Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit: “Fluturoi dhe një dron mbi burg”, 8 policë nën hetim

12 Gusht 2021, 12:27Kronika TEMA

Shkon në 8 numri i efektivëve të Policisë së Burgjeve të vënë nën hetim nga Prokuroria nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Sipas burimeve të ‘Top Channel’, disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg. Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndrojnë apo jo.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele u lanë në burg ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës. Ishte fillimisht Arbër Çekaj ai i cili tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij.

Nga ana tjetër Lulzim Çepele u pa në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët. Ai tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes por me vetëvrasjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje