Tani që "ëndrra" e Ilir Metës po bëhet realitet

16 Qershor 2021, 18:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjitha marrëzitë e para 25 prillit, Ilir Meta i justifikonte me nevojën që Shqipëria të bënte zgjedhje të lira, që sipas tij, nënkuptonin humbjen e Edi Ramës dhe që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur bënte si i fortë dhe rrihte policët e Bashkisë, thoshte se po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur mbështeste vrasjen në Elbasan, thoshte se po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur i dilte zot sherrit në Kavajë, thoshte po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur bënte si i çmendur në Vlorë se e kishte tradhtuar Luan Rama, thoshte se po e bën që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur çmendej dhe sulmonte SHBA dhe e akuzonte se do të vritej tek Mali me Gropa, e shpjegonte nga dëshira që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur shkelte etikën e presidentit dhe detyrimet kushtetuese si figurë mbi palët, thoshte se e bën nga dëshira që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Sot Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Pra Holanda, vendi i fundit skeptik, i cili me thënë të drejtën nuk ka pas ndonjë arsye shumë shqiptare për të na bllokuar, tani ka hapur rrugën.

Ilir Meta, i cili tentoi të fusë vendin në luftë civile, në “emër të hapjes së negociatave me BE”, sot nuk është e nevojshme të falenderojë Holandën.

Ai duhet të falenderojë shqiptarët që nuk morën mendtë e tij, por votuan të qetë, shpallën fituesin legjitim dhe bindën Bashkimin Europian dhe ODIHR, të vlerësojnë zgjedhjet si të rregullta dhe të urojnë fituesin.

Tani meqë gjithë trazirat i ka bërë në emër të hapjes së negociatave, të cilat do të vinin pas zgjedhjeve të lira e të ndershme, është po ashtu mirë të mbajë premtimin se po fitoi Edi Rama 71 mandate, do të iki nga Presidenca.

Edi Rama ka fituar 74 mandate dhe negociatat janë pranuar se do të hapen, pra ëndrrat e Ilir Metës janë realizuar.

Tani nëse ne duhet t’ia falim atij gjithë marrëzit që ka bërë para zgjedhjeve duke shtyrë Shqipërinë drejt luftës civile, çka është pasqyruar dhe në vëzhgimet e ndërkombëtarëve, ai duhet të pranojë që negociatat po hapen se u bënë zgjedhje të lira dhe se ai ka humbur.

Nuk po i lutemi të japë dorëheqje, se ndërkohë është shkarkuar, por së paku të ikë i qetë se “ëndrra” e tij për hapje negociatash po bëhet realitet, edhe pse ai ka humbur.

Kështu ne do të bindemi se ai vërtet i ka bërë gjithë ato marrëzi që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

15 komente në “Tani që “ëndrra” e Ilir Metës po bëhet realitet”

  1. arifi says:

    Mero djali vetem ti mund te tallesh keshtu. Vetem ti di tja u acarrosh nervat deri ne kete pike, vetem ti mund ti zbresesh deri ne kete derexhe….

  2. Paro Turqiu says:

    Aman mos ik Like se na le rrugeve Sashen, na le vetem Cimin, na braktis Fahron, na merzit ish diplomut Neshon, ambasadorin pensionist Qemol M dhe 2 a 3 bole nga ata shkecetaret covidiane si dr Kalon e ca kuaj te tjere.

    1. Kunadhja says:

      Sa bukur..Kam qesh me Looot..

    2. Kunadhja says:

      Kam qesh me Looot……(Paro..)

  3. Hamdi says:

    Analizë reale, me pak mundësi mendimi kundër. Rebelimi, nëse mund të ketë, vjen nga këshilltarët presidencialë.

  4. Monitor says:

    Ore Mero ti kerkon ti lehtesosh punen SPAKB?

  5. Ne kete loja pa porta te gjithe fituan!!! says:

    E gjitha ishte nje loje ku te gjithe fituan,por humbi qytetari i thjesht dhe i varfur….d

  6. Jo realisti says:

    Romuzet, ironine dhe sarkazmen e levron extra. Po ti shtosh edhe zgjuaresin e trasheguar si edhe pervojen e jashtezakoneshme Merua mbetet pena me e forte ne trevat shqipefolese…

    1. Neo Realisti says:

      Ko plotesisht te drejte, kur lexon vetem Tema dhe asgje tjeter, Merua te duket yll. Dhe yll eshte vertete, si sherbetor Partie; si me PD, kur ja desh puna, po ashtu edhe me PS, sot qe ja do puna. Mendoj se Merua thjesht bene detyren ndaj familjes se tij, mbane vehten dhe pjestaret e saj, sic thuhet, “me buke”. Po edhe ndonje cik mish ne te rralle….
      Kurse ju, i nderuari ‘Jo Realist’ vazhdoni sipas tradites, dikur duhet te keni lexuar vetem ‘Zeri i Popullit’, sot lexon ate qe e ka zevendsuar, domethene, Tema-n. Dhe bota jote kaq eshte, Tema, Merua dhe shoku Edi. A, se harrova, edhe shoku Sali, si nje objekt mbi te cilin shfryni dufin.

      1. Tyci Vicidolit says:

        Te gjitha gazetat e tjera sot jane pacavure te Sales dhe Metes njelloj si ty. Ato nuk i lexon askush dhe sherbejne vetem per te fshire menderet, o tunxh o bir….

  7. 19 says:

    Lap I qut je Mero por nuk kupton Iliri nga kto .

  8. ABS says:

    Sali Berisha duke e ditur se është nën vëzhgimin amerikan nuk guxonte që edhe këtë herë ti printe nxitjes të kaosit e provoi indirekt me disa incidente të rënda por shpresën kryesore e shifte te Meta pasi që ky ishte në postin e presidentit por marinsat amerikan u ndodhen aty dhe ky duke e ditur epilogun u zbyth se ndryshe jo se do të flitej për hapje negociatash por për një Shqipëri të viteve 1998

  9. Texas says:

    Si plumbi ne mes te ballit , qellon pena e Mero djalit .Mjalte nxjerr per vegjeli , helm per Like e Sali . Rrofsh o djal i Tepelenes , trim i mendies e i penes .

  10. M says:

    Deshirat e presidentit po realizohen dhe premtimin që bëri për dorheqje n,q,se merr Rama 71 mandate do t’a mbante por ç’e do se nuk morën 71 morën 74,ndaj nuk bëri dorheqje.

  11. lajmi fundit says:

    Sot botuesi i gazetes “Koha Jone”, Nikoll Leshi, njoftoi falimentimin e saj. Dhe s’kishte si te ndodhte ndryshe mbas falimentimit te sponsorit te tij kryesor Like Floriri. Nuk eshte e largey dita e falimentimit te Tv qorr te familjes Berisha te Qim Pekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje