka bërë në atë vend”.
Po të mos pranojë Kosova, edhe në funksion të marrëveshjes të drejtpërdrejtë me Serbinë? “Duke analizuar këto aspekte, në qoftë se nuk pranon Kosova, bie Serbia. Kosova varet nga Uashingtoni, që i ka dhëne lirinë. Por fakti që politika amerikane nuk po flet, varet nga faktorët e mësipërm”, thotë ai.
Ngjela mendon se “me iniciativën e shkëmbimit të territoreve, humbet Shqipëria e Madhe, bashkimi i trojeve nuk ndodh më. Por amerikanët e kanë koncept se një Shqipëri e Bashkuar krijon një entitet pro amerikan të fuqishëm në Ballkan. Në Kroaci ishin amerikanët që krijuan reformën në drejtësi, të njëjtën gjë po bëjnë edhe në Shqipëri. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, merr me vete edhe Kosovën”./A2
Ngjela e bën analizën tamam.Shqipëri nuk ka më ka intersa Amerikë Gjermani etj.Pa Kosovën na thotë nuk bëhet se bien interesat gjermane.Amerika nuk flet se nuk don ta prishë me Gjermaninë.Atëhere çfarë lesh shteti është Shqipëria e Kkosova?Po dje lexova se vitin tjetër në Shqipëri do ndërtohen tre baza ushtarake të Amerikës do vijnë ushtarë aeroplana e makineri të rënda ushtarake,Prandaj o shqiptarë kujtoni fjalët e ambasadores :se do hani bar po nuk zbatuar urdhërat tona.Roftë Ameriqia që na solli demokracinë e famshme…dhe sukseset i dini më mirë se mua..
Une te kam vleresuar ty Ngjela sidomos vitet e fundit me analizat dhe mendimet e tua por ketu nuk jam dakort. Kosova ose me mire Albin Kurva mos haje shume sepse ai nuk pranon te shkoje ne takime dhe gjen justifikime jo me ftuan jo s’me ftuan apo nuk kisha ftese etj etj. Eshte idiot Albini por dhe ky pleh do bashkohet se perndryshe do ta qaje postin qe mban pergjithmone. Mbajeni mend qe ky fytyre mut qe krekoset si gjel do i lagen puplat shume shpejt.
Eheeee filluan te dredhin te gjithe “patriotet e pilafit”! Edhe avokati tashme po thote se duhet edhe Kosova te behet pjese e Open Balkan! Madje madje edhe vet Albin Kurdhi pak me pare paska deklaruar se “shqiptaret kudo ne vendet ballkanike ku jetojne, nuk do ta humbim kete moment historik”! Kosova do behet patjeter pjese e Open Balkan, perndryshe ja tredhin koqet Albin debilit!
SUPER NGJELA si gjithmonë !!
Rroftë AVOKAT ❤ NGJELA i MREKULLUESHËM
⚖⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Si gjithnjë nga z Ngjela do të dëgjojmë analiza folklorike. Të tilla mund të dëgjosh çdo ditë nëpër mejhane, në Shqipëri e Kosovë.
Sigurisht, që për nivelin e gazetarëve që e intervistojnë kjo analizë i duket e nivelit të lartë dhe i lë pa fjalë. Nuk mund të ndodhë ndryshe në një vend ku president është shoku i Çim Pekës dhe Bes Kallakut, deputet për 30 vjet me radhë ishte Nard Ndoka (madje edhe ministër shendesie), prokuror i përgjithshëm Tik Llalla dhe gjyqtarë të gjykatës së lartë dhe kushtetuese të gjithë të korruptuar, dhe si qershia mbi tortë përfaqësuesi i “të djathtës” shqiptare ai që dritën e elektrike e pa për herë të parë kur shkoi në shkollë të mesme, në Shkodër.
Përballë Stresit dhe Noisit, z Ngjela duket si Kanti ?
Merr ajer edhe ti Avocat ndonjehere!Te dhifsha Albin.
Kur diskutimi bëhet , vetë pyes, vetë përgjigjem , vazhdimi dihet. Taku është bërë si Tos Lubonja. Vetëm se njëri i bie gozhdës, kurse tjetri patkoit. Shumë e vështirë të përparojë ky vend. Kur fatet e Pentagonit i merr në dorë gaz-dhjet-aria shqiptare, fundi i botës duket më i afërt nga se pandehet. O Taku ! Po merr njëherë pushime o lumadh se mbete në dyert e gazetave dhe studiot TV-ve.