Nikoll Lesi: Loja djallëzore e Ramës dhe gabimet e Metës dhe opozitës. Këta s’e rrëzojnë dot më, na duhet në opozitë e re

14 Gusht 2021, 19:19Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi

Isha para 25 prillit pjesë integrale e opozitës, edhe si media kundërshtare e regjimit të Edi Ramës.

E bëra këtë vendosje në vijëfronti antiRama nisur nga mendimi se duhej ndaluar uzurpimi i pushteteve të tjera nga pushteti politik ekzekutiv; nisur nga ide e kahershme dhe e përhershme se pushteti duhet të jetë i drejtë, ligjor dhe të mendojë për njerëzit e jo për një klasë personash, të cilët kanë futur gjithçka në dorë: vendimmarrjen politike, median, biznesin, pra jetën tonë si qytetar.

Por opozita gaboi në strategji e taktikë për ta mundur Edi Ramën.

Ikën nga parlamenti krejt çuditshëm, në mos të themi idiotçe. Nuk u futën në zgjedhje vendore në mënyrë habitore. Dolën në protesta para kryeministrisë e përreth restorantit ku darkonte kryeministri dhe nuk mundën ta detyronin atë e komunitetin ndërkombëtar që Edi Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

U zhvillua një miting me 2 mars 2020 prej presidentit Meta me dhjetra mijëra qytetarë antiregjim, por ai miting mori në qafë presidentin e jo qeverinë.

Mitingu ishte forme zemërimi antiRama, por nuk ishte krejt proMeta, ndonëse ky i fundit e mori si mbështetje personale nga populli.

Për Ilir Metën, mitingu i 2 marsit, ishte fillimi i mos pasjes kontakt më me popullin, por në letra sondazhesh që vinin kushedi nga ku, por që nuk tregonin realitetin.

Më vonë opozita pranoi ndryshim Kushtetute dhe heshti duke menduar se do ta mundte Edi Ramën.

U fut në dy koalicione, një lojë djallëzore e Edi Ramës. Nuk po themi edhe e Lulzim Bashës, sepse mbetet akuzë e rëndë. Por u futën në vija fronti të ndarë, por për dreq edhe të përçarë.

Në bazë PD-ja thoshte hapur që mos jepni votat LSI-së, por ne si PD.

LSI-ja vazhdonte të ishte në qiellin e shtatë prej mitingut te 2 marsit!

Ata, si LSI, ishin fare në tokë edhe për fajin e pushtetit të Edi Ramës që me shumë masakroi LSI se sa Lulzim Bashën.

Në javën e fundit ndodhen ngjarje katastrofike për opozitën, jo për fajin e saj. Fati nuk ishte me ta. Ngjarja e vrasjes në Elbasan nuk u hetua para zgjedhjeve siç duhej dhe krejt propaganda rilindase u derdh mbi Ilir Metën.

Se ç’punë kishte Ilir Meta me vrasjen, mbetet sikur të themi se ish-presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, u vra më 22 nëntor 1963, në 12:30 në Dallas, Teksas, prej LSI-së!

Vrasja krijoi panik të pjesa gri e popullsisë, por edhe te vetë socialistët e pakënaqur me Edi Ramën.

Edhe ato mijëra vota që ishin nisur te opozita shkuan te PS-ja ose nuk dolën fare në votime.

Lulzim Basha nuk shkoi në mitingun përmbyllës të LSI te sheshi Nënë Tereza, duke thënë indirekt në publik se nuk na duhet LSI.

Presidenti Meta e shkatërron krejt punën e tij antiregjim me një intervistë dy ditë para zgjedhjeve duke sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Propoganda e Ramës e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë intervistë pasi e përktheu siç deshën, se gjoja amerikanët nuk duan Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Pra duhet prapë Edi Rama!

Presidenti Meta, i cili kishte zhvilluar gjithë atë luftë antiRama, antiMafia dhe antiOligarki e që kishte mbetur i vetëm si “opozitë reale”; e prishi me sulmin kundër Yuri Kim.

Dhe as nuk u kujtua si politikan me eksperiencë që të gjente një formë ku të bënte autokritikë për ato çka tha, por insistoi më keq.

Të dielën në darkë në mënyrë esktradjallëzore, kur pasi opozita ishte akoma në delir se kishte fituar (ndonëse votat u blenë deri në 500 euro në Laprakë nga mazhoranca) doli Baton Haxhiu te Top Channel dhe me një sondazh lajmëroi se Tirana është humbur nga PS, pra opozita ishte sipas sondazhit diku te 3 deputetë plus. Se edhe në Durrës, Berat, Korçë, etj opozita duket në avantazh.

Kjo ishte lojë përfekte e Edi Ramës.

Kryeministri kishte frikë se mos opozita dilte nga komisionet e votimit dhe numërimit me argumentin e saktë se “votat po blihen”.

Baton Haxhiu vazhdonte live me sondazhin e tij, se PS-ja po humbet…

PD dhe LSI po bënin planet për ndarjen e pushtetit, ndërkohë që Batoni fliste!

Presidenti ishte në humor me 25 prill, ndryshe nga tre ditë më parë kur sulmoi egër ambasadoren amerikane.

Edi Rama me laptopin e tij në Surrel numëronte kutitë. Ai e dinte, siç kishte thënë, se sa deputetë do merrte. Fiks 74 deputetë.

Dhe kaq mori!

Opozita humbi.

U përça, u nda!

Tani Rama mbreteron edhe 4 vite. Kryeministri duhet të ketë frikë vetëm nga Edi Rama!

PD dhe LSI nuk ndezin më fitil zemërimi në popull kundër Ramës.

A duhet opozitë e re që të rrëzojë kryeministrin?

Duhet!

Opozitë që të rrëzojë krejt systemin e këtyre 30 vitëve nuk gjendet. Por së paku të dalë një opozitë e re që ta çajë sistemin, që ta detyrojë të ndryshojë trajektore.

A duhet rrëzuar Edi Rama?

Me këta që kemi nëpër këmbë si opozitë, duket e vështirë, në mos e pamundur!

17 komente në “Nikoll Lesi: Loja djallëzore e Ramës dhe gabimet e Metës dhe opozitës. Këta s’e rrëzojnë dot më, na duhet në opozitë e re”

  1. Shqiperia Etnike says:

    Ata skane me as hallin e Edi Rames, as hallin e pushtetit qe skane per ta pasur kurre me!
    Ata kane hallin te shpetojne nga burgu, nga rrenimi. Ata kane hallin e Shkerdhenit, Shkerdhites dhe pasurise se tyre.
    Kane arritur finishin ne politike. Lideri kryesor i demokracise dhe rendit boteror, SHBA, ju dha denimin me vdekje. Tani jane te vdekur qe po kapen me thonj pas partive dhe opozites, duke i terhequr ne varret e tyre, per te shpetuar miljardat e vjedhura.
    Me keq per ta!
    Me keq per Sali Berishen dhe pjellet e tij!
    Nje fund perballe drejtesise, duke dhene llogari per pergjegjesine e aksjoneve te tua, eshte gjithmone me i sigurte dhe dinjitoz se nje fund i panjohur, ku i ke shtyre te gjithe drejt ekstremit te durimit dhe hakmarrjes. Napalm per lekuren e Shkerdhenit dhe Shkerdhites, qe do ngelen prapa te lajne haqet dhe shkerdhatllekun e babait!
    Sa per opoziten e Edi Rames, ajo eshte e forte, e madhe, me ekonomi, qeveri dhe sovranitet te vetin. Opozita e Edi Rames sot eshte Albin Kurti, qeveria e tij dhe Kosova.
    Sali kerma, pjeshka e tij idjote, Iliri dhe Monika, jane ne gropen e jashteqitjeve, ndersa Liria me Shkerdhiten, shkerdhehen ne listen e jashteqitjeve te botes, me Sheshelin, me Sllobon, me Arkanin, me Mlladicin, me Norjegen.

  2. Eduart says:

    Lesi mos u mer me Edi Ramen se Gabon si gjithmon ai eshte bir i ktij populli dhe do ta coje ne majat me te larta saleh e likes Kane mare rrugen e …..t

  3. Miradije Hoti says:

    NA RROFSHE GENCIN O SAHAN LEPIRES .
    RAMA FITOJE SE DONTE POPULLI UNE DHE FAMILJA IME NUK JEMI SOCIALISTE PO VOTUAM RAMEN KUSH ESHTE AI I CMENDUR QE VOTON PD QE SHKATERONE VENDIN KUSH E VOTON NON GRATA SALI BERRISHEN .
    KUSH ESHTE AI I CMENDUR QE VOTON ILIR PSIKOPATIN VJEDHESIN MONIKA RRUGACEN APO TE GJITHEDITURIN TIT VASILI .
    JU GARANTOJE ME JETE QE PD NESE NUK HYNTE NE KOALITION ME LSI DO MERTE ME SHUME O GAZETARE RROTE GENCE .
    SOT PER SOT NUK KA SI RAME NESE NESER DEL DIKUSHE ME I MIRE OK NUK E VOTOJME RAMEN PO PER MOMENTIN RAMA DHE PS JANE KAMPIONE .

  4. ce says:

    une o Nikoll bythqiri nuk mora vesh se ku do me dale me kete artikull pa vlere. Dhe trularaska me shkolle te mesme strateg’ja e Nafije dybekut turikalit te leshelise, Kejdi dhembcakallja do kishte shkruar me qarte. sa per 2 Marsin e Habib Burgibes desha te kujtoj se sheshin e mbushi Albin Kundrapedali me militantet e vetcvendosjes qe i erdhi ne ndihme leshelise.

  5. Skela says:

    Ne qofte se opozita lejon qe ne emer te saj te flasin e te lehin qener si puna jote o Nikoll Lesi atehere Rama do te jete ne pushtet pa merite deri ne vitin 2029. Opoziten po e fundosin veten larot e deskritituar qe flasin e bejne politike ne emer te saj. Po te lejosh qe opozita te perfaqesohet nga Nard Ndoka, Flamur Noka, Edi Paloka, Dritan Shehu, Nikoll Lehesi, Cim Peka, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili. Sa here flasin keta opozita zhytet edhe disa metra me shume ne mutin qe ka bere vete. Pa u vene drejtesi dhe pa ju kthyer parate e vjedhura shqiptareve opozita e sotme nuk ka shans te vije me ne pushtet.

  6. nino says:

    Dauni Nikoll LESHI, perse e quan rregjim qeverisjen e Rames…? Regjimet vrasin, ke ka vrare Rama apo e ngateron me Sali non graten qe ka vrare si Enveri….

  7. Skenderbegasi says:

    Nikoll Lesi eshte si pune e miut me tre shtigje gati.
    Veshtire te bjere ne carke edhe pse djathi I carkut eshte
    falas.

  8. qazim says:

    Ky Nikolla nuk eshte fare budalla por e keqja e tije eshte se shkon pas koqeve te dashit se mos fiton ndonje cope e nuk po fiton gje.
    Qe ta dishe ti or Nikolle,Rama ka fituar dhe do te fitoje me keta zhulsa se eshte lider.
    – Se njerezit kane tru e zemer dhe nuk mund ti besojne Lul akrobatit me floke me xhel qe ben lloj lloj akrobacira dhe thote lloj lloj genjeshtrash.
    – Se nuk mund te mos kujtojne cfar i beri Saliu ketije vendi keto 30 vite.
    – Se nuk mund te harrojne hipokrizine dhe makuterine e Likes.
    – Se i tmerron ideja qe Monika doktorresha me pafytyresine dhe delirin e saje,mund te drejtoje fatet e tyre.
    – Se nuk duan te eksperimentojne perseri ne jeten e tyre duke prure ne pushtet maskarenj qe nuk lane gje pa bere kur e paten pushtetin.
    – Se i mjafton ti shohin se si bejne ne parlament si cakej dhe kaq mjafton.

  9. veprimi says:

    Klloun Nikolla me keq se Nard Ndoka; ju po sundoni mediat qe nga 1991 me paçavuret shqiptare. Hani, pini…..te pa breke ju gjeti dreka, miljoner ju gjeti darka!

  10. I gjati says:

    Ia ka thene Bolino opozites gjithe gabimet, kaq dhe me shume se kaq o Nikoll. Jeni 30 vite me vonese ju kazetarret shqiptare. Italjani Bolino i lexon gjerat para jush. Lexojeni se ju nuk dini as te lexoni e as te degjoni. Jua kam thene eshte i vetmi gazetar ne Shqiperi. Mesoni prej tij. Kujtoni se u bete gazetare ju fshataret mendjemedhenj.

  11. qytetar says:

    Or Nikolle !
    TI fyen edhe emrin e personazhit aq te pelqyer te filimit ” LESI ” ,,,per femije .
    Je thjesht ndyresire.

  12. Baftjari says:

    O Nkoll.ae din se na cave lilushin.po ty o nkoll ne kohen e rregjimit te shpellarit.te mbajti ne kam.ER me shoke dhe socialistet dhe populli.po kush e rrunte lulin per ty.Ti e din mire se si.ku dhe kur e trodhi Salu IM dhe detyrat qe i dha.ti e din shume mire se si socialistet.kete liliput e nxoren nga rradhet e saj.ti e dishume mire qe PD.nuk fitu asnjehere.ti e din shume mire qe ER nuk mund te mundet nga keta.ti je nje qenef dhe mashtrus.nje byth lepires klasik.ti je nje nga ata qe i therret babe atij qe …..ti i more ca leke te mira shtetit.ne saje te IM.Nuk ja vlen ma me u mor me ty se eshte kohe e humbur

  13. shelegura says:

    NIKOLL UNE SJAM ME PS POR SYT I KAM NE BALLE KUSH MUNT TA BEJE KETE VENT .
    TI NIKOLL I SHERBEVE MIRE HAJDUT METES.

  14. Kent says:

    O Nikoll,e ke qep kostumin per qefin tand,dhe te ka dale jo keq.
    Gjendja e opozitës sidomos e PD-s eshte e ngjashme me gjendjen e PP-s ne prag te vitit 1990.Ajo eshte pa kredenciale ne popull,jo vetem prej zullumeve te pa pastruara,por edhe se nuk don me zgjedhe “a duhet te rrije me baben ne nji “konak”,apo te shkoj e te flej me demokracinë”.Perftyro,di duket nje force e tille ne dy te popullit.
    Ndersa LSI e ndjekin nga pas dy hije te medha qe e errsojne plotesisht Ato jane, video e Dritan Priftit dhe epiteti famkeq qe Sala i vuri Ilir Metës”Ilir Floriri”.Te dyja keto e veshjen këte force politike me kostumin e hajdutit e grabitqarët.
    Ato kanë nevojë te riformatohen nga e para,qe mos mbetet as nje gjurmë e zeze nga e shkuara.Te bejne një Katarsis te plote.
    Thuaja “dy motrave”Nikollë ma cope nqs i don se ndryshe ndihmon vetem Edi Ramen.

  15. Stape Pashi says:

    Po qe se besoni për të sakta analizat e konkluzionet që bën Nikoll Leshi, (mjeshtri spetakolar i humbjeve) të jeni të sigurtë që nuk do të bëni hajër kurrë! Ky tipi servil e sharlatan thotë disa gjysëm të vërteta për të shitur me çmim të leverdisshëm pordhët që ka lëshuar para zgjedhjeve. E mbani mend se si u bë deputet i Edi Ramës. E njëjta taktikë. Me këto që po shkruan tani po i shkel syrin të Gjatit. Është idiot i falimentuar, sepse akoma nuk e ka kuptuar se Rammmma gabon vetëm një herë dhe nuk e përsërit më gabimin e tij.

  16. arbert says:

    As ti vete nuk e ke idene se cfare shkruan o Nikolle.Edi Rama mund te vjedhe 1000 vota apo 10000 vota por nuk mund te ndryshoje rezultatin me 200000 vota.Ju keni ik per lesh bashke me opoziten qe perfaqesohet nga hajdute ordinere e maskarenj ,nga palacot qe kane 30 vjet qe i morren shpirtin ketij populli.Per ke opozite duhet te votoje ky popull?? Ne shqiperi per fat te keq nuk ka opozite por nje grup te udhehequr nga njerez te urryer per shqiptaret si Saliu ,Meta ,Monika dhe te mbeshtetur nga ju gazetaret e famshem si puna jote e Qim Pekes,Lubonjes,Bushatit e disa analisteve te tjere.Kur te behen zgjedhjet ne 2025 ju do jeni prape aty ,prape do keni humbur e prape do qani se ju vodhi votat Rama.Veshtire ta kuptoni se me keta njerez i keni 0 mundesite te vini ne pushtet.

  17. hum hum says:

    Qellimi i ketij shkrimi i opizitar gomarit Nikoll Lehesit , eshte t’i tregoje vetes se ne Shqiperi nuk ka opozite, se duhet formuar nje opozite e re e drejtuat nga ky trap, nje deshtak i lindur ne poltike, media dhe kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje