Talebanët bëjnë thirrje për armëpushim: S’duam viktima! SHBA nis evakuimin e diplomatëve me helikopter

15 Gusht 2021, 11:04Kronika TEMA

Talibanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme, duke thënë se kryengritësit po futen nga të gjitha anët e qytetit.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Qeveria e Presidentit Ashraf Ghani duket se është në ditët e saj të fundit dhe pritet që të japë dorëheqjen. Një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte  viktima, ndaj ka bërë thirrje për dorëzim dhe armëpushim.

Më herët kryengritësit pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë. Tashmë tilabanët kanë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit dhe për pak ditë pritet që të kenë kontroll kudo.

2 komente në “Talebanët bëjnë thirrje për armëpushim: S’duam viktima! SHBA nis evakuimin e diplomatëve me helikopter”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    PD(birazereve muslimone): te marrim force nga kryengritesit birazere avghane,te ngrihemi dhe te rrezojme jezitin Rama…… allah uakbar.

  2. Popull says:

    Plehra arabe na hongsh at qe thuhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje