Nga Mero Baze
Një nga kandidatet për kryetare të Partisë Demokratike, e mbështetur nga Berisha, Edit Harxhi, ka akuzuar Lulzim Bashën se prej tre vitesh i është refuzuar viza për në SHBA.
Refuzimi i vizës për në SHBA, i figurave publike në politikë apo në pushtet, është një praktikë në heshtjeje e qeverisë së SHBA, e cila bëhet kryesisht për zyrtarë në pushtet, të cilëve u refuzohen vizat për qëllime turistike, ose për figura politike që kanë probleme me të qenit luajal me politikën e SHBA në vend.
Lista e të tillëve në Shqipëri është e gjatë, por jo publike. Në këtë listë ka qenë dhe Berisha e familja e tij prej dy vitesh. Por kjo listë nuk bëhet publike dhe është një ndëshkim si të thuash paralajmërues i shkallës së parë.
Ndaj në këtë pikë zoti Harxhi mund të ketë informacion të sakt, por nuk ka të drejtë.
Ajo çfarë e bën qesharak këtë denoncim të zonjës Harxhi, është fakti, se ajo është një kandidate që po mbështetet nga Sali Berisha në këtë garë.
Enturazhi që e shoqëron atë, përfshi Bujar Nishanin, kanë shprehur keqardhje për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, që është ndëshkimi i shkallës sipërore, dhe i pandryshueshëm përjetësisht për të.
Ata “kanë shprehur besimin” se Berisha do ta fitojë këtë betejë me SHBA, e broçkulla të tjera dhe pastaj duan të na surprizojnë se Lulzim Bashës i paksan refuzuar vizën për në SHBA.
Kur je dakord me atë të parën, për Berishën, që është një gjëmë, kjo e dyta është një thashethem mediokër, që kërkon t’i ulë rëndësinë ndëshkimit të Beirshës, duke thënë që dhe Basha nuk shkon dot në SHBA.
Ndëshkimi i Berishës nuk ka lidhje me vizën, por është thellësisht i motivuar nga arsye të rënda, si minues i demokracisë, si i korruptuar dhe si shantazhues i drejtësisë.
Kush është në anën e Berishës pas këtij ndëshkimi, minimumi duhet të heshtë dhe të mos merret më me “ndëshkime” të tjera për refuzim vizash edhe sikur të jenë të vërteta.
Refuzime vizash kanë dhjetra zyrtarë socialistë, disa politikanë të opozitës e qeverisë, disa pronarë mediash dhe figura publike dhe arsyet janë që nga ato konsullore, deri tek ligjore apo politike.
Por kjo nuk ka të bëjë dhe as të krahasohet me atë që i ka ndodhur Sali Berishës. Ata që nuk guxojnë të marrin qëndrim ndaj asaj që i ka ndodhur Berishës, bëhen qesharakë, kur tentojnë të krahasojnë refuzimet e vizave me dënimin publik që i është bërë atij.
Më e thjeshta do të ishte të heshtnin.
Më e sinqerta është ajo që thotë Nishani me keqardhje që këtë gjëmë Berishës ja ka bërë Basha.
Më idiote është ajo që thotë Berisha, i cili këmbëngul se këtë ndëshkim e ka “peshqesh” prej vitit 2019 kur ishte Donald Lu. Pra i bie që ta ketë marrë nga Presidenti Trump, ndërkohë që akuzon armikun e tij Xhorxh Soros.
Por sidoqë të jetë, të përpiqesh për një alibi për Berishën, duke gjetur si argument refuzimin e vizave për Lulin, është banalitet.
Sidomos kur gjithë akuzat ndaj Lulit janë se ka shitur Berishën tek amerikanët. Tani ose është njeriu që e ka spiunuar tek amerikanët, ose është armik i amerikanëve. Të dyja bashkë nuk rrinë. Zgjidhni një!
ta qe zgjodhen Ramen kryeminister per here te trete, po ata kane zgjedhur Bashen kryetar PDje edhe pas humbjes se programuar te rradhes. Zgjedhjet ne PD jane nje farse, ne kontekstin e nje strategjie, fijet e se ciles i drejtojne te tjeret.
Qellimi eshte varrosja e Berishes dhe Metes dhe Basha si bythec i perjetshem, i sherben gjithmone intriges me te madhe dhe pronarit me te forte, ashtu si edhe ata qe kane bole me shume se ai; Rama apo Berisha ne kohen e tij.
Mjafton te kujtohet bashkepunimi i Berishes ne intrigen e vrasjeve ne Shkoder, qe kishin si qellim varrosjen e sistemit qe po ngordhte.
Basha di me saktesi edhe diten e arrestimit te Berishes.
Nisi nje proces ku ne fillim e menjanoi nga fushata, gjjoja me kerkesen e isrealiteve, per ta pergatitur si berr te rrjepur ne furren e amerikaneve.
Basha ka ditur edhe shpalljen e familjes Berisha si te padeshirurshem.
Qeveria, aleatet, Intrigat e sherbimeve sekrete qe luajne doren e fshehte dhe kanalet e pushtetit, i japin informacion te bollshem, per rrolin e tij ne lojen e rendesishme ku eshte nje nga lojtaret.
Ky eshte pushteti. Kjo eshte politika dhe Berisha e di mire, sepse ka qene vete e te gjithe atyre dinamikave te nendheshme qe nuk dalin ne publik.
Berisha e di qe Basha ka me shume informacion se ai, per vete ate dhe fundin e tij.
Nqs Donald Lu ka dore ne akuzat qe u be Berishes nga DASh,ai ka bere detyren.
Super
O Mero mos bej naivin, Bashes i eshte refuzuar viza ne te njejten kohe me Berishen dhe per te njejta arsyhe. Sa per analizen mos u mundo te steranalizosh dicka qe nuk ka as plan, as qellim dhe as strategji. Ne PD sot eshte kaos dhe nuk je vetem ti qe po e shijon. Eshte kaos i vertet dhe sapo ka filluar, pas zgjedhjes se kryetarit kushdo qe te jete do behet me keqe. Thjesht partia e injorances, dhunes dhe rrugacerise ende nuk e din se cfare e ka gjet. E vetmja shprese dhe shpetim eshte nese Saliu merr nje mbidoze e te shkoj ne te Sheqeres dhe kalamaqte me Lirine te zhduken ne azil jashte.
Sali mos vdis Sali se te do Rama. Ka futur Kapterrit Zhvejk te kamufluar se gjoja po lufton Lulken por Saliu e hedh ate nga posti me nje pordhe.. I ka zene rrota bishtin tani s’ka c’bej.. Harxhiu shkrete e ka marre seriozisht lojen e Zhvejkut dhe pothuajse po bind edhe Meron. Sali, mos vdis Sali se i duhesh Rames bashke me ate qesharakun tjeter. Qesharak, mos e vrit mendjen se vjen mjeshtri i ri ne 2025 dhe e hedh tuc si gjumash akoma me bizhama.. Sa te mbarojn zgjedhjet dhe fiton ai, zgjohesh ti dhe fillon mengjesin me tigan ne oren 11..
Mero djali, në shtëpinë e demo-karëve (ose shtëpinë e lirisë??)ka rënë bomba!
Ajo shtëpi është kthyer nê gërmallë.
Në këto raste gjithmonë gjëja e parë që bëhet është menjanimi i materialit të dëmtuar, sheshimi i i vendit dhe ndërtimi i shtëpisë nga e para.
Në rastin konkret nuk po shofim asgjë nga këto!
Ata po mundohen të mbulojnë diellin me shoshë!
Asnjë fjalë kundër “Atij” asnjë distancim!
“Ai” ra nga fiku, poooor fara që ai mbolli, ” berishizmi” nuk zhduket kollaj!?
Ajo që shqupistat po bëjnë është një ndërmarje e pa shpresë dhe investim i gabuar.
Ata po bëhen mash e ” Atij”në këtë aventurë antiamerikane!?
Keqardhja ime nuk është në anën e tyre!?
Fundi i tyre është i pashmangshëm!?
Mero Gabon vetem per Ditka.Luli nuk eshte I besueshem si buried information se eshte genjeshtar ndersa me e pas armik te ha m…..!Si mjer PD me udheheqesit.
Luli i shkrete eshte thjesht nje lolo teveqel, por qe kuptoi se akoma dhe me hajvane se ai, eshte partia qe kaleron dhe qe mund ti rri shaluar sa ti doje trapi dhe te beje me te ate qe i do trapi.
Fatekeqsisht per nostalgjiket, tradhetari, spihuni, sharlatani, komunisti dhe anticomunisti, haxhiqamilisti, antiamerikani, xhihadisti tribal e te gjitha “virtytet qe kerkojne” tek Luli, iken per dhjam qeni bashke me Berishen.
Po o Zero po. Nje here Zoti Harxhi, tre here Zonja Harxhi. Te ka zene zekthi me PD, me Lulin e sidomos me Salen, se helbete e njeh me mire. E ke patur dhe kumandar. Mitoman muri.
Hargji esht e njejta si argita, jamserbi, dhe basha, larg prej spiunve te UNMIKut dhe serbis. Keta u kthyen nga Kosova me miliona Euro ne xhep. Kadilli dhe shehaj jan te packten te paster.
Ambasadore-Guvernatore Yuri Kim me nje grup turistesh amerikane –
Yuri – ‘Nese nuk e dini, ky eshte vendi ne glob ku i duan me shume amerikanet”!
Nje nga turistet – “Jo, ky eshte i vetmi vend ne glob ku na duan ne, amerikanet…”
c’na the. nese e mbeshtet saluku eshte kryer ajo pune, e diskuton kush?
Gazeta frengeLe Figaro nga me te medhate ne Europe citon – Partia Socialiste e Rames fitoi me metodat e Sigurimit dikurshem! (referuar 1200 lekshave fuksa te diktatures te Rilindur si Patronazhisteve)
Neper Shqiperi ,,,,,,
Flamuj te USA ne mitingje, festa, fushata nga partite. Flamuj amerikane neper tryeza zyrash pushtetaresh dhe opozitaresh.
Neper bote ,,,,,,
Flamujt e USA shihen vetem kur digjen ne sheshe por kurre ne duar te askujt duke u valevitur.
Perfundimin e nxjerr vete kushdo se : Jemi ne shqiptaret me te zgjuarit a me kaqolat e kesaj bote !
Nese Basha nuk fiton kete here ai shkon drejt SPAK-ut!Ndaj ai ma çdo kusht do te rifitoje drejtimin e PD pasketaj u bfte qameti!Berisha e ka kuptuar kete ndaj edhe eshte distancuar prej lojes se Bashes sepse ai ne kete rast po mendon te shpetoje koken e tij e jo te Berishes.Thirrja qe i bene Rame eshte pikerisht per kete,ose eja e bashkepuno me fituesin ose drejt SPAK-ut edhe ti!Kete leshim Rama e bene qe te distancohet nga dyshja qe ka qelbur Shqiperine ne kufoma e vjedhje .
Kjo eshte loja qe po bene sot Basha e qe per fat te keq dy jane mundesite per PD:E para-Ajo te shperbehet duke dale nje force tjeter brenda saj dhe e dyta :Basha te mbetet me ca anetare si ai qe uleriste Baaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaashhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!