Nga Frrok Çupi
Çfarë po ndodh? Ngjarje me ushtri po ndodhin sot, dje e pardje…, domethënë këto tre a katër ditë:
…Dy ushtri, në të njëjtin mision- për shuarjen e zjarrit në Lak të Thive; të dyja shqiptare. Fshehur nëpër shkurre rri një ushtri tjetër piroteknike që ndez zjarre të qëllimshme.
Dy ‘ushtri’ shqiptare gazetarësh shajnë njëri- tjetrin, njëra andej nga Kosova e tjetra këndej. Të thuash të vërtetën- ata në Kosovë shajnë më rëndë e trashë… Dy ushtri ‘artistësh’ në të dy anët, njëra lufton që të ndalojë e tjetra të lejojë kantautorin boshnjak me famë ndërkombëtare, Bregoviç.
Disa nga këta ushtarë, edhe pse këngëtarë ‘majë krahu’ i bëjnë isharete artistit të Rock-ut: ‘Pa peja- peja pak e matemi bashkë!’. Budallallëk me okë!, një rapsod i stilit ‘majë krahu’ do të matet me zhanrin ‘rock’ e ‘jazz’ që sollën kthesa në qytetërimin botëror. Sapo kemi lënë pas kohën e trishtë kur ‘ushtria’ e klasës punëtore edukonte artistët.
Prapa dhe para të gjithash qëndrojnë dy ushtri politike, të dyja shqiptare, njëra në Kosovë e tjetra në Shqipëri, që kanë dylbi të ndryshme. Ata në Kosovë e shikojnë më mirë horizontin kur vënë gardhe e mure, ndërsa këtu shikojnë në mirë ‘të hapur’. Në fakt nuk e kanë punën te ‘Hapja’. Qysh prej fillesës së Reformës në Drejtësi, këtu në Tiranë, grupimi i Albin Kurtit ka nisur shantazhin ndaj shqiptarëve, me qëllim që të mos lejojë funksionimin e Drejtësisë.
Dhe një ushtri tjetër, e përbashkët shqiptare, që po bëhet gati me paramilitarë për t’u hakmarrë kundër Drejtësisë dhe prezencës së Amerikës në Shqipëri, nëse këtu guxojnë e dënojnë korrupsionin. ‘”Legjenda” le të jetë i korruptuar dhe le të jetë minues i demokracisë, e kena prej katundit tonë! Ne e mbrojmë!’- ky është motivi.
Dhe një ushtri e madhe, vetëm kjo nuk është shqiptare, qëndron përballë. Ushtria Amerikane, pas stërvitjes së njohur e më e madhja në Evropë ‘Defender Europe 21’, ka lënë në vendin tonë rreth 800 ushtarakë. Por ndërkohë, bash sot u njoftua se Amerika dhe Shqipëria kanë arritur marrëveshjen nga e cila pritet që vitin e ardhshëm të ndërtohen tri baza Amerikano-Shqiptare në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Shqipëri 120 avion ushtarakë, 10 mijë autoblinda si dhe lloje të ndryshme mjetesh.
“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.
… Të gjitha ushtritë kanë lidhje me njëra tjetrën; ose- ekzistojnë për shkak të njëra tjetrës.
Vetë ushtria amerikane ndodhet këtu për shkak se kërcënojnë dy ushtritë e tjera ilegale. Amerika është presente të ruajtur stabilitetin dhe për të mos lejuar paramilitarinë rajonale.
Prej ditësh po flitet për organizata paramilitare që bëhen gati si në territorin e Kosovës edhe të Shqipërisë për të krijuar terror, trazira dhe tension në momentin kur Kuvendi të mos pranojë Berishën në ulëse si deputet; ose edhe më keq- sikur SPAK të vërë nën akuzë të korruptuarit e mëdhenj, autorët e Gërdecit, të 21 Janarit, të eliminimeve politike, të vitit ’97…
Qysh në zgjedhjet e 25 prillit ishte shfaqur frika se organizma paramilitare mund të shkaktonin rrënimin e procesit. Edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nga PD e LSI, ishte bërë thirrje e hapur militare që të mos lejohej të zhvillohej procesi i votimit.
Në kulmin e atij ‘trimërimi’ luftarak, presidenti Meta- edhe si pjesë e opozitës-, deklaroi se kishte informacione se ‘nga Kosova mund të ndërhynin trupa paramilitare’. Rrekjet e kryeministrit të ri, Kurti, për të nxitur përçarje me Shqipërinë, janë bazuar mbi lidhjet e ngushta me Berishën dhe Metën; vetë Kurti ka ndërhyrë në punët e politikës së shtetit tjetër duke synuar që të krijojë vatra tensioni dhe grupime militante.
Në vitin 1997, paramilitarë nga Kosova, sidomos nga ushtria fraksioniste FARK, u panë e u rezistuan deri në Vlorë.
Në këto momente, para se të vijë shtatori, po përdoren të gjitha mjetet, qoftë edhe mjete periferike me ‘militarinë’, si arti apo politika. ‘Ushtria’ që i sulet artistit boshnjak për të mos e lejuar që të këndojë në Korçë, padyshim që nuk e ka punën me këngën, as me Goranin; puna është që të ndizen zjarre për në vjeshtë.
… Kështu, një pas një ndodhen, në këtë të nxehtë, të gjitha ushtritë. Prandaj ndodhet këtu edhe vetë ushtria dhe prezenca amerikane; shpresa dhe garante e stabilitetit që tentojnë ta cenojnë dy ushtri të vogla shqiptare që luftojnë Drejtësinë. Kësaj here- çmendurisht- si kurrë më parë.
“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.
Të tjerat janë anash.
Ore perse thone qe keta kosovaret jane te trashe, keta qe thoni ju qenkar DER ME PRE fare….
Foli ky sahanlepiresi Beogradit.
Sa i squt je bre Tao .
E kap menjehere ne ajer…pa rene ne toke .
Lexoje prape, qe te kuptosh c’po ndodh o Lanti. Albini s’e ka te gjate keshtu si po vepron. Saliu dhe iliri jane tashme te mbaruar. Kujtoji keto konkluzione te thjeshta.
“Mbreti u vra”. Kjo ka qenë thirrja në një fushë betejë. Ku një luftëtar ngrinte shpatën dhe kumtonte fitoren, ose tërheqjen në rastin tjetër. Kjo luftë merr fund me arrestimet e Berishës dhe Ilir Metës . Të gjithë të tjerët tërhiqen nga idea e vetëflijimit. Sado përfitime të ketë një kamikaz , druaj që paramilitaret e Saliut të jenë aq të mbrujtur nga doktrina, nuk do hidhen në zjarr kur lënda nuk është më ndezëse. Duhet të ketë dru e shkurre , (. Sali e Metë), që të bësh zjarr. Kjo është zgjidhja. Për këtë ushtrinë këtej Morinës, e për ata zotërinjtë e luftës me mullinjtë e erës, ( VV ).
Sikur te heqim ate arrogantin psikopatik egomaniakal qe do te na fusi ne nje shtrat me ata qe ne shekuj i kane vrare shqiptaret dhe akoma nuk kane kerkuar falje. Te qifshin serbet atehere.
kantautori me fame nderkombetare i cupit ,Kaq besnike jane me rahmutin kur mbrojne nje kengetar serb pervers qe ka ispiruar paramilitaret serb per te vrare femije te pafajshem me kengen kallashnikov.Cfare ke ne tru o cupi mut serb.
l
nuk keni ndonje foto tjeter te Frrokut?
Kur me hiqi ju te holle “mencur”??!!
Fuck Einstein!
Po Ky Taulanti vazhdon Bythelepirsi i Like Hajdutit dhe Sali Kermes.Ti Mor Delenxhi as ke maja e gishtit nuk i avitesh te Nderuarit Frok Cupi
Frroku na hengsh mutin. Je spiun i serbise. E thote dhe gruaja jote larte e poshte. Kshu qe mos ha mut.
Po me ba mjegull e armiqesi ne mes te shqiptareve nuk do ja arrini qellimit se populli nuk ha bar ,kan ike ato kohe (shyqyr zotit).Ne vjen keq se si nje njeri me kete moshe genjen pa u skuq ne fetyre .Ne vitin e kobshem 1997 ne trazirat e asaj kohe aktiv ishin LPK (levizja popullore e kosoves) kurse Farku( forcat e armatosura te kosoves ) nuk kan ekzistu ne Shqiperi .LPK ishin te lidhur fort me majtistet e F.Nanos dhe bile ne fillim te luftes kan pershendetur me grusht (si partizanet e xhaxhit ).Kurse Farku ishin gati thuaja ushtarak te shkolluar dhe ishin nen urdher te I.Rugoves.Perse Ky analisti perzien gjerat nuk e di (ndoshta asht leku ne pyetje) .
Nuk e kuptoj se si disa mund te shikojn veten ne pasqyre e nuk e ju djeg ndergjegjja.
Figuracion i bukur per nje realiteti te shemtuar, qe te kujton vitin e larget e te mbrapsht kur injorantet krijonin ceta dhe benin tutje, per te bere shtetin shqiptar. Tani qe e kane, pasi e kane vjedhur, vrare e lodhur, duan ta bejne dhtetin te tyre perjete. Por jane jashte kohe, nuk do ja dalin dot. Te dy, presidenti dhe ish presidenti do perfundojne keq, do tridhen nga drejtesia.
Frrok mutti, po pse genjen more plak muti, ku ishin ata te Kosoves ne 97’ more zuzar.
Populli nuk do te ndahet kurr, jemi nje, kurse ju sahanlepiresat e politikes qe jeni fajtorrt kryesore per kete lloj ndarje qe vetem ju e imagjinoni si ne Shqiperi dhe Kosove na henkshit majen e mutit.
Torollak. EDI E ALBINI JANE RIVALE TE TE NJEJTIT SHTET: KONFEDERATES SHQIPTARE. Fituesido na kete te gjitheve ushtare te tij ?
Faleminderit perseri i madhi Frrok!
Se komandantet nuk jane strateg. Nuk ecet perpara me shitje mendsh.
Ja the po kujt ja the o Frrok….