Kuvendi nën hijen e fantazmës së Berishës

16 Korrik 2021, 18:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin e saj pa Sali Berishën. Ai nuk do të jetë as në krye të vendit, as në rreshtin e pare, as në lozhë. Por do të jetë gjithandej, si një fantazmë që kontrollon shpirtrat e vdekur në atë sallë.

Të parin që përndjek fantazma e tij është Lulzim Basha. Ai është më i qetë që nuk do ta ketë fizikisht në sallë, që t’i raportojë ambasadores amerikane se filloi reflektimi, pastaj do të trazohet pak nëse dikush ngrihet nga salla e t’i thotë çdo bëjmë me Berishën. Është një pyetje torturuese që ai nuk ka fuqi as ta dëgjojë.

Më tej akoma fantazma ndjek rivalët e tij në atë sallë, ata që i zbukuruan garën false për kryetar dhe që akoma më keq se ky, akuzonin Bashën se ka tradhtuar Doktorin tek amerikanët.

Ata do ta donin që Berisha të ishte në sallë, jo se e duan vërtet më shumë se Basha, por se do donin që Basha të paguante taksën e përballjes me të.

Pas tyre, hija e Doktorit po përndjek kritikët e Bashës, të cilët ai i ka futur në lista për t’u rizgjedhur, dhe ata realisht janë të mërzitur, po kanë aq pak guxim sa dhe nuk i thonë dot ma hiq emrin.

Dhe ata shpresojnë se Berisha po i shikon nga lart dhe do të marrë hak tek Lulzim Basha për këtë që po u bën.

Në fund janë demokratët e thjeshtë, ithtarët e Berishës, ata që nuk mendojnë, por thjesht besojnë tek ai. Ata e duan në sallë, ta pyesin, ta prekin dhe të binden, “ore të tradhtoi ky Basha apo jo?”

As ata nuk do të marrin përgjigje, por do të shpresojnë se Doktori i sheh nga lart dhe do t’i ndihmojë.

Nesër praktikisht nuk ka Kuvend. Ajo është një ceremoni mortore që ngjan si të dyzetat e vdekjes politike të Berishës, ku pjesëmarrësit të gjithë do të donin të ishte në sallë për të vrarë kundërshtarët e tyre me dorë të tij.

Lulit i duhet siç i është dashur, të heqë qafe rivalët, rivalëve iu duhet t’i ankohen se Luli ia ka me hile, kritikëve të Lulit u duhet t’i ankohen se ai nuk është i mirë si Doktori, ndërsa demokratëve të besojnë se ai është gjallë.

Në fakt ai ka vdekur politikisht. Biles më keq. Është një i vdekur i pavarrosur, që do të helmojë çdokënd që do t’i rrijë afër dhe nuk ka guximin ta varrosë.

Në fund do të varrosë dhe Partinë Demokratike nëse dikush nga ajo sallë nuk merr i pari guximin t’i hedhë një grusht baltë përsipër e t’i thotë “udhë e mbarë”.

Ky nuk është një Kuvend që mblidhet nën hijen e fantazmës së tij, por dhe nën rrezikun e dekompozimit të kufomës së tij politike që ka ngelur mbi dhe, edhe që askush nuk guxon ta varrosë, me shpresë se do të kalbet vetë deri në shtator.

21 komente në “Kuvendi nën hijen e fantazmës së Berishës”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Kurvendi i PD
    .
    Vërtitet Sala, përmbi krye
    si fantazmë
    kushdi sa herë Grida do kalojë
    në orgazmë!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Do mblidhen delegatët
      si në kopësht pa drekë
      kush di sa herë Luli
      do dhjesë mu në brekë.
      Nuk e ka At
      por makth e ka Salinë
      mbi kokë i rri
      çdo çast, si gijotinë.

    2. k says:

      Berisha do e marri me vete në varr PD.

  2. Hysni Dajaku says:

    “DASH-i dhe:Cjapi”

    Sali si te ishe djale
    Se peshove pleqerine
    I hape lufte Amerikes
    Ku te futen?te gjejne vrime.

    Ceshte per ty ,nje Oqean
    Qe te than .Se kalon dot!
    Ti shkerrmoqe Shqiperine
    Krijove dete me lote

    Te zuri ne moshe te madhe
    Se te ishe prape i ri
    Do na nxirrje neper sheshe
    Ne berrtit,ti uleri

    Demokratet grusht Bashkuar
    Ne nje bese e ne nje fjale
    Nuk pjerdhim per Ameriken
    Jemi vec me ty o Sale

    O “Cjapi” i Demokrateve
    Ti frike,nga DASH-i s’ke
    Bjeri nje here me koke
    Edhe plase, ne mberdhe

    Ti per ne do te ngelesh
    Udheqesi legjendar
    Me vizionin tend te “ndritur”
    “Bjeri”!Te dal ku te dale

    Malit me gropa,del ceta
    E berbere nga tre veta
    Ti,Luli e Ilir Meta
    Lufte me topa e raketa

    Andej forca Atlantike
    Me nje fuqi te pa pare
    Ketej! “Ajke” e Shqiperise
    Me sfurqe e me hanxhare

    E shtyve nje jete te tere
    Duke genjyer a derezi
    Ne nje vrime i re fyellit
    Si i ri,si pleqeri

    Demokratet i perdore
    Si deshe,sa ishe gjall
    Lere PD-ne te shpetoje
    Mos e merr dhe te ne varr

  3. Zoni ijes says:

    y nuk është një Kuvend që mblidhet nën hijen e fantazmës së tij, por dhe nën rrezikun e dekompozimit të kufomës së tij politike që ka ngelur mbi dhe, edhe që askush nuk guxon ta varros me shpresë se do të kalbet vet deri në Shtator.
    Zoti shendetin Mero Baze
    Na jep force te kuptojme se salih berisha eshte dorzuar
    Fjalit e fundit i lexova 10 here dhe e komentova
    Respekte

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Kot desha me dit, ku po i kalon pushimet Berisha?

    1. Joni says:

      ok.por eshte si i vdekuri qe le litarin pas .

  5. DEMO says:

    Neser ne Kuvend Mero jane shtuar edhe dy kandidate te rinj ,Shkelzen Sali Berisha dhe Argita Berisha Berisha Malltezi!Ndaj vertet Saliu nuk merr pjese se e kane varrosur po ama ka lene litarin jashte!

  6. Draper dhe Çekan says:

    Neser ne kuvend ka humor.
    Te njejtat fjalime
    Te njejtat mashtrime
    Dhe behet betimi i bythlepiresave luli para demokratet mbrapa
    Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje!
    Perdhunim psikologjik anetareve te PD

  7. Zuku says:

    KE SHUME TE DREJTE MERO,SIDOMOS TANI QE HIKU GRAMOZ RUCI AI ESHTE FANTAZMA E FUNDIT.SE HARVA PO SPARTAK BRAHO ESHTE AKOMA NE PARLAMENT?

  8. Valbona says:

    PD eshte partia e kriminelit Sali Berisha,edhe Amazona e Brazilit nuk e pastron dot, duhet shperndar dhe krijuar nje parti opozitare krejt e re,pa asnje lidhje me partine fashiste pd te Sali Berishes.

  9. qazim says:

    Si gjithnje,shkrim fantastik,nje etyd artistik dhe politik per kufomen qe edhe pse akoma frymon,qelbet ere.E dekompozoi koha,maskaralleqet dhe poshtersite qe i ka bere ketije vendi te varfer.Mallkuar qofte ne jete te jeteve.

  10. zgalem says:

    Edith Harxhi , personi i duhur , per te reformuar PD

    Kam besim se kjo grua eshte personi i duhur , per te rithemeluar PD . Eshte grua inteligjente dhe fisnike . E kam njohur shpejt familjen Harxhi , ne Gjirokaster . Njerez te dashur me komunitetin dhe te perkushtuar ndaj ceshtjeve , qe preokupojne qytetaret . Ka jetuar poeti Ramiz Harxhi , ne kohen kur une kam qene i ri . Kete person e respektonte gjithe qyteti . Me sa mbaj mend , ka pas qene ne Amerike dhe ne menyre terthore prpogandonte drejtesine amerikan , kulturen dhe ekonomine . Natyrisht keto i bente me shume takt, sepse dihet , qe Enveri nuk pyeste per Baba çenin , jo me per poetin popullor Ramiz Harxhin . Bekim Harxhi ka qene bashkegjimnazisti im dhe, ne mos gaboj ishte djale i Ramizit . Bekimi njihet si poet me vlera te spikatura , ne letersine shqipetare . Fis me keta eshte Dr. Adem Harxhi ,, jo vetem mjek , por dhe autore librash . Ne kete mjedis kulturor dhe atdhetar eshte rritur zonja Edith , qe eshte shkolluar persembari dhe ka aftesi intektuale , per t’u marre me politike produktive . Eshte e afte te rithemeloi nje PD , nga themeli dhe te mos kete gje te perbashket me kete Parti ekzistuse , qe u krijua ne KQ te PPSH..Nje parti e tille u nis per interesa klienteliste dhe po ate rruge vijon me L. Bashen , qe nuk ka punuar asnje dite ne jeten e vet dhe eshte milioner ( Perjashto pak muaj kamarjer ne aroport ) Brumi vertet i djathte i PDduhet te votbesoi z. Edith , qe i ka te tera mundesite intelektuale ta udheheqi Partine drejt pushtetit , qysh ne fushaten e pare zgjedhore , qe do te drejtoi ajo . Me Lulin e ngathet dhe pa fije imagjinate , Edi Rama dhe shoket
    e tij , do ta qeverrisin vendin , per shume mandate te tjera dhe vete PD do te shkermoqet e amortizuar ne kembet e Sali Berishes . Partia qe krijoi Saliu vetem emrin kishte demokratike . Ajo ka nje biografi kriminale , sa dhe tutoria e saj PPsh e Enverit . Mos u mendoni .dy here , por votbesoni sa me shpejt Edith, qe di te punoi ne nje politike aktive dhe te fryteshme . Zgalem

  11. salianji says:

    Anetaresia e PD eshte nje kope delesh qe Lul karafili i ka vene para duke u tallur me ta. U corr Lulka dy musj radhazi me “masakren zgjedhore” derisa keta kaqolet e votuan perseri per kryetar. Tani nuk ka me masaker sepse e hodhi lumin. Mbajeni me shendet trapin dhe i beni hasana ne kuvend.

  12. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Fantazma e Berishes per te fshehur pas saj nje Pushtet Rama te deshtuar e korruptuar deri ne palce!
    Por nuk mjafton me, Zullumi e deshtimi i ketij pusht-shteti eshte aq gjigand sa nuk ka fantazme Berisha ta fshehe dhe fantazma mediatike bythlepirese te Pusht-shtetit qe ta kandisin me kete popull me bajaten “Fajin e ka Saliu” pas 8 vitesh pa asnje te mire nga nje pusht-shtet Rama.

  13. Velo says:

    Saliu nesër është prezent kudo, në sallë, në podium, në çdo karrige dhe në mëndjen e çdo delegati. Nuk gjen asnjë person atje që të jet me mendjen e tij. Vetëm trupi është i tyre atje, kurse mendja është vetëm e Saliut. Nongata duhen bërë të gjithë.

  14. Xhaja says:

    Kuvendi i ri qe do te mblidhet ne shtator , eshte si nje gjelle e haruar per vite ne frigorifer dhe kujtohe ta ngrohesh me mendimin qe mund te haet kho qelbesire .E pa mundur .Cdo gje do ndertuar nga themelet . Bomba atomike Berisha do te vazhdoje te infektoje me kancerin qe ka shperndare , me keqe se bomba atomike ne Hiroshima .Cfar fatekeqesie o njerez

  15. SHKELZEN BERISHA TALL KARIN ME ZAGARIN E FRUSTRUAR SEXUAL YMER GELBAZA KELLIREN says:

    YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT ,KOQET TE JANE BERE SA KOKA

  16. AD says:

    Replike faktike me te gjithe antikomunistet me mendesi tipike komuniste

    NGA ME STALIN SE STALINI …
    TEK ME ENVER SE ENVERI …

    … apo c’na munde edhe per se vdekuri
    Enver c’ na munde !?

    – Nga Alban Dega, New Jork

    Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist ! Vaclav Havel
    A e dini cilat jane ndryshimet me te medha midis Qoftelargut Enver Hoxha dhe Sali Berishes e “Bandes se Gangstereve” te tij politike e biologjike !?
    Enver Hoxha dhe politbyroja e lopeve te tij ishte diktator komunist i eger.
    Por ishte me i sinqerte
    Neni Nr. 1 i Kushtetues se Shqiperise deklaronte se RP ose RPSSH-se eshte shtet i diktatures se proletariatit.
    Shkurt ishte diktature barbare, cnjerezore komuniste !
    Po Sali Berisha !?
    E filloi dhe leshoi demokracine ne 1997 pa Kushtetute fare. Shqiperia u qeveris me dispozita kushtetuese .
    Ne te vertete Shqiperia u qeveris sipas ligjit te Luigjit te 14 te “ Ligji jam une” ose sipas ligjit Une Saliu Me Saliun per Saliun !
    Po demokracia e vertete cila eshte !?
    Ne Populli Me popullin Per Popullin!
    A e dini cili eshte shpirti i demokracise !
    Rrenja e saj eshte demosi= populli!
    Shpirti i saj eshte pushteti sundimi i popullit !
    Askush e asgje nuk e shpreh ate si Kushtetuta e nenes boterore te saj, SHBA-se qe ne hyrjen, kapakun e saj, qe ne shpirtin e zemren e saj :
    Ne populli, Me popullin, Per Popullin !
    Si u katandis zemra e saj nga Sali Berisha ne Shqiperi ?
    Une Saliu Me Saliun per Saliun … dhe Banden e tij te Gangstereve politike dhe biologjike .
    Shkurt e sakte: Salikraci !
    Nese diktatura enveriste per 46 vjet ekzekutoi gjithsejt 3000 shqiptare, perfshi bashkepunetore te nazi- fashizmit, sic e kishte vendosur njezeri Konferenca e Jaltes Rusvelti- Stalin- Churchill, diversante e terroriste te Rankovicit dhe UDB-se gjakatare serbe, te Zervas- Venizellosit dhe Asfalise Greke etj.
    Salikracia vrau e sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem pa gjyqe ne vetem 12 vjet te sundimit te saj .
    15000 shqiptare ekzekutoi edhe Hitleri serb Sllobodan Milloshevic ne Kosove gjate nente vjet te sundimit te tij !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se beme baba te te ngjaj !
    Ne vendlindjen e tij, Tropoje vetem ne dy vjet 1998- 2000 u ekzekutuan 175 tropojane, ose mbi katerfishi i atyre te ekzekutuar per krime te renda per 46 vjet diktature pa maska por me vendime gjykate dhe prank te prokurorit dhe mjekut ligjor !
    Regjizor i kesaj kasaphane e ka emrin dhe vulen e Sali Berishes !
    Nese diktatura komuniste shqiptare ishte e eger deri ne bárbari si sistem i ekstremizuar deri ne ate shkalle sa edhe babai i komunizmit boteror Josif Stalini e kritikoi hapur Enver Hoxhen per luften e eger te klasave, ashpersine ndaj feve, sidomos asaj katolike, kooperativizmin e detyruar te zanatcijve dhe sidomos te bujqesise e blegtorise si baza themelore e ekonomise shqiptare, per qendrimin e ashper nga Perendimit, sidomos SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne 1949 ne Moske.
    Jo vetem Stalini por edhe lideri kinez Cu En Lai, ia terhoqi veshin ish- krahut te djathte e xhelatit te Enverit, Mehmet Shehut në Tirane kur ky po i jepte leksion per luften kanibaleske te klasave:
    – Ne ne Shqiperi ua presim kokat armiqeve te klasave !
    – Kokat e njerezve, shoku Mehmet nuk jane koka lakrash. Po i preve nuk ringjiten me… iu pergjiigj lideri Nr. 2 I 1.2 miliarde kinezeve në Tirane ne fillimvitet 70.
    Po ashtu, nuk ka asnje prove ose deshmi serioze korrupsioni, kusarie, vjedhje masive, plackitje mbarekombetare si te Salikracise 12 vjecare qe e zhberi mbi 13 here deri ne themel shtetin shqiptar me 25 miliarde euro te grabitura popullit shqiptar dhe Shqiperise!
    Per 25 000= 250 000 leke te vjetra, diktatura e Enver Hoxha ekzekutoi dy djem te rinj njeri shok i ngushte e krahu i djathte i djalit te tij Sokolit dhe nip i nje anetari te KQ te PPSH-se nga Tropoja, dhe muzikantin e talentuar Gasper Curcia!
    Te bijt biologjike dhe politike te Sali Berishes Xeni Medihoxha vrane 26, plagosen 500 dhe rrenuan nje fshat te tere Gerdeci…
    Sali Berisha ekzekutoi fillimisht me fjale dhe pastaj me veprime prokuroret e hetuesit e kesaj baterdie, qe i dha titullin rekord te turpit boteror si “ kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” nga Mbreti i gazetarise boterore The New York Times “ !
    Nuk mjaftoi me kaq, por Berisha e quajti ate “ nje leter higienike cka nuk e ka bere as Hitleri e as Honekeri, as Fidel Kastro e as Enveri !
    “Rruga e thepisur … “ e Shqiperise ne gati 100 vjetet e fundit kaloi nga me Pashiq se Pashiqi e Ahmet Zogut, ne me Stalin se Stalini e Enver Hoxhes, ne me Enver se Enveri e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Bandes politike e biologjike qe vodhen 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit e Sali Berisha e “ndeshkoi ashper” duke e bere shef te diplomacise shqiptare, bashkekryetar te Atdheshitjes skandaloze te Otrantos, bashke kryekzekutor te 21 janarit 2011, kryebashkiak te Tiranes edhe me votat e vjedhura edhe me ndihmen e llereve te perveshura te ish- ambasadorit amerikan Arvizu e se fundi edhe kryetar de jure te Partise Demokratike te Shqiperise, lexo te Partise Bábalo- Banale te tij .
    Sali Berishes iu raportua dhe dorezuan 84 video me afera korruptive e vjedhje 700 mije euro nje dore te Ilir Metes e krejt “ Bandes se tij te Kusareve” nga kumbara i marteses se tij politike me LSI-ne ne 2009, Dritan Prifti, krahu i djathte e zevendesi i Like Floririt, dhe ne vend te godiste banditet e tij, e preu ne bese e kryqezoi ate, vetem e vetem per te ruajtur karriken e tij te sterpergjakur te pushtetit dhe antishtetit te sterkorruptuar…
    Pergjaku edhe bulevardin “Deshmoret e Kombit edhe me gjakun e dlire te 4 protestuesve te pafajshem te 21 janarit, cka nuk i kishte bere as nazi-fashizmi e as komunizmi ne ate vend,duke kercenuar hapur me zerin e figuren e tij se jo 4, por edhe qindra te tjere, perfshi liderin e opozites do tu ekzekutonte.
    Ne vend te ndeshkonte secilin kryekriminel te tij me ate vete ne krye, Luigji i 14, kryeprokurori dhe kryegjykatesi suprem Sali Berisha ndeshkoi me sharje prej rrugaci rrugash Vicidoli Presidentin e Shqiperise Bamir Topin dhe kryeprokuroren e tij Silvia Kontin- Ina Ramen…qe e la edhe pa pune nepermjet ushtarit te tij Shvejk Bujar Perishanit dhe KLD-se e duke graduar kryeprokuhorin Adriatik Palla, me diplome te falsifikuar ne vend te saj !
    I ekzekutoi me fjale sic ekzekutoi me plumba kater protestuesit krejt te pafajshem te 21 Janarit !
    Keto jane faktet kokeforta, deshmite e gjalla si per qoftelargun Enver HoXha edhe per kanibalin Sali Berisha!
    Cila eshte pasoja e tmerrshme e kesaj politike !?
    Pergjigjen e jep OSBE-ja me sondazhin e saj serioz per zgjedhjet parlamentsre ose lokale ne Shqiperi :
    Nese do te ringjallej dhe te konkuronte ne zgjedhje ish- diktatori komunist Enver Hoxha ai dhe perkrahesit e tij do te ishin fituesit e tyre dhe vetem me tre deputetet e PDIU- se ai do te krijonte qeverine !
    Nje kambane alarmi dhe nje grusht shpartallues per krejt politiken e sotme shqiptare !
    Nje disfate e plote sa edhe e turpshme e saj !
    Nje fatkeqesi shqiptare pasoje e kryfatkeqesise se saj kombetare me emrin Sali Berisha.
    Cdo gje qe prek me dore e rrenon e varrose!
    Cdo gje qe permend me goje e ngallose, e baltose, e nakatose !
    Cila eshte zgjidhja, ilaci per ti dhene fund ketij xhironi pa fund rrenimi te Shqiperise !?
    Fare e thjeshte per ta shkruar dhe teper e veshtire per ta zbatuar: destalinizimi, denverizimi i politikes shqiptare, desalizimi i politikes dhe i medias shqiptare, e mendesise dhe praktikes stalino- enveriste shqiptare !
    Pa u zhdukur mendesia dhe praktika stalino- enveriste nga kreret e vendimarrjes politike dhe qeverisese shqiptare, asnjehere, kurre nuk do te kete demokraci ne Shqiperi!
    Ajo fillon qe tek seksionet e celulat e partive politike e deri tek kryetari i Shtetit dhe kryeministri i Shqiperise !
    Kur vendimarrja te kaloje ne duart e demosit, popullit atehere do vendoset demokracia ne Shqiperi !
    Nuk kemi nevoje per “rruget e pashkelura” e as per “shtigjet e thepisura” stalino-enveriste…
    Kemi autostraden e sprovuar dhe modelin me te suksesshem te Nenes Boterore te Demokracise!
    Askush si Kushtetuta amerikane nuk i ka dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje jetike: Ne Populli Me Popullin Per Popullin.

  17. Ndoc Rroku nga Patoku says:

    Ne vend te nje urimi per Kongresin e 11 te PPSHDSH-SE

    LART E ME LART O SHOKE…

    Lart e me lart o shoke
    Flamujt e Kongresit
    Fitorje te reja
    perpara na presin
    Nga fitorja në fitorje …
    ashtu de ore de !
    Fitorje te Pirros
    na presin vec ne!
    Internacionalja
    do jete Bote e re !
    Ne opozite do vdesim …
    me keta dru me pre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje