Shkon në 1,300 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti

16 Gusht 2021, 10:29Bota TEMA

Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti 7.2 shkallësh të Rihterit, ka arritur në gati 1,300.

Ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti. Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.

Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve, çka ka shtyrë autoritetet që të dërgojnë mjekët e rajoneve tjera, në zonën në afërsi ku ka ndodhur tërmeti.

Agjencia për Mbrojtje Civile ka thënë që më shumë se 700 ndërtesa janë shkatërruar, duke përfshirë spitale dhe shkolla, si dhe të paktën 3,778 shtëpi janë shkatërruar, si dhe rrugët janë dëmtuar.

Dëmi më i madh është raportuar në qendër të qytetit Jeremie, në të cilin jetojnë rreth 200,000 persona.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje