14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare të riatdhesuar nga kampi i ferrit Al-Hol në Siri, mbërritën disa ditë më parë në Shqipëri. Mësohet se ata nuk kanë ndihmuar hetimin e autoriteteve shqiptare ndaj personave radikalë që kanë dërguar gratë dhe fëmijët shqiptarë në frontin e luftës.
Personat e kthyer nga Siria janë marrë në pyetje, por nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorët shqiptarë për të treguar personat që i kanë rekrutuar.
Marrja në pyetje e të riatdhesuarve është bërë nga prokurorët e SPAK dhe anti-terrori, por qytetarët shqiptarë nuk kanë treguar fakte te reja që mund të çojnë përpara hetimet për nxjerrjen e përgjegjësve që kanë dërguar burra, gra e fëmijë në kampet e luftës .
Gjatë marrjes në pyetje ata janë shprehur se nuk kanë pasur për udhëtimin drejt zonave të luftës në Lindjen e Mesme, duke ua lënë përgjegjësinë kryesisht bashkëshortëve të tyre të cilët kanë qenë edhe pikat e kontaktit me personat që organizonin këtë aktivitet.
Kjo është edhe pengesa që kanë hasur hetimet, pasi një pjesë e burrave që kanë shkuar në Siri, kanë humbur jetën në luftime e të tjerë vijojnë të jenë pjesë e grupeve ekstremiste.
Autoritetet po vijojnë hetimet duke kryer intervista të vazhdueshme me të riatdhesuarit të cilët mbahen në qendra të mbikëqyrura duke marrë edhe shërbim psikologjik të vazhdueshëm.
Dëshmitë e tyre do të ndihmonin prokurorinë për identifikonin e personave përgjegjës dhe ngritjen e akuzave ndaj individëve që mund të jenë përfshirë në indoktrinimin dhe nxitjen e ekstremizmit ndaj shqiptarëve që kanë braktisur vendin hetim që ka nisur që ne vitin 2016 me arrestimin e disa personave por që vijon të mbetet i hapur.
Kjo rrace muti islamike, do kthyer prape atje te hane mutin e vet.
Futeni gjarperin nen sqetull se do e shihni cdo ndodhi. Gabim i madh sjellja e tyre ne Shqiperi.