Kolapsi i shpejtë i ushtrisë dhe institucioneve qeverisëse të Afganistanit vërteton në pjesën më të madhe dyshimet e presidentit Joe Biden, se përpjekjet e udhëhequra nga SHBA nuk do ia dilnin të mundësoni një qeveri që qëndron mbi këmbët e veta. Dy dekada mbështetjeje të vazhdueshme dështuan të krijonin institucione afgane të afta të qëndronin në këmbët e tyre.
Nga Charles A.Kupchan
Të shikoje talebanët të vërshonin lehtësisht përmes Afganistanit, duke zhbërë për disa muaj dy dekada përpjekje të afganëve dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndërtuar një shtet të denjë, të sigurt dhe funksional, ishte torturuese. Talebanët e përmbyllën me efektivitet pushtimin tronditës të vendit të dielën, kur hynë në Kabul dhe detyruan presidentin Ashraf Ghani të arratiset.
Pushtimi, virtualisht i pa penguar i Afganistanit, ngriti pikëpyetje mbi mençurinë e vendimit të Presidentit të SHBA Joe Biden për të tërhequr trupat e SHBA dhe koalicionit nga vendi. Por paradoksalisht, shpejtësia dhe lehtësia me të cilën talebanët avancuan, vetëm se konfirmon që Biden ndërmori vendimin e duhur dhe që nuk duhet të ndryshojë kurs.
Kolapsi dhe paefektshmëria e ushtrisë dhe institucioneve qeverisëse të Afganistanit vërteton në pjesën më të madhe skepticizmin e Biden, se përpjekjet e udhëhequra nga SHBA nuk do ia dilnin të mundësoni një qeveri në Kabul që qëndron mbi këmbët e veta.
Komuniteti ndërkombëtar ka shpenzuar rreth 20 vjet, mijëra jetë dhe triliona dollarë për të ndihmuar Afganistanin, duke mposhtur al-Qaedan; mundur talebanët; mbështetur, këshilluar, trajnuar ushtrinë Afgane; fuqizuar institucionet dhe investuar në shoqërinë civile të vendit.
Progresi ishte i dukshëm, por jo i mjaftueshëm. Ashtu siç dëshmoi avancimi i shpejtë i talebanëve, dy dekadat e mbështetjes së qëndrueshme dështuan të krijonin institucione të afta të qëndronin me këmbët e tyre.
Kjo ndodhi sepse misioni fuste ujë që prej fillimit. Ishte një budallallëk përpjekja për të kthyer Afganistanin në një shtet unitar të centralizuar. Topografia e vështirë e vendit, kompleksiteti etnik, tribalizmi dhe besnikëritë lokale prodhuan fragmentim politik të fortë. Fqinjët e trazuar dhe armiqësia ndaj ndërhyrjeve nga jashtë e bënë ndërhyrjen ndërkombëtare të rrezikshme.
Këto kushte, të cilave nuk u ikje dot, bënë që çdo përpjekje për të bërë Afganistain një shtet modern do të dështonte. Biden mori vendimin e vështirë dhe të drejtë kur zgjodhi të tërhiqej dhe ti jepte fund përpjekjeve të kota në kërkim të një qëllimi të paarritshëm.
Argumentet për tërheqjen përforcohen edhe prej realitetit, se ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në frontin e shtet ndërtimit, kanë arritur ndërkohë qëllimin parësorë strategjik: kanë parandaluar sulmet e ardhshme ndaj Amerikës apo aleatëve të saj prej territorit afgan. SHBA dhe koalicioni kanë shkatërruar al-Qaedën në Afganistan dhe Pakistan. Të njëjtën gjë bënë edhe më degën afgane të Shtetit Islamik (ISIS), i cili siç është dëshmuar nuk ka aftësi të kryej sulme ndërkombëtare nga Afganistani.
Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë ndërtuar një rrjet global partnerësh për të luftuar terrorizmin në të gjithë botën, ndarë informacion inteligjent dhe përforcuar mbrojtjen kundër sulmeve terroriste. SHBA-të dhe aleatët e tyre janë sot shënjestra mjaft më të vështira se sa ishin në 11 shtator 2001. Al-Qaeda nuk ka qenë në gjendje të kryej asnjë sulm të madh jashtë Afganistanit që prej bombave në Londër në vitin 2005.
Sigurisht nuk ka asnjë garanci që Talebanët nuk do të ofrojnë sërish një port të sigurt për al-Qaedën apo grupe të ngjashme. Por gjasat që kjo të ndodhë janë mjaft të vogla. Talebanët po ja dalin mirë vetëm dhe kanë pak arsye të ringjallin bashkëpunime me al-Qaedan apo të ngjashmit e saj. Talebanët po ashtu do të duan të kenë një farë njohje dhe mbështetje ndërkombëtare, dhe me shumë mundësi të do shtypin çdo tundim për tu mirëpritur grupe që kërkojnë të organizojnë sulme terroriste ndaj fuqive të huaja. Për më shumë, këto grupe nuk kanë më interes të rigrupohen në Afganistan, kur mund ta bëjnë këtë lehtësisht diku tjetër.
Biden po ashtu ka të drejtë që po i qëndron vendimit për të përfunduar misionin ushtarak në Afganistan, sepse kjo është ajo që do edhe elektorati amerikan.
Shumica e publikut në SHBA, demokratë dhe republikanë njëlloj, kanë humbur durimin me “luftërat pa fund” në Lindjen e Mesme. Populizmi joliberal që çoi në zgjedhjen e Donald Trump (dhe gati në rizgjedhje) u zhvillua pjesërisht edhe si përgjigje e perceptimit se SHBA-të e kishin tepruar në Lindjen e Mesme.
Me pakënaqësisë ekonomike midis punëtorëve amerikanë që vijon prej dekadash, të përkeqësuar kohët e fundit nga ndikimi shkatërrues i pandemisë, votuesit duan që dollarët prej taksave të tyre të shkojnë në Kansas, jo në Kandahar.
Suksesi i përpjekjes së Biden për të riparuar demokracinë amerikane varet kryesisht në përmbushjen e investimeve të brendshme, infrastruktura dhe legjislacioni mbi politikat sociale që po kalon në Kongres janë hapat kritike në drejtimin e duhur. Politika e jashtme gjithashtu është e rëndësishme. Biden ka premtuar se do të ndjekë një “politikë të jashtme për shtresën e mesme,” ai duhet të mbajë premtimin duke ndjekur model të punëve që ka mbështetje të publikut amerikan.
Afganistani meriton mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në të ardhmen e afërt, por misioni ushtarak i drejtuar nga SHBA e ka mbaruar punën e tij. Fatkeqësisht ajo që komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë tani për tani është të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve njerëzore dhe të shtyjë afganët të kërkojnë zgjidhje të diplomacia, kompromisi dhe të përmbahen ndërsa vendi i tyre është në kërkim të një ekuilibri politik paqësore e të qëndrueshëm.
Ngjela karagiozi (birazereve tourkalvanoi): qafirat e mi,kom frik se SPAK dhe filoamerikonat nuk do ta bojne shtet vatonin.
Shikoj endrra te frikshme me talebone trecereksha afghane,albane, kosovare, tourkotsama etj kesisoi njethundrakesh araboshqipfoles …..!
Kom frike se ameriki po na le m’balt…ikem birazere,shkuam per lesh…….. allah uakbar!
Eshte shume e veshtire të ndertoshe shtet ligjore të forte dhe te drejte në vendet me shumica Myslimane.. Se pse shumica e Myslimaneve Ku do në bote nuk done tja dine per ligje as per te drejtat e njeriut… Femrat Dhe femite si do Mose femijte të gjinise femrore i shohin si skllever që duhet perdorure dhe zvytzhue për SEX Pune dhe per të bër para dhe për ti rrahure… Në çofte se bota myslimane a po ajo Arabe nuk mundohet të ndryshone mentalitetin dhe filozofine e idologjise kjo idologjie do i kushtoje dhe po i kushtone shume njerzimit
Te mban janulla ty o bithqir grek, mos u merzit. E ha karin janulla mengjes-dreke-darke vetem ti mos u merzit.
Ti shko vazhdo aty te semafori ne Stamboll, aty e ke vendin e punes.
Puno fort te lash borxhet e gjermanit.
Artikull teresisht i panevojshem, qe sthotr asgjd per 20 vitet e fundit po thjesht ben elozhe per dicka qr dujrt qartwzi cfare eshte. Dhe qe harron etiken e moralin ne sfond te cdo gjeje
Joe Biden ka te drejte.
Bushi nuk kushte te drejte te ndizte lufte ne Afganistan, per nje Bin Laden. Kerkuan per pallatin e tij imagjinar me kate nen toke, por nuk gjeten gje. Dhe kur erdhi fundi., Bin ladeni u kap ne Pakistan.
Kam “frikë” se këtë mençuri do ta praktikojnë edhe në Shqipëri. Dhe kam frikë se këtë e dinë dhe e presin horrat e politikës dhe horrat e Drejtësisë.
Mos o gjithnjohës… Mos ngatërro gjeopolitikën e pozicionit të shqiptarëve, Shqipëri e Kosovë pikësëpari, me palo Afganistan ku pika më e ulët është 1873 metra mbi nivelin e detit. Kaq për të të lënë mundësi të fillosh të mendosh më thellë sadopak për ndryshimin e jashtëzakonshëm, që ka pozicioni i Ballkanit dhe interesat e Amerikës tashmë të palëkundura ndaj Shqipërisë e Kosovës, si dhe për kundrapeshë të disave megalomanëve në BE.
Problemi eshte qe amerika po mbeshtet ne cdo ane te globit satrape. Per interesat e saj po shkel mbi deshirat e popujve.
Dorezimi pa lufte i afganistanit ne duart e talebaneve tregon qe populli skishte pike deshire te mbeshteste nje qeveri te korruptuar, fatkeqesisht te mbeshtetur prej 20 vitesh prej amerikaneve. Ja qe vietnami u perserit. Vietnamezo verioret hybe rehat ne vietnamin jugor sepse popullit i kishte ardhur ne maje te hundes me qeverine plehre qe kishte mbeshtetur amerika dhe qe e keqe me popullin vietnamez.
Turp per ameriken qe mbeshtet kesisoj sistemesh. Njesoj ne vietnam, njesoj ne afganistan. Dhe njesoj ne shqiperi.
O juri kim. Ndertoni demokraci, mos forconi pushtetin e rames se po beni gabim.
Rama dhe demokracia nuk kane lidhje.
Ne fund fare, po vazhduat kete rruge do habiteni kur te shihni qe nje popull 99% proamerikan si shqiperia te kthehet ne kundra.
“Ardi” qenka trufyell fare, i mjere per çfare truri i paska rene ne hise, pupupu
Zgjuarsia e Joe Biden? E keni degjuar ndonjehere Biden kur flet pa teleprompter? Shume pak veta ne Amerike kontestojne vendimin per tu terheqe nga Afganistani. Trump reduktoi numrin e trupave nga 15 000 ne 2 500 . Problemi eshte tek menyra si u ekzekutua terheqja. Inkompetence totale dhe kaos. Vetem para pak ditesh, i pyetur nga gazetaret, Biden e perjashtoi kategorikisht mundesine e nje Saigoni te dyte dhe tani pamjet televizive flasin vete.
Sipas ketij Anal-istit qe ka shkrujtur kete, incompetenca totale dhe kaosi qe fatkeqesisht, tani nuk eshte vetem te terheqja nga Afganistani – eshte perpjekje e Biden “pa teleprompter” per te rivendosur demokracine liberale……..
Ku eshte leftoidi marksist, komentuesi usa te na japi ndonje mendje.
O Dyl, po ta shpjegoj me shkoqur cfare kam dashur te them. Biden eshte nje idiot i rrjedhur. Pothuaj te gjithe ne USA duan te mbaroje ai konflikt 20-vjecar ku shume amerikane dhe afgane kane lene kockat. Elitat ushtarake dhe politike ne Washington ja kane pare lezetin ketij konflikti. Menyra e terheqjes nga Afganistani eshte kriminale. Dhe JO, Shqiperia nuk duhet te pranoje afgane.
Hahaha te njejten gje po them dhe une, vetem me ndryshimin se inkopetenca e Biden eshte dhe te hapja e kufirit te jugut, managimi i virusit, te inflacioni ekonomik dhe cdo gje tjeter. …..
Shqiperia eshte antare e NATOS dhe ka detyrime si cdo shtet tjeter antar, apo ti mendon se cdo gje duhet ta beje dhe ta paguaje Amerika, te tjeret jane vetem per te rrujt ndonje gjo dhe per te dhene mend kur nuk jua kerkon njeri…
Biden dje, ne fjalen e tij para popullit Amerikan, tha se nuk ishte penduar per terheqjen nga Afganistani dhe fajesoi Trump, qeverine kukull te afganistanit, and everybody else under the sun, per situaten e krijuar. Vetem ai s’kishte asnje faj. Nderkohe Pentagoni nuk pranon asnje pergjegjesi qe armatimet amerikane rane ne duart e Talibanit.
Asnje arme amerikane nuk ra ne duart e talebaneve mor mashtrues Saleban….
Ne nje artikull te gazetes The Guardian ne Tetor 2001, shkruhet se Taliban i ofroi Pesidentit te atehershem George Bush dorezimin e Bin Ladenper te shmangur pushtimin e Afganistanit. Bush duhet te provonte pergjegjesine e Bin Laden ne sulmin e 11 Shtatorit. Natyrisht Bush refuzoi and the rest is history.
Ku ka para ka dhe kultur. Vendet e lindjes se mesme kan naften kan paran dhe jan vite drit larg nga afganistani. Amerikes nuk i hyn ne pun pluhuri dhe zhuli afganistanit.
O z. Bajden , a je i zoti me ja mbush mendjen vehtes tande qeveris tanfe kongresit senatit qe ta hiqni nga mendja dhe veprimet e idese Amerika mbi te gjithe globin jua rrit mendja shume qe ju beni ligjin mbi gjithe boten . Deri para disa vitesh popujt e botes ju kan besuar shume ju dhe jane shpreh qe ai shtet qe lidhet me ameriken ka shpetu sepse e ndihmon aja . Mire po ky mit ra se sot eshte bota e internetit dhe popujt ju shikojne se sa fallco jeni , ju jeni veç per interesa tuaja dhe nuk pyesni se ta keni dhane fjalen se fo te ju ndihmojme e te lini ne mes te kater rrugeve kur nuk jua leverdis ju . Nuk e kuptoj me çfare te drejte ju shpertheni luftra kudo ne bote , kush jua jep ate te drejte me vendos ju udheheqesat ne bote dhe ata qe me vone nuk ju binden ju i kercenoni dhe shpertheni lufte , kur vepron sipas avazit tuaj e perkrahni ndersa kur vepron per te miren e popullit te vet i ngjitni gjithfare epitetesh dhe i çoni kundra popujt e vet nepermjet dollarit . Per çfar u futet ne Irak dhe çfare arritet , per çfar u futet ne Afganistan dhe çfare arritet , per çfar u futet ne Siri dhe çfare arritet . Po ne Jemen , Jordani , Algjeri pse nuk ja thoni botes çfare po behet . Po nga luftrat me te kahershme ne Vietnam , Kamboxhja , Laos , Kore a dini gja çfare keni fituar .. Te keqen shikojeni edhe tek C.I.A se nuk ju jep kurre informacjone te sakta por me hamendje nga zyrat se ne terren nuk shkojne me pa gjendjen reàle . Shtetet qe ju duan me shume sot per sot jane Shqiperia , Kosova , Maqedonia e Veriut dhe qe kane besim tek ju por edhe tek keto eshte shtuar perqindja kundra .
Shumica jane dakort qe USA te hiqte dore nga Afghanistani, eshte e pamundur t’u ndyshosh mendjen atyre per 20 apo 30 vjet duhen shekuj qe qe te ndertosh nje shoqeri te pranueshme te civilizuar…..por terheqja kaotike dhe e paplanifikuar mire nuk duket mire per USA dhe leadershipin e sotem..!!! Sa per mosbesimin ndaj USA, kjo eshte propoganda anti American ruso-kineze per te percare dhe sunduar..