Nga Mero Baze
Jam shumë kurioz kur dëgjoj zëra kundër strehimit të përkohshëm të disa qindra afganëve në Tiranë. Dua të kuptoj kush është ky që kundërshton, si është rritur, çfarë biznesi ka që ia shkatërrojnë këta afganët e mjerë që do të mbyllen në një godinë, çfarë humbet nga rroga e tij, dhe gjithçka tjetër që e bën një njeri të zemëruar për arsye ekonomike, nga kjo ngjarje.
Nuk gjej dot ndonjë gjë të hajrit që t’i bashkojë nga kjo pikëpamje.
Pastaj shikoj nga ana fetare. Nuk më bën sens të jetë vokacion fetar, se shumica e ankuesve janë myslimanë, si shumica e shqiptarëve. Jo se nuk ka të krishterë që janë kundër, pasi ata mund të jenë vërtet kundër prej fesë së tyre, por janë të mençur e heshtin.
Pastaj shikoj se çfarë i bashkon nga ana politike. Këtu ka më shumë kuptim grafiku. Në shumicë janë njerëz që kanë një retorikë të ngritur prej kohësh, prej bezdisë së mbikëqyrjes amerikane mbi ne, sidomos këto vitet e fundit.
Edhe pse dukshëm nuk janë talibanë në mënyrë jetese apo në të shkuarën tyre, lexohet qartë një simpati për atë fitoren e talibanëve, që i treguan vendin SHBA.
Nuk është se janë anti-amerikanë, madje shumë prej tyre do të ishin shumë pro tyre sikur të mos kishin atë pozicion politik, por duket hapur që disfata amerikane në Afganistan i ka bërë të lumtur dhe cinikë.
Nëse i shikon më gjerë, shumica janë tipa që i përkasin këtyre ‘lëvizjeve’ tona sovraniste, që duan ta shpëtojnë vendin nga pesha e mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe që të jenë të lirë t’i marrin vendimet vetë, dhe jo t’u ndërhyjë SHBA “në punët e brendshme”.
Ka dhe një pakicë snobe, nga këta që duan të bien në sy si ‘racë ariane”, dhe që mendojnë se janë shumë herë më mendjendritur, fjala vjen se afgani Khaled Hosseini, pasi janë biondë, ose bionde, me sy të kaltër.
Por e vetmja gjë që i bashkon në shumicë, të gjithë këta që po bëjnë oponencën e një operacioni modest të Shqipërisë, për disa qindra afganë, nga qindra mijërat që po derdhen rrugëve të botës, është një lloj gëzimi që SHBA dështoi, dhe një mungesë ndjenjë mëshire për këta që bashkëpunuan me SHBA dhe tani duan të shpëtojnë kokën. Është një mllef që duhet kuptuar drejtë.
Nuk është mllef shqiptarësh kundër afganëve, as këtu, as në Kosovë, por mllef ndaj aleatëve të amerikaneve në pushtet. Ne Kosove, fjala vjen, ka plot simpati për talibanët si “sovranistë”, por më shumë e kanë nga fakti se liderit te tyre “patriot”, SHBA i ka rënë një herë në qafë dhe e ka rrezuar nga pushteti. Por nuk shkojnë më tej, pasi e dinë që talibanet e vërtetë ne Kosove nuk janë shqiptarët e tjerë, dhe as myslimanët, por ata që ishin para ’99-s në Kosovë, të cilet i sjellin në Morinë për 2 orë.
Dhe nuk është simpati as për talibanët si racë politike më primitive. Është më shumë një dëshirë për të prekur dhe ata një sukses në jetë, pasi nuk e pranojnë dot dështimin e tyre politik, si paaftësi e tyre, por mendojnë se SHBA u ka zënë hisen e Diellit mbi këtë Tokë, duke “i penguar” të jenë në pushtet.
Ka të tjerë që mendojnë se shkaku që nuk po ia dalin dot në këtë vend është Edi Rama, aleanca e tij me SHBA, dhe mungesa e një lëvizje “me armë në dorë” kundër tyre, që dështoi qysh në vezë më 2019 për shkak te SHBA. Është në një farë mënyre shpjegimi i dështimit të tyre, me shume se sa urrejtje ndaj afganëve të mjerë. S’di si mund të përshkruhet më shqip si kategori, pasi nuk janë talibanë. Salibanë u shkon më shumë.
Fatkeesi per nje vend si i yni Mero.Per mua SHBA duhet te sillte keta fatkeqe qe kercenohen dhe te çoje atje te gjithe Salibanet!
Une jame njer prej tyre qe kame ber komente kunder politikanve Shqiptare se si keta hajduta dalin e na shesin morale dhe fyen popullin pse ankohen per Afganistanezst qe po i sjedhin ne emert te Amerikes… Se pse politikanet tane Jane hajduta dhe nuk done ta ja dine per kombin as per shtetin shqiptare.. Pse keta hajduta nuk i thone po Amerikes kure thote ndertoni shtetin ligjore ndahuni nga kriminelet Lulzim Basha veq nje jave me pare e rrufuzoje Ameriken puplikishte per nje hajdute dhe vrase si Sali Berisha… Dhe o Mero nuke ka humbure Amerika a po deshtue Amerika por.. Hajdute Afganistane qeveritare qe nuke ken te zone te mbroni as shteti as familjet e tyre… problem eshte se as nje vende myslimane nuk krijone dote shtet ligjore dhe të drejt per te gjith… Shpresoje shume se Amerika mose te deshtoje edhe ne Shqiprie me rreformen ne drejtsie.. se pse edhe ketu Jane shumica myslimane por per fate keq edhe Katoliket e Ortodokset Jane ber njesh si Turqit ose Afghanistan… si do te jet puna ne pa Ameriken nuk kemi jet as nuke jetome dote ne demokraci çofet edhe keshtu site jemi tani gjysmake me demokracine… rrofte Shqiprija rrofte Amerika
Eltoni ka te drejte.
Amerika nuk e humbi luften.
Amerika besonte se nje pjese e madhe e popullsise do i perkushtohej
perparimit, civilizimit,… dhe zhvillimit te vendit. Kjo nuk ndodhi.
Kontributi Amerikan per rindertimin e Afganistanit eshte i jashtezakoneshem.
Qindra miliarda dollare jane shpenzuar per rruge, ura, shkolla, spitale, etj. Duke inkluduar dhe ndihmen ushtarake
Amerika mori “borxh dhe eshe ne borxh tek populli i saje me disa triliona dollare.
Ndersa niveli i jetes u permiresua ne menyre te ndjeshme per nje pjese te madhe te popullsise Afgane, nje pjese e popullsise
qe e percepton menyren e jeteses sipas ideve te vjetra e primitive qe i ka kaluar koha si dhe nje pjese qe ka xhelozi
te jashtzakoneshme per ata qe po jetojne me mire, i duket vehtja shume me “te mjeruar, te varferuar, …. ”
Procesi i krahasimit te jetes se tyre me ato qe po rrojne me mire i ben te ndjehen sikur po rrojne me keq se me pare.
Ky eshte nje “iluzion optik” . Ne te vertete te gjithe po rrojne me mire se me pare.
Ne kete perleshje te “atyre qe kane” me “ato qe nuk kane” ka ndodhur nje fenomen shume i cuditshem.
Ato qe po rrojne me mire, shume me mire, ne menyre ekstreme shume me mire, nuk ndjejenin pergjegjesi
per fatet e kombit ne ato permasa qe kerkohej nga situatat qe po kalonte ai vend.
Tani ato duan jo vetem te grumbullojne sa me shume pasuri por edhe ta gezojne jeten ne maksimum. Ato praktikisht sollen fitoren e Talibanit. Ne qofte se Talibani do reformohet, ai mund te jete me pozitiv se shume nga “shushunjat” qe kane vjedhur ndihmat e Amerikes qe i perksnin popullit Afgan.
Pra “shushunjat” filluan te besojne se nje mrekulli po ndodh per to, por jo per popullin. Ato hane, gezojne, jetojne me vila te shtrenjta/ shume me te shtrenjta se ato qe disponon shtresa e mesme e Amerikes dhe bile disa konkurojne me milioneret Amerikane, duke i lyre me florij pjese te vecanta te pallateve t tyre. Thone se disa “mostra” zoterojne “hareme individuale apo kolektive te nje grupi njerezish” ne forma te maskuara.
Pra ato besuan se “Mrekullija Amerikane” eshte se ato mund te pasurohen ne kurriz te popullit Amerikan. Ndersa Amerikanet punonin dhe nje pjese e konsiderushme e taksave te tyre shkonte ne Afganistan, studentet amerikane kane nje borxh rreth NJE TRILION DOLLARE
( $1,000,000,000,000.00) qe perfaqeson shpenzimet per edukimin e tyre. Kjo lloj elite qe ka shkelur ligjet ne menyre flagrande egziston edhe ne Europen lindore e pjese te Ballkanit. Ato i kane cuar femijt e tyre ne universitete me te shtrenjta te botes. Djali im eshte ne borxh $150,000.00 dhe ushqimi i tij i eshte perballuar nga familje qe ja conte cdo jave ne Baltimore.
Pra terheqja e forcave Amerikane eshte nje fitore per popullin Amerikan. Cdo te ndodhe ne Afganistan do ta trgoj histori.
Ne qofte se talibani nuk do reformohet, tmerre mund te ndodhin.
Pse?
Sepse grupi i lidereve qe nuk u moren vesh me Ameriken do shperbehet. dhe do behen kuklla, klika te fuqive rrethuse
“Shushunjat qe duan gjak” do shtrydhen nga fqinjet. Shtetet qe do nderhyjne e pane se sa e korruptuar ishte elita afgane. Ato do shkojne atje jo vetem per te perfituar por edhe nga frika qe kane nga njeri tjetri. Pra Afgani mund te shndrohet ne nje “ballkan te fillimit te shekullit te nentembedhjeta ku fiset e ndryshme te veriut, te jugut, lindjes apo perendimit te luftojne per territorin ku jetojne dhe te perkrahen nga shtetet fqinje me te cilat mund te kene lidhje gjunjesore, historike, tregetare, zakonesh etj.
Konkluzioni im, i bazuar ne mesimet historike, me lejon se duhet inkluduar si i mundeshem varjanti qe ne Afganistan
te shfaqen “Esat Pashallare” qe do jene shume te lumtur te kene nje shtet te vogel ku te jenete paret e vendit si dhe
besniket e tyre qe per te perfituar do i puthin kembet.
Populli jone duhet te nxjerre mesime nga kjo qe po ndodh ne Afganistan.
Elitat duhet ta kuptojne se populli Shqiptar ka fatin e rralle qe ka perkrahjen e Amerikes.
Ne nuk duhet ti bime me shkelm te mires.
Ne qofte se redaksia e vlereson opinion tim dhe menyren se si e analizoj kete problem mund ta botoje atje ku ju perfshini opinionet.
keshtu eshte kjo dynja o Mero…kur qe te vegjel I mesojne me nje Liber .Keshtu u krijua njeriu I ri..
Por ka Salibanè ashtu si ka dhe Vinibanè
Mero e mbaj mend si sot kur te rahen talibanet e Saliut ti kishin enjtur syte dhe surati te ishte deformuar te them te drejten me erdhi keq qe te kishin bere per vdekje.
Mero je i madh me emertimin Salibane Andi Bejtes,Fatosit te Partise ,Yllit te LSIe plote te tjereve qe ju jane errur syte dhe kepusin brockulla Ai idioti Manjani(turp ka qene minister drejtesie) i vinte ne dukje Kryeministrit te vendit,se mandatin e ka marre pper te qeverisur Shqiperine e jo Afganistanin.Shih ku arrin ky idiot funksional!!!
“Salibane” nje gjetje fantastike???
Keta Mero jan Salibanet tane dhe Osman Al-Bin ladenet e Kosoves
Po po ashtu eshte. Myslimane ne me birra neper duar, myslimane ekstremiste ata me gure neper duar… fiks si dy pika uji ngjajme!
Ama keta jane proamerikane! Nuk ka problem.
Afganet paragjykohen kot si ne… e drejte! Pershembull ne Turqi para 1 jave pati revolte te turqve qe u dogjen bizneset etj, pasi pas shume poshtersive qe bejne sidomos ndaj grave, “derdhen kupen” kur ju versulen nga mbrapa nje vajze 10 vjece dhe e ndoqen ne grup deri ne shtepi per ta perdhunuar!
Gjermania, Danimarka, Belgjika, Austria etj vendet “Salibane” “vendet e pasura” sic u perpoq Rama ne versionin “Humanist Universal” te “The Guardian” per ti stigmatizuar, deklaruan para disa ditesh qe; “pavarsisht luftes afganet do vazhdojne te deportohen ne Afganistan”…! Po ketyre cfare u kane bere afganet qe duan ti debojne dhe ne kohe lufte, do pyeste Mero!
Po dhe une jam kurioz per nje gje o Mero! Po keta te perkoheshmit qe nuk do ta kalojne filtrin amerikan te sigurise dhe nuk do te marrin vizat per ne Amerike kush do ti mbaje? Apo do ti marresh ti ne shtepi? Se Amerika prandaj nuk po i merr menjehere ne shtepi te vete, po gjen vende te mbaruara si ne qe ne fillim i seleksionon per nja 1 vit e ca, pastaj mbeturinat na ngelin vendeve te dhjera si ne!
Ne fund fare, po sjell vetem nje tabele, vetem nje, se ka yhyyyy… per te treguar respektin e madh qe ka kjo lloj kulture qe do na vije se shpejti per femrat ne pergjithesei (dhe ku ka gjetje me te mire se ti cosh atje te vajzat e Qytetit Studenti!)
Rastet e ngacmiveve seksuale ne Finlande:
https://pbs.twimg.com/media/E86d38vXoAEW3IR?format=jpg&name=large
Tani per ta mbyll fare fare, mire te na behet! Rama tha qe vete ma dhate autorizimin se me votuat dhe tani bej cfare te me doje prapanica! Si mos ti japesh te drejte ketu? Qe mu thafte dora mu thafte!
Kujdes mos tu thafte dora e kafese thuaj se ajo do jete tragjike.. Sa I ceket je..
Tu thafte dora perse? Ah, qe votive saliun! Po jo mor trim, mjaft qe te eshte thare koka… o koke e madhe!
Megjithate edhe pse je sufllaqexhi jam kurioz ku e lexove ti qe mund te kem votuar Saliun une? Ne cilin rrjesht? Po pse mor hajvan truthare, nuk kritikohet dot ai qe votohet? Jo ore idiot jo, ai qe votohet ai duhet kritikuar dhe kerkuar llogari sa me shume.
E para jane 4 milione refugjate ne Turqi nga Siria, Iraku, afganistani dhe pakistani. Normale qe ne 4 milione do gjesh edhe perdhunuse dhe krimineler. Sic ne shqiptaret bejme e kemi bere ne Evrope.
Tjetra, ata qe do vine ne shqiperi perkohesisht jane te zgjedhur nga amerikanet si ish punetore te tyre dhe jane pjesa me pro perendimore dhe e shkolluar.
E fundit fare askush nga ata nuk do te rrije ne Shqiperi sepse per ta ne jemi vende shume i varfer dhe i prapambetur.. E more vesh tani? Po deshe ta faktosh ke me qindra e mijera qe kane kaluar neper shqiperi dhe askush nuk qendron.. Jo vetem per Shqiperine por e njejta gje edhe per Greqine, Italine dhe Evropen Lindore. Te gjithe duan ne Gjermani apo Angli njesoj si Shqiptaret.
@Elton D.
Ti mund te kesh te drejte me te vetmin kusht qe nuk je shqiptar. Gjithe ato fjale qe shkruan ti kunder afganasve, Amerikes apo Shqiperise, jane nje e dhjeta e fjaleve qe greket shkruanin per ne…
Me kusht qe ne shqiptaret nuk do kishim fatin e afganasve, ti do kishje te drejte. Ti nuk mund te flasesh kunder kur gati gjysma e shqiptareve kane braktisur Shqiperine dhe kjo per faj te salibanizmit dhe politikes shqiptare qe nuk ka aspak ndryshim me talibanizmin….Prandaj hesht si guri rri ne vend, se po qelb dynjane….
Ne fakt une jam shqiptari i vetem nder ju sufllaqexhinjte, qe i beni Shqiperise ate qe as asnje armik nuk ja ka bere, e ju ja beni per hater te partisee! Hajde qerrohuni tutje, apologjiste te peshtire te cdo marrezie te pushtetit.
Fatkeqesi
qe thith ajrin shqiptar or taj Elton D.
Tamam ja ke përplasur këtyre TEVRQELËVE në fytyrë ‘bajgat’që nxjerrin nga goja.
Hajde më pyet mua se cmendim kam. Unë dhe 1milion shqiptarë ikëm në vitet ’90 rrugëve të Europës. Maleve,detrave ikëm,fjetëm përjasht shumë net, pimë ujë liqenesh,kanalesh,……
POPULLI GREK,ITALIAN,GJERMAN NA HAPI DYERT. Na ndihmuan me bukë,ujë,veshje,punë,…..
Mua më mori një familje ndërtimtari,punoja me të. Në mbasdite i mësoja frëngjishten kalamajve(e kishin gjuhë të huaj në shkollë.)
Në fshati ku u rastisa të shkoj kishte shumë shqiptarë nëpër familje të ndryshme.
Unë isha 19vjeç, kishte që ishin 40vjecar dhe i mbanin në shtëpi.
Ja di për nder gjithë jetën time,ja tregoj kalamjve të mi tani,që të mësojnë.
Edhe këta afganë njerëz janë,duan ndihmë.
Këtu në Skandinavi ku jetoj këto 20vjetët e fundit,kanë marrë me mijra. Në vitet ’80 morë mijëra Somalezë,’90 15 000 Kosovarë, boshnjakë,kurdë,afganë,sirianë,………………….
Asgjë e keqe si ka gjetur.
Ndërsa ju PAÇAVURET që shani këtu jeni njerëz që nuk shihni më shumë se maja e hundës tuaj.
Ska pyll pa derra, se sjanë të gjithë PAÇAVURE.
ROBT KU TI KENI, SHPIRTË ZINJË.
Somalezet meqe permende ne vendet skandinave, si Danimarka pershembull, debohen ne Somali edhe pse Somalia nuk eshte ne listen e vendeve te sigurta. Ja aq te mire jane ata. Nuk dua te harxhoj kohe te flas per ata qe jane ne Australi Amerike e Kanada qe konsiderohen llum!
Po dhe kaq kohe sa humba me nje sufllaqexhi fugist propagandist si ti shume eshte. Prandaj ate fjalen e fundit qe the, ta marresh mbrapsht ti dhe gjithe zvarraniket qe shiten per nje sufllaqi si ti.
Kur shikon njerëz që ja hipin avionit në ecje dhe shkojnë drejtë vdekjes së sigurtë siç edhe u panë.
Të kap trishtimi dhe të duket sikur shikon anijen Vlora plot me njerëz në ujë (veç ajo ishte anije dhe jo avion, dhe pse ata nuk rrezikoheshin kaq sa këta të avionave).
Po ta kisha në dorë do ti shpetoja ata të 5 apo 7.
Si vend i Natos dhe pjesëmarrës i koalicionit (humbës) patjetër duhet të marrim faturën dhe kostot në rastin konkret humane.
Por mendoj se duhej transparencë Mero.
Pse te kemi frikë nga transparenca…
Kështu i bie që ju dukemi si popull-dele.
Ta zëmë se dikush do ngrihej kundër si me armët kimike të Sirisë.
Kosto politike do të ishte e tyre, dhe avantazh për qeverinë.
Gjithësesi dihet kush i fryn…
Për dreq ai që na aderoi në konferencën islamike…
Për të gjitha të tjerat është ashtu siç i thua Mero.
Kur shoh djem te rinj qe lene grate motrat dhe femijet mbrapa dhe vrapojne per te shpetuar bythen e tyre ne vend qe te luftojne, me vjen per te dhjere vjelle njekohesisht! Dhe jo vetem qe nuk me vjen keq, por sa me keq tu behet aq me mire do ishte!
Por rendesi ka qiviria, avantazh i qivirise thote, aty e ke hallin, idiot.
Po dil o Ladi dhe thuaj mendimin tënd dhe komentin tënd për shkrimin.
Mqs ngele t”u i bë replika të tjerëve .
Dhe le t’a shohim nga ato që shpreh dhe mendon se kush është idioti!
(Sa për korrektesë lexoje mirë shkrimin dhe komentet përpara se të llapësh dhe kuptosh se nuk i rruhet kujt për qeverinë, mësohu të kuptosh dhe respektosh dhe mendimin e të tjerëve dhe kur mendojnë ndryshe).
Qe ti je nje militant nuk do shume per tu kuptuar, nje here si Juli nje here si Sovrani, ik ha sufllaqen e rradhes e bere punen dhe per sot.
Po more zotri i dashur i shpetone tani ti keta por ose keta ose femijet e tyre pas 20 viteve kure ti harrone Hallet dhe te ngopen me buke vine e te hjellin në er ne mes te Londres Parisit dhe Romes dhe thone se jemi tu luftue te pa fet.. ky eshte problem se po te ishine njerze që integration nuke eshte problem.. Por pamjet Jane te trishta.. dhe duhet ber çdo gjë per ti ndimuare
Jane te manipuluar menderisht por edhe te verbuar nga zilia ndaj Rames saqe cdo ngjarje kthehet ne anti-Rame nuk ka rendesi ne cilin vend te globit. Vetem per Saliun mos ju fol e mos ju kerko mendim.. jane zhduk nga ekranet te rinjte e vjetrit qe deri para 25 prillit nuk linin gje pa thene. Ka ngel vetem ndonje idiot periferik qe e ka Saliun tatuazh ne tru.
Ne fakt arrdhja e rrefugjateve afganeve mund te ishte nje teme per te debatuar per te frenuar meganolline e Rames dhe per te treguar qe thjesht Shqiperia ben ate qe mundet dhe aq sa ka mundesi pa qene nevoja te shtiremi apo te mbulohemi nga nje propagande idiote qeveritare . Po ne vende te kesaj degjojme gjysmaket analfabet te Shqupit e te Lesh e Lise qe jane nxirre jk vetem nga shpirti por edhe nga surrati me keq se talibanet ne afganistan jo per mandatin e trete por per te katertin.
Kosovar nuk je ti , nuk ka kosovar te shkruaje shqipen brenda rregullave drejtshkrimore .
SHBA nuk humbi asgje nga kjo. Afganistani eshte nje bashkim multi etnik fetar qe grumbullohen ne nje vend. Amerika u perpoq ti integronte por qeverria aty vodhi dhe abuzoj me fondet e saj.. Kjo sduhet pare nga ana Amerikane sepse pas nje jave askush sdo ta flasi me dhe Amerikani sdo paguaj 5 miljard ne vit per Afganistanin. Kjo duhet pare se si nje 97-te shqiptare e dyte po perseritet aty nga abuzimi I fondeve shteterore tamam sic ndodhi ne Shqiperi. Salibanet te fusin koken ne rere si struci se kjo ndodhi ne Shqiperi nga keta qe na japin leksjon se si do perfundoj Shqiperia nga terheqja e Amerikaneve. Afganistanin e deshtuan Salibanet dhe jo Amerikanet.. Amerikane snxorri nje kacidhe nga ai shkemb vendi qe sprodhon asgje por vec hush-puppies..
OK MERO S A L I B A N E
AJATOLLAH
ME TE GODITUR A SMUND TI GJESH
ME LEJEN TUAJ MUND TE FILLOJ
PERDORI MIN ?????
Sic te paret tane strehuan italione dhe cifute, pa ndikim fare besimesh dhe kulture, llogjike njerzore dhe shqiptaret duhet te ndien te palekunder te ndihmoj njerez qe ju ka vrare shpresa per mbijetes
E keqa jone eshte se kemi humbur dinjitetin dhe bashke me te po humbim humanizmin. Dhe kjo do vazhdoj kur akoma sot I drejtohemi zotit me gjuhe jo shqiptare. Ky eshte pesimizmi dhe frika, se janullatos na I njuli stekat, mos valle dhe kta njesoi
Pra beso dhe kontrollo
Po me shtet qe kemi ndertu per 30 vite o mero, na jane bo syte me miza, shofim vec salibane
SALIBANËT ?
Pas Non-Grata, Saliban është përcaktimi më i gjetur për këta.
Hahaha, vërtet janë salibanë dhe të lodhur, po shumë të lodhur.
Salibanet dhe albinistanet jane rraca me e ndyre e kombit shqiptar.
Per Mero Bazen.
Pa u ndyre nga Ju, si fashiste ekstremiste, talebane, kokpalare etj, etj nuk mund te jemi thjesht qytetare, qe kemi te drejten te shprehim dyshimet, shqetesimet dhe qendrimet tona?!
Ndersa Ju, jeni nje pakice politiko-mediatike, qe shqyheni egersisht dhe pa asnje lloj skrupulli mes vetes. Keni marre peng prej 30 vjetesh zerin e shqiptareve, xhepat e tyre dhe jeni bere pronare te se drejtes. Ku e gjeni te drejten morale te perbuzni qendrimet e qytetareve?! Kush ju tha nje njerez si ju, qe prej 30 vjetesh peshtyhen e denigrohen si qente mes vetes, mund te kene te drejte?!
Vazhdoni edhe mbani te njejtin qendrim bythlepiresisht histerik me me te fortet dhe denigrues me popullin tuaj qe shihni gjithe percmim nga maja, se trangulli i Sali kermes ju pret!
Rrofte partia e punes qe nderton ruge tretuare tynele me ne krye shale gjatin brekushe corape kuqin.
E nderon Falultetin GJEOLOGJI MINIERA Ing. MERO.
Pader Gjergji
Pse Shqipnia dhe Kosova I ngjajne Afganistanit ??? “Muslimanet nuk e kane idene e ATDHEUT,te ekonomise politike,apo te punes si baze jetese per shoqnine civile.Per ma teper per hir te parimeve te tyne dogmatike e morale,jane anmiq te betuem te çdo perparimi intelektual e moral dhe jane ksenofobe te terbuem. Prandej muslimanet e te gjitha vendeve dhe te gjitha kohnave ngjajne me njeni tjetrin si pika uji, dhe vendet qi kane fatkeqesine te jene nen sundimin e tyne nuk permiresohen kurre prej dores se njeriut. E tash shtete si Shqipnia dhe Kosova ,ku shumica asht e plogesht dhe apatike,fataliste,anmike e cdo progresi moral,intelektual dhe ekonomik,anmike e cdo qytetnimi e kulture,dhe qi nuk din se cka asht Atdheu,nuk mund te rueje gjate pavarsine ekonomike, e patjeter dhe domosdoshmenisht kane per te humbe edhe pamvarsine politike”. Viti 1997-1998 pe Shqipnine dhe gjendja jo stabile sot ne Kosove e tregojne ma se miri kte.
PËRGJIGJJUNI
Një shtepi në kabul Afghanistan kushton 400mije deri 500 mije dollare!!!
E cuditshme,por e vertete!
Xhamia ka 30 vite që shqiperia vetëm nderton (nder kto 30 vite 2 milion shqiptare lane vendin)ndertimet e politiqeneve të gjithe spektrit që slane vend pa ndertuar!
Kushtet janë me Se të plotesuara për afganet!
Sjellin kapitalin në shqiperi duke blere pallatet e “biznesmeneve “dhe lusin allahun në troje që shqiptaret u detyruan ti linin pas!!!
Mero baze,formoje një çik kurriz Se mirë do ishte!