Nga Ylli Pata
Udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, ishte me origjinë familjare nga Kosova, ndonëse fliste më shumë toskërisht.
Në Luftën e Dytë Botërore, Alia, luftoi në Kosovë me një formacion të partizanëve shqiptarë.
Pas vitit 1990, atë e akuzuan për Masakrën e Tivarit, ku u vranë mbi 4 mijë shqiptarë nga forcat ushtarake jugosllave të udhëhequra nga Josif Broz Tito. Ramiz Alia e ka mohuar kategorisht dijeninë për atë ngjarje, por fakte që e implikojnë atë nuk pati kurrë.
Në 1990, Ramiz Alia qe udhëheqësi i parë shqiptar që lejoi me vendim të Kryekomandantit të Ushtrisë, dhënien e disa reparteve shqiptare për tu stërvitur
vullnetarët e parë të rezistencës së armatosur shqiptare në Kosovë.
Në këto grupe ishte edhe Adem Jashari, e mjaft të tjerë themelues të U ÇK-së.
Sali Berisha, presidenti i parë postkomunist i vendit, ishte njeriu që fliste më shumë për Kosovën, për bashkimin kombëtar e për patriotizëm, por, sapo erdhi në pushtet u përplas dhunshëm me Akademikun Rexhep Qosja, që e quajti “komunist”, sulme që ushqyen media e fushata të gjata denigrimi, që pasuan me vite e me vite.
Po ashtu Berisha, siç kanë dalë faktet, ka arrestuar mjaft veprimtarë të rezistencës së armatosur të Kosovës, të tjerë janë arrestuar në Serbi, sapo kanë ikur nga Shqipëria. Kurse të tjerë si Remzi Hoxha u torturuan e u zhdukën pa lënë gjurmë, as sot e kësaj dite. Në 1995, Shqipëria e Sali Berishës furnizoi me naftë Jugosllavinë e Sllobodan Millosheviçit, që ishte nën embargo nga OKB.
Berisha ka deklaruar se e ka bërë për të furnizuar kosovarët me naftë. Ka shumë qe ende e besojnë.
Pas vitit 1997, Fatos Nano që u bë kryeminisër, u takua në Kretë me Sllobodan Millosheviçin. Sali Berisha e akuzoi si tradhëtar, e më pas nisi një fushatë e madhe linçimi, të nxitur edhe nga zëra brenda PS-së.
Robert Goro, gazetar i BBC në atë kohë, dëshmitar i vetëm për mediat shqipfolese thekson:
“Më 4 nëntor 1997 u zhvillua në Kretë një takim i liderëve të Ballkanit. Ishte një darkë e organizuar për tu zhvilluar në Kretë dhe unë kam ndjekur takimin si gazetar i BBC. Kam patur rastin ta takoja kryeministrin e Shqipërisë pas takimit dhe të zhvilloj një intervistë.
Nga e gjithë ajo që quhet debat sot më vjen habi për një gjë: Unë kam qenë në kontakt dhe kam qenë i informuar se kryeministri Nano u ka thënë prerë autoriteteve që merreshin me organizmin e takimit se çështja e Kosovës do diskutohej patjetër në këtë takim. Më para ata kishinn thënë që Millosheviçi të takohej me Nanon por me një kusht që Kosova të mos ishte pjesë e bisedës.
Por Nano ia ktheu se nëse nuk zihet në gojë Kosova, atëherë përse duhetë të bëhej ky takim. Takimi u krye dhe mua më ka ardhur habi nga sulmet që i bënë Nanos në atë kohë. Shumë vetë edhe sot pyesin përse e takoi. Unë them bëri shumë mirë që e takoi. Unë jam tifoz i komunikimit. Ishte një sfidë dhe takimi duhej”.
Në fakt, e vetmja pjesë ku mund të kapej “gafil” Nano është se në darkën zyrtare ishte i veshur me smoking e Millosheviçi me kostum normal. Andi Bejtja, e kapi mjeshtërisht këtë detaj dhe në një koment të tijin e cilësoi kryeministrin shqiptar si “kamarier para sllobos”, meqë në Shqipëri kamarierët mbanin papion.
Ndërkaq, Fatos Nano, ishte kryeministri që UÇK-në e uli në tryezë me krerët e Departamentit Amerikan të Shtetit në Zvicër, e më pas marrëdhënia shkoi ashtu si shkoi.
Ndërkaq, është e vërtetë që Fatos Nano pati marrëdhënie të ndera me Ibrahim Rugovën derisa u takuan personalisht në vitin 2003 në Prishtinë, e kjo falë edhe sjelljes kapriçoze e ndoshta arrogante të Nanos. Megjithatë, kjo hyn tek performanca e të bërit politikë, e jo tek etiketimi tradhëtar apo patriot.
Nën qeverisjen e “tradhëtarit” të vendit, Kosova hyri në fazën e saj të çlirimit, që më pas ndodhi në vitin 1999.
Ndërkaq, edhe Ibrahim Rugova është etiketuar tradhëtar nga kundërshtarët e tij politikë, por popullaritetin e tij nuk e ka arritur askush deri tani në Kosovë.
Në 2008 Kosova u bë e pavarur, kur Shqipëria qeverisej nga Sali Berisha. Ky i fundit, por edhe ministri i tij i jashtem i kohës, e përmendin pavarësimin e Kosovës, si një nga sukseset e qeverisjes së tyre. Por thjesht se e përmendin, pasi pretendimi i tyre është më shumë se i ekzagjeruar.
Gjithsesi në vitin 2009, qeveria “Berisha” firmosi një marrëveshje me Greqinë, për limitimin e ujrave të detit Jon. Kjo marrëveshje u kontestua nga opozita e kohës e mjaft intelektualë që akuzuan qeverinë se i ka dhënë më shumë territor Greqisë.
Këtë pretendim e vërtetoi më pas edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Edhe sot e kësaj dite, Berisha e ka mbrojtur atë marrëveshje. Megjithatë ka mjaft njerëz pranë tij që e cilësojnë si patriotin më të madh në vend.
Për të ardhur tek Edi Rama, i cili në 2014, kur në Beograd kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, u cilësua si “patrioti më i madh”, në 2018, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, përplasja e tij me Edi Ramën u kthye edhe ushqim i politikës së brendshme në Shqipëri. Sali Berisha, i cili e akuzonte më parë si Zografi, më pas i vuri dhe epitetin “Esat Pasha”, e ktheu si argument politik kundër Ramës.
Njëjtë edhe Ilir Meta, të cilët aleancën me Ramush Haradinajn e kthyen në një koalicion politik kundër Edi Ramës. Më pas kjo aleancë vijoi edhe me Albin Kurtin, i cili synoi që me ndihmën e PD-së dhe LSI-së të fuqizonte degën e vet të Vetëvendosjes që synonte ta fuste në politikën shqiptare.
Po mirë, kush është tradhëtari e kush patrioti në këto 30 vjet postkomunizëm? Edhe për Esat Pashë Toptanin, që serbët e kanë si heroin e tyre ngase shpëtoi Karagjorgjeviçin nga ushtria austriale, sot ka mjaft njerëz e studiues që nuk e quajnë tradhtarë, por thjesht një politikan që kishte aleanca të “caktuara”…
Po per presionet e Berishes ndaj Rugoves ne 1995, per te dal ne zgjedhjet e Serbise, gjoja per te rrezuar Milloshevicin? Akt qe do bente qe Kosova te pranonte juridiksioni e Serbise mbi Kosoven? ke gje per te thene??
Por per deklaraten e F. Nanos ne 1997 se rruga e Kosoves per BE kalon ne Beograd, lexo qe Kosova t’i kthen syte nga Beogradi se kryeqytet i Kosoves eshte Beogradi? Dy vjet me vone Kosova u clirua me ndihmen e Natos, ke gje per te thene.??
Po per aleancen e re Rama Vucic, duke pranuar mosnjohjen e Serbise shtetit te Kosoves ne nje faze shume te rendesishme te dialogut Kosove Serbi dhe kerkeses eskplicite te amerikes per njohje reciproke, hapja e deres qe i behet Serbise nga rrethimi dhe ngushtimit qe po i behej si mjet presioni, po per njohjen per mosballafaqimin me te kaluaren kriminale, shperfilljes qe i bene Kosoves si shtet Shqiperija, etj etj, ke gje per te thene?
Po ata 4000 djem dhe burra kosovar qe si rober te jugosllaveve ne 1945 kaluan nga Morina deri Muriqan, me asistencen e ushtareve shqiptar. Deshmitar okular i kalimit te tyre ishte edhe at Zef Pllumit ku ka treguar per gjendjen e tyre te rend, ke gje per te thene???
Apo hajt se kjo nuk ka te beje me prioritet e Shqiperise.
Eshte e tmershme se si shqiperija me kaq kollajllek shkel mbi Kosoven, besoj qe eshte e afte edhe per ceshtjet me minore dhe te parendesishme ta beje kete kur shef si reagohet ne kerkesat e Kosoves per mbeshtetje.
Keto gjera dihen.
Dushan Mugosha e Miladin Popovic krijuan Partin Komuniste Shqiptare.
Qellimi ishte qe te percahej populli Shqiptar ne Ballkan.
Emisaret Jugosllav i kerkuan Enver Hoxhes braktisjen e Kosoves dhe shpallje lufte Ballit Kombetar .
Enver Hoxha vrau kunatin jo me Shqiptaret e thjeshte.
Shqiptar 100% Kosove-nese flasim per individe apo disa fragmente historike te disa veprimeve apo mosveprimeve te disa politikaneve shqiptare ne te dyja anet e kufirit, ke “harruar” dhe disa gjera te tjera:
se pari-krijimi i batalionit hitlerian Skanderbeg me pjesmarrjen e kosovareve, ke gje per te thene?
se dyti-vrasjet e njerezve te pafajshem ne Tirane ne 4 shkurt te 1944-tes prej Xhaferr Deves dhe xhandareve te tij prej Kosove, a ke gje per te thene?
se treti-pritja qe i bene shqiptaret e Shqiperise atyre te Kosoves, kur paramilitaret dhe ushtria e Milloshevicit i perzuri me dhune prej trojeve te tyre amtare, ke gje per te thene?
se katerti-gjithe ata oficere karriere te ushtrise shqiptare, por edhe djem e vajza civile nga Shqiperia qe ju bashkuan UCK-se ne luften per clirimin e Kosoves prej okupatorit serb, ku shume prej tyre dhane jeten atje, a ke gje per te thene?
Eshte kollaj te drejtosh gishtin drejt shqiptareve te Shqiperise me akuza. Bukeshkale ka patur dhe ka ne cdo vend e cdo komb dhe Kosova e Shqiperia nuk eshte imune ndaj ketyre fenomeneve, por nje gje duhet ta kesh te qarte ti dhe te gjithe ata ne Kosove qe mendojne si ti, se shqiptaret e Shqiperise kurre nuk i kane harruar vellezerit e motrat e tyre ne Kosove e ne trojet e tjera arberore jasht kufinjve shteterore te Shqiperise. Im ate nuk ishte nga Kosova, por shpresonte ta shikonte Kosoven e lire sa kohe qe ishte gjalle. Ai nuk e pati fatin ta shikoje enderren e tij te behet realitet, por e pashe une, djali i tij qe per ironine e fatit kam lindur ne 17 shkurt, ne te njejten dite qe perkujtohet shpallja e pamvaresise se Kosoves. Personalisht uroj qe ta shoh Kosoven nje dite te bashkohet me Shqiperine dhe po nuk e pashe une, do ta shohin djemte apo niperit e mi. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te gjejme vlera te perbashketa qe na bashkojne dhe jo te akuzojme njeri tjetrin per te kaluaren, rrethanat e te cilave i marrim me mend, por nuk i dime se si kane shkuar gjerat.
Inatet qe perpiqeni te fusni me komente te tilla nuk i sherbejne ceshtjes kombetare te kombit tone. Te mos harrojme porosine e te madhit te Kastrioteve qe na ka lene me se 600 vjet te shkuara, qe te qendrojme gjithmone te bashkuar, pasi bashkimi ben fuqine.
I nderuar @ albanianfirst, by the way me pelqen nickname-i,
Ke huqur thelbin. Ceshtja eshte, 1 – perpjekja e autorit per te relativizuar akuzat drejtuar drejtuesve te shtetit, shpesh te renda me etiketime te bazuara apo pabazuara, si tradhti.
Te marr nje shembull: Sali Berisha ka ndertuar nje rruge, nje nga me te rendesishmet dhe rendesi stragjike per integrimin e hapesirave shqiptare, Rruga e Kombit, por i njejti personalitet nje dekad me pare bente presion per te hyre ne zgjedhjet serbe, dhe cilat do ishin pasojat me pas nese do te kishte ndodhur.
2- ajo qe po beje perpjekje te them eshte se drejtuesit politike ne Shqiperi, historikisht, me shume lehtesi kane marre vendime per Kosoven, dhe ne keto 30 vitet e fundit, nese perfshijme edhe ate te ish ministrit te jashtem B.Mustafai, kane disa deklarata qe jane ne kufijte e akuzave.
Qe Shqiperija me shume lehtesi merr vendime per Kosoven edhe ate e trajton me shume si barre se sa si pjese e arealit te saj kulturore, politike e pse jo edhe kombetare, kjo fatekeqesisht eshte fakt. E thene troc, me shume kollajllek e hedhe tutje, edhe per interesa me minore. Pse eshte keshtu, besoj sepse per nje pjese te madhe te banoreve te shqiperise kosova nuk ka shume kuptim, nga politika eshte pare me shume si barre se sa si pjese e trupit. Pse eshte keshtu besoj qe ky artikulle e sqaron me mire. https://www.gazetaexpress.com/bregovic-dhe-filozofia-e-shqiptareve/
Qe per Kosoven dhe shqiptaret e ish Jugosllavise pushtimi fashist Italian dhe me pas i gjermaneve ishte clirim, dhe ishte vertet i tille, kjo vetem per idiotet mendje ngushte eshte e pakuptueshme.
Batalioni Skenderbeg i krijuar nga gjermanet, pervec akuzave per dorezimin e 200 hebrenjeve, akt i turpshem kjo, nuk ka dicka tjeter te thuhet per ta. Por per Xhafer Deven, si minister i puneve te brendshme, mund te themi se ai refuzoi t’ua dorëzonte listën e hebrenjeve, gjermanëve dhe hodhi poshtë kërkesat e tyre për të mbledhur hebrenjtë në një vend, për shkak të zakonit të mikpritjes dhe Beses shqiptare. Për gjermanët, Deva argumentoi se ai nuk do ta dorëzonte listën pasi nuk do të pranonte “ndërhyrje në punët shqiptare”. Deva me pas i ka informuar udhëheqësit e komunitetit hebre se ai kishte refuzuar me sukses kërkesën gjermane më pas. Ne qershor 1944, qeveria gjermane kërkoi përsëri listën e hebrenjve, dhe qeveria atehereshme shqiptare refuzoi përsëri. Pra, ajo qeveri, e Rexhep Mitrovices KM dhe Xhafer Deves minister i rendit, te dy kosovar, jane me meritoret per mbrojten e hebrenjeve dhe per imazhin qe e gezojne shqiptaret per kete ceshtje jo vetem ne Izrael e boten Hebreje por edhe kudo tjeter. Sa i perkete akuzave te ardhure nga komunistet e shqiperise per vrasjen e 86 banoreve te Tiranes, te dyshuar si prokomunist, ne ditet e fundit te luftes civile. Kjo ceshtje eshte akoma e pasqaruar se kush qendron mbrapa kesaj ndodhije te shemtuar, akoma nuk dihet, une nuk perjashtoje qe grupe te qeverise “kuislinge “ mund te jene ata, por poashtu eshte akuze qe eshte ndertuar nga komunistet e kohes kunder kundershtarit te tyre te ashper politike, Xhafer Deves, dhe deri me sot nuk ka gjurmim serioz per keto vrasje mizore. Por eshte edhe nje gje, qe pa prites kjo ju permendet kosovareve kur tentohen te kundershtohen ata dhe jashta temes se debatit, kjo ndodhe, ju faturohet kosovare edhe pse ne rast se eshte e vertet, eshte ideollogjike e kursesi krahinore, dhe me kete gjithmone devijojne diskutimin por kjo edhe tregone sa forte paragjykohen kosovaret dhe si shiqohen si te jashtem. Por ne krahasim me pushkatimet, torturave akteve c’njerzore gjate LDB, qe kane bere komunistet shqiptar, dhe pas LDB dhe instalimit te diktatures me c’njerzore te planetit, ky epizode eshte larg te qenit i krahasueshem apo qe te ngriten paralele te njejta.
Solidariteti i banoreve te Shqiperise gjate bombardimeve
ka qene i jashtezakonshem, dhe Kosova duhet te jete gjithmone mirenjohese, numri i atyre shqiptareve te shqiperise, eshte me shume simbolik besoj qe ne Shqiperi, numri i atyre qe kane shkuar ne Siri eshte me i madh se sa ne Kosove.
Por nuk kerkohen nga shqiptaret e shqiperise te luftojne nexKosove, kjo eshte detyre e jona, kosovareve, mjafton qe te mos ndertoni sleanca me Serbine.
Zoteri me vjen keq qe jeni perpjekur shume per te gjetur argumente per te mbeshtetur teorine tuaj se gjoja “Shqiperia merr shume lehte vendime per Kosoven”, pasi kjo nuk eshte aspak e vertete. Shqiperia eshte nje shtet shume i vogel dhe pa peshe ne arenen nderkombetare. Pamvaresisht nga kjo, Shqiperia gjithmone ka qene krah i sigurte per Kosoven ne pergjithesi dhe shqiptaret e Shqiperise asnjehere nuk i kane harruar shqiptaret pertej kufinjve shteterore te vendit, jo vetem ne Kosove, por kudo. Ne nuk mundemi te gjykojme veprimet e udheheqesve tane, pasi nuk dime shume hollesira qe jane eskluzivitet i tyre, te cilat mundet ti kene shtyre te marrin vendime qe ne dukje duken te lehta.
Sa i perket hebrenjve, duhet thene se Xhaferr Deva nuk ka patur tager, qe te perfaqesoje qeverine Shqiptare ne kete ceshtje. Ajo qe duhet permendur eshte se nen udheheqjen e tij, xhandaret nga Kosova vrane 86 shqiptare te pafajshem, me justifikimin se ishin komuniste. Ne te vertete, asnjeri prej tyre nuk ishte anetar i PKSH, por ishin kunder pushtimit te vendit prej fashisteve; pra ishin patriote. Ne ate kohe PKSH ishte jo aq e njohur dhe sic dihet ishte ne ilegalitet te plote, qe te njihej masivisht prej popullsise. Lufta Nacional Clirimtare u be nga partiotet shqitpare dhe mbas clirimit kreditet i moren komunistet. Sa i perket Rexhep Mitrovices, ai ka qene ne pushtet disa muaj, me hyrjen e trupave gjermane hyne ne Shqiperi ne fund te gushtit 1943. Gjate periudhes se pushtimit gjerman, ne krye te qeverive kuislinge kane qene disa individe duke filluar nga Ibrahim Bicaku, Mehdi Frasheri. Rexhep Mitrovica dhe Fiqri Dine. Ka qene Mehdi Frasheri ai qe refuzoi kerkesen zyrtare te ministrit hitlerian te jashtem Ribentrop per dorezimin e listave me adresat e hebrenjve ne Shqiperi dhe jo Rexhep Mitrovica, sic pretendoni juve. Ne kete aspekt, duhet thene se ishin shqiptaret me traditat e tyre te lashta sipas se ciles, “shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut” qe shpetuan hebrenjte. Qeverite kishin shume pak ne dore per ta bere kete gje. Gjysherit e mi mbajten gjate luftes nje familje hebrenjsh si dhe nje grup ushtaresh italiane per ti shpetuar nga pushkatimet qe u benin ish aleatet e tyre gjermane. Per kete ata kurre nuk kerkuan medalje apo mmirenjohje, pasi bene detyren e tyre, sic i takon traditave tona.
Nuk kam asnje koment kur flisni per Sali Berishen, pasi per mendimin tim, ai ka qene nje agjent i Serbise. Ka shume fakte qe me kane cuar ne kete perfundim, duke nisur nga sabotimi qe i beri embargos se OKB-se ndaj regjimit te Milloshevicit. Vlen te permendet se im ate e ka njohur personalisht “fatkeqesine e kombit”, sic e quaj vete zotin Berisha, prandaj personalisht nuk kam patur kurre besim tek ai.
E fundit; nuk ka se perse kosovaret ti jene mirenjpohes shqiptareve te Shqiperise, sic thoni juve, per pritjen dhe ndihmen qe ju dhane gjate luftes ne Kosove. Ne jemi vellezer te nje gjaku dhe e kemi per detyre qe ti gjindemi njeri tjetrit ne nevoje.
Gjithe te mirat kudo qe te jeni,
Si e quajne studiusit Esatin apo halldupin, eshte pune e tyre. Ka plot te tjere qe jane te bindur qe ata jane tradhetare. Studiusit kane konsiderata mbeshtetur kryesisht nga raportet, interesat dhe bindjet e tyre, ndersa pjesa qe nuk kane interesa kur krijojne bindjen e tyre, i kane shpallur tradhetare.
Une s’dua te shtoj ose pakesoj nga ato qe thuhen por drejteperdrejte dua te theme. Fatos Nano ka qene indikator pozitive per çeshtjen e Kosoves, por nje njeri qe demostroi qejfin e tij dhe jo pergjegjesi kombtare apo shoqerore edhe genjeshtar se qindarken e fundit qe premtoi shqiptare e mbajti per vete ku ha dhe sot. Sali Berisha ka qene ai qe dime dhe njohim, agjente i udb-se qe ne kohe te Enverit, me teser PP. Ibrahim Rugova, ndoshta qe eshte dhe nipi Xhafer Deves , ka pase ndikimet e tij ne sferen e politikes dhe shqiptaret ne teresi kane gabuar shume ne perceptimin si nje udheheqes popullor. Vetem kur Kosova digjej e vritej nga ushtria e Millosheviçi dhe bashkepuntorin e Rugoves e vrane ne tren, ai u fsheh ne Beograd me Millosheviçin per nje jave kur dhe Bota po e kerkonte dhe s’po e gjente. Kete le ta zgjidhin ata qe mburren me Rrugoven. Esati e mori ate qe meritonte, ndersa keta te sotmit kerkojne ti bejne heronj , pavaresisht se kujt i kane sherbyer. Puna juaj, une e kam percaktimin tim; nje tradhetar i moderuar per kohen. Megjitheate po te keshe parà sot kthehesh nga mashkull ne femer! Kush i perkrah, nuk eshte me pak. Aresyeja eshte konvertuar ne force.
ceshte ky rrospi gazeKari ,kush e shkerdhen ne bythe kte
i rras Qafen e Pates noj shpellar si saleh Hamut brrisha ?!
ptuuuuuuuuu te qifsha robt jane shndruar te gjithe ne pederaste antishqiptare
i sherbejn bushtrave esadiste –
shqkiptR o race e poshter qe … llumi i evropes, allah allah?
KESHTU FLASIN VETEM BURRAT E SHTETIT
SY PER SY E FAQE PER FAQE PERBALLE VUCIC
EDI RAMA SHPARTALLON THELBIN E POLITIKES KOLONIALISTE TE GENOCIDIT SERB NE KOSOVE:
https://youtu.be/p6zPHzoQbwc
….edhe kurvat,kan shum kurvarë…
Ndodhi e paimagjinueshmja ! Stela Pata nuk është shpend por feniks. Për herë të parë, ekskluzivisht tek Tema, Pata parashikon atë që shumë pak njerëz e patën parashikuar që pas shekullit 19 do të vinte I 20- ti.
Shoku Edvin promovoje kontrollor në Rinas. ( Stela in danger-çensura wake up)
“Patriotët e vërtetë” që nuk kanë bere “asnjë tradhti” janë nëpër vila ke gjiri I Lalzit