Nga Mero Baze
E vetmja “rezervë” e fortë e Berishës për fushatën brenda Partisë Demokratike, është fakti që gara u afrua më 13 qershor, ndërkohë që duhet të shtyhej, pas atyre shumë problemeve. Në dukje është një kritikë e drejtë.
Por në fjalinë pasuese, Berisha shpreh habinë se si ranë dakord gjithë konkurrentët me këtë gjë. “Kjo mu duk e çuditshme”, tha ai.
E gjitha është një manipulim i pacipë i situatës. Të tre kandidatët në garë përballë Bashës, nuk kanë pranuar afrimin e datës së garës më 13 qershor. Të tre kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve edhe përtej 22 korrikut.
Thjesht Lulzim Basha nuk i ka pyetur dhe nuk ka respektuar asnjë kërkesë të tyre, as shtyrjen e zgjedhjeve, as akses në listën e votuesve të PD-së, as përfaqësues në komisione etj.
Dhe Sali Berisha e di këtë. Ai e di që rivalët kanë kërkuar të shtyhet dita e zgjedhjeve, e di që kanë kërkuar listën, e di që kanë kërkuar përfaqësues, por Basha nuk i ka pyetur. E ka bërë fakt të kryer datën 13 qershor.
Mirë që e ka bërë, por tani duhet të dëgjosh dhe Berishën, që ta noterizojë këtë arrogancë, si vendim të përbashkët të gjithë kandidatëve, “nga i cili ai ka mbetur i çuditur”.
Është i njëjti stil me të cilin ai ka mbrojtur zgjedhjet e Bashës më 2017, përballë Eduard Selamit. Procesi ishte skandaloz edhe formalisht, me njerëz që votonin nga 20 herë, dhe Eduad Selami ishte i izoluar nga strukturat e partisë.
Pas votimit, Berisha ka takuar Eduard Selamin dhe i ka thënë: “Ke përgjegjësi nëse nuk denoncon vjedhjen e votave. Kjo është thikë pas shpine për Partinë Demokratike”.
Eduard Selami denoncoi në Kuvend të PD-së, manipulimin e procesit dhe rastet flagrante të vjedhjes së votave, me shpresë që PD do mbante qëndrim. Por as PD, as Berisha, nuk u ndjenë më. Thjesht Berisha donte t’i kujtonte Lulzim Bashës se votat i vodhe, por “ke fat që më ke mua që hesht”.
Është e qartë se Berisha është edhe në këtë farsë me Lulzim Bashën dhe po përpiqet t’i legjitimojë atij farsën.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka një arsye më të madhe. Kandidatët e tjerë janë shprehur rreth vendimit të SHBA ndaj Berishës dhe kanë mbajtur anën e SHBA, duke shpresuar që Berisha do ta përballojë këtë betejë privatisht. D.m.th nuk do të jetë pjesë e PD-së.
Berisha nga ana e vet ngeli duke thënë se ai është ndëshkuar se është pjesë e PD-së. Vetëm Lulzim Basha nuk ka folur për këtë çështje. Ai i ka dhënë më shumë siguri Berishës në këto momente, që nuk do marrë qëndrim pas vendimit të SHBA. Dhe deri më 13 qershor do jetë kështu.
Në shtator pastaj pritet të shikojmë, nëse Berisha do të jetë votuesi i fundit i zhgënjyer nga Lulzim Basha, apo i pari që Lulzim Basha nuk do gënjejë në jetë.
Berisha kete pune po edhe me ish deputetin e Elbasanit Endri Hasa. Hasa ishte ai qe prishi kamerat e kryeministrise me 21 janar. Tani e shiti. Ja la te gjitha ne kurriz.
??????më pèlqen shprehja e fundit Mero…????
I ka mbetur ne goje “masakra”,do ti mbush mendjen dhe nderkombetarve,per kete ” masaker” !
Nje idiot qe dhe nderkombetaret I duken te tille !
PD nuk eshte ne gjendje te organizoj zgjedhje te lira dhe te ndershme,brenda saj,eshte shume larg simotrat e saj europiane.
Kjo parti me siglen “demokratike”,duhet te riorganizohet,mbi struktura te reja,ose do vetshkaterohet !
Berisha si njeri kryesisht vepron I nxitur nga ndjenja e hakmarjes dhe instikti primitiv I vetmbrojtjes.Kjo shpjegon gjithe ate energji negative qe e shpreh ne arrogance,banalitetin e Malin e shpifjeve qe krijon ne deklarimet e veta.Duke qene edhe atheist si formim nuk ka pendesen nga frika e ferrit ne jeten e pertejme.Nje fatkeqesi per vendin qe ka pat lider nje njeri me tipare e kayaker te title.
Cdo gje eshte regji e Berishes:
1) Nuk e lejoi Bashen te jepte doreheqjen nga posti i “kryetarit” te PD;
2) E keshilloi Bashen te afronte diten e zgjedhjeve per kryetar, duke patur frike se nje kohe me e gjate fushate per kandidatet, rrezikonte shume Bashen;
3) Pervec Bashes asnje prej kandidateve nuk do te flijonte veten, ne fund te fundit, per Sali Berishen! Perse? Sepse Basha eshte kompromentuar rende peroara SaliBwrishes: 1) Megavjedhja ne Rrugen e e Kombit, 2) Vrasjet ne Bulevard, dhe 3) Vjedhja dhe manipulimibi zgjedhjeve per Kryebashkiak, 4) Te tjera gjera sekrete qe vetem ata te dy i dine mire.
Prandaj, nuk mundvte lejoje zgjedhje tjeter pervec Bashes! Edhe Harxhi mund te pranohet deri diku nga Berisha, por ajo nuk ka kellqe te mbroje Berishen me gjoks!
Te na rroje Basha bashke me Saline dhe me PD!
Fakte te hedhura satirikisht bukur Mero Baze,Humor me te madh se mender shkaku per afrimin e dates se zgjedhjes se kryetarit te pd-s se qe ishin te detyruar te ofronin daten pasi nuk donin te ndikonin negativisht ne sezonin turistik eshte kryevepra e nje mjedisi injorant e qesharak
Ate shprehjen popullore “Perralla me Mbret:”, qy Merua e ka reformuar ne “Perralla me Sali”
Si gjithnje , ME DUAR TE PASTRA .
Rusia me Serbine nuk kane asnje mundesi prezence ne shqiperi vecse strehezes se krijeses se saj PD qe e komandon me programt e saje te kujdeseshme e.te gatuara ne zyrat antishqiptare te UDB e GRU se . Te vjen keq per elektoratin e kesaj Partie qe akoma se kupton ke ka ne krye
Nese shqiptaret apo Shba dhe BE,duan te binden nese ka patur blerje masive votash apo jo,te perseriten zgjedhjet ne 2 qarqet me te perfolura per shitblerje votash dhe do te shohesh se ata qe kane shitur voten e kane marre para nuk do te shkojne te votojne me ps pasi aq ka qene kontrata.Aq para per nje vote,nje proces votimi dhe kontrata e shitblerjes konsiderohet e shuar!!!!