Grenell i "mashtruar" nga serbët, si shqiptarët nga Albini

29 Qershor 2021, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zemërimi i shqiptarëve me postimin e Richard Grenell rreth betejës së Fushë Kosovës, është një ilustrim tipik i fuqisë me të cilin mitet serbe rreth Kosovës janë rrënjosur në historinë dhe politikën botërore.

Richard Grenell e njeh betejën e Fushë Kosovës në mënyrën më sipërfaqësore të mundshme, siç e njeh shumica e botës. Shpjegimet tona të hollësishme rreth betejës së Fushë-Kosovës si një aleancë ballkanike kundër osmanëve, dhe akoma më tepër, shpjegimet tona për kontributin e shqiptarëve kundër osmanëve në atë betejë, ekzistojnë vetëm në literaturën e ngushtë profesionale historike rreth asaj beteje dhe në literaturën tonë.

Ata që gjykojnë shkurt e thjeshtë në botë, është që ajo ishte një betejë mes myslimanëve turq dhe të krishterëve në Fushë Kosovë, dhe tashmë meqë të krishterë kanë mbetur serbët, ata mbartin lehtësisht dhe mitin e betejës. Shqiptareve u ka mbetur Xhamia e Mehmet Fatihut.

Dhe nuk është mëkat pse Grenell e njeh kështu. Ish-shefi i tij Trump, as e dinte fare ku binte Kosova. Kujtoni pak humorin e zi që bënim me veten, kur e përzieu atë fjalinë rreth marrëveshjes së Uashingtonit me vendet arabe.

Tani eja të fajësojmë gjithë shqiptaret që mbështesnin Trump-in, si antishqiptarë. E rëndësishme është që SHBA e di ku bie Kosova, çfarë është dhe çfarë do të jetë fati i saj.

Prandaj kjo revolta ndaj Grenellit duhet kursyer, pasi ai nuk është as i vetmi dhe as fajtor pse nuk e njeh historinë e Kosovës. Ai po sulmohet me shume si alibi për dështimet e Albin Kurtit me politikën amerikane.

Richard Grenell, ish-ambasador i Trump në Gjermani dhe në fund dhe i dërguar i tij për Kosovën, sot është një njeri i lire, pa pushtet. Në këtë kuptim, gafat e tij janë më pak të rrezikshme se ato që bënte kur ishte në pushtetin e presidentit Trump.

Nëse do të gjykojmë për rolin e tij si i dërguari i presidentit Trump për Kosovën, është tjetër çështje. Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar me ndërmjetësinë e tij, është ende në fuqi dhe e konfirmuar dhe nga administrata e presidentit Biden.

SHBA nuk lejon që historinë e marrëdhënieve mes dy shteteve ta konsiderojë si histori personale ambasadorësh apo të dërguarish specialë.

Ambasadori i SHBA në Kosovë ka deklaruar se historia e Kosovës nuk fillon me Albin Kurtin dhe se ai duhet të vazhdojë punët e nisura nga të tjerët.

Kështu që cektësia e njohurive të Grenellit si njeri i papunë rreth historisë së Kosovës, nuk është kurrfarë alibie për të justifikuar problemet e Albin Kurtit me SHBA.

As gjuha homofobike ndaj tij nuk është problem i SHBA me Kurtin, por frustrime militantesh shqiptare. Këto janë të gjithë frustrime nga mungesa e kurajës për t’u përballur me dialogun dhe SHBA, për shkak të gënjeshtrave të Albin Kurtit.

Dhe gënjeshtrat e Albin Kurtit për qytetarët e vet, janë shumë herë më të këqija për shqiptaret, se gënjeshtrat e serbëve për historinë e tyre, që i beson dhe Grenelli. Ato tregojnë se serbët janë gënjeshtarë të suksesshëm në botë. Si Albin Kurti ndër shqiptarë.

36 komente në “ Grenell i “mashtruar” nga serbët, si shqiptarët nga Albini”

  1. sonja says:

    Po si ka mundesi qe i je qepur Albinit me buke ne traste? Po na ben te mos ta lexojme me gazeten, ke qene me i preferuari i shtypit shqiptar????
    Eshte sinqerisht e turpshme kjo qe po ben, por ki parasysh qe Albini nuk impresionohet nga ty po fare fare, por edhe prej askujt tjeter te ketij formati qe don t’ju beje njerezve trushpelarje lidhur me te.
    Eshte me idealisti, me i artikuluari, me i ndershmi, me permbajtesori i taborres se politikaneve shqiptare! Sepse ti ngaqe ja ke marre doren llumit politik, 15 vjet me SB e tani 15 te tjera me ER. e kupton qe ne gardhin e Albinit nuk ka vend per ty e ndjehesh i huaj Mero djali! Me sa duket kjo te nervozon?!

    1. Cudia says:

      I eshte qepur se nuk po punon per shqiptaret e Kosovës por për egon e tij prej tejet injoranti …

      1. E verteta says:

        Nuk mundet nje gazetar me pak se i zakonshem ti qepet nje kryeministri te nje shteti tjeter.Eshte rast unik kjo puna e Mero Bazes.Ky Mero Bazja nuk i ka bere kurre oponence ndonje qeverie ne Shqiperi.Kur ishte PD ne pushtet ishte me Berishen.Tani qe eshte PS ne pushtet eshte me Ramen.Gjithmone me partine ne fuqi.Nuk eshte kjo gazetaria e vertete.Populli i Kosoves zgjodhi Albin Kurtin dhe vullneti i popullit duhet respektuar.Berisha kurre nuk erdhi ne pushtet me voten e popullit,por duke i vjedhur zgjedhjet.Dhe Meroja ishte nje fanatik i Berishes.Kjo nuk eshte mire.

    2. shqip says:

      shum dakort me ju Sonja! Albin Kurti deri sot nuk ka genjyer askend o Mero Djali. Po kundershton fort (dhe per shumicen e shqiptareve perfshi mua, mire ben) marveshjen e asociacionit te komunave serbe (kupto shtet serb brenda Kosoves) dhe shpresoj ta arrije qellimin, pra ta anulloj kte marrveshje skandaloze te Thacit… eshte i pa korruptuar, i qarte per cfar kerkon, me i miri politikan nder trevat tona shqipfolese. Fakti qe e urreni ju Z. Mero nuk ja ul aspak vlerat

    3. Per korrektese says:

      Sonja, eshte e drejta jote te mbështesësh cilëndo forcë politike, sepse liria e mendimit dhe besimit është e garantuar me ligj.
      Por kur vjen puna Tek militantizmi dhe figurat individuale politike, te humbet kredibiliteti në ato që thua.
      Çfare ndryshimi ke ti, si mbrojtëse e flaktë e Albin Kurtit, nga militantët e Nanos, Saliut, Metës, Ramës, dhe madje edhe te Enver Hoxhës?
      Dakord pra, asnje ndryshim. Edhe ata pak enveristë qe kanë mbetur, keshtu thone për Enverin – i artikuluar, e njihte në mënyrë perfekte psikologjinë e popullit tonë, ishte idealist sepse donte te ndertonte komunizmin, dhe ishte shumë i ndershëm sepse ne fakt nuk u vertetua kurrë se vodhi ndonje gje. Edhe për Ramën po te njejten gjë thonë.
      Madje per Saliun dhe Hitlerin ka edhe më shumë gjëra të mira. Në rininë e tyre, Saliu dhe Hitleri kanë qenë njerez model.
      Falja ndaj lidereve si perendi eshte karakteristike e popujve te prapambetur. Ata Jane vetem liderë, dhe duhen respektuar per arritjet e tyre, dhe Jo se sa bukur flasin, sa te bukur Jane, dhe sa te ndershëm Jane. Njerez te bukur dhe të ndershëm kemi me dhjetra ne lagjet tona.
      Ketu nuk flasim se cilin do merrje ti per burrë. Ti sot martohesh neser e ndan, dhe ky eshte problemi yt personal. Ndersa nje popull nuk mund te martohet me nje lider. Lideret Jane si drejtorët e ndermarrjeve.
      Je I suksesshëm, derisa të ecën puna, pastaj ik, se vjen tjetri. Ashtu si punetoret nderrrojne shume drejtorë gjatë jetës se tyre, edhe popujt nderrojne shume liderë. Renia ne dashuri me liderin eshte shumë negative per nje popull.
      Albin Kurti sot per sot eshte kryeministër i Kosovës, dhe unë nuk kam asgje kunder tij. Por ne nuk e dime akoma se sa i suksesshëm do jete Albin Kurti. Akoma nuk ka bere ndonje gjë, dhe kjo do duket ne fund te katervjeçarit kur t’i bejme bilancin.
      Deri atehere ne e kemi per detyre patriotike ta shajnë sa here qe ne mendojme se ai e ka gabim. Si prape kryeminister eshte, edhe pasi e shajne ne. Prape ne dore e ka të na vertetoje se ka te drejte dhe ne Ishim gabim. Dhe ne do t’i themi “na fal se e kishim gabim”.
      Por ti, si Sonja, bën mire te biesh ne dashuri me burrin tënd, Jo me Albinin. Albini eshte i martuar, me sa di unë.
      Nuk t’u prish puna ty se e shau Mero Baze Albin Kurtin. Gazetarët per këtë punë Jane. Nga dashuria per Albin Kurtin ti fillove te shash Mero Bazën. Tipike militante Enveristo-Salisto-Ramisto-Nanoisto-Kurtiste.

      1. Atdheu says:

        “Per korrektese”, e sakte, thjeshte dhe bukur e ke qendisur qe ta kuptoj Sonja dhe cdo Sonje tjeter.

    4. Nuke jame komplet dakorte me ty says:

      Problemi eshte se Serbet Greket e sodit dhe Turqit e muti ? si ate në Turqie si ate Turqit që jetone në trojet tona Abnore jane 1 për të bër propaganden dhe për defermuare Historine.. Kure thua se Veq Serbet Kane ngelur të Krishtere nuk eshte komplet e vertete se akoma Ka Shqiptare të vertete të Krishtere… Po edhe pse jemi pakice por jemi parija kultura gjuha flamuri jorentimin perdorin me një fjale ne të Krishtere jemi Themeli i kombit shqiptare se pse kombi Shqiptare ështe ndertua mbie Krishtrimin dhe me jerontimen nga Krishtrimi po i hoqe Themelet kobit bie mbrenda shkatrrohet.. një lloje si Një shtepi hiqi Themelet bie mbrenda shkatrrohet.. Prandaj unë besoje se barbarizmi Otomane Turke nuk do fitone kurre në Tokate Arbnore… Pavarsish se Turqit kane len mbrapa shume kopila

    5. Nuke jame komplet dakorte me ty?????? says:

      Problemi eshte se Serbet Greket e sodit dhe Turqit e muti ? si ate në Turqie si ate Turqit që jetone në trojet tona Abnore jane 1 për të bër propaganden dhe për defermuare Historine.. Kure thua se Veq Serbet Kane ngelur të Krishtere nuk eshte komplet e vertete se akoma Ka Shqiptare të vertete të Krishtere… Po edhe pse jemi pakice por jemi parija kultura gjuha flamuri jorentimin perdorin me një fjale ne të Krishtere jemi Themeli i kombit shqiptare se pse kombi Shqiptare ështe ndertua mbie Krishtrimin dhe me jerontimen nga Krishtrimi po i hoqe Themelet kobit bie mbrenda shkatrrohet.. një lloje si Një shtepi hiqi Themelet bie mbrenda shkatrrohet.. Prandaj unë besoje se barbarizmi Otomane Turke nuk do fitone kurre në Tokate Arbnore… Pavarsish se Turqit kane len mbrapa shume kopila??????

  2. ymer janulla says:

    Je bërë më keq se i paguari nga fondet e fshehta të m.se jashtme greke arian çani.
    Antikombëtarizmi yt ka dalë sheshit tashmë.
    Detyra jote është të mbash larg ramën nga kurti. Të pengosh shqipërinë e madhe.
    Publiku yt 300 eurosh,që të duartroket,ha fara në bodrumet e athinës.
    Esatpashizmi, i fshehur dobët pas ” lirisë ” së shprehjes,është mëse i kuptueshëm.
    Tashmë edhe shqiptarët e trashë dhe militantët e partive internacionalistë shqiptarë e shohin shqetësimin tuaj për ndërgjegjësim e pjesës që vë mëndjen në punë,se shqipëria e madhe është alternativa e vetme për sigurinë dhe mirëqënien e shqiptarëve

  3. pjeter says:

    Po ti e ke kap shum personale me Albinin si Andi Bushati me me Ramen o Mero!!!!Albin Kurti po del kunder politikes Amerikane? E ku e shef ti o derbardhe kete? Ai kundershtoi dilentantizmin e ketij Granellit,qe me sa shofim,presidenti aktual dhe stafi i tij e ndryshoi komplet ate lloj stili.Normal qe te vjen keq qe ky personazh para pak ditesh interviston kryeministrin tone,dhe merr edhe komplimentet e meritat prej tij per minishengenin,dhe sot na del si historian i deshtuar,dhe shume i dyshuar si filoserb.Nuk eshte fai i Kurtit qe pranoi rrezimin e qeverrise dhe jo diktatin e tij o Mero,sigurisht qe i zhgenjeu pritshmerite,por jo me kete zantçiun e Trumpit.

  4. Predatori says:

    O Mero ligësia jote nuk po njeh më asnjë lloj kufiri. Të fajësoh Albin Kurtin për deklaratat dashakeqe të Grenellit vetëm një njeri i mllefosur si puna jote mund ta bëj. Albin Kurti edhe mund të jetë duke gabuar disi në polikën e jashtme (kjo ngelet për t’u vërtetuar në të ardhmen), por se ç’lidhje kishte në këtë mes vetëm një njeri shpirtlig mund ta dijë. Në vend të kritikosh Grenellin që ngre në piedestal paraardhësit e çetnikve dhe të akuzosh pa lidhje kryeministrin e Shqipërisë së Veriut është e ligë dhe e poshtër ashtu si ky shkrimi yt.

    1. Nje qytetar says:

      Nje pergjigje per Sonjen , Janullen, Pjetrin e Predatorin :
      Duhet te jeni shume syleshë, injorantë e budallenj qe nuk shikoni,kuptoni e reflektoni ndaj fallsitetit ” patriotik ” te Albin Kurtit . Mjafton te shikoni se cilet aleate ka ketu ne Shqiperi ; Sali Berishen dhe Ilir Meten !
      Mero Baze nuk ka asnje interes personal qe te sulmoje Albinin , por si njohesi e thelle i politikes shqiptare ketej e andej kufirit , ben detyren si patriot i vertete duke demaskuar kete mashtrues populist. Albin Kurtit do t’ja shohin ” hairin ” kosovare ne vitet qe do vijne . Siç ja pame ne Sali Berishes.

      1. pjeter says:

        Zoti qytetar,kete e mendon ti,dhe nuk me duket se eshte me e vertet ajo qe thekson ti nga cfare theksoj une,te njejten gje mendoj edhe une oer ty,qe duhet te jesh sy lesh te krahasosh Saliun me Albin Kurtin.Une ,kam bindjen qe Rama me Kurtin do e gjejne fillin e perbashket.Aleatet zoti qytetar, nuk jane pronesi e askujt,edhe ndryshojne.Eshte gomarllek te krahasosh Albinin me SaLiken.Mardheniet Kosove Shqiperi nuk jane si duhet te jene,por jo gjithmone eshte faj i Kurtit.Qe Mero e ka personale me kurtin une nuk jam i sigurte,por menyra se si po ndodh ne kete gazete,te ben te mendosh nje gje te tille.

  5. Fantazia analitike says:

    Kam frike zoti Mero se shqiptaret e mashtruar nga Albini nuk do te kuptojne.
    Sikur te me kishje pyetur per titullin e ketij shkrimi une do te sugjeroja qe shkrimi te kish kete titull: Serbet e mashtruar nga Grenel, si shqiptaret e mashtruar nga Kurti. Kjo do e bente shkrimin me interesant.
    Eshte I cudicem fakti qe Kurti fillimisht nuk e pranoi marreveshjen e Vashingtonit, ndersa Vuciqi e pranoi ne fillim por nuk e pranon sot.
    Qe te mos zgjatem shume vetem po theksoj se spjegimin e kesaj diciture e ka dhene ambasadori Izraelit ne Serbi, kur u pyet nga gazetaret se pse Izraeli njohu Kosoven. Ai “pa ju bere syri tert” tha: “Ne e pranuam Kosoven si shtet, sepse Vuciqi e pranoi ate ne marreveshjen qe nenshkroi me Ameriken.Fakti qe Vuciqi nenshkroi qe Kosova te hapte ambasaden ne Izrael, tregon se Serbia eshte dakort qe Kosova eshte nje shtet I pavarur dhe ka te drejte te hape ambasaden e saj ne Izrael”…
    Pra i dashur Mero, Grenel mashtroi serbet dhe Vuciqi u kujtua me vonese dhe vetem para ca kohe tha qe nuk do e njohi kete marrevshje…
    Ndryshe eshte puna me Kurtin. Kurti mashtron shqiptaret dhe shiti tek injorantet e Kosoves “pordhet e tij patriotike” sikur Hoti shiti Kosoven me kete marreveshje. Kur doli ne shesh e verteta, Kurti mashtroi prape (ne rradhe te pare vehtveten) dhe hapi ambasaden e Kosoves ne Jeruzalem, sepse Amerika “ja futi kembet ne nje kepuce”…
    Persa i perket Grenel dhe Luftes se Fushe Kosoves, kunder turqeve, ne nxehemi kot. Serbia eshte ajo qe e ka ngritur ne mith kete legjende dhe ajo e festoon. Grenel as qe e vret mendjen dhe as di shume per kete ceshtje. Ai thjeshte si nje politikan i “rene nga vafti”, thjeshte merr me te mire Serbine pasi i futi thiken ne marreveshjen e Vashingtonit, njelloj si Kurti qe i fut Kosoves thiken me ndryshimet e tij pa princip ne qendrimet e veta dhe me llafollogjine se tij “patriotike”, qe nxjerr Kosoven si vend “grindavec”. Kjo eshte sherbesa me e mire qe ai i ben Serbise per momentin…
    Edhe njehere zoti Mero theksoj se shkrimi yt do kish me shume kuptim po te titullohej : Serbia e mashtruar nga Grenel, njelloj si shqiptaret(e Kosoves) te mashtruar nga Albini…

    1. Oketo says:

      E pse i jepni kaq rëndësi një ngjarje që ka ndodhur në shekullin e 14 !!!!

  6. Taulant says:

    Shqiptaret nuk jane te mashtruar nga Albini.
    Shqiptaret e votuan Albinin ne masen 70% ashtu si Shqiptaret votuan Ramen ne Shqiperi i cili fitoi zgjedhjet.
    Mos u mundo t’ju japesh mend Shqiptareve ne Kosove per ke do votojn.
    Aq me keq Shqiperia qe eshte bere turpi i botes.
    Vendi i dyte ne bote per nga korrupsioni e i pari ne Evrope per kanabisin.

    1. Nje qytetar says:

      Po pra , ashtu siç votuam ne Sali Berishen ne 1992 , dhe e pame ku na katandisi !?
      Kosova nuk ka kohe më te beje prova me patriote te rremë si Albin Kurti.

  7. zara says:

    GRENELLI ËSHTË I PAPUNË, PSE I JEPNI KAQ HAPËSIRË JU ANTIAMERIKANËT?
    MERO PO SQARON SE NUK JUSTIFIKOHENI DUKE SHARË NJË TË PAPUNË, POR DUKE VËNË PARA PËRGJEGJËSISË KRYEMINISTRIN QË JU MBAN ME GËNJESHTRA.

  8. Taulant says:

    Absurditeti i betejes eshte qe miti rreth saj deri ne shekullin e 18-te nuk ishte krijuar akoma .
    U krijua kur ne Evrope linden idet nacionaliste shtet formuese.
    Por shume studjues jane te mendimit qe sulltan Muratin e vrau nje kalores Shqiptar qe quhej Nikoll Kopiliq.
    Sipas studjueses Ana di Lellio ne librin e saj ‘Beteja e Kosoves 1389 nje epik Shqiptare’ kenget Shqiptare rreth betejes per kaloresit e princat Shqiptar jane qysh prej fillimit te shekullit 15-te.
    Ndersa rendesia qe i jepet betejes dhe mitimizimi i saj jane te shekullit 18-te.
    Ishin me dhjetera princa Shqiptar qe morren pjese ne betej .
    Shume u vrane.
    Nuk mori pjese ujku i Cameris Gjin Ndue Shpata, Andrea Gropa ,Gjin Zebenishti e shume prijesa te tjere Shqiptar te Thrakes e Peloponezit.
    Sipas studjuesve vlen te theksohet qe pjesemarrja e Serbeve ishte me e madhe por edhe me problematike sepse shume prej tyre tradhetuan aleancen Ballkanike ne betej.

  9. Komshiu says:

    T’ja rrush Albinit ate qe i lepin Edi Rames.

    1. JL says:

      Ti “komshiu” ngaterron temen e bisedimeve. Ketu nuk ka pune Edi. Tema eshte per Grenel dhe Kurtin. Meqe te pelqen lepirja, provo lepirjen e bythes se Kurtit. Aty do shijosh edhe eren e qelbur te matravellit(ka…it) te Vuciqit, qe e perdor bythen e Kurtit si shfryrje te epsheve shovoniste kunder shqiptareve. Ti qe pelqen spiunet e serbit, me siguri serbi te ka shkerrdhyer tere jeten si komshiu yt qe ka qene.
      Turp per ty qe shqiptaret e Shqiperise i quan komshi….Ju ka mashtruar Albini deri ne palce. Po vazhduat duke bere punen e percarjes kombetare, populli shqiptar i Kosoves do ju shkerdheje ne te tere drejtimet….Spiuni te mashtron nje here. Ai te mashtron dy here, por jo gjithe jeten….Ne fakt ti tregon se kush eshte Kurti….

  10. Rozeta dushku says:

    Mero! Te lumte pena o djale! E njeh historine si jo me mire!
    Vazhdo djali! Albini is a big looser!

  11. emigranti says:

    Krahasim me idiot nuk mund te gjesh.
    Ne lidhje me serbet Albini eshte antiteza e Grenellit, prandaj nese doje krahasim duhet ta beje midis Grenellit e Rames, pasi te dy bien dakort per copetimin e Kosoves dhe neperkembjen e saj nepermjet minishengenit ballkanik si dhurate per serbet, ne vend qe te pergjigjeshin per masakrat ndaj shqiptareve ne Kosove.
    Edhe ata te cilet te paguajne per te shtremberuar te verteten duhet te jene merzitur me kete lajthitje tenden.
    Ata megjithmend te kane thene te shpifesh sa me shume per Albinin, por jo kaq trashe e vend e pa vend.

  12. Vini says:

    Qenkan turrur lepiresat e Albin boles kunder Meros ,si ata ne kohen e komunizmit ahaha Mos e rruj Mero nga kta

  13. Koli says:

    meros i eshte mbushur mendja qe qerosllekun e ka peshqesh nga albini. biles edhe klima ne bote ka nderruar qysh se eshte shfaqur albini. ik o mero se edi ti jep parate edhe pa qene nevoja te arrish deri ketu.

  14. patrioti says:

    Eshte e pranuar dhe konfirmuar nga te gjithe , qe serbet kane marre pjese ne betejen e Fushkosoves kunder osmaneve dhe llogjikisht , me te drejte , kujtojne heroizmat e tyre . Ku eshte e keqia ketu ? Ti Mero dhe historianet tane , thoni qe ishte nje aleance panballkanike , ku morren pjese edhe shqiptare , dakord edhe me kete , por ama shqiptaret , nuk e kane kujtuar me ndonje nderim te vecante kete pjesemarrje , ndersa serbet e kujtojne vazhdimisht . Kur te kete ndonje nderim apo perkujtim per kete pjesemarrje atehere , ndoshta , jo vetem Grenell , edhe Biden mund te prononcohet . Une nuk e kuptoj , ku ka gabuar Grenell , ne nderimin qe i ka bere luftes se serbeve kunder pushtuesit otoman. Neve duhet te kenaqeshim , po’ te na permendte edhe neve shqiptaret si pjesemarres ne ate beteje ? Po ai nuk ka permendur as ballkanasit e tjere qe luftuan ne Fushkosove . Mos valle , edhe ata duhej te reagonin ? Ti Mero , shkruan qe , lavdine e asaj beteje , e kane marre serbet si kristiane qe kane mbetur . Me i sakte do te ishte qe , nga ballkanasit qe morren pjese ne ate beteje , te gjithe i rezistuan erresires se pushtimit te gjate otoman , duke mbetur kristiane e antiotomane , me perjashtim te shqiptareve , qe u kthyen ne vegla te turkut dhe i sherbyen me devotshmeri pese shekullore pushtimit obskurantist otoman . Pikerisht kjo dashuri ndaj pushtuesit otoman , e ben shume te dyshimte pjesemarrjen e shqiptareve ne betejen e Fushkosoves kunder osmaneve .

    1. Taulant says:

      Pse flet gjepura ?
      1] Shqiptaret e kane kujtuar betejene qysh ne 1500 .
      Jane me dhjetera kenge qe i kushtohen sidomos prej zones se Drenices.
      Lexo librin e Noel Malcolmit Historia e Kosoves apo Ana di Lellio ‘Beteja e Kosoves 1389 nje epik Shqiptare’.

      2] Serbet betejen e kane mitizuar mbas viteve 1800 per arye nacionaliste.

      3] Pse shkruan qe Shqiptaret u kthyen ne vegla te Turkut ?
      Behet fjale per perandorin Otomane jo Turqit.
      Turqit ishin 10-15% e saj.
      Ligjin e benin Shqiptaret,Greket ,Ballkanasit dhe kisha ortodokse.
      Shqiptaret kunder kujt do luftonin kishin 500 vjet qe benin ligjin kishin gjithe postet ne perandori.
      Mos harro qe para sesa te vinin Turqit Serbet e Stefan Dushanit vrisnin te gjithe katoliket e veriut qe nuk konvertoheshin ne ortodoks.
      Ndersa pushtuesi Serb i Janines Thomas Preljubovic krenohej me titullin kasapi Shqiptareve per masakrat qe bente ne Shqiperin e Jugut deri ne peloponez.

  15. pazar says:

    Po vlla po ,vazhdoni besoni qe meqe kryeministri yne ben video te bukura me dron per te na uruar mirmengjes ,kupton edhe hilet dhe dredhite e politikes se jashtme . Sllavet jane te zgjuar dhe hileqare dhe keshtu ia kane dale te dominojne ,qofte edhe duke korruptuar kedo qe ju ka dale perpara . Albini ka momentet e veta te delirit por i rruani bolet kur vjen puna per sa mire kupton si mendojne serbet dhe cfare interesash te fshehur kane . Aj shnet

  16. Ani says:

    I eshte qepur Albinit se prishi rregullin e politikaneve hajdute dhe gazetareve hajdute….ka 500 euro ne banke….per Grenell ka te drejte ashtu eshte.

  17. trollna says:

    O Mero kujdes o njeri se nuk po te ze as gjumi,te ka ikur oreksi,je dobesuar nga meraku i Albinit.Ty ketu po te vjedhin,po te injorojne,po te poshterojne hajnat e qeverise,hajdutet e maskarenjte qe s’kane lene gje pa i bere popullit shqiptar.e te ha meraku per Albinin.Mjaf o servil,o hijene,o URJA HIP.Do plasish nen lekure o i njeri i lig.

  18. Arjan says:

    Hajde krahasim o Mero gjiza ke rrjedh ike edhe ti per lesh tall bythen baton stanishiqi me ty dhe rahmutin bashke .Pse nuk thua per rahmutin qe kur erdhi ne pushtet tha se do hapte 300000 vende pune do gjente vrasesit e 21 janarit 2011 por genjeu dhe ka akoma plehra qe besojne ne genjshtrat e rahmutit.Edhe per sot e more racionin o mero ,do plasesh ndonje dite se albini sja ndien fare per shkrimet e tua prej serbi.

  19. Dashua says:

    Sonjes dhe te ngjashmeve me te.
    Keqardhje per cfare shkruani. Qendrimi kritik i gazetarit Baze ndaj Kurtit eshte me se i justifikuar. Argumentet qe sillen jane bindese dhe te drejtperdrejta. Gjithnje do te zvaritet Kosova pas demagogve, qe ndryshe flasin e ndryshe veprojne? Cfaj kane njerzit qe i besuan voten z. Kurti, i cili deri tani nuk ka bere asgje vec fjaleve boshe alla Albin. Shqetsimi i z.Baze eshte i drejte. Kosova nuk pret me.

  20. ante says:

    Ante
    KY Meroja eshte i njohur SI lepires by…e .Ne fillim i ENVERIT. Kujtoni elegjine e fameshme per vekjen e tij. Me pas skllav sharlatan i Berishes icili e flaku si lecke Tashme eshte shndruar ne tellallin e RAMES.Me pas nuk e dime
    MEROJA eshte i detyruar ta shaj Albinin. AI I PERKET LOBIT PRO SERB……..mendohuni kur levdoni shkrimet e ti antikombetare ….

    1. Ashtu Kot says:

      @ ante
      Si nuk u lodhet duke share Meron!
      Merua eshte nje gazetar qe me kete pune ben para dhe pak rendesi ka per Shqiperine, apo per Kosoven ne se ai eshte patriot I vertete apo perpiqet te mbijetoje duke shitur gazeten. Duke share Meron ne vend te mbroni Kurtin, ju ante me shoke e shoqe vetem sa i ngrini reputacionin e tij dhe te gazetes se tij. Ju i shtoni atij trafikun dhe ne kete menyre edhe parate. Jo zonjusha ante do ishte mire qe te mbroje Kurtin dhe te na tregoje se ai nuk eshte nje “bythe levizur” qe me manovren e “bythes” ka qorolepsur ju mendjeshkurterit ne Kosove.
      Ne vend te na spjegosh se pse Albini nuk eshte “bythelevizur” ne sherbim te Serbise, ti na tregon se si Merua eshte bythelevizur sepse ka mbrojtur Enverin. Po te jete per te mbrojtur Enverin i pari eshte kurti Kurti ne konkurence me Saliun…Sidoqofte kjo teme nuk ka shume rendesi sot sepse si Saliu ashtu dhe Kurti kane te drejte te korigjohen dhe nga komuniste te devotshem te behen demokrate apo VV-ist te persosur.
      Rendesi ka qe Kurti eshte Kryeminister dhe ai nuk ka peshe sa Merua.
      Kurti ka bere shume gabime te renda ne jete. Ai mbeshteti politiken e Milloshevicit ne Rrambuje dhe bente propaganda qe te mos nenshkruhej marreveshja…
      Me reciprocitetin ne qeverine #1 ai beri politiken e Vuciqit qe te sabotonte bisedimet…Ai vazhdoi me kete teori edhe kur mori pushtetin per here te dyte dhe deklaroi se “bisedimet” ishin ceshtja e shtate e tij ne vargun e puneve qe do bente. Papritmas ai tha ne Bruksel ne takim me Borel se “bisedimet nuk kane alternative” Ti ante si njohse e mire e Albinit mund te na spjegosh se pse Albini mohoi reciprocitetin e dukurshem te tij. A eshe sepse ai ka ndryshuar dhe nuk ndihmon me Serbine apo u kercenua nga Borel ne Bruksel…
      Kurti po ashtu beri politiken e Vuciqit duke thyer etapat e “bashkimit Kombetar”. Ai ne fillim e mbeshteti “Bashkimin Kombetar”, por sapo mori pushtetin dhe kish mundesi te punonte per kete ideal tonin, ai deklaroi se “bashkimi kombetar” nuk eshte mundur sepse nuk e lejon kushtetuta e Kosoves. Kjo or taj ante nuk eshte arsye sepse kushtetuta e cdo vendi mund te ndryshohet. Fjalori i Albinit eshte i dedikuar per injorante si ty . Ai nuk eshte budalla qe bene keto levizje kuntraditore. I vetmi spjegim eshte se ai punon I drejtuar nga fuqe te jashtme, qe per hir te dinamikes kunder Kosoves, e nxjerrin Albini “bythelevizur”.
      Po keshtu Albini dhe Saliu shpallen Thacin armik dhe spiun te Serbit sepse ai donte ta zgjidhte problemin nepermjet “shkembimit te teritoreve”. Ne thelb ti dhe shoqet e tua duhet te na spjegoni neve te tjereve se pse “shkembimi I territoreve”, eshte me i keq se “asociacioni” i Komunave serbe qe Albini po vjen si “pordha” neper breke per ta firmosur….
      Pra me thene te verteten, me duhet te ushqeje lopen dhe nuk kam kohe, por ajo qe une dua te te spjegoj ty eshte qe mos u merr me Meron, por na spjego pse Albini ishte kunder Rrambujese, pse ai ishte me reciprocitetin dhe ai nuk eshte me te, pse Albini ishte kunder “shkembimit te territoreve” dhe eshte me asociacionin e komunave serbe, pse Albini fillimisht nuk donte te bisedonte me Vuciqin dhe sot ai ka ndryshuar taktike. Ai bisedon per “te mos u marre vesh. Na spjego se kujt I sherben kjo “levizje bythe” e Albinit qe hiqet si “patriot”, por ne thelb ndihmon
      Vuciqin ta shtyje problemin e bisedimeve ne “kalandrat greke” A e di ti ante qe sipas gjithe hulmtimeve, Vuciqi nuk do te bisedoje dhe nuk do firmose mevetesine. Spjegimet e tua ante duhet te ishin te tilla qe ti te na spjegoje se “mistreqelleqet” e Albinit neper mbledhje nuk i sherbejne Vuciqit qe ti thote botes se jane pikerisht shqiptaret qe nuk duan te bisedojne.
      Une mund te beje nje roman te tere me keto pyetje, por ti ante vetem na thuaj se pse Albini eshte vertyet shqiprar dhe ai punon per Kosoven dhe ceshtjen kombetare dhe jo per Serbine. Te lutem kur te na e spjegosh mos thuaj se cthote Albini, por cben Albini.
      Faleminderit

  21. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    QeMero, ke bo nji sallate “ruse” shume te shijeshme, sipas shijeve te klienteve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje