Trimërimi i salibanizmit" nga talebanizmi, na ndihmon më shumë

17 Gusht 2021, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka postuar një video të vjetër të tij, që u hakërrehet socialistëve në Parlament si një cub me fjalor talibani. Çdo njeri normal do të kishte paguar ta fshinte atë video nga publiku, dhe nëse ekzistonte.

Ai e ka postuar në kulmin e debatit kundër tij, a duhet të hyjë apo jo në Parlament, pas damkosjes amerikane si një politikan që ka minuar demokracinë, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe ka vjedhur familjarisht paratë e shqiptarëve, duke qenë në pushtet.

Publikimi është një akt “trimërimi”, në ditët kur debatohet se SHBA është gjunjëzuar nga talibanët në Afganistan, dhe ai ndjehet po aq i fortë sa ata, për të rezistuar në kauzën e tij.

Ai me sa duket do të tregojë se ashtu si talibanët rezistuan 20 vjet për të ardhur sërish në pushtet, dhe ai do të rezistojë qoftë dhe i vetëm.

Nuk duam ta pengojmë në misionin e tij. As në vendosmërinë e tij. Për shoqërinë shqiptare është e dobishme që Berisha të jetë gjithmonë diku duke luftuar të kthehet në pushtet, për të na kujtuar se salibanizmi, është një rrezik për vendin.

Ai në fakt nuk e kërcënon shoqërinë me këtë që bën. SHBA jo e jo. Ai më shumë e bind shoqërinë se çfarë është salibanizmi dhe çfarë mund t’i bëjë ai shoqërisë shqiptare, njësoj si talibanët në Afganistan.

Rezistenca e tij është lajm i mirë. Lajm i keq do të ishte ikja e tij në shtëpi, fshehja e parave dhe milionave të grabitura, të investuara në media dhe pasuri të paluajtshme, dhe përshtatja me situatën për t’u rikthyer në një formë më të fshehtë.

Kjo që bën është më e dobishme për shoqërinë. Është mirë që shoqëria ta ketë para syve të saj çdo ditë një hajdut, një vrasës, dhe një njeri që ka hedhur në erë demokracinë në vend, për të kujtuar cilat janë rreziqet e saj dhe nga kush i vijnë.

Salibanizmi është talibanizmi ynë. Ka pas momente që ka marshuar dhe si taliban në rrugët e këtij vendi, ka pas momente që dhe ka vrarë si taliban në bulevardin e këtij kryeqyteti, ka pas momente që është sjellë me shtypin ashtu si talibanët, por shoqëria jonë e ka mundur vetë, pa ndihmën e amerikanëve. Dhe ky është virtyt i shoqërisë sonë.

Kjo që bëri SHBA tani kundër tij, ishte një akt noterial ndërkombëtar për atë çfarë shqiptarët i kishin rezistuar salibanizmit.

Përpjekja e tij për të përsëritur historinë, tani nuk është më tragjike. Është komike dhe e dobishme për kujtesën e shoqërisë. Është një muze që dëshmon se si shoqëria jonë e ka mundur salibanizmin.

20 komente në “Trimërimi i salibanizmit” nga talebanizmi, na ndihmon më shumë”

  1. Fck Kurti says:

    Eshte mire qe shoqeria ta shohe Salibanin pas hekurave te burgut si hajdut,vrases dhe minues te demokracise e jo ne vilen e tij ne Lalez duke bere plazh. Per sa kohe ai eshte i pandeshkuar nga drejtesia, ai ka fituar mbi shoqerine shqiptare.

    1. bekimi says:

      https://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

      nese ju hapet kjo video ben fjale per mitingun e lushnjes se ISISALIUT ne 1997

    2. Bureto says:

      Fatkeqesisht ashtu eshte! Fck Kurti ka te drejte ndersa Mero ben lodra fjalesh. Na sherbeka më mire Saliu si dordolec! Po Saliu eshte në prag te ngordhjes biologjike, ai e pret kete. Nuk eshte kjo qe e brengos. Po ashtu ai e di qe edhe po u arrestua (nëse!), gjyqert nuk do mbyllen kurre, dhe në u mbyllshin perfundimi do jete qesharak. Saliu eshte ujk, ka ditur t’i fsheh gjurmet. Ndaj me shume ai merakoset realisht per pasurinë e Lirise, Zenit, Argites, Desares etj dhe kjo i djeg sa nuk thuhet dhe aty ku nuk thuhet. maskarai nuk duhet te vdese pa e pare me sy ndeshkimin pavaresisht se cili do te jete ai. Le të jete shpallja “non grata” , fillimi i fundit të tij të vertete dhe keshtu të mos jete ai, që të dale i fituar mbi shoqerine shqiptare. Do te ishte shume e dhimbshme ta mendosh.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ruajeni ne arkiva cfare ka thene dhe here pas here tregojuani gjenerates se re shqipetare ne cfare makabriteti ishte politika shqiptare.. Sic I thone asaj shprehjeje: I pa harruarr kujtimi I tij..

  3. ERTV says:

    Si i bie Mero!
    Që nga frika e Salihbanit të votojmë Edin se alternativa të tjera nuk ka…
    Dhe kështu të durojmë pordhët e Edit 30 vjet sa Salih-u…
    Unë mbase nuk i di shumë gjëra.
    Por një gjë e di mirë ama.
    Pak rëndësi ka çfarë dhe kur do mbarojë Salihu.
    Pak rëndësi ka se sa herë fiton X parti apo Y.
    I njejti individ nuk duhet të rrij shumë në pushtet pasi pastaj ju duket vetja të pavdekshëm.
    Ne jemi demokraci e brishtë kështu që nuk kemi nevojë për individ të çimentuar.
    Se pastaj dihet ai muhabet do ngrihen Salihbanët dhe do ju duket vetja shumicë (se shumica reale do te jetë e heshtur dhe se nuk do telashe, për më tepër duan jetën dhe ta jetojnë atë)

  4. Liri says:

    Mero je bere bajat fare.Shkruaj dhe ndonje gje per Ramiun se ka tete vjet qe vjedh apo sta mba bytha dhe vetem saliu saliu na cave trapin.Ta fusi pra ne burg Ramiu me Ameriken cfare presin.

    1. Lasgushi says:

      Mero!
      Je shume I sakte.Pir kemi dyshime.Me te vertet ky Saliu mendon se mundet ti shpeyoje burgut!!?

  5. Alfred says:

    Po mungon editoriali I Meros per deshtimin spektakolar amerikan,me kapitullimin e turpshem ne afganistan! Nje autogol I pa imagjinueshem. Jane keto percaktime te shtypit kryesor europian.
    Ka humbur edhe Taku,avokati I famshem qe shihte kartat e fallit dhe I dilnin te gjitha parashikimet! Hahaha,cfare ironie! Po ku je o Tak,se na mori malli! Apo je zhyt me koke ne “analizen e situates”! Zor se do e gjesh fillin o Tak! Bej edhe ti si Mero,qe leshon shashka tymuese te tipit ” ,fajin e ka Saliu”!…
    Dostum-gazetare,Dostum-politikane,…me Dostume eshte mbytur ky vend!!!!….

    1. byreku dixhital says:

      Zoti Halefred ke te drejte pjeserisht per Ramen..Meron dhe Amerikanet por kjo nuk e shpeton viruSaliun nga ndeshkimi spektakular sepse Berisha tha ne 6 mars 2018 te studio e Sokol Balles tekstualisht” UNE VRAVA NE 21 JANAR 2011 DHE DO VRISJA DHE EDI RAMEN ME DOREN TIME SIPAS KANUNIT TE LEK DUKAGJINIT..BILES DHE PER TE DERGUARIN PERSONAL TE OBAMES NUK E CAVA TRAPIN…

      .cfare do te thote kjo…

      .ja ka bere sala amerikes tete me dy
      apo keto i shkelin syrin nga mbrapa ?

      -Si ka mundesi qe i derguari Obames & Klintonit iku me bisht ne shale nga “frika ” Berishës
      .
      -Si ka mundesi qe antiamerikani Arvizu quajti kryemistrin vrases-burre shteti
      .
      Si ka mundesi qe sherbimet inteligjente amerikane jane gjunjezuar para Salimonsren qe u betua qe do vriste Edi Ramen ne 21 janar 2011 sipas kanunit Leke Dukagjinit

      ateriali i meposhtem eshte shenjterimi Enver hoxhes nga:
      shteti amerikan
      BE
      TE PERMJERRURIT POLITIKE

      ish-kryeministri Monstër Sali Berisha ka tronditur opinionin publik.
      .
      Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë Edi Ramën më 21 janar të 2011.
      .Duke folur dje në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë.

      Bisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën?

      Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”.

      Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin.
      .
      . Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë myslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diç- ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun
      ……
      Në vend të mbylljes:

      Krimineli Monster Saleh Rom Berishaj
      ne 6 mars 2018 me deklaratat perverse t
      e studio e SBalles ne nje fare menyre
      u gradua mekembesi ilegal I Trampit
      dhe Merkelit ne Shqiperi……
      .
      Eshte dita qe u legalizuan dhe amnistuan “de fakto” mijra krime te tij duke e bere si Pinoceti I Ballkanit ..
      21 janarin 2011 le ta quaje kete date si 7 prilli 1939 ose si 4 shkurti 1944..

      .Mos denimi I krimberishës
      nga ndërkombetaret.(USA-BE ).
      me sakte mbrojtja hapur
      që po I bejne Salisatanait
      na bejne te besojme
      se pushtimi “poshtrim me mirekuptim” nga miqtë
      qënka më I rëndë se pushtimi nga armiqtë….

  6. Ladi says:

    Je vertet i madh Mero Baze.
    Ti qellon jo ne vetull por ne sy.
    Te lumte

  7. Sali Trimi says:

    Saliu nuk eshte Taliban vetem nga mentaliteti. Ai eshte Taliban edhe nga fytyra. Ai eshte Taliban edhe nga veshja.
    Qe mos ta zgjas shume me kujtohet nje fotografi e nxjerre ketu para do kohe ku ai kish dale per “pushime” ne vilen e tij ne jug te vendit. Ecte dhe shikonte mbrapa se mos e vrisnin. Kish veshur atlete te bardha dhe coraoe te zeza deri ne gju. Lart ne gjoks kish veshur antiplumb dhe ecte si I marrosur. Kur shoh talibanet te mbeshtjelle, mu kujta Sali i mbeshtjelle ne breg te detit….E njejte edhe shprehja e fytyres kur flet per kundershtaret. Pale kur flet per grate dhe i etikon “kurve e bulevardit”…tamam TALIBAN!

  8. Ani says:

    I bere pushimet o Mero. Nuk eshte halli yne sot Berisha…..as na ben pershtypje fare….meru me aktualitetin.

    1. Fck Kurti says:

      Te gjithe keta qe nuk e kane hall Berishen vijne e komentojne pse Baze shkruan per Berishen.

  9. Hola Hola says:

    Sa i vogel je mor Alfred banali ,te mungoka editoriali i Mero Bazes per ‘Deshtimin Spektakolar ‘ amerikan ne Afganistan ,pra zotrote qenke i ngazellyer me fitore e Talebaneve,dhe heq paralele dhe me Shqiperine,ku ke deshire te madhe te fitojne talebanete salibanet.Ju amerikanet e thekur ,me ne krye Ajatollahun e Tiranes ,jeni kthyer tani ne antiamerikane fanatike.Ju terbo n mbeshtetja per forcimin e shtetit dhe ne menyre te vecante , per shtetin e te drejtes ,njesoj si kuqja Torret e Arenes.Ju terbon keqas ,deri dhe ne idiotesi,si ky koment yt banal e i nje injoranti funksional,shpallja Non Grata e udheheqesit tuaj shpirtror,talebanit,te shquar te ketij vendi,qe e filloi pushtetin e tij me shkatrime e e mbylli me shkatrime.Akoma ka truthare si ti ne kete vend….cudi pas 30 vjet ndryshimesh ,ne bote e ne Shqiperi.

  10. vezhguesi says:

    Gabohesh rende ne kete rast z.Baze!Salibanizmi jep nje mesazh qe po i rregullon punet e tij!Ai do te thote me mesazhin qe jep se une jam prodhim i asaj fabrike e per pasoje gjithçka mund te riparohet!Te jesh i bindur qe Sali Berisha eshte monument agjenturash e per pasoje edhe ka imunitet per jeten e tij!
    Me lajmet e fundit qe vijne e provokimin e tij ne kete video tregon se ai nuk do te preket deri sa problemi i tij te harrohet e kerkujt mos ti bjere mend per te!
    Mesazh me te qarte s’besoj te kete:Une jam Sali Berisha,jam po ai qe isha!Thone qe qe paraja andej nga ato ane hedh shurren perpjete!

  11. Leo says:

    Mero zeza i ka mbete ora tek Saliu.Beteja e meros kunder Saliut eshte si fabula e Harabelit me Elefantin. Harabeli Mero po perleshet me Elefantin Berisha.

  12. tak salibani says:

    Avokat Taku ka dale nje xhiro andej nga Erla Mehilli (Euronews albania). Me sa duket ka shku me porosi te saliban talebanit.

  13. Taulant says:

    Ka shume ngjashmeri politikisht Shqiperia me Afganistanin.
    Si ne Afanistan edhe ne Shqiperi 20 vjetet e fundit vendi drejtohet prej politikaneve te korruptuar.
    Qe populli Afgan mos te shkrepte nje pushke per te mbrojtur pushtetaret e tij do te thote shume.
    Por e njejta gje edhe ne Tirane.
    Kush nga populli do luftoj per te mbrojtur nje sistem super te korruptuar ?
    ASNJE.
    Bota u habit kur shikonte pallatet lluksoze te pushtetareve te Kabulit por populli ne varferi.
    Pra ne e kemi Salibanizmin sot ne pushtet i cili shkermoqet per 1 ore po te kete force alternative.
    Fjalet e bukura Amerikane nuk bejn pune kur pushteti eshte i korruptuar ne cdo qelize te tij.
    Tjeter gje jane qellimet ad-hoc te Amerikaneve.

  14. Kombinaci says:

    Talibani sali ka ikur per lesh nuk e pjerdh me njeri. Po Talibani me i rezikshem eshte ERION VELIAJ ky eshte me i rezikshem sepse eshte ne krye te bashkise se Tiranes dhe mundet te beje cte doje. Ne kombinat jane prishur shum pallate dhe njerezit do shkojne ne per vende te tjera per te jetuar po me keto vende qe jane prishur pallatet cfare do behet flasim per nje siperfaqe shume te madhe. Nuk e kuptoj perse nuk u ndertuan shtepite ne vendet ekzistuse .ketu ne Tirane flasim per nje gjendje diktatoriale. Erion veliaj ben cti doj qefi kundra qytetareve.

  15. qesh e ngjesh says:

    Eh sikur ato Afgane,
    Saliu ti kishte strehuar,
    si do sokellinte per lufte,
    sot ky Mero Baze i uruar,
    por meqe ato Afganet pra,
    ky Rama vete i ka kerkuar,
    cap dhe ti vete more Mero djali,
    merr ca ne shtepi per ti strehuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje