21 Janari duhet rihapur si një çështje e Sali Berishës

27 Maj 2021, 18:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka rihapur hetimet për çështjen e 21 Janarit, rreth vrasjes së Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, dy nga katër të vrarët e asaj dite, në mbarim të demonstratës antiqeveritare. Ajo që bie në sy është se Prokuroria është përqëndruar tek riekspertimi i plumbit që ka vrarë Aleks Nikën.

Nuk dua të paragjykoj hetimin dhe shpresoj që Prokuroria ta përdorë rihapjen e çështjes për një hetim të thelluar të ngjarjes, pasi plumbi që ka goditur Aleks Nikën, është hetuar disa herë, dhe të gjithë kanë dhënë një përfundim, që është i dëmtuar. Kështu që nuk pritet ndonjë gjë e re.

E reja tani është që hetimet për 21 Janarin të bëhen të thelluara, pasi janë hetime që mund të kryhen në liri.

Hetimi dhe gjykimi i 21 Janarit është bërë nën terror. Nën terror politik dhe fizik. Për të bllokuar hetimet, Sali Berisha ngriti një komision hetimor parlamentar, që kërkonte të “hetonte dhe gjykonte” puçin e shtetit, që sipas tij ishte bërë nga presidenti i Republikës, kryeprokurorja dhe katër gazetarë.

Ai Komision Hetimor është ngjarja më tragji-komike e historisë së Shqipërisë, pasi përmes teatralitetit dhe banalitetit të anëtarëve të tij, në fakt po varrosej një histori e rëndë kriminale, që kishte të bënte me fshehjen e krimit nga kryeministri Sali Berisha.

Prokuroria duhet të hetojë dhe zbardhë pse u shkua tek vrasja e demonstruesve paqësorë të paarmatosur dhe të pambrojtur, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, rolin e Sali Berishës në bllokimin e hetimeve, prishjen e provave dhe presionin politik e fizik mbi prokurorë e gjyqtarë.

Dhe kjo është fare e lehtë për t’u bërë. Mafton të merren deklaratat e tij, që po i ribotoj më poshtë.

Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, ai devijoi faktet dhe akuzoi opozitën për vrasje, duke tentuar të manipulojë opinionin publik.

“Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e ‘Benalive’ shqiptarë.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës.”

Pasi shpalosi skenarin e tij haluçinant, duke ju drejtuar gazetarëve me një ton pyetës kërcënues, për të mos dëshmuar atë që panë, ai shkoi edhe më tej, duke kërcënuar njërin prej tyre që të mos dëshmonte, që për pak do ishte vrarë.

Ishte fjala për gazetarin Fatos Mahmutaj, i plagosur nga plumbat e Gardës mbi tavolinën e vendqëndrimit të gazetarëve, duke i lënë të kuptojë se duhet të mohojë plagosjen dhe të pranojë që është gërvishur, se është rrëzuar diku.

“Mund t’ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamerat tuaja?

Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.”

E gjithë kjo buronte nga fakti se ai ishte i sigurtë se askush nuk kishte filmuar vrasjet në mënyrë diskretituese. Dhe mbi të gjitha, ishte i tërbuar që Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC News, një kanal i perandorisë së tij korruptive, kishte qenë në krah të Hekuran Dedës kur u vra, ishte plagosur dhe kishte rënë i lemerisur nga tavolina. Vëmendja e Berishës shkoi deri tek ai. Ishte në përgjim se kush mund të shërbente si provë.

Vonë rreth orës 12:00 të natës, kur ‘News 24’ transmetoi pamjet filmike të vrasjes së protestuesve nga gardistët, ai doli zbuluar. Dhe aty ndryshoi akuzë dhe skenar, duke kaluar nga akuza që protestuesit i vrau Edi Rama, në pranimin e faktit se i vrau Qeveria, pasi ishte grusht shteti.

Por dhe këtu ka dy momente të rënda, që mjaftojnë për ta arrestuar si prishës të provave dhe ushtrues të presionit ndaj proceseve publike, siç dhe e akuzon SHBA.

E para, ka të bëjë me mosdorëzimin e gjashtë gardistëve në Prokurori.

Tani duhet t’u jepte zemër vrasësve që të mos e tradhtonin. Pasi i mbajti peng në oborr të Kryeministrisë, pasi i mjekoi dhe i shpërbleu me rroga shtesë, dhe pasi u shfaq publikisht me komandantin e Gardës me sy të nxirë nga rrahja, filloi të flasë për një fenomen të ri, për një “Grusht shteti” organizuar nga presidenti, kryetari i opozitës, kryeprokurorja, SHISH dhe media.

Ndërsa Prokuroria kishte dërguar gjashtë urdhër arrestet më 22 janar, ai kishte urdhëruar Drejtorinë e Policisë të mos e zbatonte urdhërin.

Më 23 janar, Lulzim Basha shkoi në zyrë të Bamir Topit për t’i kërkuar që ai të ndërhynte tek Ina Rama të anulonte urdhërat e arresteve.

Sipas dëshmive të tij, Bamir Topi ka këshilluar Luzlim Bashën “të shikojë letrat e veta dhe të jetë në rregull”, pasi hetimet do të vazhdonin dhe ai nuk ndërhynte në atë proces. Thjesht i kishte dhënë besimin Prokurores së Përgjithshme.

Dështimi i Bashës për të anuluar urdhër-arrestet, deklarata e Edi Ramës në mbasdite të 23 janarit dhe këmbëngulja e Ina Ramës gjithë ditën, që t’i arrestonte gjashtë të dyshuarit për vrasje, ngjizi në kokën e Sali Berishës “lidhjen” mes Bamir Topit, Ina Ramës dhe Edi Ramës, si puçistë me një plan të koordinuar.

Drejtori Burgaj kishte gjetur zgjidhjen. Urdhër-arrestet kishin “lapsuse të papranueshme”.

Për herë të parë në historinë e një shteti ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të Kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agresor, vetë gjykatës, vetë prokuror, dhe vetë garant i Kushtetutës. Në të vërtetë, ky ishte i vetmi element real i “Grushtit të shtetit” atë ditë. Atë e kishë bërë Sali Berisha.

E dyta, ka të bëjë me fshirjen e serverit të Kryeministrisë.

Këtu është treguar edhe më tinzar. Më 23 janar ai deklaroi, se më 21 janar, pas konferencës për shtyp, “i kam kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë.

Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos Policia. Kamerat tuaja ishin të plota.

Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”

Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar, rreth orës 20:00 në mbrëmje, Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë.

Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 janari.

Pra ai ka tentuar të prodhojë alibi për veten e vet më 23 janar për një krim të zhdukjes së provave që e ka bërë me vetëdije më 21 janar gjatë natës. Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë, që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur.

Pra do të mjaftonin këto tre momente, pista e parë e vrasjes nga opozita, dhe pastaj dy zhvillimet e tjera, që kanë të bëjnë me mosdorëzimin e gardistëve dhe fshirjen e provave, që ai të merret i pandehuri i parë i 21 janarit.

Marrja e tij si i pandehur, është një zhvillim thelbësor në këtë ngjarje dhe jep shpresë se hetimi mund të sjellë elementë të rinj.

Ky është kryeministri i vetëm në botë që ka deklaruar se ka vrarë më 21 janar dhe nuk është pyetur ende. Akuza e SHBA ndaj tij, e përfshin 21 janarin, kur e akuzon se ka minuar procese publike për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjit për vete dhe aleatët e tij politik.

Hetimi i 21 janarit është bërë nën terrorin politik dhe fizik të Sali Berishës, duke ja dalë të sabotohet, prokurorët linçoheshin publikisht, ndërsa kryeprokurorja u denigrua si “lavire bulevardi” nga vetë kryeministri.

Më pas të gjithë i mbajmë mend proceset formale gjyqësore ndaj dy gardistëve të akuzuar në salla mbushura me banditë të armatosur, ku njeriu më i frikësuar ishte gjyqtari.

Tani, kur miti i Sali Berishës ka rënë dhe është damkosur si vrasës, bandit dhe hajdut, dhe kur pushteti i tij në gjyqësor është dobësuar, procesi i 21 janarit duhet rihapur në themel, dhe jo për elementë të veçantë të tij, pasi kjo do jetë një rivrasje për të vrarët dhe për drejtësinë shqiptare. Ai duhet rihapur për të hetuar të dyshuarin kryesor si vrasës. Sali Berishën!

 

 

 

 

19 komente në “21 Janari duhet rihapur si një çështje e Sali Berishës”

  1. Mal Cori says:

    Nuk ka per tu bere asnje gjyq. Ose mund te behet per fakiret.
    Nuk vendoset drejtesi, kur nga PS nuk ka asnje padi per 8 vjet.
    Pse nuk paditet Sali Berisha individualisht?
    Pse nuk paditet Lul Basha individualisht?
    Pse nuk paditet Gjergj Lezhja individualisht?
    Pse nuk paditen drejtuesit e policise dhe gardes?
    Pse nuk paditen mjeket individualisht ?
    Sepse nuk do PS

    1. Kat Nari says:

      Mal Cor !
      .
      -Me e sakte do ishte qe PS nuk ka patur hallate qe nga qershori 2013 e deri me sot kur Rama mori votat por pushteti paralel I zombies Berishe ishte dhe vazhdon te jete shume here me I forte.
      -Akoma me e sakte eshte fakti qe administratat amerikane pa perjashtim jane te interesuara qe Berisha te mbetet ne loje pa pushtet dhe jashte dyerve te burgut.
      .
      Fakti qe Arvizu e quajti B.SH berishen kur gjaku nuk ishte thare ne boulevard dhe Belul Bashen e quajti YLL NE NGJITJE biles I fali bashkine e Tiranes me menge te perveshura.
      .
      Fakti qe ambasadori amerikan bashke me gjermanin dhe italjanin I bene presion dhe shantazh per prerje ndihmash ne 1998 qeverise majte trego se EURO-AMERIKA eshte pale me salimonstren dhe nuk dorzon koken e tij as per Gerdecin as per 21 janarin.
      .
      Keqardhje per Meron dhe shqiptaret e ndershem qe besuan te ekspertizat e FBI apo shpresojne te kartoni I verdhe I USekretarit Shtetit ndaj Berishes tij.
      .
      Troc muhabeti Salihi I Berishajve ka kartabjanke paprekshmeria qe nga koha kur ai u federua ne 1991 MADE IN CIA & UDB dhe nuk ka kellqe kjo administrate amerikane per te prekur dhe 1 kime leshi Saliut te tyre sepse ai shejtan ju ka dale nga shishja (kontrolli) dhe nuk e fusin dot Brenda.
      .
      Keqardhje!

    2. Po says:

      Po ke te drejte. Rama smund ta bente se gjate mandatit te pare ishte ne koalicion me partine e atij per te cilin u be 21 janari. Gjate mandatit te dyte mundej si shumice e pavarur por nuk e beri. Te tjerat jane po aq alibi dhe justifikime si te Berishes. Megjithate ndoshta kete here ndryshon dicka, ne kuptimin qe duke rihapur ceshtjen, ushtrohet presion mbi Berishen, Lulin etj.

    3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Meqë dashke dinjitetin
      kërko edhe ADëNënë
      t’a sqarosh mirë miletin
      kush t’a kënaqi tët’ëmë.
      .
      Meqë dashke dinjitetin
      shurrëtar i shokut Dullë
      na trego edhe incestin
      që të panë syt’ në kullë.
      .
      Meqë dashke dinjitetin
      bëj dhe Zenit ADënëNë
      qê t’a heqësh dhe sikletin
      që Lili dikur ka ngrënë.
      .
      Meqë dashke dinjitetin
      sipas kokës dhe kapellat
      Lokja, Lili dhe Karmina
      sipas fisit dhe baxhellat
      .
      .
      .
      P.S.
      Gati e ke avokatin
      le te vejë në akordancë
      se TemA edhe Gopisti
      lexohen edhe në Francë!

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, nuk ka dhe nuk mund të ketë provë më objektive se kjo për të arritur në konkluzionin se drejtësia po funksionon.
    Ky është rasti ideal, duke marë parasysh që dajo Samiu është me të vërtet i interesuar dhe do ta mbështesi dtejtësinë e re.
    “Ai” nuk është më i paprekshëm!?Miti i tijë ra dhe llogjika e kërkon që tani “Ai” ulet në bankën e të akuzuarve?
    Kurrë më fashizëm!?

  3. VFLP says:

    Çeshtja e 21 Janarit eshte ajo qe do tregoje nese ne radhet e drejtesise shqiptare ka burra dhe gra te guximshem dhe me dashuri per vendin dhe popullin e tyre, apo lepuj qe kane zgjedhur profesionet ne drejtesi vetem sa per te marre rrogen.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    E mbani mend
    si tha ky Malokar:
    iu a baj ma zi
    se n’njistenji janar!
    .
    E mbani mend
    si tha ky ftyr hardhuca:
    T’a baj fytyrën
    edhe ma zi se kpuca!
    .
    E mbani mend
    si tha ky, sycaraci:
    Un nuk thash Taçi
    Po kam than Caci!
    .
    E mbani mend
    kur ishte fuqiplotë:
    Paratë e piramidave
    të pastrat jan, në Botë!
    .
    E mbani mend
    Si tha atherë hunderri:
    Edhe për Ramën
    na ish gati snajperi!
    .
    E mbani mend …
    Si rren sa herë flet
    thikat me helm
    e çadrat pistolet.
    .
    Do rrejë prapë
    ky Pordhë e Vjetër
    edhe kur hunda
    do i takojë në mjekër!
    .
    .
    .

  5. Petrit says:

    Pse kaq e veshtire qenka qe te gjenden urdheruesit dhe veasesit e 21 janarit???
    Aspak.
    Mjafton te pyetet Gramoz Ruçi, Edi Rama dhe Tom Doshi.
    Ata e dinë shume mirë se kush janë vrasësit e vertetë.
    Sepse ata i organizuan ata i vranë per ti perdorur politikisht ata hodhen lot krikodili pas vdekjes.
    Partia kriminale social- komuniste ashtu siç organizoj ‘97-en nga frika e humbjes se perjetshme te pushtetit ashtu organizoj edhe 21 janarin.
    Per fatin e mire te shqiptarëve kishte pak budallenj qe i shkuan mbrapa.
    Sepse historikisht partia kriminale social- komuniste ka ardhur ne pushtet nepermjet krimit dhe vrasjeve.

  6. Vrasja e protestuesve të 21 janarit duhet të hapet dhe të hetohet në tërësinë e sajë.I takon sistemit të reformuar të drejtësisë që vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre të nxirren para drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar.Kjo vrasje makabër e protestuesve në pikë të ditës para të gjithë qytetarëve nuk guxon dhe nuk mundet të kaloj kështu, institucionet e reformuara të drejtësisë nëse nuk janë në gjendje të e zbardhin deri në detajin e fundit këtë krim të qeverisë së Berishës e bëjnë të paqenë vetëveten dhe do të ngjallnin rezignim e mllef të nadh tek qytetarët. Shqipëria do të ishtë turp që të kêrkonte integrime europiane, kur institucionet e shtetit nuk janë në gjendje të i ofrojn qytetarëve drejtësi.Shpresoj që institucionet e reformuara të drejtësisë të vendosin drejtësi për të vrarët e 21 janarit.Drejtësia është nē sprovë.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e kthjellet !!!

  8. Tiku says:

    Super kriminel ne krye te partise shtet per dekada. Meriton plumbin qelbesira!

  9. une says:

    Kokoshi nuk mund te komentoj se ka nuk ka kohe per te humbur.. duhet te fokusohet tek bashkepunimin me Bashen qe i la 4 viktima tek dera e kryeministrise.

  10. Arber Iliri says:

    Ky horrible I Vucidolit ka disa vepra penale direct mbas vrasjeve te 21 Janarit.vetem per keto vepra penale lehtesisht te provueshme duhet marre I pandehur dhe ndjekur ne gjendje arresti.

  11. Populli says:

    Urdherimi i Gardes se Republikes – njesi ushtarake elite e vendit, per te hapur zjarr masiv mbi 100.000 protestues paqesore, nuk eshte krim i zakonshem. I ka te gjitha elementet e krimit kunder njerezimit per t’u cilesuar “MASAKER” dhe “GENOCID”.
    Zjarri masiv, sic vrau 4 protestues, mund te vriste edhe 40 protestues, edhe 400 protestues, edhe 4000 protestues.
    Neqoftese jemi vend dhe popull europian, ekzekutoret dhe urdheruesit, duhet merren nga SPAK ketu ne Shqiperi per “KRIM” dhe nga Gjykata e Hages per “MASAKER” e “GENOCID”.
    Perndryshe nuk e meritojme te quhemi vend dhe popull europian dhe ne kete rast, jepjani Fatos Lubonjes per gjykim.

  12. Martin says:

    … edhe ceshtje e ish-ministrit te PB Lulzim Basha.

  13. Rama peng i malok Tomes says:

    Edi Rama pak dite para 21 janarit 2011 “Do ta bejme si ne Tunizi”! (referuar perplasjeve te pergjakshme ne ate vend afrikan)
    Gramoz Ruci ne parlament nja 2 dite para 21 janarit 2011 “Vdekjen nuk e shikoni, e keni prapa deres…'”
    Jane keto deklarata, jane edhe maloket e zones Tom Doshit “te indinjuar nga video Meta-Prifti” qe me gure e hunj sulmuan policine me 21 janar 2011…
    …eshte edhe sebepciu i Videos qe i sherbeu Rames per te ndersyer maloket e Tomes kunder policise qe pas 2 vitesh ky Rama i perndreshem e beri Kryetar Parlamenti…
    por cudite ishin perpara – …sebepciun e 21 janarit me pas e zgjedh…President te Republikes!
    Ja pra pse 21 janari i rihapur eshte nje ceshtje e Edi Rames para gjithe tjereve.

  14. Petro says:

    Me nje fjali te vetme:
    Te gjithe i tremben Sali Vicidolit se i merr me vete!

  15. Bert says:

    A jam i vetmi unë këtu që dyshon se do guxojë ndonjëherë ndonjë gjykatës ta arrestojë Saliun?

  16. ISISALIU ARVIZISE says:

    Dy fjale per komentuesin: “Rama peng I malok Tomes”
    I Perkas atyre shqiptareve qe ndaj krimit naziskin te 21 janarit 2011 bej fajtor dhe Ramen me Meron ne nje fare menyre..Pse ?
    .
    Dihet qe Shqiperia eshte Republike ambasadriale dhe ne 21 janar 2011 Mbreti ishte Arvizu qe me veprimet apo mos veprimet e tij eshte fajtori kryesor..
    .
    Mbasi po permend pranveren arabe te kujtoj vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, zotit J. Christopher Stevens ne 2011..
    .
    Pikerisht ketu eshte celesi problemit nese ne LIBI vritet nje ambassador amerikan nga terroristet e kunderta ndodhi ne Shqiperi Arvizu u be pale me terroristin Berishe duke e quajtur Burre shteti duke me vrare personalisht besimin qe kisha te Amerika..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje