Paranojat rreth SPAK dhe pritshmëria ndaj tij

15 Korrik 2021, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

SPAK ka krijuar frikë dhe paranoja. Frikën e ka krijuar nga rastësia me të cilën ka zgjedhur rastet e deritanishme. Ashtu siç mund të konstatohet lehtë, të gjitha rastet e derisotme, nuk janë iniciativa të SPAK, por dosje të rastësishme, denoncuar nga të tretë.

Kjo politikë e shqyrtimit së dosjeve të rastësishme tregon një gjë të mire, që SPAK nuk ka një politikë penale për ndëshkimin e korrupsionit, por po kap ata që i dalin para. Tani të presim Gjykatën Speciale për të parë sa efektive kanë qenë hetimet.

Efekti i parë pozitiv është se zyrtarët publik janë trembur dhe secili po shikon se si të mbrojë veten dhe letrat e tij, nëse përballet me ligjin. Kjo është pozitive.

Efekti i dytë është paranoja. Kjo ka kapur dhe qeverinë, dhe opozitën. Ideja që SPAK ka një radhë pune të diktuar ose nga SHBA, ose nga qeveria, mbizotëron.

Shumë bashkëpunëtorë të Edi Ramës dyshojnë se ai po i eliminon përmes SPAK, ndërsa të tjerë mendojnë se SHBA erret e gdhihet duke vrarë mendjen kush do të dënohet në Shqipëri.

Në fakt, asnjëri nuk ka lidhje me asgjë. As Edi Rama, as SHBA. Të dy janë duke pritur çdo ditë lajme dhe duke përshëndetur veprimin e SPAK, i pari si detyrim ndaj distancës që duhet të mbajë ndaj korrupsionit, ndërsa SHBA si fitore të reformës në drejtësi.

Nëse Edi Rama do të kishte ndikim në SPAK, ai natyrisht që do ta niste me Berishën dhe historitë e tij kriminale. Ai nuk ka ndonjë ngërç politik brenda parties, që i duhet SPAK për të eliminuar njerëz pa shumë peshë në llogaritë e tij politike, siç po bien në rrjetë.

Po ashtu, nëse SHBA do të kishte ndikim dhe do të diktonte ndonjë radhë pune, do ta niste siç e kanë praktikë ata, me biznesmenë oligarkë apo politikanë që tentojnë të kapin drejtësinë përmes shantazheve apo blerjeve, dhe të përfundonte tek zyrtarë të korruptuar.

Asnjë nga këto nuk po ndodh. Dhe ky është dhe shkaku i konfuzionit rreth SPAK. Ai vjen për shkak të pritshmërisë politike që qytetarët kanë ndaj tij.

Pritshmëria e qytetarëve është që SPAK të ketë një listë prioritetesh, që bazohen mbi rastet e mëdha të historisë politike të këtyre viteve.

Qytetarët presin që të hapen çështje të tilla si Gërdeci apo 21 Janari, ashtu siç presin të gjykohen dhe të mësojnë të vërtetën mbi akuzat ndaj disa PPP-ve, apo akuzave të opozitës ndaj qeverisë pas vitit 2013.

Kjo pritshmëri që është ushqyer nga retorika politike, bie ndesh me rastet që SPAK po shqyrton dhe që në disa raste janë ngjarje të parëndësishme për shoqërinë politike shqiptare, por që bëhen interesante ngaqë SPAK po ia hedh shtypit detajet si ushqim për turmat.

Por kjo nuk do të thotë se SPAK po gabon. SPAK po shfleton dosjet që ka mbi tavolinë dhe jo ato që kemi ne në mëndje. Ato që kemi ne në mëndje janë produkte të betejave politike, kurse ato që ka SPAK mbi tavolinë janë denoncime konkrete.

Tani e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mësohemi me lajme të tilla, që na tregojnë se sistemi funksionon.

Kur Gjykata Speciale të japë ndëshkimet e para, do të kuptojmë dhe më mirë sa efektive ka qenë puna e SPAK. Por së paku klimë kundër korrupsionit ka krijuar. Dhe panik gjithashtu.

7 komente në “Paranojat rreth SPAK dhe pritshmëria ndaj tij”

  1. VFLP says:

    SPAK nuk ka nje politike penale per ndeshkimin e korrupsionit thote Mero. Mos prekja e politikaneve te korruptuar eshte ne vetvete nje politike penale. Kryetari i SPAK tha ne parlament :Nuk na ka ardhur dosje nga Amerkia per te hetuar Berishen per korrupsion. Ky kryetari pret qe jo vetem ti jape Amerika leje por edhe ti jape dosjen e hetimit gati. Ky vetem te veje firmen dhe te mos beje hetime vete. Dosjet dhe letrat per korrupsionin e Berishes SPAK i k ne tavoline. Ate qe nuk ka dhe nuk ja jep dot kush eshte guximi per ti vene prangat ketij krimineli.

  2. Loku says:

    Hetimet per ryshfete tek mjeket dhe arkrn me peshk te zv ministres ulin pritshmerite per SPAK. Keto jan krime ordinere dhe cdo prokurori i heton. SPAK i kerkohet nivele te larta trafiku korrupsioni e politikaneve e pushtetarve.

  3. Draper dhe Çekan says:

    As sardele nuk quhen keta qe ka kapur spak sot megjithate duhet pergezuar per iniciativen!

  4. Tomori USA says:

    Spaku, duhet te hetoi e coi ne gjukaten specjale, dy dinosauret e koorupsjonit ,Sali Beishen dhe Ilir Meten. Vetem keshtu doti priten fiet kancerit Koorupsjon.

  5. oponenti says:

    Ka degjenerim dhe degradim mediatik ne keto artikuj te muajve te fundit te Meros.
    .
    Edhe nje njeri me intelekt nen-mesatar e kupton se SPAK-u eshte nje krijese hibride e peshtirosur qe po vazhdon turbullimin e ujrave qe ka filluar kur W.R mori pjese ne menyre te denueshme ne votimet e 1992 dhe ishin keto Ramot,Berishet dhe Merot qe i vinin prapa si kavie eksperimentale..
    .
    Perse Mero Baze qe ka mbushur hambarin plot ne qeverisjen Rama 1-2-3 nuk kritikon Spak-un per mashtrim te shqiptareve qe po merret me arkat e peshkut te MMP dhe ka harruar Sypeshkaqenin e Sali qenit…
    .
    Zoti Mero ka nje merite te madhe ne masakren e Bash-Berishes ne 21 janar 2011 dhe po e dhjet me doren e tij pse jo dhe me mazdraganin e Rames..
    .
    Le ta argumentojme:
    .
    “Miqte” amerikane i serviren shqiptarve per 21 janarin ekspertizat e FBI qe edhe pse vertetuan fajshmerine e Bash-Berishajve ne kete masaker nuk po ndjehet aspak Spaku..
    .
    Pra ate qe na i pruri le ta themi FBI sot per Spaku-n, i zoti kulles krimit fshiu mendern me to…jo vetem kaq por qe nga 6 marsi 2018 te studio e Sokol Balles, Perfekt Monstra Berishes jo vetem qe pranoi me ngadhnjim autoresine e vrasjeve sipas kanunit Leke Dukagjinit..jo vetem shiste pordhe se do vriste Ramen me doren e tij por sfidoi dhe Ameriken…(lexojeni edhe nje here kete SFIDOI AMERIKEN duke thene qe poshtrova dhe te derguarin personal te Presidentit amerikan.
    .
    Ne vend te mbylljes:
    Zoti Mero leri barcaletat me Spak-un e Leshit..
    .
    Ka ardhur koha qe te “pervishni” shpaten mediatike kundrejt Spakisteve qe jane nje Kale Troje I Biberishesteve te Washingtonit qe bejne ligjin akoma qe nga invazioni i 2 prillit 1991…
    .
    Nuk ju gjen gje i nderuar kryegazetari i 21 janarit 2011 te demaskoni Salispakistet qe te lene arkat e sardeleve te MMP dhe te fillojne me Sypeshkaqenin e Sali Pordhishes biles te filloi dhe vetingu per 2-3 ambasadore amerikane ku njeri prej tyre le te jete ai qe i dha vize k/gjeneral Luan Hoxhes pasi e kishte kercenuar me jete Xen Terroristi..
    .
    Eshte koha qe me burgosjen e Berishajve…Euro-Amerika dhe shoqeria shqiptare te hedhe me te vertete Statujen e Enverit ne te kunderten pa deshiren tone ta vleresojme si Profet me permasa biblike dhe kjo sidomos nga hipokrizia e miqve tane me Fuskspakun e Rames pse jo dhe Meros..

  6. Hasan says:

    E vertete është, ka krijuar klimën e duhur të panikut dhe të zhurmes mediatike që i nevojitet aq shumë Berishës që askush mos të merret me lajmin e vitit: shpalljen Non Grata të tij. Këtë kërkon dhe Berisha?

  7. Tiku says:

    I ka zene frika legenat e shumte qe po mallkojne veten qe kane vjedhur aq shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje