Si po spekulohet në Tiranë me deklaratën e Gjermanisë për “Open Balkans”

11 Gusht 2021, 21:30Politika TEMA

Në Tiranë, zëra mediatikë në oponencë me qeverinë Rama po përpiqen të japin idenë sikur Gjermania mbështet një projekt të bashkëpunimit rajonal që është i ndryshëm me Open Balkans.

Spekulimi ka ardhur pasi një përfaqësues i diplomacisë gjermane, deklaroi për medien në Kosovë se Gjermania mbështet idenë e tregut të përbashkët rajonal dhe parimet e procesit të Berlinit.

Sipas kritikëve apo personave të keqkuptuar në Tiranë, kjo deklaratë e Gjermanisë nënkupton mbështetjen e një projekti “të ndryshëm” nga “Open Balkans” dhe kjo sipas tyre lidhet me  faktin se zyrtari gjerman nuk e përmendi në mënyrë eksplicite termin “Open Balkans”.

Ky pretendim  në fakt është një spekulim aspak elegant, për dy arsye:

Së pari, sepse “Open Balkans” është emërtesa e radhës e të njëjtit projekt që ka nisur në Berlin në 2014.

Së dyti, “Open Balkans” dhe procesi i Berlinit ndajnë identikisht të njëjtat parime sa i takon bashkëpunimit tregtar mes vendeve të rajonit.

Open Balkans thotë që procesi i ndërveprimit ekonomik do të bazohet në principet e mënyrës si funksionon Bashkimi Evropian, ç’ka e thotë identikisht projekti i Procesit të Berlinit.

Faksimilja tregon principet e tregut sipas procesit të Berlinit dhe saktëson në mënyrë tepër të qartë se tregu do funksionojë mbi parimet e CEFTA-s dhe BE-së.

Atëherë për çfarë po debatohet nëse parimet e tregut nuk ndryshojnë? (ato nuk mund të ndryshojnë derisa janë i njëjti projekt).

Problemi kryesor deri më tani lidhet me Kosovën e Serbinë dhe njohjen reciproke.

Albin Kurti kërkon njohjen e Kosovës si kusht për të hyrë në marrëveshje afatgjata bashkëpunimi ekonomik.

Ky nuk është një kusht as i procesit të Berlinit dhe as i Open Balkans.

Deklarata e sotshme e gjermanëve zbuloi konfliktin që mund të ketë krijuar Albin Kurti me ndërkombëtarët si pasojë e këmbënguljes së tij, por kurrsesi nuk zbulon se gjermanët po mbështesin ndonjë projekt të ndryshëm nga “Open Ballans” siç po spekulohet në Tiranë pas deklaratës së zyrtarit gjerman.

Open Balkans nuk është gjë tjetër përveçse paketimi me emërtesë të re i Procesit të Berlinit, emërtesë që i jep “refresh” përpjekjes së Berlinit pas stanjacionit që ndodhi më 2019.

Përpjekjet e opozitës për ta paraqitur këtë nismë si të Ramës apo Vuçiçit duken krejt larg realitetit dhe interesit të SHBA-ve dhe Gjermanisë mbi këtë çështje. ( Hashtag.al)

13 komente në “Si po spekulohet në Tiranë me deklaratën e Gjermanisë për “Open Balkans””

  1. Une says:

    Beni qejf, popullin e percate, qellimi u arrit, po he se do ia gjejne anen edhe popullit te Kosoves qe te mos kete arsye te qahet – nese eshte e mundur kjo gje, sigurisht – dhe ja : Voila!! te gjithe te lumtur e te gezuar, e kujt s’i pelqen ne fund fare geto e stigmatizimit e nje lufte qe t’i zhduke nga siperfaqja e tokes, e keshtu te gjithe happy and content…….Ju lumte, bravo ! ( per sa kohe qe ju genjen mendja se ju keni fjalen e fundit)……….

    1. ben says:

      Lideri global eshte I zene me pune, ministrat jane te zene ne plazh.
      Mbase ndonje rilindas mund ta shpjegoje, se pse lideri global, I vendosi te njejtin emer “OPEN BALLKANS” si emertimin e sorosit qe ne 1999???????

  2. Taulant says:

    Shqipëria do falimentoj ekonomikisht ne Shtator, pasi do të humbasë 666.666.666 gjyqe te arbitrazhit.
    Jo “Open Ballkan” qe nuk e shpëton, por edhe mendja e shendosh e Albinit, si dhe trupi atletik i Vjosa Osmanit, qe sinqerisht përpiqen te ndihmojnë vllaun Edi, nuk jane te efektshëm per te fituar gjyqet. (Mos harroni, jane 666.666.666 te tille )
    Shqiperine e shpëton vetëm lexhenda Sali Ram Berisha.

  3. Patriot says:

    Deri sa eshte Vucic kaq shume i interesuar mua nuk me bind. Nuk e dua. DUA Europen. Prita kaq vjet. Nuk e dua kete projekt. Do pres dhe pak.

  4. ben says:

    Rasti i Kosoves me Serbine ngjan deri diku me rastin e Shqiperise me Greqine. Sipas llogjikes se disa te “mencurve”, meqenese Serbia nuk e njeh Kosoven, atehere kjo e fundit nuk duhet te hyje ne “Open Balkans”. Sipas se njejtes llogjike, persa kohe qe Greqia mbante dhe mban akoma ligjin absurd te luftes me Shqieprine, kjo e fundit as qe duhet te merrte mundimin e te lidhte marrdhenie diplomatike ne Greqine, pa folur per marrveshje te tjera me interes reciprok per te dy vendet e popujt. Nese Shqiperia ne ate kohe nuk do kishte marre vendimin e drejte per te normalizuar marrdheniet me Greqine, a e imagjinoni se ku do ishim sot ne shqiptaret? Do kishim mbetur brenda vendit tone, pa patur asnje alternative per zhvillim dhe perparim. Hapja me Greqine ishte nje sinjal per boten e qyteteruar se epoka e izolimit idjot komunist te vendit tone kishte mbaruar dhe se shqiptaret ishin tashme te lire qe te merrnin ne dore fatet e tyre.
    E njejta gje po ndodh sot me Kosoven, por ne vend qe ajo te hapet per te miren e qytetareve te saj, politikanet kosovare po tregohen miope dhe totalisht te pa-afte qe te perfitojne nga situatat e momentit. Cfare kuptimi ka qe deri dje, kane bere negociata bilaterale pa fund me Serbine, me te cilen kane nenshkruar marrveshje qe i kane sherbyer vetem Serbise, kur nuk marrin pjese ne nje organizim shtetesh me te gjitha avantazhet qe sjell kjo pjesmarje. A nuk eshte Kosova qe vazhdon edhe sot te konsumoje mallrat e Serbise? Si nuk arrijne keta njerez te kuptojne se embargot serbe ndaj mallrave kosovare mundet te marrin nje goditje fatale, pikerisht prej anetaresimit te Kosoves ne “Open Ballkans”?
    Pranimi i Serbise qe Kosova te anetaresohet ne kete organizim shtetesh ballkanike, eshte “de fatto” pranim i pamvaresise se saj. Kjo me kujton kohen kur delegacioni kosovar mori pjese ne takimet e zhvilluara ne Rambuje, ku hezitonin qe te nenshkruanin dokumentin perfundimtar te takimit atje qe do ti hapte rrugen bombardimeve te NATOs mbi Serbi. E njejta histori po perseritet tani me Kurtin, per te cilin kam patur respekt, por qe me ka zhgenjyer totalisht, sidomos me aleancat qe ka bere me kriminelet Berisha e Meta.
    Persa kohe do vazhdojne keta lidere te Kosoves qe te mos shohin me larg se hunda e tyre? Jane si femijet qe zihen e qajne se i kane marre nje loder dhe nuk pranojne te hane pa e marre ate mbrapsh.

    1. pilua says:

      Ben, ke folur qarte, sakte dhe me kompetence; e kam permende disa here ne komentet modeste te miat me pare, por u lodha seriozisht me gjithe keto intriga se: bashkepunimi ne te quajtren “open ballkan” firmosja e levizjes se lire te njerzeve, dhe mallrave dhe çdo firmosje tjeter, ne Fakt Serbia ka firmosur njohjen e Kosoves perfundimisht. Keto thirrjet si te Ramushit qe Serbia te njohe Kosoven pastaj te behemi pjese e kesaj marreveshje me duket sikur i thone Serbise: ne nuk futemi qe ti te mos na njohesh ne, se po te futemi ti na ke njohur. PO politikane jane keta qe e dine se çfare veshtiresise ka qeveria serbe para nacionalistave serbe dhe kishes qe te deklaroje sot: UNE E NJOHE KOSOVEN SI SHTET ?! KJo eshte absurde dhe e perserise: me duket se keta ralusherit e albinet nuk duan te njihet Kosova nga Serbia se keshtu u intereson si i interesonte saliut Shqiperia. Jane nje dore e rrezikeshme antishqiptare se nuk e theme dot qe nuk kuptojne. Kane dhe mbeshtetes injorante pase ose me prapavija te rrezikeshme. Megjithate çdo gje duket qarte. KJo nisme eshte ne sherbim te vendeve dhe popujve te rajonit, por jo te gjithe e duan se preken interesat personale dhe çdo gje duan ta zvarritin si zvarritet deri ne vdekje sali berisha pa u arrestuar nga spak. Pas mua, kijameti, thone keta. Dhe keshtu po behet. Por çdo gje do bjere ne koke te tyre ne fund. Humbja eshte njerzeve te ketyre vendeve. Kush do rroje, do ta shikoje.

  5. Lexues says:

    Me cfare leternjoftimesh do hyjne kosovaret ne Serbi, per sa kohe qe Serbia nuk njeh asnje dokument te leshuar nga Republika e Kosoves? Njohja e Kosoves nga Serbia eshte parakusht per kufij te hapur ne Ballkan. Kaq gje mund t’ua shpjegoni gjermaneve.
    Pastaj eshte edhe problemi qe shteti serb duhet te kerkoje falje dhe te paguaje demshperblim per krimet e luftes qe ka kryer ne Kosove. Kete gje gjermanet duhet ta kene te qarte vete, se keshtu kane vepruar me Francen per krimet e luftes se dyte boterore.

  6. Kalec Dega says:

    spekullimi vjen direkt nga lideri global ose tradhetari

  7. Drini says:

    Hashtag.al eshte vetem nje leter higjenike

  8. specialisti says:

    Taulant
    Cfare mendje e parashikim te keq qe ke .
    Ku i gjete ti 666.666.666 gjygje qe do humbe ne arbitrazh Shqiperia ?
    Nuk duhet te jesh shqiptar
    Me zemer me te mire e dashamires ndaj vendit tend.
    .

    1. Taullan sapllaku says:

      Eshte ceshte Taullani se di asnje , di vetem qe frekuenton byrektoren e PD …atje i fut dhe nje plenc te palare …..qe bie ere bajga …prandaj shkruan percart …konsumon ushqime te skaduara …..gjymtyr hesapi

  9. Xheti,KS says:

    Lider global ta binde Malin e Zi e Bosnjen,pastaj te merret me Kosoven.

  10. Velo says:

    Lexues, pikërisht duke marrë pjesë në bisedime do gjendet modalitet i passaportave reciproke për qarkullimin e lirë të njerëzve. Duke u shmangur nga tavolina do mbetemi siç jemi sot. Përveç kësaj nuk bëhet fjalë për lëvizje të kosovarëve vetëm në Serbi, por në të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje