Meta kujton 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Shqiptarët, garantë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

13 Gusht 2021, 15:35Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Me një postim në Facebook,  Meta thekson domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

“Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e saj, inkurajoj domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj. Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut.

Përshëndetje vëllazërore dhe krenar për bashkëkombasit tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm për sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”- shkruan Meta.

2 komente në “Meta kujton 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Shqiptarët, garantë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”

  1. e pabesushme qe edhe mediet i bejn fresk kti cope Muti !

  2. xeniSllobos says:

    Ooo Likja me cepa! Kur do e vrasësh veten? Na thuaj, që të të japim kurajo! Të t`a lehtësojmë lamtumirën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje