Nga Adriatik Doçi
Pas goditjes historike të 19 majit 2021, ku e shpallën familjarisht non grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në formë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti, rrjedhimisht ndarjen e tij nga Partia Demokratike dhe fundin e tij politik. Nuk ka dyshime se, mesazhi amerikan i adresohet Lulzim Bashës, të besuarit të Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ndërsa Lulzim Basha zgjodhi heshtjen dhe Sali Berisha shpërtheu kundër ambasadores amerikane Yuri Kim ashtu si Ilir Meta para zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë e përforcoi mesazhin për fundin politik të Berishës, duke kujtuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe në Shqipëri.
Që pas mesazhit të SHBA, Lulzim Basha, zyrtarisht nuk i ka dhënë ende fund dilemës historike, nëse do të zgjedhë të rreshtohet me Perëndimin apo me Sali Berishën, pjesë e listës së zezë së Perëndimit. Megjithatë, nëse sjellim në vëmendje disa nga qëndrimet e Lulzim Bashës për Sali Berishën, sidomos gjatë muajve të fundit, duket se Basha e ka zgjidhur dilemën. Disa orë pasi DASH njoftoi përfshirjen e Berishës në listën e zezë, në 19 maj 2021, Lulzim Basha mori në mbrojte Berishën, duke u pozicionuar kundër Uashingtonit. Madje, Basha u kritikua nga rrethi i Berishës për një qëndrim të butë dhe diplomatik.
Basha u shpreh se “U njoha me keqardhje me vendimin e sekretarit të Shtetit për ishpresidentin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha….Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta. Gjatë kohës që z. Berisha ishte kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha botoi në librin me titull “Misioni im’. Përpos të tjerave, Lulzim Basha rrëfeu raportin e tij me Berishën. Basha shkroi se ka pasur oferta dhe ftesa private për të eliminuar politikisht paraardhësin e tij, Sali Berishën, por ka shtuar se ka refuzuar çdo ofertë, pasi për të, Sali Berisha është një shkollë, këshillues, privilegj dhe historia e PD-së. Basha shkruante se as nuk mund ta mendonte një gjë të tillë, pra për të ‘hequr qafe’ Berishën.
Ndër të tjera, Basha ka shkruar se “Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”… Kjo ftesë e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim. Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë… Partia Demokratike është e hapur për të gjithë, aq më shumë për njerëzit që kanë bërë histori brenda saj, si Sali Berisha…”.
Boshti i librit të Bashës në fakt është Sali Berisha. Por, libri nuk është forma e vetme ku Basha ka shprehur pushtetin e hijes së Berishës mbi të. Në 11 dhjetor të vitit 2017, në 27-vjetorin e PD-së, Lulzim Basha u shpreh kështu për Sali Berishën “Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur përherë”. Pothuajse në të gjitha përvjetorët e themelimit të PD-së dhe në çdo 22 mars, Lulzim Basha e ka përshkruar Sali Berishën si një hyjni, duke demotuar pafuqinë e tij për t’u ndarë nga ai.(Shqiptarja.com)
Ky kokorroc i tregon Amerikes, se Sali Berisha ka meriten qe e futi Shqiperine ne NATO!? Hajde baba te tregoj arat! Ky kokorroc thote qe Sali Berisha per te eshte nje shkolle!? Po pa tjeter qe per ty more trangull, ai eshte shkolle, e kaluar shkolles, se pa te ti nuk mund te shkoje dote edhe deri ne hale’, se per nje te pashkolle ai eshte perendia. Ti vertete shkove ne shkolle por nuk arrite te diplomohesh. Edhe Amerika nuk prete qe ti te vrasesh babin, se ti te ha mune dhe nuk je per ksi punerash. Po Amerika pas atij kartoni te verdhe qe te ka nxjerre para kaq vitesh, ashtu si edhe babit tend, por duke mos e bere publike, te ka ndaluar edhe ty hyrjen ne Amerike, por tani te ka lene te zgjedhesh. Ose babin dhe kartonin e kuq, ose heqjen e kartonit te verdhe. Merr e zgjidh!
Ky kokorroc i tregon Amerikes, se Sali Berisha ka meriten qe e futi Shqiperine ne NATO!? Hajde baba te tregoj arat! Ky kokorroc thote qe Sali Berisha per te eshte nje shkolle!? Po pa tjeter qe per ty more trangull, ai eshte shkolle, e kaluar shkolles, se pa te ti nuk mund te shkoje dote edhe deri ne hale’, se per nje te pashkolle ai eshte perendia. Ti vertete shkove ne shkolle por nuk arrite te diplomohesh. Edhe Amerika nuk pret qe ti te vrasesh babin, se ti te ha mune dhe nuk je per ksi punerash. Po Amerika pas atij kartoni te verdhe qe te ka nxjerre para kaq vitesh, ashtu si edhe babit tend, por duke mos e bere publike, te ka ndaluar edhe ty hyrjen ne Amerike, por tani te ka lene te zgjedhesh. Ose babin dhe kartonin e kuq, ose heqjen e kartonit te verdhe. Merr e zgjidh!
Cfar do bej nje baxhelle si luli pervec urdhrave te bab shpelles,,
Ai eshte dakortesuar qysh diten e pare se ndryshe i pritet koka nga terrorist salihi i vicidollit,,
600 000 shqipKare votuan me 25 prille ardhjen e xhelatit berishovic dhe ndihmesit te tije per te rikthyer katastrofen e 97 dhe luften veri-jug
Keta 600 000 idiots Zoti i mallkofte,,
Krahas Sali Rame Berishes-shkaterruesit te shtetit shqiptar per t’i ftohur krahet Luftes Clirimtare te Kosoves nga Serbia Shoviniste-
patjeter duhet te dale perpara togave te zeza te Drejtesise Shqiptare edhe i akuzuari si hajdut i “Rruges se Kombit”;
i akuzuar si urdherues i vrasjeve te kater demonstruesve paqesore ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”
dhe firmosesi i shitjes se Detit Jon Grrqise, Lulzim Xhelal Basha.
O shqiptarë!
Vërtet mendoni se Luli Basha do të jete kryetar i PD?
Me siguri do te ishte larguar me kohë por nuk e le Salua,
Tani do jetë momenti qe do çlirohet PD,Luli dhe Shqpëria.
Luli eshte Nje medioker i tredhur qe ju desh Sales te shtynte sa te mundte mbajtjen peng te PDse dhe opozites edhe pse i varrosur politikisht dhe i izoluar nga aleatet.
Per Ameriken gjerat jane te qarta. Ata e dine se Luli nuk ka as bole, as lidership, as parti qe te shporre Sali kermen dhe te nise nje ere te re politike. Luli eshte medioker qe thote ato qe i shkruajne dhe eshte i lire te mendoje per aq sa do Berisha. Pa padron eshte askushi.
Amerikanet po i shtyjne ne qorrsokakun qe duan qe te dy. Ata e dine qe as Sali kerma zbret nga kali pa dajak dhe as kukulla e tij ka bole ta heqe. Kjo ben qe kur te nise thyerja, askush te mos kete asnje meshire ne shfarosjen e Berishes, berishizmit, terroristeve dhe eunukeve te tij.
Tani PDja berishiste nuk ka me asgje cfare te jape, pervec luftes me Ameriken, luftes me progresin, luftes me demokracine, luftes me evolucjonin nga SHQUPi i kthyer ne bunker te krimeve familjare te Sali kermes, te tribalizmit, te korrupsjonit, te antishtetit.
Loja eshte e qarte, si ne te gjithe Perendimin qe ndan te njejtat vlera;
Kur ju vjen fermani, hiqini mbeshtetjen politike te akuzuarve dhe dorezojani drejtesise. Provat juridike nuk ju ofrohen tallavase se medias, kermave qe ti bejne gjyqin vetes apo pjeshkave te tyre te sodomizuara, por i ofrohen drejtesise. Partite qe nuk heqin mbeshtjen ndaj elementeve te inkriminuar por sherbejn si bunker, jane njesoj mafjoze, te korruptuara, antidemokratike dhe goditen pa meshire per tu asgjesuar si armike te demokracise.
Nga sqetulla e Berishes, Luli ka zgjedhur arkivolin e tutorit te tij.
Helmut Kol, Sarkozi, Olmert, Netaniahu, Andreoti dhe dhjetra lidere historike te vendeve demokratike, kane humbur mbeshtetjen e partive qe themeluan dhe u jane dorezuar drejtesise.
Moterqiri i Vicidolit na dolli me i mire se Keta?!