Nga Viron Gjymshana
Vëllazëria vëllazëri, por qesja të shkojë e të vijë!
Është kjo një shprehje e moçme shqiptare që i vinte kufirin te thana ndërhyrjeve të padobishme të vëllezërve në punët e njëri –tjetrit. Një fjalë e urtë kjo e lindur nga përvoja e gjatë shekullore e popullit tonë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për dy vëllezër të rritur, që kanë ngritur secili shtëpitë e veta.
Sepse Shqipëria dhe Kosova janë sot në të vërtetë dy shtëpi të ndara. Si dy vëllezër që jetojnë veç e veç. Gjaku mbetet i përbashkët, por problemet janë të veçanta. Secili ka jetën dhe kokëçarjet e veta. Për më shumë që këta dy vëllezër as nuk janë rritur bashkë.
Njëri është rritur nën kërbaçin e një « kryeplaku » të egër dhe tjetri i rritur në një internat, ku më të mëdhenjtë e shtypnin dhe e poshtëronin ! Në këto kushte ëndrra e tyre e përbashkët ishte të çliroheshin nga shtypja dhe të afroheshin sa më shumë me njëri tjetrin. Por siç ngjet në çdo familje vëllezërit shpesh herë kanë karaktere dhe « tabjate » të ndryshme.Pa folur këtu për shijet e veçanta të krijuara gjatë rrugëtimit të rritjes së tyre.
Kështu po ngjan sot edhe ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Të ethshëm për tu njohur dhe dashur më fort, por edhe të stepur ngaqë kanë jetuar disi larg njëri tjetrit për një kohë të gjatë.
Shtëpitë i kanë pranë e pranë, por në mes të një lagjeje ku jetojnë dhe familje të tjera. Me shtëpi disakatëshe, më solide dhe që bashkëpunojnë me njëra tjetrën kur ua kërkon interesi.
Dy vëllezërit shqiptarë po përpiqen që edhe ata të arrijnë fqinjët në nivel jetese dhe përparim. E dinë po ashtu që po të bashkohen do të jenë më të fortë, më të pasur dhe më të respektuar. Edhe fqinjët e dinë këtë dhe nuk ndjehen shumë të lumtur nëse « vëllezërit » e heqin gardhin që i ndan oborret e tyre.
Ideja e fundit e tyre është krijimi i një oborri të përbashkët, të hapur, ku mund të qarkullohet lirisht dhe të shkëmbehen prodhimet e tyre të « kopështit », por që ofron mundësinë edhe të dialogut dhe bisedimeve.
Njëri nga vëllezërit e pranon këtë ide, tjetri është më mosbesues. Disa nga këta që ofrojnë sot paqe dhe prosperitet ai i ka pasur në internat dhe e di çfarë ka hequr prej tyre!
Që të flasim konkretisht dhe pa aforizma. Sot jemi një komb i ndarë në dy shtete. Por shumë më mirë sesa ishim para 50 apo 100 vjetëve. Kjo falë edhe miqve tanë ndërkombëtarë. Të cilët sot kërkojnë dhe këmbëngulin që lufta të zëvendësohet nga paqja. Që pa harruar të kaluarën vështrimi të hidhet drejt së ardhmes. Që Ballkani të kthehet në një treg të hapur që të thithë edhe investimet e huaja. Por po ashtu të mundësojë rritjen ekonomike të të gjitha shteteve që do marrin pjesë në këtë nismë. Këtu si për Uashingtonin, aq edhe për Berlinin dhe Brukselin nuk duhet të ketë dilema dhe mëdyshje.
Por siç u nënvizua në fillim të shkrimit vëllezërit nuk duhet t’i fusin hundët në punët e njëri tjetrit. Konkretisht ndërhyrja e Kurtit në politikën e brendshme të Shqipërisë ishte një veprim, në rastin më të mirë i papjekur, në rastin më të keq tepër i dëmshëm për kohezionin kombëtar. Aleanca e tij me Berishën dhe Metën u prit negativisht dhe me neveri nga shumica dërrmuese e popullit shqiptar.
Udhëheqësi i dikurshëm i Kosovës, Ibrahim Rugova, sikur i kishte parashikuar përplasje të tilla kur deklaronte pa pushim para Parlamentit Europian se Prishtina do të mbante marrëdhënie të barazlarguara nga Tirana dhe Beogradi. Megjithatë historia dhe praktika ka dëshmuar se kur vjen puna për të ruajtur “arat e babait” vëllezërit duhet detyrimisht të bashkëpunojnë. Sepse para se të bashkëpunosh me fqinjin duhet të bisedosh me vëllain tënd. Aq më shumë kur fqinji i ka rënë në qafë prej kohësh njërit prej vëllezërve!
Pyetja shtrohet : A duhet që Shqipëria të merrte pjesë në Ballkanin e Hapur pa u dakordësuar më parë me Prishtinën. Dhe përgjigja është « Po ». Sepse kryeneçësia dhe inatet e vjetra nuk të lënë kurrë të shohësh përpara.
Të ngresh sot një furtunë në gotë në mbarë Kosovën se në një qytet të Shqipërisë po vjen për të marrë pjesë në festën e birrës një këngëtar serbo/kroato/boshnjak, kur po ky këngëtar ka performuar pa u qederosur njeri në Tiranë që në vitin 2006, kjo nuk mban erë të mirë.
Prandaj vëllazëria vëllazëri, por qesja të shkojë e të vijë. Pra secili zot në shtëpinë e tij, pa i futur hundët në punët e njëri tjetrit. Megjithatë për të mirën e përbashkët ndonjëherë nevojitet edhe një ndërthurrje e qëndrimeve brenda familjes para se të negociosh me komshiun ! Por me urtësi, dashuri dhe respekt të përbashkët.
Opinioni me i sakte deri tani !
Ndahuni o trapa tju japi edhe Serbia nga nje 300 pension ne muaj.
Serbet pasi na ndane edhe ne futboll fituan betejen 1300 vjecare kundra nesh
Tani po vazhdojne e grricen vetem per te shty kohen dhe per vesin e vjeter te rraces te tyre te ndyre
Per 50 vjet sdo ket me shqiptare as te tregojne se si shkoi…pervec ndonje debili si ky qe shkruan me lart
Po dihet qe edhe rrufeja ka preferencat e veta
O Bimo ! Akoma me Serbin ju?? Kur do mesoni qe Serbin nuk e pyet njeri.Ketu eshte Europa,Ameika qe ka instruktuar udheheqesit e Ballkanit qe ti bashkohen kesaj nisme.C’do veprim dhe c’do vendim ka miratimin e Europes dhe Amerikes. Mos u merrni me fjale rrugesh dhe fjale horrash qe kerkojne sherre qe te “shpetojne”nga telashet qe kane.Nuk e kupton qe po e perdorin nje kalama injorant,delirant si Albin Kurti?? Nuk mendon pak se kush e ka futur Shqiperine dhe Kosoven kur i eshte dashur neper sherre e shamata?? Atij qe “i qan” zemra per Kosoven dhe popullin e saj nuk thyente embargon dhe ja shiste naften sllobodan Miloshievicit dhe me ligesine me te madhe justifikohet se furnizonte UCK dhe jo ata. A e din populli i Kosoves qe Berisha ka nxjere ne prite disa eksponete te UCK???Pse kot them une qe Berisha eshte KRIMINEL ME DAMKE??? Duhet prap te themi se c’ka bere ne Shiperi dhe gjetke???Mos u nisni nga preferencat partiake por nga faktet.Nese une do isha ne pozitat tuaja do e qepja gojen se nuk nuk kisha asgje per te thene.Nuk mbrohet nje KRIMINEL dhe bashkepunetoret e tij.
Nje aforizem mjaft i goditur. Te pergezoj.
Sa te kete Kosova kryeminister nje njeri qe ka firmosur per here te pare ne bordero si kryeminister se nuk ka bere asnje pune tjeter gjate jetes se tij pervecse duke u grindur me gure me policet pra si prishes i rendit publik apo demonstrataxhi, si hedhes i flakadaneve, shashkave, tymueseve ne parlament, pra ka punuar si fkakehedhes, tymehedhes, apo shashkahedhes , Kosova do ngelet ne vendnumero njelloj si Palestina qe me ne fund eshte lodhur me Izraelin dhe tani pret vitin 2900 qe ta njohe dhe Izraeli. Dhe ky Albin kurt kundrapedali sic tashme thirret rendom ketej dhe andej kufirit i duket vetja se ka zbritur ne toke nga Alienet dhe gjithe Ballkani eshte nen kembet e tij dhe nuk i mjaftoi Kosova por na erdhi hunderri dhe ne votime per te rrezuar Edi Ramen nga pushteti me Bojken mustaqemiun dhe mori pergjigjen e merituar duke mare 120 vota ne gjithe Shqiperine.
Po pse Pandeli Majko dhe Ilir Meta, dy nga ish krryeministrat shqiptare cfare pune kishin bere para se te beheshin kryeministra. Per te mos folur edhe per kete pallen qe eshte tashti, po te heqim ate “punen” si mesues vizatimi mos kishte ndonje eksperience pune tjeter? Apo meqe e rropi Bashkine e Tiranes per ca vjet, mesoi si te rripte edhe gjithe Shqiperine.
Kosova ka munges lidershipi. Mendimtaret e urte Rrugova e Qosja nuk jane. Komandantete UÇK jane ne burg. Albini e Vjosa jane te vegjel për te perballuar problemet e medha qe ka Kosova sot. Keto nderhyerjet që ben Albini me VV ne Shqiperi nuk kan asnje ndikim tek Rama. Nuk merr leje Rama per qendrimet e Shqiperise tek Albini.
politikanet kosovare nuk dine te bejne politike ne paqe. U rriten me sherr dhe lufte dhe tashti qe u erdhi koha te ndertojne paqen vazhdojne me te njejten politike si ne kohe te Sllobodanit. tirana po i ben presjon ne kete drejtim dhe prishtina ka vendos ti bejne lufte edhe qeverise shqiptare. Jane ngujuar ne kullen e nacjonalizmit dhe qe aty nuk lejojne tu afrohet askush. Vetem se harrojne se nje vend kaq i vogel sa Kosova nuk ka nga shkon me kufinjte mbyllur.
Shkrim EKSELENT.
Thjeshte. Kush nuk do ta kuptoj, thjeshte nuk do.
Një thënie e vjetër kosovare që dikur kur kishte shumë vëllavrasje thoshte:se vëllai vritet vetem kur të behet me armikun.