Një zyrë postare, në vend të Gjykatës Kushtetuese

24 Qershor 2021, 17:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka krijuar profilin e një gjykate të paaftë dhe nën presion politikë nga presidenti, duke shmangur dhënien e një vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke kërkuar për këtë rekomandime nga Komisioni i Venecias.

30 qershori ka shkuar një herë në Komisionin e Venecias dhe është gjykuar prej Venecias në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Në arsyetimet e Komisionit të Venecias rreth shkeljeve të presidentit gjatë komisionit të parë, të ngritur për shkarkimin e tij, i gjithë arsyetimi i Komisionit të Venecias mbështetej mbi faktin që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën për 30 qershorin, por fakti që nuk u përfill, pra fakti që Parlamenti dhe Qeveria e injoruan ç’dekretimin e zgjedhjeve, nuk krijoi pasojë, dhe për arsye nuk është një shkelje aq e madhe kushtetuese nga Meta sa të shkarkohet.

Pra thelbi i qëndrimit të Komisionit të Venecias për 30 qershorin, është që ç’dekretimi i tij është antikushtetues.

Komisioni i Venecias e ka parë ç’dekretimin e 30 qershorit si një prishje të ofertës së partive politike për qytetarët, e ka parë si një datë besimi të qytetarëve shqiptarë për të votuar, e ka parë dhe si një kufi legjitimiteti pushteti për të zgjedhurit në detyrë dhe mbi të gjitha, përpjekjen për shtyrje e ka parë si përpjekje për të bllokuar rendin kushtetues në vend.

Ashtu siç e ka thënë qartë opinioni i “Venecias”: “Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Ndryshe, këto parti do të mund të marrin kurajë për të penguar çdo zgjedhje. Rrjedhimisht, Presidenti ka tejkaluar kompetencat e dhëna me Kushtetutë, së pari duke anuluar dhe më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale”.

Zgjedhjet e 30 qershorit kësisoj nuk mund të jenë më, as objekt bisedash në tryeza partiake, dhe as ofertë për kompensim politik për opozitën, dhe as ndonjë çështje e paqartë për Gjykatën Kushtetuese.

E vetmja gjë e paqartë për Gjykatën Kushtetuese është nëse e ka marrë këtë vendim nën presion të Ilir Metës, apo në kushtet e paaftësisë profesionale dhe mungesës së personalitetit si gjyqtarë.

Për hir të së vërtetës, profili i disa prej tyre është nën mesatar dhe kanë përfunduar aty nga pazare të nëntokës politike për të mbrojtur interesat politike. Dhe qëllimisht janë zgjedhur injorantë.

Por vendimi në grup për t’ia çuar Komisionit të Venecias tregon se ata nuk kanë as guximin dhe as kapacitetin e duhur të lexojnë një vendim të Komisionit të Venecias, që e ka trajtuar ç’dekretimin e 30 qershorit si shkelje kushtetuese, por ka kërkuar të falet presidenti për këtë, meqë nuk ia kemi respektuar vendimin.

“Marrë së bashku, të gjithë këta elementë udhëheqin në përfundimin se, presidenti i tejkaloi kompetencat kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale pa një bazë specifike ligjore.

Sidoqoftë, elementët e cituar më sipër mund të çojnë në përfundimin se këto akte mund të mos kenë qenë të një natyre serioze, aq sa për të mandatuar gjykimin e presidentit”.

Vendim më të qartë Komisioni i Venecias nuk ka marrë kurrë. Nëse ata nuk dinë ta lexojnë atë, janë injorantë. Nëse dinë dhe kanë frikë nga Ilir Meta, janë pa personalitet.

Tani nëse çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të shkojë në Venecia, ne nuk paskemi krijuar Gjykatë Kushtetuese, por zyrë postare të Gjykatës Kushtetuese. Probemi është se i paguajmë si gjykatës.

35 komente në “Një zyrë postare, në vend të Gjykatës Kushtetuese”

  1. Pyka says:

    Fjalia e fundit??..i ke thènè tè gjitha!!!!!!

    1. Per korrektese says:

      I nderuar Pyka,
      Kujdes sepse eshte nje komentues me emrin Taulant ketu, qe po shave Saliun, Metën, dhe Bashën, dhe idiotët we u shkojnë nga mbrapa, të turret si qen stani. Vetem se eshte i lidhur me zinxhir dhe nuk arrin shumë.

    2. Po çfare do prisni drejtsi??? says:

      Po çfare? Do prisni drejtsi nga nga Gruja e e Andi Betejes?? Nga e dashura e Alibejit?? a po nga Vitore Tusha?? Këta jane militant të verber të Sali Berishes dhe ilir Meta me shoke me një fjale njerze kote

    3. k says:

      Gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë janë përfaqsues dhe shërbëtorë të krimit ,drogës dhe korrupsionit
      por paguhen për ta luftuar atë.
      Edhe gjykata kushtetuese ka lindur me këtë difekt gjenetik dhe nuk del dot nga natyra e 30 vjetëve të fundit.
      Kur ambasadorja amerikane i kujton detyrën që kanë,ata zgjohen nga hipnoza dhe mendojnë
      -Ore është në vete kjo? Çfarë flet kjo,nuk e di si funksionon këtu ?
      Duhen urgjentisht 10 juristë ndërkombëtarë dhe të qërohen këta degjenerata të pakorrigjueshëm.

  2. Nik says:

    Plotesisht e qarte, keta gjykates, te gjithe jane edhe te pa afte dhe pa personalitet! Si ata qe shpuri Meta edhe ata qe çoi Rama (PS) nga kuvendi. Krahesuar nga ana profesionale me gjykatesit e meparshem keta gjykatesit e tanishem jane berrlok! Reforma ne sistemin e drejtesise sigurisht qe po pastron sistemin nga korrupsioni dhe paaftesia por per fat te keq gjykatesit dhe prokuroret e paster qe po vine ne nje shkalle te madhe jane te pa afte dhe pa personalitet. Shihni prokuroret kryesore sa te ngathet dhe te dobet paraqiten!

  3. Një adhurues i yti. says:

    Te gjithë ata që nuk mendojnë si ty i dashur Mero botues i gazetës më të lexuar ne internet jane ose te pa-afte ose injorantë ose idiote. Ky është shembull elokuent i gazetarit profesional.
    Te tillë e ke quajtur disa herë edhe Voltana Ademin e cila ne zgjedhjet lokale të kaluara (jo keto të fundit) u zgjodh ne ate detyrë me VOTEN e LIRË te shkodranëve. Nese shumica e shkodranëve qe votuan Voltanen janë gjithashtu idiote une te ofroj kënaqësinë qe t’a përcaktosh ti vetë si profesionist i shquar që je.
    Respekte

    1. Drino says:

      Votohet partia, nuk votohet 1 cop dru

    2. K says:

      Voltana nuk eshte votuar!

      1. K plus 2 says:

        Është votuar që ç’ke me të me votë TE LIRE te qytetarëve shkodrane, jo ne zgjedhjet e fundit të “anulluara” nga Meta por ne ato te 4 vjetëve me pare.
        Qe nga rrëzimi i diktaturës socialistët vazhdojnë “ti vijne rrotull” Bashkisë së Shkodrës.

  4. Dukati says:

    Me sa duket ose e kane marre lehte kete funksion,si nje shterngese kalimtare nga ana e faktorit nderkombetar,prandaj dhe ju behet thirrje nentokesore per rezistence ose me keqardhje eshte te thuhet se jane produkt i kazanit juridik qe ekziston ne Shqiperi dhe qe do duhen dekada e dekada dhe nese do harrihet ne nje vend te vogel si vendi yne qe gjyqtar te jete gjyqtar dhe jo shok,mik,kusheri ,pazarzhi apo dashnor e servil i politikes.

  5. Pilafi says:

    Të shkrihet gjykata kushtetuese , s’kemi pse ta duam kur nuk gjykojnë dhe s’marin dot vendime.
    Më mirë paguajmë Venecian si gjykatē kushtetuse, e dimë që do paguajmë më shumë , por edhe këta parazitë s’ke çi do . Vemje , të pa aftë ,të ndyrë , pa personalitet,plera dhe llumi i këtij vendi.
    Të dhjefsha reformën !

  6. Trebeshina says:

    Me krijimin e gjykates kushtetuese kemi bere nje vrim ne uje,kemi rene nga shiu ne bresher, ne se te paret ishin te korruptuar keta jane te korruptuar dhe te pa afte.

  7. SHTET PER turp te zotit says:

    Bravo Mero.Paragrafi i fundit,fantastik! Ja,kjo n na paska qene reforma ne drejtesj!

  8. Pena says:

    Te behet referendum, ta mbajme apo ta heqim gjykaten kushtetuese, tja kalojme kopetencat Venecias, …

  9. M says:

    Shkurt ….,..e me pak fjalë.
    Që të mbash zile dhe këmbor duhet të kesh QAFË.
    Qafë e fortë në trup të shëndetshëme të stërvitur.
    Edhe zile kecash siç duket nuk i tundin dot.
    ………
    Pa aftësia është se tredhja i la “monokoq”e rezultati as të @ijnë e as të lëshojnë.
    ……
    Çdo gjë e krimbur është i destinuar të bjerë e të kalbet.
    ……
    Qullashi preferohet nga ata që nuk kanë dhëmb.,e qullashi .,qullash ngelet.
    ..
    Duan poste dhe kolltuqe
    @ytha e tyre tërë huqe
    Pak punë e shumë lek
    Kështu e ka ky milet
    thuaj ti e bëje vetë
    Veç pazare ka kjo jetë
    e gjykatësit ti hedh’sh në det
    mjerë kush ka hall e të drejtë.

  10. Artan says:

    Mero Baze ka dhuntine e te shpjeguarit te lemsheve te ngaterruara qe krijohen nga politika me nje gjuhe te thjeshte dhe bindese

  11. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Pra,ne paguajme keta horra servile,frikacak,te pa afte,paguajme edhe pleqte e venecias
    Dhe pretendojme se jemi vend i pavarur dhe nuk bejme as shurren pa pyetur nderkombetaret

  12. Franz Kafka says:

    shume shpejt gjykata kushtetuese do anulloj zgjedhjet lokale te 2019, me pas do anulloj shkarkimin e Metes, pastaj do anulloj prishjen e teatrit dhe ne fund po kete vit do anulloj zgjedhjet e 25 prillit. Prandaj Meta eshte kaq i qete keto kohe sepse me ata qe ka ven ne ate gjykate do ktheje cdo gje mbrapsht

  13. fakti says:

    Kjo eshte nje prove per gjykaten kushtetuese njesoj si video e Dritan Priftit per eurot qe kerkonte Ilir Meta. Ne provuan se keta njerez qe perbejne gjykaten kushtetuese jane elfmatrak fare nga jurisprudenca dhe urgjentisht kush e ka kompetence duhet te kerkoje referndum popullor per shkrirjen e gjykates kushtetuese. Ilir Yzeri, megjithe respektin qe kam per te, ka bere nje gafe sot ne top channel duke thene tu leme kohe per te punuar si dhe me mire qe i kemi se sa mos ti kishim fare. Kurse une theme qe shajtani ne traste nuk mbahet. Kjo gjykate duhet te shkrihet, por a do zgjidhen te tjere apo do krijohet nje institucion tjeter qe ta zevendesoje, kjo eshte pune e juristeve. Keta do na shkaterrojne shtetin dhe ndoshta duhen te ndiqen dhe penalisht per shperdorim te detyres dhe parave me these qe marrin nga xhepat e popullit. E thote mire Mero Baze: zyre postare e gjykates kushtetuese; keta jane te pa afte, pa dinjitet , shperdorues te detyres, pa asnje moral dhe jo profesionist . Referendum!

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Une se kuptova kete levizje te Gjykates Kushtetuese. Jane bere si korriere me korrespondece. 7 veta gjoja njohin ligjin dhe marrin nje mal me para per te gjykuar dicka qe eshte e drejte apo jo. Keta sikur jane ne magjistrature. Humbje parash..

    1. Arbeni says:

      Gjithë njerzit e drejtësisë janë të gjithë plehra të korruptuar e të degjeneruar.Po nuk u futën në burg sali maloku dhe muti i çobanit ilir meta në Shqipëri nuk do ketë asnjherë drejtësi.Që të jesh anëtar i gjykatës më të lart të vëndit duhet profesionalizëm e pastërti figure dhe eksperiencë.Si mund të zgjidhet anëtare e gjykatës kushtetuese një notere e cila eksperiencën e gjykimit e ka ZERO ?A mund të pritet që ajo të japë vendime për çështje të një rëndësie të veçantë e mjaft sensitive ?Çoç prisja nga kjo reformë,por si çdo shqipëtar jam mjaft i zhgënjyer.

  15. Artibr says:

    Ai po cfar gjykates jane ata ata nuk kan nivel qytetar jo me gjyqesor jane sekserat e petagogeve te ut te kudret cela i ka ber banditet me grada tu thua nene mesatar hapia mir kartat se i di shume mire jo na bota e nen dheshme po nga eresira e oqehanit eshte qykate po pa qyqetar por me skiftera mjer ne.

  16. Llogje says:

    E vertete qe Meroja i kupton dhe e sqaron lemshin me gjuhe te thjeshte si edhe nje komentues ktu e vlereson . Edhe krejt thjesht ju ka sqaruar. Kte e kupton edhe bufi, sipas Meros, po kto gjyqtaret ose jane injorante ose te presuar nga Meta.
    More po a nuk ishte Merua me sojin e tij qe me stilin E kupton edhe bufi pelliste se Meta ne emrimin e ministrave kishte VETEM ROL NOTERIAL, Dhe se me mosdekretimin e ministrave kishte jo shkelur po masakruar kushtetuten. Po ja qe kta injorantet e kushtetueses na mesuan diçka tjeter.
    Prandaj mos u ngutni o milet.

  17. Hamdi says:

    Vendimi është i qartë, vetëm se duhet zbardhur e nënshkruar i formës së prerë.

  18. faro says:

    Mendo sikur edhe federata e fotbollit të pyes ndërkombëtaret nëse luhet më Top apo jo FUTBOLLI!
    Na lumtë ne për institucionet që kemi!
    Këta NUK kanë respekt për profesionin!
    Këta nuk duan SHQIPËRINË!
    Të lumtë Mero!

  19. Martin says:

    Po cfare prisje ti zoti Baze nga nje sistem zgjedhor qe nuk eshte shkeputur akoma nga Diktatura Enveriste?!

  20. Nje mik nga Haga says:

    Nuk e kuptoj se perse paguhen nga taksat tona keta te paafte e te pa kurajo,une propozoj qe kjo gjykate te mbyllet fare dhe cdo problem te ja delegojme gjykates se venecias,kuptohet dhe duke i paguar nga ana e jone per cdo veprimtari qe bejne ne interes te vendit tone.Rrofte Venecia.

  21. Hallkat qe pemgojne shkrihen says:

    As si zyre poste nuk ia vlen ta paguash….Duke qene e kapur nga politika do perdoret si hallke per zvaritje te ceshtjeve. Ndodh qe dhe ne poste “humbasin pakot”. Derisa te gjejnen pako problemi eshte agravuar.

  22. dhembeli says:

    Njesoj si ujrat qe rrjedhin mbas shirave ;-i grumbullon ne nje rezervuar , i le ca kohe te dekantojne grimcat e medha me renie te lire (me gravitet), pastaj i kalon ujrat ne nje sistem ku largon perberesit e tepert bio- kimike, me teje i kalon ne ambjente te pastrimit bakterologjik me anen e klorinimit dhe ne fund ,pos nje kontrolli te sakte laboratorik i dergon ne rrjetin shperndares , per konsum .
    Keto jane editorialet e Mero djalit.
    Te kam zili kthjelltesine dhe shprehjen e mendimit !

  23. Tironcja says:

    Fiks fareeeee

  24. .avokati says:

    në historin e shtetit shqiptar, gjykat me
    gjyqetar të këtij niveli qe ka gjykata kushtetuse nuk ka patur as gjykatat e fshatrave n/ndihmës gjyqetar, faqja më e zezë e drejtësis shqiptare… të gjykoj një notere, me kryetare një ish përmbaruse,asnjë prej tyre pa një grad shkencore, kur me dhjetra jurist me grada shkencore të mbrojtura në perëndim janë pa punë, ësht poshtrimi dhe krimi më i madh që pilitika i ka bërë këti kombi ,kur vetëm juristet që ka nxjerr një fshat si libohova drejtonin gjykatat e një perandoris osmane….

  25. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Sa idiote te lindur mban ai vend! Po si mer cara mos ti drejtohet Venecias, po a e dini ju mer cara se me aprovimin e kujt e kemi kete kushtetuteqe kemi sot, po a e dini ju mer cara se kush e qeveris realisht shqiperine, se kush e shfrytezon mbi toke e nen toke, po a e di ti o Mero cari qe perpara se te behet GJ.K zyre noterie e tille eshte bere zyra e KM qe nuk ben gje tjeter vetem certifikoj vjedhjen e taksapaguesit shqiptar dhe te pasurive te mbi e nentokes shqiptare. Ca na ben rroten a carit me te tille artikuj. Shqiperia nuk ka shtetar, ka hajdute me vule ne dore, nuk ka pamvaresi por autonomi ku shumecka vendoset nga ambasadoret e huaj. Cfare shteti eshte shqiperia ku per strategji zhvillimi dhe punesimi ka turizmin, dmth kemi strategji sezonale, te kapim ca te kapim. Jeni shtet katastrofe, i perbere nga servile, njerez pa karakter, qe nuk mendojne dot me koken e tyre, qe nuk dhjesin dot pa ju dhene leje i madhi, qe presin nga te afermit emigrante per ndonje lek apo ilac, qe i lepijne bythen pushtetarit lokal per nje vend pune etj. Popull mizerie qe as e ka kuptuar as ka per ta kuptuar se cdo te thote liri, demokraci, drejtesi, jetese ne komunitet, empati per me te dobetin, respekt per shtetin dhe sistemin qe pretendon te ngresh. Edi Rama ka nje fat, qe ai popull ne shumice eshte injorant dhe ai shumicen e ka me vete. Pakica po iken dhe do iki nga syte kembet qe ne rastin me te pare nga ai vend. Bye bye.

  26. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Sa idiote te lindur mban ai vend! Po si mer cara mos ti drejtohet Venecias, po a e dini ju mer cara se me aprovimin e kujt e kemi kete kushtetute qe kemi sot, po a e dini ju mer cara se kush e qeveris realisht shqiperine, se kush e shfrytezon mbi toke e nen toke, po a e di ti o Mero cari qe perpara se te behet GJ.K zyre noterie e tille eshte bere zyra e KM qe nuk ben gje tjeter vetem certifikon vjedhjen e taksapaguesit shqiptar dhe te pasurive te mbi e nentokes shqiptare. Ca na ben rroten a carit me te tille artikuj. Shqiperia nuk ka shtetar, ka hajdute me vule ne dore, nuk ka pamvaresi por autonomi ku shumecka vendoset nga ambasadoret e huaj. Cfare shteti eshte shqiperia ku per strategji zhvillimi dhe punesimi ka turizmin, dmth kemi strategji sezonale, te kapim ca te kapim. Jeni shtet katastrofe, i perbere nga servile, njerez pa karakter, qe nuk mendojne dot me koken e tyre, qe nuk dhjesin dot pa ju dhene leje i madhi, qe presin nga te afermit emigrante per ndonje lek apo ilac, qe i lepijne bythen pushtetarit lokal per nje vend pune etj. Popull mizerie qe as e ka kuptuar as ka per ta kuptuar se cdo te thote liri, demokraci, drejtesi, jetese ne komunitet, empati per me te dobetin, respekt per shtetin dhe sistemin qe pretendon te ngresh. Edi Rama ka nje fat, qe ai popull ne shumice eshte injorant dhe ai shumicen e ka me vete. Pakica po iken dhe do iki nga syte kembet qe ne rastin me te pare nga ai vend. Bye bye..

  27. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Sa idiote te lindur mban ai vend! Po si mer cara mos ti drejtohet Venecias, po a e dini ju mer cara se me aprovimin e kujt e kemi kete kushtetute qe kemi sot, po a e dini ju mer cara se kush e qeveris realisht shqiperine, se kush e shfrytezon mbi toke e nen toke, po a e di ti o Mero cari qe perpara se te behet GJ.K zyre noterie e tille eshte bere zyra e KM qe nuk ben gje tjeter vetem certifikon vjedhjen e taksapaguesit shqiptar dhe te pasurive te mbi e nentokes shqiptare. Ca na ben rroten a carit me te tille artikuj. Shqiperia nuk ka shtetar, ka hajdute me vule ne dore, nuk ka pamvaresi por autonomi ku shumecka vendoset nga ambasadoret e huaj. Cfare shteti eshte shqiperia ku per strategji zhvillimi dhe punesimi ka turizmin, dmth kemi strategji sezonale, te kapim ca te kapim. Jeni shtet katastrofe, i perbere nga servile, njerez pa karakter, qe nuk mendojne dot me koken e tyre, qe nuk dhjesin dot pa ju dhene leje i madhi, qe presin nga te afermit emigrante per ndonje lek apo ilac, qe i lepijne bythen pushtetarit lokal per nje vend pune etj. Popull mizerie qe as e ka kuptuar as ka per ta kuptuar se cdo te thote liri, demokraci, drejtesi, jetese ne komunitet, empati per me te dobetin, respekt per shtetin dhe sistemin qe pretendon te ngresh. Edi Rama ka nje fat, qe ai popull ne shumice eshte injorant dhe ai shumicen e ka me vete. Pakica po iken dhe do iki nga syte kembet qe ne rastin me te pare nga ai vend. Bye bye…

  28. Artan says:

    Kur injoranca merr pushtetin mund te presesh cdo gje. Ne vendin tone ju tregojne rruget profesionisteve dhe njerezve me integritet. Nese ke bisht ta heqin, nese nuk ke ta vene. Me gjykaten kushtetuese mbeti si e paster nga vetingu nje injorante ne ligj dhe e korruptuar ne thelb qe i sherben cdo force dhe fatkeqesisht e tille eshte dhe trupa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje