Nga Mero Baze
Sali Berisha e ka bërë një gjë të mirë në këtë strategjinë për betejën e madhe me SHBA. E ka nisur betejën për të ndryshuar Amerikën, me qëllim që të “rivendosë dinjitetin e tij të humbur” nga SHBA. Për këtë ai po shpalos përditë plane se si duhet të ndryshojë SHBA, si duhet të mundë Sorosin, si duhet të luftojë homoseksualët, si duhet të shpëtojë nga regjimi Biden-Blinken, etj. Dhe është vendosur vetë në ballë të kësaj lufte. Blinken-in e ka paditur në Paris, Biden-in, ia ka lënë ta shkatërrojë Çim Peka, shtypin amerikan ia ka lënë Shkëlzenit, Sorosin e ka demaskuar vetë, Marrëveshjen e Uashingtonit me Kosoven, ja ka lënë ta demaskojë Albin Kurti, e kështu me radhë.
E mira e kësaj strategjie është se Berisha nuk ka kohë të humbasë, pasi kjo luftë me mullinjtë e erës mund të zgjasë gjithë jetën e tij fizike sa të jetë gjallë, dhe në fund njerëzit të thonë: “luftoi i shkreti, por s’ia doli dot se vdiq nga mosha”.
Por ana komike e kësaj tragjedie të berishëve, është se duan të ndryshojnë një vend, në të cilin e kanë të ndaluar të shkojnë, si hajdutë dhe armiq të demokracisë. Dhe rruga që kanë zgjedhur është ajo e Enver Hoxhës me krijimin e grupeve marksiste- leniniste kudo në botë që të përçojnë idealet e tyre.
Por këtu nis i gjithë problemi. Enver Hoxha, së paku kishte nën kontroll Shqipërinë dhe pushtetin aty për t’u treguar i fortë me grupet ilegale në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.
Sali Berisha ende nuk po gjen dot një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike t’i dalë në krah. Më e shumta që bëjnë pro tij, është që heshtin dhe shmangin deklaratat. Më tej akoma, nuk gjejnë dot asnjë gazetar përveç atyre që paguan djali i tij, që të shkruajnë broçkulla të tilla.
Dhe si për ta vulosur braktisjen e madhe, ai ka një problem që ndoshta ende nuk e kupton. Ai tani dhe nuk paguan dot nëpër botë, pasi financat e tij dhe çdo lidhje me financat e djalit, vajzës apo atij vetë, janë në mbikëqyrje ndërkombëtare, si person i ekspozuar nga korrupsioni politik. Ai mund të paguajë vetëm në cash ilegalisht. Dhe kjo do t’ia rrisë “koston e revolucionit” anti-amerikan.
Problemi i vetëm i gjithë këtij fundi tragjikomik të Sali Berishës, është se PD nuk ka kohë të presë fundin e revolucionit antiamerikan të Berishës, apo të ristrukturohet si parti anti-amerikane nën diktatin e tij. Ajo duhet të marrë vendime deri më javën e dytë të Shtatorit, kur shkojnë në parlament. Dhe të gjithë biem dakord që Berisha nuk e shkatërron dot SHBA deri më 11 Shtator të këtij viti, edhe pse ka qejf të bëjë si Bin Ladeni. Por PD mundet ta shkatërrojë.
Mero!
Shkruaji Çimkës, të mos shkojë për lesh duke mbrojtur Berishët nëpërmjet zenit.tv.
Është koha ta braktisë kalin e ngordhur berishian, ashtu siç bëri me kalin e ngordhur PPSh, të prindërve dhe fisit të tij.
Të përshëndes.
Shënim : Meqënëse quhemi “kolegë”?!
Ehh Dhiar, Dhiar
keq laku tu lidh
në linjë me të tjerët
edhe Mister Smith.
.
Se kush êsht’ Damian
e di kush e pruri
kot s’do bëjë ham
nuk është Gjiknuri.
.
Pse, kot rastësisht
si erdhi mandata
erdhi dhe Damiani
që nga Nëthteshtata?!
…
Rreth teje, të mbrojnë
shih kush janë mbledhur
Qimi, që tregojnë
dhe Abi i tredhur.
.
Me USAt e Biden
lufto dhëmb për dhëmb
Nxirru dhe Argitën
se mbase I trëmb.
.
T’i bllokosh për fare
nxirr dhe Supermbesën
se zinxhire hapur
mezi po e presën.
.
Që të dridhen USAt
FëBëIja e CIA
nxirru të këndojë
Ansambli Çiftelia.
…
P.S.
Një zgjidhje e ke
Rri te Gji i Lalzit
më pas mos u kthe
e ngordh prej marazit.
Shpellarët e berishës,ngjajnë me ato sekretarët e partive që i sillnin nga fshati dhe çdo mbledhje përsërisnin se
-Rroftë partia se ne ishim si gurë lumi. Këta janë gurë lumi dhe vetëm vjedhja,grabitja,korrupsioni,servilizmi,dhe nënshtrimi
ndaj shefit i solli në tirane dhe ju duket se u bene njerëz.Në të vërtetë janë po ato kafshë që ishin më parë.
Do Not Bet Against USA or U will lose it all. You can always count on Americans to do the right thing – after they’ve tried everything else.
Manuel Noriega rise and fall should be a cautionary tale to the Berisha clan
Once a US ally, he was arrested by invading American troops in January 1990, amid allegations he had turned the Central American nation into a drug-trafficking hub.
He spent 20 years in prison in the US after being convicted there of the charges.
In 2010, he was extradited from the US to France, where he had been convicted in absentia of laundering money from Colombian drug gangs through a French bank to buy property in Paris.
He received a seven-year jail sentence from the French court.
In Panama itself, he faces three 20-year jail terms for crimes committed during his rule, including the murders of political opponents.
However, it remains unclear whether he will remain in prison, as Panama allows people aged 70 years and above to serve their sentences at home.
Sali Shiqerja,
Iku e vate,
Rradhën kush e ka ?
Prandaj ka rënë mortja,
Që të bën hata.
Mediu, Ruli,
Zeni apo Malltezi,
Çiftja nën shënjestër,
Vetëm kur t’ja ndezi,
Pooooor, joooooo,
Mo u ngutni,
Bërtet Meta me të madhe,
Pas Saliut,
jam unë,
Nuk lë kënd
Të ma kalojë
Rradha dy,
karrike dy,
Vdes, nuk e lëshoj,
Jam malcor nga Qipani,
Vuqidolin nuk leshoj.
Gjithë përpjekjet e Berishës nuk janë tjetër veç kërkesë për marrveshje. As që do të jetë në parlament, kërkon vetëm garanci për fëmijët dhe pasurinë. Ai do përpëlitet deri në fund me shpresë për të arritur çfarë mund të arrijë në shkëmbim të mos shkuarjes në parlament. Por mjerisht e ka të kotë. Kjo mënyrë sjellje i jepte rezultat kur kish përballë Nanon, por sot ka jo vetëm Ramën, por dhe “Sorosin”, dmth, Amerikën. Kuptohet, shpresat janë të vakta. Jo vetëm kaq, por edhe kërcënimi tradicional berishjan me destabilizim të brëndshëm nuk pi më ujë, askush nuk ka më kohë dhe nge të merret me recidivat berishjane. Dhe në fund, kërcënimi real që Berisha mund të bëjë duke lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të ulet në prëhërin e Putinit nëse nuk i japin garancitë e nevojshme, sot duket vërtetë diskreditues për të po të kihet parasysh qëndrimi i tij politik si “flamurtar i demokracisë”, një armë e përdorur si jorgan për mbulimin e masksarallëqeve gjatë ushtrimit të pushtetit.
Amin.
O Mero si nuk merresh fare me kete Irfanin tani qe u ben ftesa serbeve te kendojne ne Korce? Para ca vitesh i thoshe Funny University dhe se hiqje nga Tema. Te jep reklama, a si eshte puna?
Pd që në lindje ka qenë e destiuar pë tu çthurur por por gjatë kohës ndodhën gjëra që i ra Bingo e para ishte emigracioni që doli nga socializmi i varfër dhe te Pd panë shpëtuesin që u hapi portat e emigrimit pastaj lufta në Jugosllavi ku morri hovin kontrabanda ilegale pastaj ngritja e republikës të Lazaratit dhe vija Columbija krejtë kēta faktorë financiarë që i ndrruan gjërat
Mero…. Jam i pa lumtur, sepse kam nje shpres!!!!
“Taulant” do te jete kryetar fuqiplotë i Grup – Seksionit te Pare ne Meksikë, Kanada, dhe ne tere Amerikën Latine.
Europen e bene zap Sali Lusha, Azinë e bene terbjet Myftar Lumneshi, Afrikën e ka nen kontroll Shkëlzen Breçani kurse Australinë, Ervin Salianji, sepse atje i eshte pjelle gjyshja e mamasë se babit.
Ne krye te gjithe Grup – Seksioneve do te jete Qim Peka, i cili, do raportoj çdo ore verbalisht tek Zeni.
Sali ,I vrave shumicen e Haklajve se te dozen kunder,por kesaj rradhe ke ngel si Miu ne cark.E din se minjve te carkut kur Jane aggressive I sperkatin me nafte e ju vene flaken.Vdekje heroike.
Po vjen ora qe Berishes ti veshin “kemishen e forces”. Shpresoj qe amerikanet ta perdorin dhe ta kene ne gadishmeri per shume kohe edhe per te tjere politikane deri sa ne kete vend te kthehet normaliteti.
O Mero,po mire mo nqs Amerika do thote javen tjeter qe Ramiu yt eshte i shpallur non grata per korrupsion,a do kerkosh ti te paraqesin ndonje prove apo ska problem,denim me opinion si ne kohe te qofte largut.Apo korrupsion ka bere vetem Saliu dhe jo Ramiu.Mero,beji presion ambasadores te dorezoje sa me shpejt provat ne prokurori dhe ta plasin brenda plakun mere dhe boll me batuta se nuk pine me uje,jane bere bajate.
O laku topolaku.Boll fantazove o debil 24 karat.Rames amerika I jep cmimin Nobel qe ju nxorri nga politika si langaraqe ,nji nga nji.Po te mos ishte Rama,kermat si ty dhe kurvi I vicidolit nuk do ishin duke shkumezur sot.
BERISHIJANET te vetmin shpetim e kane azilin ne Moske ne preher te Putinit … siq mori Gruevski ne Romani …
O laki, pse nuk shkruajte kështu edhe për Tom Doshin kur Luli bëri kërkesën në KQZ për mos regjistrimin e tij si kandidat për deputet? Pse dy qëndrime të ndryshme ti Laku për të njëjtin problem?
“QAMETI” I BERISHES DHE … RILINDJA E CLIRIMI I TRETE I SHQIPERISE
– Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi !
Qeni qe leh shume kafshon se pari mushkerite e veta.
Lehjet e tij na kujtojne uluritjet e ujqerve kunder drites se Henes ne nje nate te erret dimri.
Me shume se gjithcka ato tregojne per panikun, lemerine dhe terbimin e tij ndaj ligjit dhe drejtesise qe po jetesohen.
Ato trimerojne vetem ata qe nuk dine te lexojne e nuk duan te kuptojne po qendrojne në llogoret e Vicidolit si ai togeri japonez në bunkeret e fundit te Botes edhe 25 vjet mbasi kishte mbarue LDB-ja e Boshti Nazifashist kishte kapitulluar!?
C’ ti besh?
Kjo kategori jane sakat nga mendja sepse u eshte thartuar truri nga kenget majekrahu
“O Serbi o gardhin ta prisha
Se mue me thone o Sali Berisha…”
dhe ovacionet 24 karat komuniste:
“O Sali o hero
Gjithe Shqiperia ty te do…”
Pike per pike si ajo kenga e viteve 80, qe zevendesoi Himnin Kombetar :
“ Enver Hoxha o tungjatjeta
Me ty jena sa te jete jeta… dhe
“ Parti Enver jemi gati kurdohere!” qe vazhdoi edhe 5 vjet mbasi ai ishte takue me Marksin, sic thone kinezet per te vdekurit dhe partia e pare e Sales ishte ne agoni.
Ndaj edhe Ambasadorja mendjendritur e SHBA-se Juri Kim ia permendi Lulush Karabushit e partise se tij citatin e Qoftelargut per te ngrene bare:
– Në edhe bare hame por parimet e marksizeme- leninizmite nuk e tradhetojmee! Ashtu de…!
I kishte shkuar truri per lesh edhe me keq se Salihit, te gjorit… qe kakariste per marksizem- leninizmin, por kishte harruar kryevepren e babait te Kapitalit jo te Socialit Karl Marksit:
“NJERIU PARA SE TE MERRET ME CDO LLOJ VEPRIMTARIE TJETER….. DUHET TE MBUSHI BARKUN”
Sidoqofte as Londra as Washingtoni nuk kane perdore kurre kunder tij epitetet qe perdoren ndaj Salí Berishes si:
1- “Bande Gangsteresh” The Times” e “ Independent” e Londres me 10 mars 1997,
2- “.. kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit …” The New York Times me 15 mars 2008, dita e llahtarshme e “Hiroshimes Shqiptare” Gerdecit, “
3- I korruptuar dhe perfshire ne veprimtati kriminale qe kercenojne seriozisht sigurine kombetare te SHBA-se sic deklaroi hapur Sekretari mendjendritur i Departamentit Amerikan te Shtetit Antony Blinken dhe e perforcoi Urdheri Ekzekutiv i vet Presidentit gjeni Joe Biden, qe permendi acik me emer Shqiperine si delja me e zeze e korrupsionit ne Ballkanin Perendimor.
Kur perben kercenim per sigurine kombetare te SHBA-se, po per Shqiperine e Kosoven !?
Ai eshte katrahure…. qameti vet!
Ky eshte realiteti pa maska, pa bythelepirje i politikanit me antishqiptar e me te inkriminuar deri ne shkallen e krimeve kunder njerezimit Sali Berisha ne historine e Shqiperise.
Me karshillekun donkishotesk kunder SHBA-se, me rrenat me te medha se Shkelzeni e Jezerca se bashku per gjoja optimizmin e avokateve franceze dhe gjoja hapjen e ceshtjes ne gjykaten franceze perballe dosjeve sa nje mal krimesh flagrante e me zerin e figuren e tij, me shantazhin, intrigat ala franga te tij, me kerbacin qe tund si i shastisur kunder nenes boterore dhe shpikeses se “ Politikes se Kerbacit”, SHBA-se, Salí Berisha eshte duke u shtuar perdite akuza te reja edhe me te renda vetvetes dhe familjes se tij.
Keshilltaret dhe miqte e theqafjes se tij qysh ne hapat e pare te tij si politikan autokrat ala Luigji i 14-te “ Ligji jam une” dhe me zerin e me figuren e tij “ Pas meje te behet qameti”( ne frengjisht) po e zhysin per dite e me thelle ne batakun e gremisjen e tij pa kthim mbrapa jo vetem politike por edhe juridike e qytetare.
Qameti i Berishes eshte i tij dhe “ Bandes se Gangstereve”jo vetem te tij.
Sali Berisha me vetedije te plote e me qellim te qarte e ktheu vetveten dhe klanin e tij politik, biologjik, oligarkik e mediatik, po aq te sterkorruptuar, po aq kriminal ne Sali Qametin e Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar.
Ne te njejten kohe ky qamet i tij dhe i “Bandes se Gangstereve” politike, biologjike, oligarkike dhe mediatike te tij eshte Rilindja e Shqiperise vertete demokratike si shtet i ligjit e drejtesise…dhe Clirimi i Trete i Shqiperise!
Eshte:
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike… i nje rinie e populli te tere.
Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi !