Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk. Mësohet se një automjet tip Citroen ku udhëtonin dy të rinj ka goditur nga pas një zetor me rimorkio, i ngarkuar me rrush.
Si pasojë e kësaj goditje janë plagosur të shoferi dhe pasagjeri i Citroenit dhe drejtuesi 50-vjeçar i zetorit.
Pas aksidentit ishin kalimtarët e rastit që i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve deri në ardhjen e autoambulancave. Pas mbërritjes në spital më rëndë paraqitet situata e drejtuesit të zetorit.
Nga hetimet e para dyshohet se zetori ka dalë nga rruga dytësore në autostradë gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit.
Mund te me thote dikush qe ç’fare kerkon zetori ne autostrade? ??. Po sikur te ishte nje kamion…..? Na myten budallejte ????
zetor me rrush…as sinjale asgjo..rimorkio cop cop…pa siguracion 100%… vari lesht