Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik

9 Korrik 2021, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të trembë administratën e tij, përfshi policinë dhe kryetarët e bashkive në gjithë Shqipërinë, duke iu kujtuar përballjen me ligjin, për shkak të korrupsionit të shtuar dhe papërgjegjësisë në kryerjen e detyrës. Është qartazi një betejë e cila kërkon të frenojë arrogancën e mandatit të tretë nga administrata e tij, e cila në kushtet e mungesës së opozitës në pushtet lokal dhe mbipushtetit të socialistëve në gjithë qeverisjen e vendit, është një barrë e rëndë, e cila mund ta zërë nën vete Qeverinë, nëse nuk luftohet në kohë.

Por nga përvoja e tetë viteve të shkuara në pushtetin e Edi Ramës, mund të nxirren disa mësime për fenomenin e korrupsionit.

Rreziku i parë dhe më i madhi që ka prodhuar korrupsion në administraten e Edi Ramës, është mbipushteti, dhe këtu kam parasysh jo vetëm mbipushtetin e Edi Ramës, por dhe të individëve që ai u ka deleguar mbipushtet.

Asnjë person që ka marrë mbipushtet në mandatin e tij nuk i ka shpëtuar korrupsionit, pa paragjykuar vullnetin e tij.

Njerëzit e mbipushteshëm të Edi Ramës kanë përfunduar të gjithë në gjykata, janë djegur politikisht dhe mund të ballafaqohen në një periudhë afatgjatë me problemet e periudhës së mbipushtetit të tyre. Thjesht i ka marrë më qafë.

Kjo jo pse ata ishin doemos të prirur për t’u korruptuar, por se mbipushteti në një shoqëri si e jona, të prodhon një enturash të korruptuar, të nxitur nga fuqia e pushtetit.

Edhe në prag të mandatit të tretë, duket se Edi Rama ka tendenca që disa ministrave të vet, t’u japë më shumë aksese dhe pushtet, se të tjerëve, duke kontrolluar thuajse në një dorë shumë nga sektorët më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me prokurimet publike.

Nuk është se po u bën nder. Po u bën dëm dhe mund t’i shikojë pas ca kohësh në bankën e të akuzuarve, duke u shndërruar nga “yje në ngjitje”, në pluhur meteori. Dhe këtë e ka në dorë vetë. Nuk i mungojnë shembujt e hidhur të bërë me dorën e tij.

Rreziku i dytë është pushteti i pakontrolluar i shumë agjencive apo ndërmarrjeve publike të tij, që kanë lidhje vertikale me të dhe injorojnë pushtetin politik të ministrave dhe nevojën për të qenë kompatibël me politikat e zhvillimit.

Duke qenë se janë të krekosur nga lidhja direkte me kryeministrin dhe kanë aftësinë të zbulojnë shijet dhe dëshirat e tij, ata janë kthyer praktikisht në individë fuqiplotë, klientelistë, apolitikë, dhe natyrisht legjenda urbane të korrupsionit.

Këta janë individët e mbipushtetshëm financiarë të pushtetit, që shpërndajnë fonde ku u do qejfi, marrin parapagim për çdo subvencion nga programet shtetërore apo ndërkombëtare, flasin për përqindje tenderash ende pa të paguar paratë etj. Dhe i kap gazi kur i merr ndonjë ministër në telefon, se u duken si miza para pushtetit të tyre financiar.

Rreziku i tretë është mungesa e opozitës në pushtetin lokal dhe në Parlament, që deri tani ka qenë një arsye për të “punuar rehat” dhe korruptimi i saj prej pushtetit. Kjo natyrisht nuk është në dorë të Edi Ramës, por të opozitës, por është problem i Edi Ramës.

Akoma më keq është kur kemi të bëjmë me një opozitë të korruptuar, që kërkon pjesën nëpër tendera e agjenci prokurimesh, dhe në vend të bëhet pjesë e debatit publik kundër korrupsionit, bëhet pjesë e luftës së bërrylave për të vjedhur klientë të caktuar.

Dhe i kemi te freskëta rastet kur opozita bente betejë duke lexuar buletinin e prokurimeve dhe ndërpriste betejën kur një klient i kryetarit merrte një pjese rruge, si tek Unaza.

Ne kemi sot disa emra të fuqishëm të botës së biznesit, që janë të tejngopur me kontrata dhe favore shtetërore, për të cilët askush nuk thotë asgjë, pikërisht për shkak të korruptimit të opozitës, shtypit dhe drejtësisë.

Sot njerëzit që emërojnë e shkarkojnë gjykatës apo prokurorë, janë më shumë biznesmenë, se sa politikanë.

Ndaj Edi Rama nuk ka shumë gjëra për të bërë kundër korrupsionit. Ai thjesht duhet të heqë dorë nga pushteti politikë për të favorizuar individë, për t’u dhënë mbipushtet ministrave apo drejtuesve të agjencive, kryetarëve të bashkive apo drejtoreve të policisë.

Ai duhet ta lërë shtetin të punojë vetë, drejtësinë të bëjë punën e vet, garën për tendera pa ndërhyrje politike, dhe nuk ka nevojë fare të mbajë fjalime kundër korrupsionit.

Ilaçi i vetëm kundër tij është një shoqëri e lirë, që nuk influencohet nga qendra mbipushteti për të devijuar ligjet dhe rregullat e tregut. Pjesën tjetër e bën vetë drejtësia. E di që mund të mos e bëj shumë mirë, por e bën më mirë se Qeveria.

41 komente në “Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik”

  1. Xhejms says:

    Shkrim me I sakte I gazetarit M.Baze. KM Rana duhet te dekegohe e kontrillloje jo te perqendroje ne doren e vet gjithe pushteti. KM Mbeki cdo dite ekraneve te TV. A la zyra Qeveria?!

    1. ben says:

      Mero
      Ky drejtori qe thua zotrote mer 30% , e di gjithe tirana gjithe shqiperia. Dhe ka shume vjet dhe e ka buxhetin mbi 100 milione eurone vit.
      Pyetja eshte nese kaq shume vjet qe ben perdite te njejten gje ,nuk e di Rama apo Rames i shkon thesi perdite????
      Se fajin e ka opozita qe vjedhin njerzit e ngushte te rames, me mire kaloje te Antena.

      1. Ilir Meta says:

        Per Çelen e Oshee e keni fjalen besoj.

    2. K says:

      Nuk eshte plotesisht e vertete kjo qe thote Z. Baze! Eshte nje pjese e se vertetes,qe do te thote eshte genjeshter!SIgurisht pergjegjesia personale eshte ligji,por eshte nje popull i gjithi qe eshte edukuar ne ate forme! Qe ne kohen e Turqise,erdhi Zogu ,Enveri Saliu dhe Rama! U ktheva ne Shqiperi per here te pare pas 25 vjetesh. Kishte ndryshuar shume per mire! Nuk ishin me policet e Saliut neper rruge! Paster dhe nje fare Europe binte ne sy! Por provincializmi dhe etja per t’u bere te pasur, ne c’do lloj menyre, binte ne sy kudo! Filan shok e ka zene veten mire! Po si ishte pyetja! Ne jetojme si europiane ne Shqiperi por mendojme si ne shek e 19te! Te vjedhin si te mundin e kane mendjen Shqiptaret!

      1. Taulant says:

        Je i pasakte.
        Kush vidhte ne kohen e Enverit perfundonte ne burg.
        As ne fshat nuk ndertoje dot jashte baneses ku jetoje .

    3. K says:

      Bashke me Meron edhe disa komentues, nuk e kuptojne shtetin ligjor! Rama nuk merret me njerez qe vjedhin! Kete duhet ta ndjeke policia dhe organet e reja te drejtesise! Ne cilin vend demokratik K/ministri jep urdhera per arrestime! Sic duket, Edi ja ka dhjere Z.Baze, per dicka dhe kontrata e pashkruar eshte prishur! Mero Baze harron, qe shpie uje ne mullirin e armikut me te madh kriminelit Sali dhe te ngjashmit Like floriri! Edi Rama nuk mund te kontrolloje gjithcka sidomos per sa kohe Like-Sali jane aty! Do ta mirekuptoja Z.Baze kur te futen keta ,ne rrugen e ligjit atehere le te demaskoje Ramen me menyren e tij! Ndryshe edhe Mero eshte si te tjeret medias shqiptare! Mero Baze u rehabilitua pasi doli kunder Saliut me te drejte!

    4. Durim says:

      PESHKU QELBET GJITHNJE NGA KOKA. Ky shkrimi te kujton artikujt medemek kritike te gazetes Bashkimi apo Studenti, ku faji per problemet e sistemit kerkohej te njerezit poshte dhe jo te drejtimi lart.

    5. Dritan Prifti says:

      Ketu ja ke fut kot Mero!
      Na i nxore Ramen shume naiv, medemek se po ja futkan ata poshte, …a thua se nuk eshte vete Rama qe i ka ngritur gjithe llumin nga poshte dhe i mban me vite lart derisa ti lerojne nenen ketij kombi!

  2. Loni pe kolkondasi says:

    Kjo qe sugjeroni ju, zoti Baze ne fund te shkrimit, per t’ja lene drejtesise te zgjidhe problemin e korrupsionit dhe jo politikes, “nuk eshte e drejte”. Kjo tingellon si nje kerkese ndaj Braces, Balles, Berishes, Bashes, Mehdiut, Kryemadhit, (Joooo Metes!!) e kompani , qe ata te pushojne “luften e pakompromis” qe zhvillojne ne menyre te paepur kunder korrupsionit. Apo, mos ndoshta, zoti Baze ke parasysh, qe keta kete lloj ‘lufte” e kane si jorgan per maskaralleqet qe kryejne?
    Per te qene i sinqerte, une jam me ate, qe politikaneve tane t’u krijohen te gjitha lehtesimet e nevojshme per ti kushtuar sa me shume kohe “luftes kunder korrupsionit”, si e vetmja menyre per t’u reduktuar sadopak kohen per t’u me vepra korruptive.

  3. Kuçioti says:

    Problemi mendoj eshte tek plaga e ketyre 30 vjeteve ku pushteti nuk ushtrohet.. Pra, mund te kesh mbipushtet apo edhe te delegosh pushtet perseri njesoj eshte per sa kohe nuk e ushtron. Populli te voton dhe thelle biles, te jep fitoren me qellimin e vetem qe ti si fitues te ushtrosh pushtetin.

    Policia dhe bashkiaket kane moral te dobet sepse ne vende qe Rama me fitoren e trete ti jap gaz ushtrimit te pushtetit kerkon te kunderten – ndarjen dhe marreveshje. Cfare duhet te mendoj nje bashkiak apo nje polic pas kesaj? Apo te rrije te pres qe ta heqin nga puna ne emer “te nje politike te re” apo me vullgare ” ne emer te nje Shqiperie te re”.

    Pushteti ushtrohet dhe pike. Drejtesia eshte vullnet politike dhe shumica te thyhen brinjet nuk pyt fare per sa kohe eshte brenda ligjit. Shikoni se cfare i bene Trump ne Amerike – nderuan administraten me themel dhe gjitha politikat e tij. Sot e kane hedhur ne gjyq dhe militanteve te tij FBI po ju nxine jeten. Ne Evrope e njejta gje ndodh sa here behet nje nderrim pushtetesh.

    Ndersa ky kokoshi yne i ka ngel ora me 1990 me revolucionin dhjetrokracise si shumices se establishmentit shqiptare sot ne Tirane. Te gjithe pjelle e dhjetrokracise e jane bere me qesharaker se ata qe “permbysen”. Ushtro pushtet, merr vendime – merr pergjegjsi.

    1. Shumë e drejtë says:

      Kuçioti, respekte.
      Shkrim me vlera. “Ishtrimi i pushteti”, nje diftong që duhet bërë moto pune.

  4. ILIRET says:

    Edi Rama ka te drejte kur i kritikon kryetaret e bashkive se ua japin tenderat pa konkurim te njohurve te tyre.
    Por kryeministri nuk sheh se cfare ben Edi Rama
    Kush i mer tenderat kryesore per rruget. Gjithmone te njejtet persona
    Te cilet duke qene se nuk kane fuqi teknike e mekanike, ua shesin keto te treteve dhe i marin fitimet e tyre pa punuar.
    Vetem fitojne tendera dhe ua shesin te tjereve. Te cilet edhe kta, pjese te punimeve ua shesin te pesteve
    Dhe vjen fundi ne objekt hudhet vetem 30 deri 40 % e vleres se tenderuar, sepse do hane te gjithe. Plus 10% qe e mer ministri apo drejtori i drejtorise tenderuese.
    Shiko Rrugen e Arbrit. Gjoka duke qene se ka mare disa tendera, punon dy jave te rruga e arbrit, pastaj i heq mjetet dhe i dergon ne nje objekt tjeter.
    Keshtu ben edhe Sallillari. Dhe asnje pune nuk perfundon ne kohe, per te mos folur per cilesine mizerabel te punimeve.
    Duhet bere ligj, me ligj.
    Nese ke fituar tenderin per nje objekt, nuk mund te hysh ne nje tender tjeter , pa perfunduar punimet ne objektin e pare.
    Dhe e dyta, nese ti mer tenderin, nuk ke te drejte ta sheses ate tek nenkontraktoret. Por duhet ta perfundosh vete objektin. Ndryshe te gjobitet dhe ti meret objekti e ti jepet nje kompanie tjeter nepermjet ritenderimit.
    Ndryshe raste si tek unaza e re do te kemi me shumice….

  5. Patriot says:

    Eh mor Mero…i forte je. E paske qendisur alibine e Rames. Po shyqyr qe nuk e ve njeri ne kandar shkrimin tend te felliqur. E prishe o Mero. Turp. Sidoqofte heret a po vone Rama do e haje burgun.

  6. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

    Po cer flet o Mero !
    Ne kemi nje president te kapur ne video me afere 800 mije euro dhe Edi Rama i dha votat per ta bere president si dhe imunitet.
    Ky eshte rasti i vetem ne bote qe nje hajdut, pra nje qe dihet qe eshte hajdut , zgjidhet president i nje republike.
    Shkrim koti sepse e mban Ramen jashte problemit.

  7. ERTV says:

    E thua, por kujt ja thua Mero.
    Edi është për vete në qiellin e shtatë nga mandati I 3-të.
    Por mua me kaq probleme sa thua.
    Më duket se është si fitorja e Piros.
    Dmth fitoi Edi por shtet nuk ka.
    Pasi edhe ai që kanë trumpetuar deri më sot se ne bëjmë shtet del që qenka veç një shtet prej letre.
    Pa llogarritur këtu që shume gjëra janë kështu se kështu do Edi.
    Leksioni yt është, leksion demokracie.
    Por Edi nuk është i tillë
    Qoftë brenda partisë se vetë, qoftë dhe në qeverinë e vetë.
    Edi është individi që i ka thurur vetes kultin dhe nuk mundet dot me karakteristikat e tij të luftoj status quon.
    Pastaj të tjerave bëjani radiografinë vetë për nepotizmat dhe “prurjet” koti me ton….e Tutti fruti pa eksperiencë dhe marr nga hiçi.
    Thjesht kaq dinte, kaq bëri, kaq bën.
    Kryeministër që po i duket vetja si kryetar I kryetarëve të bashkive dhe vazhdon ende merret me punë të vogla e detaje.(Se sa lloj palmash do të ketë, çfarë lartësitë dhe ngjyrash).
    Thjesht, ka ardhur koha me ik bashkë me Saleh-un Liken dhe LULin.
    Nuk ka çfarë i jep më Big Brotherit.
    Thjesht veç NQS duan të na bëhen si rrapi në Mashkullorë (I vjetri se i riu ende ska bërë shumë kohë)

  8. Armando Subashi says:

    O MERO……EDIT I PELQEJNE NJERZIT E KORRUPTUAR!!!!! Pse????????Pergjigjen kërkoja Edit!!!!!

  9. Vari Janullen! says:

    Jane arna te kota! Kultura e korrupsjonit qe te luftohet ka nevoje per kohe, per zhvillim ekonomik dhe teknologjik, per institucjone dhe per rritjen e ndergjegjes politike dhe qytetare te mases. Prandaj Rama duhet te ike. Ndryshe do te akumuloje gjithe pakenaqsite rreth figures se tij gallofe, harbute, impotente, qe masturbohet me sukseset imagjinare dhe adhurimin ndaj vetes. Per shoqeri primitive si ne, te udhehequra nga injorante medioker, qarkullimi i liderve dhe elitave, shkarkon tensione sociale shperthyese. Te njejtat Probleme do vazhdojne te mbreterojne per dekada te tera, por ne pamundesi per ti dhene zgjidhje te shpejta, mund te qarkullojme qeverite, qe natyrshem kthehen ne rrufeprites. Kjo sepse ne jemi primitive dhe ata qe na udheheqin duke premtuar gjithe madheshti magjira, jane gjithashtu primitive qe garantojne rrenimin.
    Duhet te hape krahun! Cdo dite qe shkon per Ramen ne pushtet, aq me shume i afrohet impotences totale, rrezikut katastrofik dhe neverise qe shkatoi nje jashteqitje tribale si Berisha.
    Ne te njejten kohe kur problemet dramatike sociale dhe institucjonale fermentohen, askujt pervec horrave, interesit dhe delirit te Rames, nuk i hyn ne pune pushteti i pakufishem dhe i pafunde i vete Rames.
    Eshte ekuacjon. O e kupton dhe hap krahun, ose gdhihesh pa pritur me hu ne bythe dhe me gruan dhe vajzen qe shkerdhehen ne listen e llumit te globit, me Mlladicin, Norjegen, Karaxhicin, Sllobon, Arkanin etj, etj.

  10. Tuku says:

    Nje shembull fare konkret eshte znj. KRIFCA qe merret me agroprojektet dhe ua jep vetem atyre qe i japin asaj rushfet 20 deri 30% te vleres se projektit. Dhe kjo perqindje i dorezohet ne vende te shkreta, larg kamerave te mundshme dhe me fshehtesi te plote. E kuptoni se çfare ka korrur kjo znj. per kaq kohe qe i eshte dhene ky “pushtet” dhe pa i ďhene llogari askujt. Fytyre e ndyre dhe e paskrupullte. Mos i gezofsh ato para o hajdute e pangopur dhe me siguri per se shpejti do te te shohim me duart ne pranga.

  11. Asd says:

    Rama eshte zemra e korrupsionit dhe ata, te “mbipushtetshmit” jane vegla te tij, madje te domosdoshem per Ramen. Si mund te vere dore Rama mbi fondet publike per termetin pa veglen e tij Arben Ahmetaj? Ne se do te zgjidhte ne vend te Ahmetaj nje komision “burokratesh” Rama nuk do te merrte dot ate qe i duhet. Ja pse e rrethojne ata “te mbipushtetshmit” dhe ja pse ata kane me shume pushtet se cdo minister; Ata jane njerezit qe mbulojne interesat personale te Rames, ndersa zyrtaret e administrates mbulojne “pak a shume” interesat e shtetit.

  12. Shinjestra says:

    Kure i kishte Sali Berisha te gjitha pushtetet, nuk thoshte njeri qe e ka gabim, por i binin ner kembe dhe i benin elozhe malokut koke trash.T’a dini te gjithe,Edi Ram shtetin do t’a beje shtet dhe nje shtet te forte ligjor.

  13. Gjakpires te ndyre says:

    Ka disa kryepleq ne fshatrat e Himares qe po kalojne 25 vjetorin e korupsionit si do i behet!!! Ju e njifni shume mire !!!! Te behesh i pasur , pa pate brek ne byth, sikur i thone shume!!!

  14. art says:

    You are genious Mr Baze
    I hope he reads your article.

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    narcizizmi nuk delegon, perkundrazi. palloshi eshte narcizist i lindur si ne jeten private ashtu dhe ate publike, edhe kur delegon delegon deshtimet, sukseset sigurisht qe i takojne te madherishmit. rast i pashprese..

  16. Zyko says:

    Edi Rama para se Te flase kundra korrupsionit e te korruptuarve duhet te denoje Gjiknurin e Qendron per tenderin e paprecedente te unazes se re. Por ne vend Te denimit Ai i ngriti ne detyre cka do te thote “llafe imzot llafe”. Eshte me vonese por Rama duhet domosdo te ike vete. Mjaft eshte mjaft. Eshte koha per nje njeri te afte nga PS e te tille PS ka mjaft.

  17. Gjethet says:

    -Mero, vete ke thene se nuk njeh asnje person ne qeverri te pakorruptuar
    -Korrupsioni nuk zhduket kurre kur nuk do i pari, po te jete i pari ne rregulll, zakonisht te tjeret ndjekin shembullin e tij, cdo gje tjeter eshte prralle
    -Korrupsion eshte “bashkepunin i nje grupi te tere” ndaj kur flasim per korrupsion, duhet qe ti behet e ditur lexuesit se korrupsioni nuk eshte thjesht vjedhje lekesh nga buxhetet por eshte nje rrjet qe cenon mireqenjen sociale, lirite ividuale, drejtesine, cdo gje.
    -E keshillove kryeministrin te mos behet pjes e perpjekjes kunder korrupsionit, thua ta humbasi shansin qe te dali vete para kamerave dhe te deklaroje se veta qeveria e tij ka kapur i roje nate qe vidhte bishta lopatash te paguara nga taxsapaguesit shqiptar?!?!
    Merooo, koke e kembe i korruptuar eshte.

  18. Deda says:

    Z. Mero për tu mos u keqkuptuar jam një 65 vjeçar që kam votuar përherë socialistët mbas vitit1992. Por nuk më hiqet nga mendja dhe e diskutoj shpesh me shoqërinë përse në zgjelljet lokale të 2019 kur opozita nuk mori pjesë dhe kandidatët e kishin të sigurt fitoren për kryetar bashkive përse zoti rama nuk zgjolli njerëz me reputacion të lartë që janë të respektuar në komunitet. Por zgjolli njerëz me probleme? A mund të a spjegojë dikush.

    1. qytetar says:

      Deda !
      Konstatim shume i sakte.
      Ishte kjo mundesi.

    2. Gjethet says:

      Deda
      Rama mendonte se opozita do futej ne zgjedhje ne castin e fundit ndaj zgjodhi keta qe zgjodhi.
      Sidoqofte, konstatimi juaj se rama duhet te zgjidhte me te miret pasi e kishte fushen dhe topin vete, stonon.
      Gjithmone duhet te zgjedhin me te mirin edhe sikur ta dine qe nuk fiton. Do i vije koha edhe te mirit e te saktit… kur populli shikon se ke edepsez ka votuar do ktheje koken nga i sakti, , thjesht duhet durim.
      Rama preforoi te zgjithte te korruptuarit pasi nuk e duron humbjen dhe domosdo duke u bere pale me palocot, gozhdon vendin e tije si kryeminister e kryetar partie.
      Korrupsioni ne bashki e ne qeverri eshte galopant.
      Ne nje vend te huaj, nje ish kryebashkiak mori 3 here rresht mandatin dhe populli ishte i gezuar se kishte bere goxha pune. Rivali i tij nuk reshti kurre per te vendosur kanditaturen pavarsisht se nuk tejkalonte 12-15%.
      Erdhi hera e katert dhe rivali fitoi.Por rivali i tij hasi ne nje problem madhor. Partia qe e mbeshteti deklaroi se nuk do e mbeshteste me. Arsyeja?! Kryebashkiaku i ri dergonte mbrash 90% te fondeve te qeverrise pasi deklarante se nuk i duheshin.
      Doli kryebashkiaku ne media dhe u tha gazetarve dhe partise qe e mbeshteti(partia kishe ardhur ne pushtett) se po gjeten nje pune qe e kishte lene mbrapa apo qe duhej bere e se kishte planifikuar me 10%te buxhetit, ateher ai do jepte doreheqien.
      Nuk u gjend asgje ose ndonje pune e lene menjane.
      E kupton tani se 90% e buxhetit qe marrin bashkite jane lek qe perfundojne ne xhepat e tyre(te cdo njeriu nga partia der tek ai me i vogli).
      E pra, kjo eshte arsyeja qe rama e cdo rame zgjedhin te korruptuarit, duhet te hahet e ndahet 90%.
      Kush do i beje keto veprime po nuk qe “ai” i duhuri ne bashki?
      E pra, keta qe cuditesh ti perse zgjidhen nga kryetaret. Per ata pune jane zgjedhur, te vjedhin. Asgje tjeter.

  19. Asd says:

    Mbipushtetin e kane vetem njerezit te perzgjedhur nga Rama qe kurojne interesat personale te tij. Ata kane me shume pushtet se qeveritare apo deputete qe jane ngarkuar te administrojne entet publike. Psh Ahmetaj ka me shume force e fuqi veprimi sa cilido minister. Nese ne vend te Ahmetaj, fondet per riparimet nga termeti do ti administronte nje komision ndoshta edhe me pjesmarrjen e opozites, e shoh te veshtire spekulimin dhe korrupsionin galopant, si ai qe organizon Ahmetaj. Pra mbipushteti nuk eshte shperndare nga Rama ne “buona fede”, por me vetedije te plote qe keta njerez jane levat dhe tentakulat e tij ne fondet publike. I mbulojne cdo gjurme.

  20. Xhahil Bilbili says:

    Shume e sakte “Iliret”.A sheh kryeminister se cfare ben Edi Rama?.Kujdes ,shenjat jane se situata po te del nga duart . Arsyeja eshte se te gjithe shohin se si ka filluar mandati i trete, shohin se cfare behet si lart edhe poshte.Askush nuk deshiron te ngelet me gisht ne goje.Te gjithe kerkojne te punojne me “ritmin e duhur”.Ju po i paralajmeroni se po ju zune nuk ju mbroj dot,pra po dini te vidhni,vidhni,ama po ju zune nuk ju mbroj dot me .Hesap i sinqerte dhe i qeruar.

  21. Endri says:

    BRAVO MERO, POR ME SHPESH DUHET TE JA QENSISESH RAMES. DUKE HESHTUR NUK E NDIHMONI PASI RAMA NJIHET SI PERSON QE MENDON SE DIN GJITHCKA DHE ESHTE SUPER ARROGANT.

    DUA TA SHOH RAMEN NJE DITE TE RREZUAR NE MENYRE QE TE KUPTOJ VERBERINE QE E KA KAPLUAR.

    CDO DITE E ME SHUME ME DUKET ME INJORANT.

  22. dyshuesi says:

    Mire e ke Mero….mire .Por veshtire, nuk besoj se do mund te krijohet nje mentalitet i tille qe te vlersoje si te domosdoshem ndarjen e pushteteve . Nese shumica e njerezve besojne dhe kerkojne ta zbatojne ndarjen e pushteteve detyrimisht hapsira per ndrhyresit zvogelohet bashke me te dhe korrupsioni. Por kur tegjithe mendojne te gjejne “miq” dhe seksere per çdo pune ………. duket larg normaliteti

  23. Oldman says:

    Tani e kuptove ti o Mero djali Mbipushtetin e Kryehajdutëve? Të gjithë kryederrat një turi kanë, sadoqë ti përpiqesh të diferencosh ndonjërin prej tyre. Për kushtet e Shqipërisë, çdo drejtues politik apo shtetëror duhet të qarkullojë çdo dy vjet dhe jo të qelbet si Edi Rama për 20 vjet. Moçali shqiptar, për fatin tonë të zi, ushqen dhe majm një pjesë të popullit dhe sidomos mediat e propagandës.

  24. Oldman says:

    Tani e kuptove ti o Mero djali Mbipushtetin e Kryehajdutëve? Të gjithë kryederrat një turi kanë, sadoqë ti përpiqesh të diferencosh ndonjërin prej tyre. Për kushtet e Shqipërisë, çdo drejtues politik apo shtetëror duhet të qarkullojë çdo dy vjet dhe jo të qelbet si Edi Rama për 20 vjet. Moçali shqiptar, për fatin tonë të zi, ushqen dhe majm një pjesë të popullit dhe sidomos mediat e propagandës..

  25. Mirela says:

    Ju jeni gazetarë dhe misioni juaj është të tregoni të vërtetën të jeni transparent me publikun, dhe ju nuk jeni transparent. U ngopëm me artikujt tuaj duam të shikojmë cili është mendimi tuaj jo fjalë të përgjithshme duhen emra qe ju i keni arritur mbad investigimeve jo akuza kot të cilave nuk u beson më njeri.
    Po e keqja është se në Shqipëri punohet vetëm nga tavolina nuk del njeri të shikoh konkretishtë pra me fakte. Unë e di ju nuk jeni prokurori po je me i bedueshem z.Mero kur ke arritur në konkluzion pas një investigimi.

  26. Simpatizanti says:

    Mire e ke o Mero !?
    Cudia ime eshte se :
    Kritike ka shume por autore pak !
    Megjithate ti Ben mire qe shkruan .

  27. Ideali says:

    Shyqyr qe e kuptova Mero me ne fund. Po struktura e superpushtetit vjen nga lart poshte. Pra i pari Rama. Thuaje kete. Askush me mend dhe i ndershem s mund te pranoje qe vartesit e tij te vjedhin dhe te abuzojne nese nuk ks interesa te perbashketa me ata. Po s i ka mbetur ne dore ky super pushtet. E kerkoi vete. Njelloj si Berisha ne mars te 1997, kur te kishte ty keshilltar. Pra njelloj jeni. mentalitet superpushtetari, te mbushni xhepat, te ngrini monumente kusareve te rrugeve etj etj. Historia do te flase nje here mire per ju. “Do t ju zbertheje” Dhe atehere, bashke me turpin do te merrni edhe ndeshkimin qe meritoni.

  28. Ren says:

    Nqs Drejtesia jep denimet e merituara çdo gje do filloje te rregullohet avash avash, eshte nje pasoje. Nuk e besoj qe te gjithe ne Shqiperi jane njerez te korruptuar

  29. Lani says:

    Shume mire qe evidenton. Megjithate ne shikojme çdo dite se si pushtetaret m ledhin gjithnje e me shume pushtet e pasuri pa fund te pamerituar. T’u dish rrogat e t’u shikosh si jetojne e çmend çdo lloj njohurie matematikore!

  30. JUSTICE ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ says:

    PD + PS + LSI + PDBNJ + PAA + PAD + PDIU + LZHK + BD + QP = FUNDÈRRINA , FEKALE tè PÉSHTIRA , FOSILE tè PARICIKLUESHME , PIDH MOTRA , HAJDUTË , ZUZARË , KRIMINELÈ , ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE , TERRORISTÈ , HORRA , MOTÈRQIRA dhe tè DEGJENERUAR qè VJEDHIN dhe PLAÇKISIN ATDHEUN e tyre !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖?????⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??????

  31. Nje mergimtar says:

    Ne Shqiperi eshte krijuar nje mjedis me themel korupsioni.Lufta kunder korupsionit nuk behet me urdher por me LIGJ.Shikoni mendimin e opozites per “bakshishet”(Tritan Shehu e sindikatae mjekeve) cfare sugjeron.Te lejohen “bakshishet”.S’ka arsye te dale kryeministri per te dhene direktiva kunder korupsionit por te kerkoj zbatimin e ligjit.Kur zbatohet ligji dhe ne menyre te barabarte per te gjithe,korupsioni hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje