Përcaktohet baza se ku do të qëndrojnë afganët në Shqipëri

15 Gusht 2021, 15:20Sociale TEMA

Institucionet që do të merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por cdo gjë mbahet sekret.

Kur është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, në disa qindra prej tyre, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i kësaj aleance të re me partnerët strategjik përtej Atlantikut.

Report TV u interesua pranë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të zbardhur më shumë në lidhje me operacionin e rëndësishëm, por gjithçka deri tani është konfidenciale.

Dy institucione të rëndësishme shoqërore përtej oqeanit i kanë drejtuar qeverisë shqiptare dy kërkesa për strehimin e përkohshëm të intelektualëve afganë, të cilët janë të parët e listave për ekzekutim nga talebanët e Afganistanit dhe rrjedhimisht më të rrezikuarit.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare. Disa vite më parë, qindra muxhahedinë iranianë janë strehuar në Shqipëri, në një kamp në afërsi të Manzës, i njohur si kampi “Ashraf”. Referuar kësaj strategjie për strehimin e muxhahedinëve, i ngjashëm pritet të jetë edhe strehimi i afganëve, të cilët, siç thuhet, do të mbërrijnë shpejt në vendin tonë. Shqipëria do të jetë e obliguar të sistemoj në kampe provizore qytetarët afganë dhe mbetet po e paqartë koha e qëndrimit të tyre. Kryeministri deklaroi se do të jetë provizore, pasi destinacioni i tyre do të jetë përfundimtar në SHBA.

International Organization for Migration ose njohur ndryshe si Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Përveç vendit ku do të vendoset kampi i shtetasve afganë, detaje nuk jepen edhe përsa i përket kohës së mbërritjes. Aktualisht, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka të planifikuar asnjë fluturim ushtarak që mund të sjell në Shqipëri shtetasit e parë afganë. Organizata IOM ka në menaxhim disa ambiente në Mëzez, të cilat janë përdorur edhe më herët për strehim të emigrantëve, dhe pikërisht ato mund të përdoren edhe për strehimin e emigrantëve politikë afganë.

9 komente në “Përcaktohet baza se ku do të qëndrojnë afganët në Shqipëri”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Se shpejti vec nje ekipi kombetar sunitoshqipfolesish edhe dy ekipe te tjera, mujahedinet iraniane dhe dhendurret afghane…… allah uakbar.

  2. PJETER MUSTAKUQI says:

    MIRE DO ISHTE NE GJIRIN E LALEZIT, AMBJENTET JANE GATI.

    1. Gimi prej Tirone says:

      Pasha besen e zotit bash mire e ke mendue orti Pjeter,

  3. Zen says:

    Jore ne Mezez se eshte larg. Me mire te kodrat e liqenit se edhe xhamine e kane me afer.

  4. Bashkim says:

    DHE TI PRET QE NJE APO DHJETRA AEROPLA E USHTARAKE DO NJOFTONIN QE DO VIJ E APO JO.
    VERTET TE JENI KAQ IDIOTE?
    KUR VINE VINE DHE NDERPRESIN CDO FLUTURIM CIVIL TE PLANIFIKUAR.
    SE KENI MARE VESH AKOMA SE SHQIPERIA MUND TE MOS JETE PJESE E EUROPE’S POR E SIGURT ESHTE QE ESHTE TOKE AMERIKANE

  5. Poli says:

    Me mire ke vila e Lulit shokut te Edit…..

  6. Neroni says:

    Mediat amerikane thone qe numri eshte 50 mije deri ne 80 mije afgane. Jo “disa qindra”. Pse nuk i merr direkt Amerika, por ka nevoje ti vendose diku deri sa te filtrohen te gjithe per te pare kush eshte i rrezikshem? Pse vendet e tjera qe ka tentuar te binde Amerika nuk kane pranuar? Jam dakord qe njerezit duhet te ndihmohen, patjeter. Por jo duke vene ne rrezik sigurine e vendit. Po per turizmin cfare imazhi eshte kjo? Shume europiane shprehen se kane frike te vizitojne Shqiperine se mendojne qe nuk eshte vend i sigurt. Afganet ne Shqiperi do qendrojne e pakta nje vit. Shiko sa ngadale ecen procedura e vendosjes ne Amerike sic raportojne mediat amerikane.

  7. popull matuf says:

    Amerika te don me inters; ku ishe amerika per 30 vjet qe hajdutet politkane e çuan per lesh vendin , qe jane ba miljarder ; ku ishe amerika kur krimineli Berisha bombardoje gerdecin ,e vrau deshmitarin ne korçe ; qe vrau 4 vete ne bulevard me 21 janare ; ti marri KM Rama ne surrel te bunkeri , te shkojne ne gjirine lalzit ku te korruptuarit kane ndertu vila; e + jane keta emigrant qe kane rrrjep popullin afgan per nje koh te gjate ne mbrojtjen qe i bani amerika per 20 vjet ;

  8. Fatos says:

    Edhe ku është problemi? Ne na kanë pritur në gjithe Evropën si këta, mos na can trapin dhe bëhuni më njerëzorë, mos humbisni kujtesën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje