Zjarret në Shqipëri, Peleshi: Problematike vatrat në veri, era ka ndikuar në përhapjen e tyre

15 Gusht 2021, 12:20Sociale TEMA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Peleshi shkruan se problematike vijojnë të jenë disa vatra zjarri në veri të vendit, ndërsa shton se era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

“Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit.

Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.

Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve.

Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA”, shkruan Peleshi.

 

 

1 komente në “Zjarret në Shqipëri, Peleshi: Problematike vatrat në veri, era ka ndikuar në përhapjen e tyre”

  1. Angjelini says:

    O Leshi-Peleshi, jeni te neveritshem o kriminel. Si te fiken zjarret pa mjete te nevojshme. Mire se avjonet bombardus I bete skrap por asnje avjon per fikjen e zjarreve nuk qete te zotet ta blini. Parat e takspagusve I keni vjedhur si majtas dhe djathtas dhe ja ku jemi. Ju neveris te gjith ju politikant. Rrini dhe vezhgoni tani. Turp! Hajduter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje