Paratë e “të fortëve” sjellin godina, por jo turizëm

28 Qershor 2021, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka hedhur një gjysmë hapi kundër të fortëve në rrugë, kur tha se do të bëjmë hetim pasuror për poseduesit e makinave të shtrenjta që shkelin rregullat.

Në fakt, arroganca në rrugë dhe qarkullim rrugor buron kryesisht nga pronarë të makinave luksoze që ndjehen më të sigurtë për jetën e tyre, për shkak të veturës, por dhe për shkak të pushtetit që kanë në rrugë.

Ky për fat të keq, është një vend ku vetura apo marka e saj është status në shoqëri. Biles ky është ndoshta nga të pakta vende në botë, ku njerëz që nuk udhëtojnë kurrë me veturë, por me avion, blejnë makina të shtrenjta vetëm që të fotografojnë veten në to. Pra për ta vetura nuk është mjet udhëtimi, por status në shoqëri.

Hetimi pasuror për secilin që kapet në shkelje të rëndë me makina të shtrenjta, është një paralajmërim serioz, që duhet shtrirë doemos në fushën e turizmit. Këmbëngul për këtë.

Njësoj si ata që kanë makina të shtrenjta dhe që në shumicë i paragjykojmë si njerëz që vijnë nga nëntoka e shoqërisë, fatkeqësisht dhe në fushën e turizmit shumë investitorë janë të të tillë.

Janë ata pronarët tipik të hoteleve, që hedhin një çantë me rrip të gjatë në qafë dhe që nuk ua di askush emrin, por vetëm vendin apo zanatin nga kanë bërë paratë.

I njëjti paralajmërim duhet të vlejë pra dhe për operatorët turistikë.

Nëse në një hotel apo në një shërbim turistik ka një shkelje në shërbim ndaj klientit, dhunë publike, sherr masiv apo diçka tjetër, në të cilën përfshihet pronari, ai duhet të kalojë në hetim pasuror, duke i kontrolluar çdo cent.

Dhe për këtë duhen shembuj të shpejtë. Vetëm kur dikush ta shikojë, se për shkak të “pordhëve” në autostradë i sekuestrohet vetura, për shkak të burimeve të paligjshme dhe i hapen telashe familjes, apo kur vetëm për shkak të muskujve të pronarit, mund t’i shkojë dëm gjithë investimi në hotel, mund të edukohemi.

Këto akte mund të jenë në kufijtë e lirisë si individit, por dhe pasurimi i tyre ka qenë me siguri jashtë kufijve të ligjit, kështu që nuk është se po gabohet ndaj një qytetari të lirë, por ndaj njerëzve problematikë.

OFL aq shumë e reklamuar, në të vërtetë vetëm sa check—oi njerëz me probleme që ishin në biznes. Kjo fushatë duhet të check—oi biznese me probleme që mund të na çojnë tek pronarët e tyre real.

Investimet janë të mirëpritura në turizëm, por ato nuk sjellin zhvillim nëse prekin rendin dhe qetësinë. Bota ka plot qytete të bukura dhe të investuara, por nuk kanë turizëm, pasi kanë banditë që diktojnë jetën e qytetit.

Ndaj që nga Ksamili në Velipojë, aty ku të fortët bëjnë si investiture, mos shpresoni se do sjellin turizëm apo zhvillim, por vetëm banditizëm. Pa gjunjëzuar ata para ligjit dhe u dhënë shembuj konkretë se si mund t’ua rrafshosh hotelin, pas një incidenti të dhunshëm, ky vend do të jetë pronë e tyre dhe jo e qytetarëve.

26 komente në “Paratë e “të fortëve” sjellin godina, por jo turizëm”

  1. FAKTI says:

    O Mero, e ke degjuar Tritan Preshe Shehun ti? Te jape doreheqjen Rama thote! Une kam qejf qe Rama te ja plotesoje deshiren dhe te jape doreheqjen meqense ne shtator eshte prape kryeminister. Po pastaj Tritan Preshi Lushnjes çfare do kerkoje? Keshtu si jane katandisur keta njerez, harram e paçin buken ata shqiptare qi votojne, qenkan me gomar se Tritani. Ej, nuk behet gje me force sot, vetem m mendje o idiot Tritan. E katandisen veten e tallen dhe kafshzt z pyllit me ta.

  2. Zeqir says:

    IDE QE DUHET KETHYER NE LIGJ

  3. vjeshta says:

    Nuk e lexoj artikullin, sepse ke thënë gjithçka në titull!!!!

  4. Fationi says:

    Te lumte Mero. Gjysmen e atyre qe shkruan te beje ky fare pushteti do te qe mire. Por ne keto banditizma e poshtersi te tjera ka jo pak, sidomos pushtetare dhe ish pushta. Kur do tu vije fundi ketyre te paudheve.
    Me respekt per penen tende.

  5. Aleks says:

    Normale qe edhe incidentet me policine duhet te jene shkak per fillime hetimesh nga prokuroria. Edhe incidentet, si shpejtesia, apo refuzimi per te dhene shpejgimei policise rrugore,refuzimet e testeve te konsumit te alkolit, duhet te behen shkak qe te fortet te bien ne rrjete dhe te kalojne ne site. Nuk ka rendesi ne eshte femija apo pronari. E rendesishme eshte qe polici mos te pranoje para nen dore per te mbyllur ceshtjet. Prandaj jane edhe kamerat e trupit te policit, qe per cdo shkelje, punonjesi i dhomes operacionale te raportoje shkeljet dhe korrupsionin e kolegeve.

  6. Luka says:

    Je me se i sakte z. Mero! Ishallah pena jote ne sy te KM!

  7. une says:

    O Mero gjerat jane me te thjeshta.. Nuk pret kush qe ministri i brendshem te cilit shyqyr qe ja pame surratin megjithese sezoni ka nje muaj qe ka filluar te merret me pronaret dhe bosat me makinat e shtrenjta.. Kanceri yne jane “qeneria” qe mblidhen nga anet e anes ne plazhet dhe qendrat tona turistike dhe si cdo vit i gjen te dehur ne timon, te droguar apo te armatosur qe lajne hesapet..( nganjer them shyqyr qe jane keta te fortet e hoteleve qe mbajne pak rregull). Plus dhe plehrat dhe muzika e larte qe ndotin ambjetin. Na ka ardh ne maje te hundes u ngopem me fjale e me shfajsime. Po or po, eshte shume here me mire se ne kohen e qoftelargut Sali por eshte shume zhgenjyse qe ky eshte sezoni i 8 turistik me te njejta probleme me sigurine.. Policia ja ka varur punes duket qarte dhe si gjithmone zgjidhja jane “aksionet” mediatike duke gjobit njerez qe shkojne ne pune.

  8. Ta kesh ne terezi prej statusit te penes. says:

    Sakte kur shkruan se ne kete shoqeri makina eshte status. Sic jane edhe rrobat. Vetem ne Shqiperi shikon njerez qe skan asnje pune dhe dalin ne mengjes te veshur si per dasem. Status jane edhe banesat (shumices te atyre qe kane makina te shtrenjta u kushtojne me shume keto se banesat).
    Kurse kur shkruan per hetim pasuror per cdo cent….ky duhet te nis nga Zamiri, Ceti&co qe jane ata qe Saliu dje dhe Rama sot u falen Shqiperine pa qene nevoja te kishin 1 cent! Pastaj po te te hysh edhe ty Mero, jo cent per cent se ashtu eshte hall i madh plus qe ska as ekspert ky vend, veshtire se justifikon dot as muajin lere me te tjerat…. Ne do behemi shoqeri normale kur te mos lejojme Plehrat te na drejtojne dhe kermillat qe zvarriten pas tyre. Por deri atehere eshte kohe e gjate…..prandaj keshtu do vazhdoj.

  9. goni says:

    ti mero je robqir ,dhe bashke me ty gjithe pushteti dhe opozita ,jeni plehra qe u pasuruat ne kurriz te ketij populli …..mos flisni fare fisqira

  10. ILIRET says:

    Nuk jam plotesisht dakort me ty Mero. Edhe ti si Cuci.
    Hetim pasuror per ata qe kane makina luksoze, kur kryejne shkelje te renda.
    Dmth mund ta blesh makinen me pare droge e kurvash, por kur nuk shqeteson shtetin, je ne rregull.
    Pra o trafikante, beni pare te piste, blini makina luksoze dhe beni pallate shumekateshe. Jepni edhe ryshfet tek pushtetatet, ama po bete zhurme dhe na krijuat shqetesime me publikun, nuk kemi cfare te bejme. Do t,jua verifikojme dhe sekuestrojme pasurine.
    Shume keq….

    1. Qyterar i zakonshem says:

      Ne parim ke te drejte por kerkon shume . Sepse pasurimin e shpejte e lejon vete ekonomia e tregut. Por Mero po thote qe te mos lejoje “pordhet” e injorantit te pasur. Mero thote ti makinen luksoze ta blesh por rregulloren e qarkullimit te mos ta shkelesh nen presionin se do te duhet te tregosh si e fitove milionon e pare . Pikerisht ate milon qe te beri pronar hoteli apo diçka tjeter. Kjo formule do ti nxirrte tegjithe “trimat” zbuluar . Shume nga “trimat” tane ne perendim pikerisht se fillojne te shesin pordhe me zinxhire floriri, me makina te shtrenjta , e me veshje lluksi i kap policia e atjeshme . Se eshte e pa pranueshme per karakterin e “trimit” qe te kesh nje milion € dhe te mos shesesh pordhe . Biles nje milon jane shume edhe 500 mije mjaftojne.

  11. Turisti says:

    Se di kush edhe qka ama une personalisht me e shkel ket vend e me lon naj lek KURR. E urinofsha ket ven te mallkum.Paj nja 100 her ne plazh i kam ndi tu na ofendue ne kosovarve njejt si me u pas kan midis shumadijes.Tani bashkim me ta, hup se po jav qi nonqin mi nona ktyne kafshve.

    1. Muzaka i Ri says:

      O Turist , me pare se te vish ne shqiperi duhet te mesosh gjuhen njiher me u mar vesh me njani – tjetrin. Por ti nuk je shqiptar, edhe qytetet qe jane me large si psh Presheva ,Bujanovci flasin shum bukur shqipen. Ne te shqiperise do vijme ne Rugove se eshte e jona, dhe kosovaret do vijne ne Sarande e Durres se eshte i tyre.

  12. Lani says:

    Avash Mero!
    Ne keshtu kemi gjithe parine e Shqiperise.

  13. arti says:

    Ke shume te drejte jam shume dakorde me ju.

  14. Nik says:

    E keni dëgjuar atë fjalën “ky vend nuk behet”? Ai që e ka thënë i pari këtë duhet të marr çmimin Nobel. Fix”ky vend nuk behet “.

  15. M says:

    Mos ka ardhur koha që të bëhet e detyrueshme deklarimi i pasurisë për të gjithë duke filluar nga vlera 1€ ?
    Mos deklarimi i të ardhurave,ndërtimet,blerjet ,krijimi i pasurive të pa tundshme me të ardhura të pa justifikueshme ose siç është e modës ” dhuratat” nga të afërmit përveç se do ketë ngarkesë dhe proçedim financiar për të dy palët ,në raste me shuma të mëdha për burime të pa justifikueshme e të paligjshme të përbëjë vepër penale.
    Të presësh nga të “fortët”apo pronarët që t’u bësh hetim pasuror ,sekuestrim të investimeve,duke pritur që të ndodhë një sher masiv ,incident i dhunshëm apo dhunë publike kur me pasurin e tyre blejnë jo vetem organet kompetente por gjithë administratën shtetërore ,jo vetëm është shumë vonë ,por dhe e pa mundur të arrihet edukimi ,lufta kundër korrupsionit ,krimit.
    Që të presësh ti hetosh pasi kan shitur” pordhë ” në rrugë është njësojë si puna e dhelprës që i shkonte dashit nga pas se mos i binin ” topet”,kur është më e lehtë ta detyrosh të vijë si cjapi tek kasapi.

  16. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    OKB tregon Raportin global te drogave per 2021.
    “Shqiperia qe duam” renditet e 6-ta ne bote, por ama Kampion ne Europe!
    Botoje, botoje ate Raport o Mero Baze, mos i privo te drejten rilindjoteve te shohin se ku e ka te vetmen “arritje” kjo mazhoranca Rama!

  17. lesh e li says:

    Kjo ide duket si zgjatim i luftes kunder korrupsionit e trafikut mgjse jemi ne fushen e qarkullimit. Me duket si zgjidhje e gatshme, nje mosperdorim i kodit rrugor. Nese dikush futet me te kuqe ai mer nje gjobe te majme deri heqje te patentes. Pse te dilet nga kodi rrugor. Jo, shpejtesia eshte thyerje e rregullave te qarkullimit dhe ndeshkimi duhet te mbetet brenda ketyre rregullave. Le te forcohen ato, psh ti hiqet e drejta e drejtimit te makines per 5-10 vjet.

  18. Kerkohet normalitet says:

    -Tete vjet rrumpalle, hiq dy te parat ku filloi ndryshimi i policit ne rruge por jo i policise ne brendesi nga tahiri… Domomosdo do plaste dhe keto te tashmet jane vetem fillimi
    -Mero te keqen, kontrolli i pasurise ne nje shtet qe fuksionon, nuk behet me sa te vrare ke apo po ke pire dy gota e qellon ne ajer.
    -Mero pranoje, nuk fuksionon asgje. Vertet eshte e keqia me e vogel rama por akoma me e vertete eshte se ky beson qe gjerat jane ne rregull dhe po rrjedhin normalisht kur ne realitet gjerat jane ne ekstrem te pazgjidhura dhe do kete pasoja
    -Ne polici nuk gjen njeri te drejten(kur e ka gjetur! ), ne drejtesi pothuajse nuk behet fjale, si te mos kemi ekstremizma?!
    -Shteti jone real eshte ky:kosumator i pambrojtur, pacient spitalesh te degjeneruar, arogance institucionale, drejtesi e mohuar. Me pak fjale, na mungon e gjithe shtylla kurrizore.

  19. patrioti says:

    Po nuk erdhe ti turisti , neve na plasi per ty , gjumi nuk do na zere . Po ike ore pirdhu .

  20. Poli says:

    Nuk ka faj policia fare…faji eshte I zyrtareve re turizmit….hetoni se aty fle lepuri…

  21. qytetar says:

    Parate e VIP- ave …RRIP-ave…vetem fatkeqesi kane sjellur gjithmone.
    Por populli i dy gishtave i do shume.

  22. VLORA says:

    Mero kam respekt per analizat tuaja dhe i lexoj gjithmone por kete radhe ja ke futur kot plako.E imagjinon dot cfare burimesh financiare,njerezore dhe logjistike duhen per te kontrolluar burimet financiare te cdo personi qe ben aksident me makine luksoze ne Shqiperi apo cdo sherri qe behet ne lokalet afer detit?Mjafton qe policia te beje detyren e saj.Me kujtohet ne vitet e para kur PS erdhi ne pushtet dhe dilnin policet me kamera te vogla.Njerezit kishin frike te jepnin lek dhe policet kishin frike te merrnin.Te gjithe ne autostraden Tirane Durres ecnin me 90.Duhet te rikthehet entuziazmi ne polici dhe besimi te njerezit.Para dy vjetesh ne Vlore kishte nje rregull te pashkruar. Nuk guxonte askush te shkrepte pistoleten gjate sezonit turistik sepse e dinte se do ti kthehej kundra gjithe opinioni publik dhe shteti do vepronte fuqishem.Tani ka nje perceptim publik qe shteti eshte i dobet dhe kjo duhet ndryshuar me prezence te fuqishme ne teren dhe mesazhe publike nga ju gazetaret.Kjo eshte e vetmja rruge.

  23. Plepi says:

    Nuk e nderton nje shoqeri nje grup i vogel njerezish qe quhet Qeverri , por i gjithe populli kur eshte i civilizuar . Perfytyroni du njerez , te cileve ju ve perpara vegla e paisje te njejta per te prodhuar dicka .Njeri eshte profesionist kuse tjetri sja ka idene .I pari e prodhon dhe i dyti jo . I pari pra di te ndertoje nje shoqeri te centralizuese konstitucionale , i dyti shqiptari rrumpall ne te tere aspektet . Pra nje 100 vjecar qe ske ku ta kapesh e ta besh synet te shretin shqiptar

  24. goni says:

    edhe ti je nje nga te fortet o mero ,njerez qe i beni bisht ligjit me njohje dhe te paskrupullt …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje