Nga Mero Baze
Takimi i parë i Albin Kurtit me Aleksandër Vuciq, është historik për arsye kalendarike, ngaqë takohen për herë të parë. Të tjerat janë një histori e cila duhet çuar deri në fund.
Fillimisht të gjithë ata që i kujtojnë Albin Kurtit marrëzitë e tij politike deri ditën që është bërë kryeministër, sot duhet të tregohen më të mëshirshëm. Ai sot është kryeministër i Kosovës dhe ka përgjegjësi të tjera.
Broçkullat me të cilat gënjeu shqiptarët për t’u bërë kryeministër vlejnë për fushata elektorale, por jo për ta gjykuar pse shkoi në takim me Vuçiqin, apo pse ka heq dorë nga vetëvendosja dhe po bën negociata.
Për gjithë çfarë ka bërë, ai sot ka peshën e përgjegjësisë për t’u përballur me gënjeshtrat e veta. Nuk ka gjyq më të rëndë se ky për të. Nuk ka nevojë t’ia kujtojë askush gënjeshtrat që ka thënë, derisa po përballet vetë me to.
Nga ana tjetër, Albin Kurti duhet të heqë dorë nga të qenit një këshilltar i Europës. Kosova ka pranuar të jetë pjesë e procesit të Berlinit, e krijuar nga kancelarja Merkel, që synon mbajtjen hapur të perspektivës europiane për të gjashtë vendet, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal i Zi, përmes një bashkëpunimi të fortë mes tyre, në katër kolona kryesore, në atë të lëvizjes së lirë, tregtisë, digjitalizimit dhe investimeve.
Në Samitin e Triestes në vitin 2017, kryeministrat e gjashtë vendeve, përfshi Kosovën, ranë dakord ta zhvillojnë më tej këtë zhvillim në të katër kolonat kryesore.
Edhe më tej kjo u sanksionua në takimin e Uashingtonit. Të gjithë ata që kanë shpikur një mijë teori konspirative për “minishengenin” apo lëvizjen e lirë të mallrave e investimeve, e dinë vetë që e kanë bërë për fushata të pakuptimta elektorale, por i kanë firmosur sa herë ua kanë vënë para ato letra. Po ashtu bëri dhe Albin Kurti në takimin e Tiranës.
Ngulmimi i tij për t’i sugjeruar Europës që mos të quhet “minishengen”, por lëvizje e lirë, është një shpikje shqiptare e tij, se procesi i Berlinit e quan lëvizje të lirë. Mineshengen e kemi thënë ne ballkanasit, për të imituar shengenin europian.
Përpjekja sikur bën që po ndryshon diçka në politikën europiane, është delir që e bën qesharak në Europë, edhe pse mund ta bëjë popullor në odat e Vetëvendosjes.
Albin Kurti ose e mban Kosovën në këtë proces europian, ose e nxjerr prej saj. Këto dy zgjedhje ka. Nuk e ndryshon dot as Europën, dhe as inciativën e rajonit për të qenë pjesë e Europës.
Së fundmi, në bisedimet e tij me Serbinë, Albin Kurti ka një përparësi që nuk e ka ende Serbia. Ai ka në krah të Kosovës, SHBA dhe gjithë ndikimin e saj në rajon. Dhe ai ka vetëm një detyrë, të mos humbasë aleancën e Kosovës me SHBA.
Cdo pallavër tjetër gjoja patriotike, apo akoma më keq, çdo përpjekje e tij për të bërë batuta me kryeministren serbe apo presidentin e Serbisë, që të mburret në katundet e Kosovës, vetëm sa e bën atë qesharak dhe jo serioz.
Traktet e paqes që ai propozon me Serbinë, mund t’i injorojmë si delire të një njeriu pa përvojë dhe të mos i marrim seriozisht. Kosova e ka mundur Serbinë me ushtirnë e NATO-s dhe avionët e SHBA, dhe jo me deklaratat e Albin Kurtit.
Marrëveshja e Kumanovës e qershorit 1999, erdhi prej asaj force që ishte në krah të Kosovës. Rruga drejt njohjes nga Serbia, vjen vetëm nëse ata aleatë, vazhdon t’i mbash në krah. Nëse i humbet rrugës nga deliri i pushtetit dhe lakmia për pushtet, atëhere ke varrosur dhe pavarësinë e Kosovës, dhe jo më të fitosh njohjen nga Serbia.
Aleksndër Vuçiq është në tryezë të dialogut si një udhëheqës i mundur nga aleanca e Kosovës me NATO-n dhe SHBA dhe jo si një udhëheqës i mundur nga batutat patriotike të Albin Kurtit.
Lufta është kush e ruan atë raport force që ka bërë Kosovën të lirë. Kush e humbet, është armiku më i madh i Kosovës.
E gjitha eshte nje loje ku te gjithe luajn bashke dhe qytetaret marrin bo***t e dashit
Vetem me veriore e kosovare merresh ti?! Ky eshte roli qe te ka caktuar Rama?! Po sulmon,perbalt e fyen cdo verior a kosovar qe ju kercenon monopolin e pushtetit juve jugoreve,ty dhe Rames konkretisht? Ne vend qe te ngresh ura bashkimi mes Shqiperi e Kosove ti rri me dinamit ne dore per te shembur cdo ure mes dy aneve te kufirit shqiptaro-shqiptar? Te plaste ne dore ai dinamir! Kelysh i diskriminimir e percarjes nder shqiptare. Ju doni vetem ato veriore e kosovare qe lepijne prapanicen ty e Rames??!!! Kurre! Lere Albinin por jepni llogari pse vidhni vota ketu,taksa e fate njerezish dhe te vete kombit shqiptar!
Po ty kush te ka futur per te ndjell percarje midis shqiptareve serbi? Rama po zbaton politiken e Amerikes dhe ate te integrimimit ne BE. kete do shumica e popullit shqiptar perfshi edhe Kosoven. Ju, antishqiptaret dhe servilet e Beogradit jeni shume pak dhe duke u tkurur perdite.
Pse ndyen kete vend duke perdorur emrin “Arber” o jashteqitje e Sali Mon Kokelopes?
Te patent quaje veten Mahmud
Arberi… Serb! Shko mor… Trap, genje ndonje femije serb me keto traplleqe! Nuk i beson as vete, gomarlleqet qe thua.
Qysh ngrehen ato ura kur dikush nuk don me taku kryeministrin Rama por takon Salih Berishen ky këshilla neve këshilla në Tiranë këshilla Serbisë atij këtij ka dalë këshilltari Nr. 1 maloku i Vlladimirit
E saktë, ky pallosh groshe fluturon me pras, akoma nuk e ka kuptuar trapi se Kosova merr frymë nga oksigjeni Amerikës. Pa këtë Amerikë ti mor çun, sot me gjithë Kosovën do te ishit, slluzhba, sdruzhba. O derdimen dëgjo more çtë thonë amerikanët, ato thuji Serbit, sepse vetë, nga padija flet si i dehur…
Dikur , para disa muajsh, Mero ka shkruajtur se me udhëheqësit e sotëm të Perëndimit ( Trump, Macron, Xhonson etj) Serbia nuk do të sulmohej kurrë. Kjo tregon se politika e Perëndimit ndaj Kosovës ka ndryshuar. Unë nuk shoh gjëkundi qê Kurti po i prish marrëdhëniet me Perëndimin! Në Perëndim ka forca tani që janë hapur kundër Kosovës dhe pro Serbisë. Prandaj Kurti ka të drejtë tu thotë edhe “jo” mbështetësve të planeve të Serbisë. Ai po kërkon që çështjet me Serbinë të zgjidhen gjatë presidencës së Biden. Kjo tregon qartë se kë konsideron kryeministri i Kosovës aleat dhe kujt i bindet.
Z. Baze, eshte e kunderta, ai qe e do pushtetin behet “yesman”, si ata pushtetaret e kaluar te Kosoves. Z. Kurti po te ishte “yesman” heren e pare qe u be kryeminister nuk do te kishte zgjedhje te parakohshme ne Kosove. Z. Kurti eshte ne rregull, tash duhen me shume veprime prej qeverrise se tij dhe me pak retorike politike,
Mero Cari, traktati i mos-sulmimit gjuan per larg dhe ti e di mire pamvaresisht se luan idiotin. Traktatet e mos-sulmimit lidhen apo firmosen nga dy apo me shume shtete sovrane, nqs Serbia e firmos ti e kupton se cfare do te thote kjo ne syte e nderkombetareve, qe indirekt Serbia i njeh pamvaresine kosoves edhe pse zyrtarisht mund te mos e pranoje, do te thote qe praktikisht Serbia nuk e konsideron me Kosoven pjese integrale te sajen. Nqs te kujtohet debati midis Kurtit dhe KryeTransit Serb ku ishte i pranishem edhe palloshi me mjeker do e kuptosh se ku rreh Kurti. Kot pyetje, pse behesh me gomar se sa je me keto shkrime??
Lere or ti Mero se po bo autogol ! Po na kujto marrezite deri kur u be Ed Rama kryeminister
1 – Shendetesi falas
2 – 300 000 VENDE PUNE (aq nuk premtojne as ne Presidencialet amerikane)
3 – Taksa te ulura (nuk ka mbetur takse pa u lartesuar)
…nuk po zgjatem me, por vetem nje te fundit – Rritje te mireqenes te shtresave ne nevoje!
(sa per kete te fundit ka kryer vetem gjysmen, rritjen e numrit te shtreses ne nevoje)
Paragrafi i fundit eshte esenca e shkrimit. Te tjerat dihen, Mero dhe Tema kane humbur arsyen me Kurtin e mbase edhe me Kosoven.
Sot kemi dialog Serbi-Kosove! Deri me dje kishim Serbi (Rusi)-Yesmen(Te shitur) apo monolog! Albini dite por dhe mundet te thote jo! Ky eshte dialog. Kur u be bota e mire me shqiptaret qe iu dashka thene atyre vetem yes,yes,yesssss???!!
Me koqe udheheqes se ky, kombi shqiptar nuk ka per te nxjere. Ky eshte fatkeqesi e Kosoves, shenjat po i jep e shpejt Kosovaret do ta hedhin tutje.
O Mero varja,ci jep kaq rendesi.
Ky Albini se bashku me ate Bundren ,presidenten,si po duket koha tani ne mengjez Do te kene minimumi,fatin e Kreshnik Spahiut.
Vetem shkruaj me tendence qr te na lene rehat e mos na cajne paguren,ne shqiptareve,se boll halle kemi me homologet e tyre ne Shtetin Ame.
Mero qe je vene ne sherbim te Serbise kjo duket sheshit, por pse behesh kaq karagjoz me shpifje e deformime te tilla.
Ne bisedime me Serbine per here te pare u prezantua ne menyre dinjitoze perfaqesuesi i Kosoves qe i beri 4 propozime asaj serbe.
Gjate 10 viteve bisedime pala e neneshtruar kosovare ka humbur shume, aq sa sot pala serbe, me ndihmen edhe te zyrtareve perendimore paraqitet dominante dhe nuk ka bere as minimumin te kerkoje ndjese per viktimat e shkaktuara ne Kosove nga krimineli Miloshevic.
Perkundrazi keta kriminele shetisin lirshem e te nderuar ne Serbi.
Persa i perket minishengenit ballkanik, eshte ide e vjeter serbe per dominim ne Ballkan e perkrahur sot nga Europa per ta joshur Serbine qe te mos shkoje drejt Rusise.
Detyra e pales kosovare eshte te qendrojne fort ne argumenta pasi jane ne poziten e fituesit, jo si deri dje qe paraqiteshin si humbes qe benin vetem leshime.
Ne keto kushte zyrtaret pperendimore do te detyrohen te rrisin presionin mbi palen serbe dhe mbi 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven.
Ndersa detyra e qeverise shqiptare eshte ta mbeshtese ate kosovare jo nepermjet minishengenit ballkanik, por atij mbareshqiptar duke shkuar me te fuqishem se bashku drejt Europes.
Keshtu do te jemi me te forte per te perballuar konkurecen serbe e me gjere.
Perkrahja e qeverise Kurti ne keto momente decizive per Kosoven eshte detyre patriotike e cdo shqiptari te ndershem.
Si verior qe po dukesh ti “Arber”, mundohu te sillesh si “jo verior” or burre.
101 propozime ma të mira se tjetra mund ti bënë se e cila palë për vehte por a do të ketë dialogim dhe marrveshje aty ku statuskvo do të vrehet ma së miri nëse ndodh liberalizim i vizave do të këthet situata te koha e Ibrahim.Rugoves ku u patë zbrazë Kosove dhe ku edhe dialogu nuk kishte ma sa,kuptim për nji vendë gjysmë të zbrazur
Me fjale tjera ,Albini i dhjeu pikerisht ne goje miqesise Rama-Vuciq .
Èshtè “demokrat” Ymeri, “dashnor” i fjalès sè lirè.
Edhe komentet e lexuesve, i publikon, ashtu siç vijnè.
Sidomos pèr tema tè tilla si kjo, ku Ymeri ia fut si kau pelès dhe nuk kupton se koha e tij dhe e dallkaukllèkut dhe puthadorèsisè si metoda pune zagarèsh oborri, tek Albin Kurti, nuk pijnè ujè.