A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?

27 Korrik 2021, 17:52Editorial TEMA
A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re brenda saj, e cila duket se drejtohet në hije nga Genc Pollo, ish këshilltari e më pas rivali i dikurshëm në vitet 2000 i Sali Berishës.

E gjendur përballë problemit real se çfarë do të bëjë me Sali Berishën dhe çfarë orientimi do të marrë në të ardhmen, Partia Demokratike e ka më urgjente se kurrë këtë debat që po provokon Pollo.

Kryetari me letra i Partisë Demokratike Lulzim Basha po shpreson të blejë kohë të mos e bëjë kurrë këtë betejë, me shpresë se ose do të vdesë Sali Berisha, ose do të ikë vetë në shtëpi. Gënjeshtrat, që për një kohë të gjatë u ka thënë diplomatëve ndërkombëtarë se ai është nën presion nga Sali Berisha për çdo veprim në PD, tani kanë ngelur zbuluar, pasi ata i dhanë shans ta heqë qafe Sali Berishën.

Në këto kushte, Genc Pollo është aktualisht personi më pa komplekse dhe më ambicioz për t’i treguar vendin Sali Berishës. E ka bërë këtë dhe në vitin 1999 2000, kur po ashtu Berisha ishte në një shkallë izolimi më të ulët nga SHBA dhe Perëndimi. Tani nuk është më i izoluar, por i ekzekutuar.

Duke qenë një nga themeluesit e PD, dhe më i afti për të njohur nga afër Berishën, të cilin e detyroi të gjunjëzohet duke e rithirrur në PD, Pollo është në vendin e duhur dhe kohën e duhur për betejën e tij të dytë.

Dhe shenjat janë të qarta. Shfaqje e tij publike me disa artikuj mbresëlënës sa i përket diferencës me qëndrimet e PD, ishin sinjali i parë. Ai i doli në krah ambasadorit Soreca pas sulmit qesharak të Aleancës për Teatrin, një seksion “alla Bathore” i PD së vjetër. Ai po ashtu dënoi bojkotin e parlamentit dhe të zgjedhjeve lokale, duke i kërkuar Lulzim Bashës të kërkojë falje.

Pas heshtjes që pasoi nga PD, u dukën dhe lëvizjet e para. Njerëzit e afërt me Pollon filluan të reagojnë.

Kreshnik Çollaku deputet i Matit, dikur anëtar i partisë së Pollos sulmoi ashpër Lulzim Bashën si një lider i fjetur që e ka mendjen tek pazaret për vila në bregdet.

Sot, kryesia e Korçës, një degë e dominuar nga Andrea Mano, ish-anëtar i partisë së Pollos ka dhënë dorëheqje në grup dhe ka sulmuar ashpër Bashën.

Me siguri që do të ketë dhe lëvizje të tjera.

Pas gjithë kësaj historie, duket qartë që Shtatori nuk do të jetë kaq i lehtë për Bashën dhe Berishën të cilët kanë gjetur rehat me një aleancë hipokrite me njëri tjetrin, ku secili bën sikur nuk e ka mendjen se çfarë duhet të bëjnë.

Genc Pollo duket se e di çfarë duhet të bëjë. Ai duhet të sulmojë qartë Lulzim Bashën, për t’i thënë PD: ose me atë dhe Berishën, e gjithë jetën rrugëve, ose kundër tyre dhe të vijmë në pushtet.

Tani është dhe më e qartë përse Berisha ja ka kërkuar Bashës të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar. E ka ndjerë këtë ditë.

23 komente në “A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?”

  1. Palo media says:

    O mero mire qe po merresh me pd por me qeverine kush do te merret,me vota te vjedhura,ministra hajdute,krueminister drogaxhi,me shqiptaret qe ikin,me krimin qe qeveris si do..! Kelysh i regjur jugu mbete! Balo plak! Turp per kete palo media!!!!!

    1. Leci says:

      Ik mor idiot!
      Mero kokën e rruan vetë.B…ën ja rruajnë të tjerët,por ty nuk të mer ti rruash as b……
      Tru shpëlarë i Berishës!

    2. Iliri says:

      Po Basha i ka vjedhur votat o ,palo media, ! Deri ne 3 te mengjezit ishte fitues….aty ne kuti i kemi votat! ..demokracia eshte aty!! do i numrojme nje nga nje…………. Dhe ne ndryshim me ‘mos hapjen e kutiave…’ ai ka mundesi ti numroje sa te doje 100 here Vazhdoni me perralla.. zor se genjehet kush sot …ose nje pakice shume e vogel mund ta haje ‘sapunin per djathe,,,,,’ gjithe shqiptaret e dine kush pordhosi dmokracine, shkaterroi grabiti e vrau shqiptaret .Mjere kuash nuk ka sy e veshe…………

    3. xheJ. eN. Bi. says:

      O Palo Media…
      Mbase ti ruan bythën tënde se nuk do që Mero mos miret me partinë tënde dhe të miret me Qeverinë. Po gazeta nuk do bëj punën e PD – ës, të bëj opozitën.
      Qeveria do një opozitë të fortë dhe jo gazetat.
      Prandaj dhe Mero miret me opozitën se Luli nuk ëshzë ad mish, as peshk.

    4. Vranakonti says:

      O Palo Media,o Palo mavria,çfare po thua a derezi.Vota te vjedhura nuk ka patur dhe kete t’a dish mire.Ministra hajdut kane qene ne qeverine e Saliut qe vidhnin hapur,sy nder sy,por ty nuk te bejne dreit syt se te kane plasur. Masakra zgjedhore eshte nje shpifje si alibi per te pjerdhur mendjen e disa nga elektorati te PD qe shkojn pas berihajit se jane udallenj.

    5. vang says:

      Po me pd kush do merret????? Saliu?

    6. K says:

      Jo jo minister do te behet Gjekmarkaj dhe Mrku,Lulja do te behet k/parlamenti sepse Berisha eshte gjalle dhe do te behet ose K/minister ose President dhe do te beje prapa Tritan preshin Kryetar te PD. Mediu do te behet prape minister i mbrojtjes dhe do te bejne nje Gerdec te dyte bashke me Zenin qe do te jete avukat i qeverise dhe sekser i Saliut! Por Mero ka te drejte vetem Pollo mund te udheheqe PD!

    7. PD Leshi says:

      Po ti o bythqim i PD-se qe ju del per zot, i ke harruar cfare i ka bere PD-ja shqiperise? Ai shpellari e ka lene te prapambetur , prandaj jemi ne kete gjendje edhe sot , akoma vuajme ato pasoja. Sdo meresha fare me ty o kokrra e mutit , po kur lexova qe ju drejtove Meros me kylysh i regjur “JUGU” kjo me beri te kundervihem o injorant , akoma bythqima si ty meren me perçarje duke permendur krahinat. Te qifsha cfare te permban pragu deres po e more mundimin te pergjigjesh. Here tjeter mos ha mut duke permendur Jugun. Meru me temen dhebmos ha mut shume verdalle.

  2. Drejtesia says:

    Ekzekutimin ja ke bere ti Mero cdo dite per vite me rradhe. Amerika po e kall ne dhe kufomen. Cdo gje do jete ndryshe pa keta plehra neper kembe. Respekte per vendosmerine dhe pse jo dhe trimerine qe ke.

  3. Ladi says:

    E kon kot. Asgjo nuk nryshon aty. Osht qelb kahone puna aty, thon tironsit..
    PD osht parti qe u nrejt ka Partija Punes perme i rrujt pronat ne me I hudh hi syve shqiptareve..
    Ka mor fun. Ene Pollo delenxhi si gjith kto tjeret osht…

  4. E verteta says:

    Mero,mos u lodh kot,je dhe djal i zgjuar: PD nuk eshte parti politike,por thjesht nje grupim islamikesh,kshq Pollo apo cilido(aq me keq nje kristian orthodhox) nuk do te triumfonte kurre ne nje beteje te tille.Eshte njelloj sikur nje grek apo armen te fitonte ne kuvendin turk ndaj Erdogan……!!
    Jeta ka ligjet e fisit(natyres) e nuk mund te dilet apo luftohet kunder….!

    1. Taulant says:

      Shume thelle je futur debil leri krahasimet me Turqit&Co .

  5. Nurenbergu says:

    Atehere ! Drejtimin e mori UDB , pas nje pune kembengulese e me suport perendimor 50 vjecare . Filozifia na meson qe jan masat ato qe bejne revolucionet , pra ndryshimin , po drejtimin e mer borgjezia ., sigurisht jo me teper pernga pasuria sesa nga mbeshtetja e fuqive te tjera per aresye gjeopolitike .Po kthehem ne nje aresyetim personal .Kontraditat dhe perplasiet midis individeve dhe grupeve ne Partine Demokratike , vijne si rezultat i nje aktiviteti te gjate korruptiv , kriminal dhe te pasinqerte si me elektoratin demokrat ashtu dheme te gjithe shqiptaret . Per kete dhe perplasiet e sotme brenda Partise Demokratike ngjajne te njejta me krupwt mafioze , pra krimin e organizuar ku nenje moment fillojne eleminimet fizike per larje hesapesh , e nga ana tjeter te penduarit e drejtesis , qe ne fakt do i quaja te penduar politike .Kaq per kete

  6. shqip says:

    Në fakt nuk uroj të jetë kështu. Nuk uroj sepse vasalet janë më të rrezikshëm nga “sulltani”. Dhe kam bindjen time për këtë. Ose PD shkrihet fare , dhe kjo është gjëja më e arsyeshme. Ose PD rithemelohet , thjesht riciklim i mbetjeve të veta. Kur bëhet fjalë për Pollo e kompani, kemi parasysh personazhe që janë të zhytur në llum per 30 vite. Dhe po të kihet parasysh faktori ” arshiva” , Pollua e ndonjë tjetër janë kartë e djegur. Saliu nuk do lërë asnjë që ta shkelë me këmbë, e ta kalojë paq këtë histori maskarade. Saliu është kujdesur për prova të shumta në kohën që ka sunduar këtë vend. Për Pollon ka të paktën tre prova që e komprometojnë keq, pa rrugëdalje. 1) përfshirja e nxjerrjes në pritë të A. Hajdarit. 2) menaxhim i dyshimtë grantesh e tendera në kohën që ka qenë ministër apo kryetar i komisionit të medias. 3) burime të sigurta për trasferta parash në bankat Qipriote. Po përmend vetëm këto. Pa dyshim që Saliu ka edhe të tjera. Ju duhet të kuptoni një gjë. Asnjë anëtar, eksponent, i lartë apo i thjeshtë, asnjë deri më sot nuk ka dalë me qëndrim të prerë kundër Berishës. Të gjithë sulmojnë Lulin, ja hedhin fajin Rames, ambasadorëve, por kurrsesi Saliut. Edhe të përjashtuarit, vini re mirë kur artikulojnë. Asnjë, as Jozefina, as Patozi, as Bode, askush, as Kulluri, morpo as Bogdani, askush nuk thotë një fjalë për Saliun. Po pse? Edhe në monizëm kishte persona që shpreheshin pa rezerva kundër Enverit. Pavarësisht pastaj që dikush përfundonte keq e mos më keq. Këta nuk flasin. Dhe e dini pse? Sepse janë të përlyer deri në fyt. Nga i pari te i fundit. Dhe e dini pse ka ndodhur? Sepse motoja ka qenë :” me ne fitojnë të gjithë “. Dhe ata gjithë këto vite vetëm kanë fituar, kanë ngjyer duart, e janë përlyer këmbë e kokë. I shihni ata palo gjyqtar që shkelin çdo normë elementare, morale dhe profesioniste ? Pse e mbyllin çështjen e Medi Gërdecit? Pikërisht për këto që I dimë të gjithë, por bëjmë sikur nuk kuptojmë , sikur ka edhe të pa përlyer. E bëjnë së edhe për ta ka ndonjë dokument që fle në sirtarë, por që mund të zgjohet dhe prish gjithë punën e ngritur. Po për lidhjet e përtej oqeanit a kemi menduar? Vërtet Saliu, Mediu, Luli kanë vepruar vetëm në interes të tyre ? Duhet të jesh naiv, guak të mos kuptosh që ai aktivitet bëhej pa pjesëmarrjen e “miqve”. Atyre që e ftojnë Faten në lutjet e mëngjesit, atje në Amerikë. Prandaj jemi skeptikë. Jo se nuk duam që gjërat të ndryshojnë. Por ka kaq llum sa s’ka lavazh ta laje këtë vend. Ku mbi 80% e aktiviteteve, ndërtimeve dhe vendimeve, janë pa dyshim të kundraligjshme.

    1. Drejte says:

      ”Shqip,,problemet qe ngre dhe logjika juaj jane mëse të verteta por….por teper trishtuese…

  7. Pollo tı e dın shume mırepor ben sıkur nuk dı gje Po lexoje dhe vare ne vesh se PD me ty pa ty Me Berıshen e Bashen dhe pa keto nuk vıjne ne push
    tet per derı sa te jene gjaii kjo klase e bastarlluar popıtıkanesh Gjıthe sejcılı ne hajdut dhe krımınel se tjetrı

  8. Draper dhe Cekan says:

    Aman edhe babalen vendosni ne krye te pd por jo rrobqirin me te madh qe nga koha e saint shkerdhaten lulzim bashen
    Zhdukeni sa me shpejt ate mashtrus
    Ate kurven fallco
    Ofendoni shqiperine me nje lider opozite me 4 vila businessmen gjobaxhi
    Turp dhe skandal

  9. Babale says:

    Te mos kemi iluzione ! As’gje nga keto qe thua nuk do te ndodhi Mero! Berisha do te hyje ne parlament dhe gjithe grupi parlamentar si gjithmon do ta kete pike referimi ate. Ai eshte padrinua, i cili jep dhe egzekuton urdhera dhe si deri me sot nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe.
    Ky vend ka marre fund Mero!

    1. Asd says:

      Pollo nuk eshte i parimeve, por i supes. Ia hoqe supen e bere armik. Eshte e qarte qe berisha nuk e fut tek lista e te besuarve. Kuqos veshtire se i beson kush.

  10. Muhameti says:

    Po sikur te jete e kunderta, qe Pollo punon per Berishen dh kunder Lulit. Ne shtator Luli nen presionin e nderkombetareve do perpiqet ta largoje Berishen nga grupi parlamentar dhe Berisha pergatitet ta godase me Pollon dhe te tjere dhe te kete PD mbrojtje.

    1. K says:

      Nuk besoj qe Berisha te perdore Pollon! Nuk i beson dhe Pollo nuk mund te jete Berishian! Pollo eshte atvrases! NUk pyet per Saliun fshatar! SHqiptare duhet ta kuptoni qe PD do te sjelle ne Tirane gjuhen e Tropojaneve,nuk do te flitet me shqip por edhe ne rethe gjuha zyrtare do te jete shqipja e cale e njerezve qe nuk dine te shkruajne shqip por dine serbisht!

  11. Sara says:

    Fiks, fare… filloi lufta e dyte servile ne PD, haha

  12. Undefined says:

    Pollo eshte “karta” e Athines…qe sic duket…po perpiqet per nje “kale Troje” ne PD….qe ne te ardhmen te jete me lehte me nje PD …filogreke..(ne pushtet)…per te realizuar planet e saj…kush do te ishte me i pershtatshem se Genc Pollo dhe tufa filogreke qe i mban “iso” ketij sharlatani………PD do te ike nga “shiu” i Saliut….e do te bie ne “bresherin” e filogrekeve te Athines…kesaj rradha me duket edhe me “bekimin” e SHBA…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje