Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar

26 Korrik 2021, 19:36Editorial TEMA
Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar

Nga Mero Baze

Ilir Meta është kthyer sot në zyrë në Tiranë. Për gati një javë, ai ka qenë privatisht në një udhëtim në SHBA, me shpresë se do të kontraktojë një kompani lobuese për të rregulluar punët e tij me SHBA.

Përtej iluzionit të tij, që punët me SHBA rregullohen me lek, ka një papërgjegjësi shtetërore, në këtë udhëtim.

Presidenti në detyrë edhe pse i shkarkuar politikisht, është ende formalisht President. Ai nuk mund të largohet nga vendi pa lajmëruar institucionet kryesore të shtetit, përfshi këtu dhe detyrën e tij formale si Komandant i Ushtrisë, siç ka qejf ta thotë kur i rrezikohet posti.

Por për gati një javë, edhe pse ne e dinim që ai ishte në SHBA, nuk ishim në gjendje të merrnim dot asnjë konfirmim zyrtar se ku është presidenti.

Të gjithë e merrnin jo seriozisht këtë pyetje, dhe hapnin Facebook-un e tij për të treguar njëherë se qenka duke pi birrë, një herë duke pozuar me brekë, e kështu me radhë.

Mos marrja seriozisht e tij si person, është një standard që ai e ka vendosur vetë por përtej kësaj, humbja e seriozitetit shtetëror, në raport me arratisjen një javore të presidentit, tregon qartë se qoftë dhe për këtë arsye ai nuk duhet të jetë më president.

Sikur lobisti i tij të mos kishte postuar foton, ne nuk do të kishim asnjë fakt që ka qenë dhe në SHBA.

Në Serbi u bë nami pse kryeministria Bernabiq, shkoi në SHBA e nuk u prit nga askush. Në fakt ajo nuk shkoi fshehurazi si ky, dhe as për ndonjë punë private me lobistë, por shkoi me shpresë se do të takohej me ndonjë zyrtar. Nuk e priti askush dhe të gjithë e kritikuan se turpëroi Serbinë.

Presidenti ynë, ikën natën me gruan, shkojnë në SHBA, takojnë dhe paguajnë lobistë të rregullojnë punët e tyre dhe kthehen në Shqipëri, pa u turpëruar fare, as për cënimin e dinjitetit që i bëjnë vendit, as për seriozitetin formal që ka institucioni i presidentit. I vetmi shpjegim që e fal, është se nuk e ndjen më veten president. Nëse është kështu duhet të heqë dorë dhe nga formaliteti që i kanë mbetur.

 

19 komente në “Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar”

  1. Jaho Pendavinji says:

    Kur gjeli këndon nga maja e plehut, këndon me sy mbyllur dhe me një këmbë.
    Kështu edhe kjo puna e presidentit në detyrë, i cili, për inerci, vazhdon të shfrytëzojë beneficet dhe privilegjet e postit të presidentit bashkë me zonjën e parë.
    Këto probleme, duhej të ishin parashikuar ose të rishkruhet e të korigjohet kushtetuta, për kompetencat e presidentit, në rastet kur presidenti është shkarkuar nga parlamenti si në rastin,e këtijë lloj modeli që kemi ne.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Pesë me hiç punë në USA
      mbase s’kishin udhë tjetër
      vanë bithën të shpëtonin
      u dhanë ca qillo letër.
      .
      Ku t’a dijë i ziu pastor
      që i blejn librat në grup
      s’i zgjedhin me autor
      i zgjedhin me metro kub.
      .
      Ku t’a dijë i ziu pastor
      që fetë kan bërë hasha
      Biblat, që u dha në dorë
      u bëjn xing, me macen Sasha!
      .
      Dhe Safi/Puro Libanin
      që do bëjë dhe përurime
      gjoja Liken do shpëtojë
      po i heq derrit ca qime.
      .
      P.S. (Po S’përtove)
      @Mero.
      .
      Nesër do zbres në Tiranë
      do jem bashkë me Asqerinë
      ka ca punë me të vëllanë
      do bëjë dhe dopio vaksinë.
      .
      S’i thom do jo Asqeriut
      buletën ai ma preu
      je dakort më orën një
      të presëm te Skënderbeu?
      .
      Na të njohëm, po ti s’na njeh
      në fshat më thonë Xhoxh Kluni
      s’na ngatrron dot, helbete
      AsqerZiu është si majmuni.
      .
      Bëj dhe ti nesër pushim
      lëre gazetën një ditë
      se dhe unë me Asqerinë
      vetëm i lam dhënt e dhitë.
      .
      Dy bodile kam me vete
      është raki dhjetë vjeçare
      nuk do fuç dorën në xhep
      kemi plot lekë shqiptare.
      .
      Nuk do bëjmë politikë
      do qajmë hallet e fshatit
      po t’u dukën me llogjikë
      ja thua Atij, Të Gjatit.

  2. Sul Koburja says:

    Ore shifni nese mos I merr paret nga arka e shtetit per kete udhetim se hajdut ordiner eshte.

  3. Shqiptar says:

    Njè hajdut ordiner dhe vrasès, president.
    Bashkshortja e zotèrisè, njè mishèrim i degjenerimit total tè skenès politike shqiptare dhe arsyeja kryesore e ngjalljes sè neverisè nè popull pèr kètè familje hajdutèsh,,,,,”zonjè e parè”.
    Shqipèria, gjeografikisht èshtè pjesè e europès.
    Vetèm gjeografikisht ama……

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Tregoi se nuk eshte ” non-grata” !

  5. Ladi says:

    Morali, ndershmeria, pergjegjshmeria, besimi ne Zot! – ka bere ate qe perendimi + usa – te bejne shtet dhe te rrohet me dinjitet…
    Persa kohe qe; ne shqipot – te ndershmin e quajme budalla.., moralin – demode.., dhe besimin: thjesht si nje shanc per te perfituar??!!… – do te jemi gjithmone: bisht qeni…

  6. Albert says:

    Nje shkrim me pak rreshta qe thote gjithcka per nje politikan te deshtuar si presidenti akoma ne seli.

  7. Aspirantja says:

    Ata shkuan ne USA per te shitur pronat qe kane atje.
    Prokuroria te investigoje burimin e shpenzimeve, ne se u vijne nga Presidenca apo personale.

    njeres me te pa cipe skam pare.

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Pesë me hiç punë në USA
    mbase s’kishin udhë tjetër
    vanë bithën të shpëtonin
    u dhanë ca qillo letër.
    .
    Ku t’a dijë i ziu pastor
    që i blejn librat në grup
    s’i zgjedhin me autor
    i zgjedhin me metro kub.
    .
    Ku t’a dijë i ziu pastor
    që fetë kan bërë hasha
    Biblat, që u dha në dorë
    u bëjn xing, me macen Sasha!
    .
    Dhe Safi/Puro Libanin
    që do bëjë dhe përurime
    gjoja Liken do shpëtojë
    po i heq derrit ca qime.
    .
    P.S. (Po S’përtove)
    @Mero.
    .
    Nesër do zbres në Tiranë
    do jem bashkë me Asqerinë
    ka ca punë me të vëllanë
    do bëjë dhe dopio vaksinë.
    .
    S’i thom do jo Asqeriut
    buletën ai ma preu
    je dakort më orën një
    të presëm te Skënderbeu?
    .
    Na të njohëm, po ti s’na njeh
    në fshat më thonë Xhoxh Kluni
    s’na ngatrron dot, helbete
    AsqerZiu është si majmuni.
    .
    Bëj dhe ti nesër pushim
    lëre gazetën një ditë
    se dhe unë me Asqerinë
    vetëm i lam dhënt e dhitë.
    .
    Dy bodile kam me vete
    është raki dhjetë vjeçare
    nuk do fuç dorën në xhep
    kemi plot lekë shqiptare.
    .
    Nuk do bëjmë politikë
    do qajmë hallet e fshatit
    po t’u dukën me llogjikë
    ja thua Atij, Të Gjatit.

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      ??????

  9. Vranakonti says:

    Ilir Meten me zonjezken e tij Mona e ka derguar ne Amerike Sali Berisha.Per te rregulluar punet e tija Saliu, dergoi Ilirin qe t’i hiqet non-grata, se s’ka çudi edhe Metes do t’i vij radha.Pra Meta me fallxhoren shkuan ne menyre te papritur ne Amerike vetem per te regulluar miqesin me Amerikanet dhe t’i hiqet non-grata Saliut.Kesaj i thon vertete shoqeri e ngusht.Shoku i mire ne dite te veshtire.

  10. vezhguesi says:

    Gabohesh Mero!Ai eshte hera e dyte qe udheton per te kerkuar azil!Heren e pare u nis drejt hungarise por V.Orbani nuk i premtoi sepse nuk mund te prishej me perendimin;kjo eshte hera e dyte qe se bashku me Muniken kerkojne ndonje premtim nga afer per “azil” por qe edhe kesaj here nuk morri konfirmim!Udhetimin e fundit e ka drejte Rusise per temos u kthyer me por ka nje problem se vajzat dhe djali nuk duan te shkojne e per rrdhjedhoje nuk merr dote vendim!
    Eshte ne hall te madh i ziu ,beri tere ate pergatitje qe nje dite te ikte maleve,por nuk e realizoi dot,i hyri notit duke bee stervitje dukshem por edhe me det i jane mbyllur shtigjet,ndaj i mbetet vetem udhetimi me avion si e i sigurti!Nese nuk i realizohet as Rusia i mbetet vetem vendi ku ka fshehur pasurine Monako,por ka friken e munikes edhe atje!

  11. Populli dhe peshku says:

    Ku ka me vend normal ne bote o Merooo?!
    Vetem te marresh si shembull qe zv/kryeminstri u ankua plot dy here ne facebook per zhurmen, kupton se jetojme ne normalitet aq te plote sa na ka zene gjumi.

  12. Xhaja says:

    Likia mori dyfekun , pra pushken ( ne menyre hironike ) ,qe per inat te kundershtarve te luftonte per te vene ne vend ate qe s’ka , nderin , por po i shkruajme dy vargje trimit : Vajti Likia te marre hake , me dyfek mbushur me kake

  13. xhoxhi says:

    Sjelljet e politikanëve sipas qefit të tyre tregojnë se si janë bërë ligjet e politikanëve.Akuzohen për krime e vjedhje të rënda dhe ska burrë nëne që të paktën ti heqë nga karikja pale më të dënohen.Kështu janë ligjet bëj çtë duash në kariken e presidentit dhe kur të hiqesh mund të dënohesh.Saliu ska lënë gjë pa bërë të paktën kështu akuzohet dhe ska asnjë prokuror që ta thëresë për trimëritë që ka bërë për 30 vjet.Sa ligje janë miratuar për këta lapangjozë dhe populli nuk din asgjë?

  14. Hamdi says:

    President tamam, mbrojtës i vetëm i kushtetutës, komandant i përgjithshëm i forcave të ç’armatosura. Kaq i mjafton, bashkë me Zonjën e Dytë, për të lëvizur Lalëz-SHBA e kthim. Kot e shqetësoni!

  15. $$$$$$$ says:

    Per mua vajtja e Mutes ne USA dhe vendimi skandaloz i gjykates kushtetuese per mosgjykimun e Mediut, kane lidhje……te shohim

  16. Qerim Vidohova says:

    Shumë qartë dhe mirë shkruan për figurën e Presidentit, zoti Baze. Por nuk ke pse pret më shumë nga ai. Origjina e tij familjare nuk premton për më tepër…
    Njerëzia presin të japësh gjykim edhe për sjelljen e zotit Braçe, zv/kryeministrit tonë të nderuar në detyrën që ushtron, pasi merret me mënd rëndësia e sjelljes dhe qëndrimeve të çuditëshme të tij. Mendoj se impakti i qëndrimeve të zotit zv/ kryeministër është shumë më domethënës, pasi ka të bëjë me ushtrimin e pushtetit ekzekutiv, një pushtet nga varet mirëqënia e qytetarëve. Lëre zotin President të vazhdojë qetësisht udhëtimet e tij baritore, nuk i prish ndonjë punë njeriu ai me gjëndjen ku e ka çuar vehten. Problemet e zotit Meta kanë më tepër karakter shëndetësor sesa politikë, ai tashmë përbën objekt për një trajtim mjekësor dhe jo trajtim politik siç luftoni t’a trajtoni ju. Braçja është objekt politik, me këtë do të sillje më shumë dobi shoqërore po t’a trajtoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje