“Nuk duroja dot më”, 55-vjeçari shqiptar në Itali vret gruan e tij, pastaj vetëvaret

13 Gusht 2021, 15:09Kronika TEMA

Një ngjarje e e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Itali.  Mediat e vendit fqinj, raportojnë se një 55-vjeçar shqiptar ekzekutoi gruan e tij dhe më pas u vetëvra.

Sipas mediave italiane, viktimat janë Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë.

Ngjarja makabre u zbulua nga policia pasi fëmijët e çiftit të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan pasi nuk po arrinin të kontaktonin prindërit e tyre. Sipas një hetimi paraprak duket se Bedeli kishte planifikuar gjithçka, pasi në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjetën dy letra, një për policinë dhe një për fëmijët.

Në dy letrat që ai kishte lënë kishte treguar se ai nuk duronte dot më, stresi dhe xhelozia e kishte detyruar atë të ndërmerrte një veprim të tillë. Ai besonte se gruaja e kishte tradhtuar atë dhe kishte një lidhje jashtëmartesore.

Karabinierët e kompanisë së Gardone Valtrompia ndërhynë me zjarrfikësen e komandës provinciale, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes ku Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte shtrirë mbi to, e lidhur te kangjellat.

Tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet, për fat të keq vetëm për të konstatuar vdekjen e prindërve të tyre. Zonja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco, ndërsa burri i saj punonte si farkëtar.

7 komente në ““Nuk duroja dot më”, 55-vjeçari shqiptar në Itali vret gruan e tij, pastaj vetëvaret”

  1. Vape e madhe says:

    Nuk duronte nga xhelozia????
    Le ta linte. Plera e semure! Po edhe ajo pse nuk iku nga i marri?
    Kishte planifikuar Romeoja gjithshka!!
    Po per tmerrin qe u shkaktoi femijeve nuk mendoi? Apo ky mendori, donte gruan mbi femijet.

    1. tani11 says:

      Sakt! This guy was sick!

  2. Arberor Epiroti says:

    Ah moj femra? Pavarësisht nga ngjarja i bëj thrrje burrave shqiptarë kudo ku janë në raste të tulla të mos vrasun. Ata kur konstatoj në tradhti të gruas, apo si shumë të tjera që kërkojnë liri të tepruar, se ashtu ju duket lurua, të përdorin mjete për të vertetuar tradhetine etj dhe pasi të bejnë dëshminë e vërtetetuar në irganet për katëse ta nxjerrin jashtë shtëpi pisë dhe të kerkohet divorci duke mbajtyr parasysh që të zbatohen të dy ligjet e duvircut shqiotati dge italuanu. kji kur janë edhe nenshtetas italiane. kyr janë vetëm shtetas sgqiotare te bëjnë divorcin ne Shqipëris. Ka shumë raste që janë bërë vrasje të tilla
    kjo trrgon se femrave shqiotare) jo të gjuthave) u prishen mend. kujtojne se kanë orekyr qirllin me dorë. Fola për femrat me qenë se rasti është femër shqiptare.

  3. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Tjeter turk gjaxor……

    1. Flm bythqiri says:

      E nxori koken kelyshi i Janulles , gjaksor si puna a asaj grekes qe i rembeu femijen shqiptares ne maternitet ??? Ptuuuuu vromjari

  4. Cudia says:

    Martesa ne Shqiperi do te thote… “Burri eshte vegla ime” apo “gruaja eshte vegla ime”. Divorci eshte tabu dhe turp nga njerezit. Te vras4esh tjetrin apo tjetren nuk qenka turp… Plera!!!

  5. xhoxhi says:

    Krime të shëmtuara po dëgjojmë çdo ditë dhe fëmijët janë ata që do e vuajnë.Nuk e kuptoj se si të marësh një vendim të tillë.Çdo njeri që lind është i dënuar me vdekje nga zoti.Nuk të don gruaja ?Të tadhëton?Ka ligje e ndan dhe shikon jetën tënde dhe ajo të sajën.Ikën ato kohë kur Enveri të bënte ndarjen dhe të linte në një hyrje dhe pas një fare kohe pajtohej çifti.Ju kujtohet apo jo?Sot jeta u bë bordello kudo dhe është e vështirë jeta e regullt familjare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje