Sulmohet policia në Elbasan

17 Gusht 2021, 19:15Kronika TEMA

Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit.

Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta.

Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit. Si pasojë e sulmit, është dëmtuar automjeti i patrullës.  Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet prerës.

4 komente në “Sulmohet policia në Elbasan”

  1. Tetovari2 says:

    Nëse don shteti shumë lehtë e zgjedh këtë dukuri kur sulmohen policët.Duhet një ligj që KUR SULMOHET UNIFORMA (policore,ushtarake),personi në fjalë ti bëhet “informaliteti”pra ti zbutet shpina më
    butë se barku dhe me gjykim ekspres burg 5deri në 10vite.Eeee pastaj shohim a do ta bëjnë të fortin e të
    zgërdhihen para ekraneve si majmuna duke sfiduar
    shtetin.

  2. loni says:

    po sikur ta bejne me mire si policat amerikane,qe po i kundershtove ha plumbin kokes,imagjinoje ti qellosh me sende te forta ose me mjete prerese sic thote artikulli se cfar te bejne,nuk eshte me mire ky lloj ligji edhe ne shqiperi njelloj si policia amerikane mqs e kemi edhe idhull ameriken pse mos ndjekim edhe ligjet e saj,dhe te fortit e shqiperise kthehen ne gra,a nuk ndodhi keshtu edhe ne kohen e dulles,ku ishin gjith keta trime atehere,frika e ruan freshtin,dhe jo roja thoshin te vjetrit dikur.

  3. Tetovari 1 says:

    O Tetovare me keto polic hajduta ,provokatore,mir tju a bojne! O Tetovare jane nje pakice e vogel policesh qe bojne punen, ato dalin ne pune veç ter te vjedhur jo te bojne punen qe ky shtet i paguan,pse vetingu ne polici ka ngecur se po dalin policet gjth hajduta me pasuri ,me vila luksoze,me dyqane ,hotele,maqinat mete fundit, keto jane policet qe ti i mbron. Tetovare nuk te paska takuar per te ndaluar ndonjehere policia ,shih se ç’far presionit te bojne veç per te zhvatur.

  4. Elton says:

    Loni ! Policet Amerikan dalin per te bo punen jo per te vjedhur si policet tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje