Rastësia e çuditshme e 2 motoristëve të aksidentuar në Tiranë

13 Gusht 2021, 21:40Kronika TEMA

Dy motoristë kanë mbetur të aksidentuar në Tiranë këtë të premte. Nuk bëhet fjalë për një aksident, por për dy përplasje të ndara nga njëra-tjetra.

Siç njofton policia të dyja ngjarjet kanë ndodhur në Tiranë rreth orës 17:45, por në dy vende të ndryshme. E para, tek Ura e Veshirit, ku një 20-vjeçar është përplasur nga një kamion. I dyti në rrugën “5 Maj”, ku një 24 vjeçar është përplasur nga një makinë. Të dy të rinjtë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

“Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorrin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1 komente në “Rastësia e çuditshme e 2 motoristëve të aksidentuar në Tiranë”

  1. Scutari says:

    Nuk është rastësi por gabim i atij që ka shkruar komunikatën për shtyp dhe ka harruar të ndërrojë datën në kompjuter!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje