Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’i japë mbrojtje të posaçme punonjësve të policisë së burgjeve në rastet ku këtyre, për shkak të detyrës, u kanoset jeta.
Ministria përcakton se mbrojtja i jepet për një afat deri në katër muaj dhe mbrojtja garantohet nga strukturat e Policisë së Shtetit apo Policisë së Burgjeve.
Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’i japë mbrojtje të posaçme punonjësve të Policisë së Burgjeve apo drejtuesve të tyre në rastet kur i kanoset jeta. Nëpërmjet një udhëzuesi të botuar në fletoren zyrtare, Ministria përcakton mbrojtje të tyre, familjarëve apo pronës për një afat deri në deri në katër muaj.
“Punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, të cilëve për shkak të detyrës që kryejnë ose kanë kryer u rrezikohet jeta, familja apo prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit.
Në situata emergjente, kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes, është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve”.
Puna e punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk futet në ato kategori të lehta. Vetë Ministria nuk jep shifra apo raste kur një punonjës i policisë së burgjeve i është kanosur jeta nga personat që janë prapa hekurave, apo të tretë të lidhur me ta.
Akti vjen në një kohë kur dështoi arratisa e Fatmir Pjetrit dhe Arbër Çekajt, të cilët gjatë tentativës për t’u larguar nga 313, kërcënuan punonjësit e policisë.
Po pse tu jepet mbrojta punonjësve të policicsë së burgjeve?Pse tē harxhoni para shtesë nga taksapa-
guesit?Ndoshta në kētë mēnyrë bëheni krah me krimi
nelët edhe ju?
Ka mënyrë më efikase pēr mbrojtje të policëve të
byrvjeve:Psh.Çdo kërcnim të policit a gardianit,kërcuesi të dēnohet me 10 vite burg ndërsa
kërcnimi i shoqëruar me plagosje,dhunim etj.të dënohet me 20 vite burg dhe ate pa të drejtë kërkese
ankimimi,faljeje ose amnistie,pra shumë thjesht pa harxhime plotësuese dhe efikase!E pastaj do të shohim se a do të zgërdhihen para kamerave gjë që tregon se dikush nga lartë i mbron ata.